Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Kur dites sime supet i rregjohen

    Kur dites sime supet i rregjohen
    Dhe gjumi e kaplon ne rraskapitje
    Me perseritet shpesh e njejta enderr
    Me ankthe, shpresa, hapa, ikje, pritje…

    O mjalte, o drite e shpirtit tim, mos shko…
    Ne shtegun nga nuk kthehesh perseri
    Genjeme, mashtrome, vec thuaj se me do
    Mos ma kthe prushin ne thengjill te zi

    Ne naten pus te mjere, pa nje yll
    Si Udhe e Qumeshtit je, o fjale e embel
    Me torturon, me ngjeth, me tund, me shkund
    Dhe me ne fund me shfaqesh si nje engjell

    Medet! Nuk te prek dot – me shket si ajri
    Me flet ngadale me mijera fjale te zjarrta
    Ne grushtin tim e vogel tkurret bota
    Nen hapin tend e gjate shtrihet nata

    Po pse me ngjan se dritheron nga frika
    E ikjes nga Parajsa, pergjithmone
    Me brengen e rikthimit perseri
    Me friken e shnderrimit ne demon?

    Me gaz e hidherim te thelle ne gji
    Si enderr vjen, serish si enderr shkon…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 05-06-2002 mė 12:04

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Poezi e bukur urime
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    E ke parasysh kur je duke notuar dhe fillon zhytesh, e ndjen trysnine e ujit kur te mbufat...keshtu mu be dhe kur lexova poezine tende, dhe te mendosh qe ujin e kam qejf.

    Nuk dua te bej komente nje per nje mbi vargjet, megjithate ka dicka qe e ben monotone edhe pse ajo qe ke dashur te thuash eshte e fresket dhe plot jete.
    Shpresoj me kuptove cfare dua te them, pasi jam e sigurt qe mund te thuash me shume se kaq ne lidhje me kete teme.
    O mjalte, o drite e shpirtit tim, mos shko…
    Dhe nese shkon ti kthehu perseri
    O vemi o nuk vemi fare?!

    Me respekt

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    dikeafajtore ke shkruar edhe me te bukura se kjo.
    ke vertet talent por shpresoj te shoh edhe me te bukura.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Kozmike!

    Eshte kozmike...nuk gjej fjale tjeter per poezine tende. Dhe cdo fjale do te ishte shume e varfer para ketyre vargjeve. Ē'te them tjeter?
    Shtepia e vjeter

  6. #6
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Mė pėlqeu jashtė mase!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    supet e dites, regjohen...

    dikeafajtore,

    "Ne grushtin tim te vogel, tkurret bota
    Nen hapin tend te gjate, shtrihet nata."

    qe te dish, poezine tende e lexoje me ze te larte...

    eshte njesoj si te te kujtoj shume,
    kujtimi eshte vemendje
    vemendja eshte perkushtim
    perkushtimi eshte dashuri.

    prap po i citoj....duke shtuar me pare qe me kane pelqyer absolutisht shume, krejt shume...ketu eshte kulmi i kesaj poezie dhe yti. Gezohem qe po e tregon kulmin. Une po mbahem per te per te me siguaruar ne ato qe do them me poshte.

    ne grushitin tim te vogel, tkurret dita
    nen hapin tend te gjate, shtrihet nata.

    kur e lexova me ze, vetem keto dy vargje me rrinin fiks, duke thene gjithe c'ke dashur te thuash, ose gjithe c'me mbeti mua,

    Perte tjeret vargje mendoj vijne te lodhur te ngarkuar me fjale...
    Kur thua " ne naten pus te thelle...-fjala pus ka nevoje per thelle, nqs e mbyll vargun , kurse meqe vjen bukur me tej zevendesoje pusin me mjere....thellesine e nates e ke ke pusi, po qe se te do te perdoresh yjet.

    "ne naten pus, te mjere pa asnje yll"

    me tund-me shkund---pse bashke thua te njejten gje pa e shtuar tonin...thuaj njeren qe te behet me e forte(ose me tund ose me shkund)

    Dhe ne fund me shfaqesh, engjell-----pa ate "si"krahasuese.

    Vargu qe te vjen i papranueshem fare eshte
    Medet-nuk te prek dot-te shkel si ajrin....kush eshte shkelesi i ajrit ne poezi? nuk e di c'te them ..nuk eshte as kozmik ky varg... shife edhe nje here, po shihe thelle...
    "me flet ngadale, mijera fjale te zjarrta" prozaike shume...
    "me flet ngadale, fjale te zjarrta"(pse po i numeron-?--lere pa mijera

    aty ku thua rikthim eshte brenge me iken mendja. gjeje vete se nuk e di c'te them.

    "me gaz e hidherim ne gji,
    si enderr vjen si ender shkon---ajo "serish" i merr kohe emocionit te lexuesit....emocioni nuk zgjate me nje _"sereish-)"

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    elinda

    Flmn qe me lexon, s'ka rendesi me ze apo heshtur. Edhe une te lexoj, te jesh e sigurt, por kam nje te keqe shume te madhe: une s'para lexoj shume horizontal, lexoj diagonal dhe ne thellesi, dmth i besoj impresionit te pare dhe s'para vras mendjen se sa gabime ka bere macja psh tek kjo poezia. Anyway, me degjo me kujdes. Ne ato qe me ke thene, ke te drejte tek vargu i pusit, lexo me kujdes vargun edet etj etj sepse aty perdor foljen Shket(rreshqet) jo shkel, dhe mendoj se foljet tund-shkund mund te jene te aferta por kane edhe nje dallim:shkundja eshte me e forte se tundja. Si thua ti?
    Edhe njehere flmn per kohen qe me ke kushtuar, dhe po te them qe je nje kritike shume e zonja...e dobishme. Flmn Elinda
    Gjithe te mirat aty ku je

    Ah prit se harrova, po te pershendes me nje poezi timen.

    Durim, shpirti im,durim
    Si bari i mpire nen debore
    Si trungjet qe plaken ne ngrice
    dhe presin stinen e ngrohte

    Plazhet me reren e bardhe
    S'do jene me imazhe te rreme
    Ujerat e thella ne blu
    S'do rrisin me peshkaqene

    Druret s'do jene me memece
    S'do kete me hene hipokrite
    Nga njerezit do lindin njerez
    Dhe netet me diell do jene

    Te gjitha keto do te ndodhin
    Dhe vuajtja do ike pa kthim
    Dhe ti do te thuash:Sa bukur!
    Durim ,shpirti im,durim.......

    P.s per kete nuk pres verejtje ok?)))
    eshte pershendetese qe maces ti zbuten pak thonjte....

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    me shume se pershendetese ne fakt..

    me shume se pershendetese ishte ne fakt, perkedhelese dukesh e ashper por perkedhel bute... dukem me thonje por jam e pambukte...
    flm, dhe per me shume, te paqa! el_macia.

  10. #10
    EDUKATOR SHPIRTĖRASH Maska e che guevara
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101

    per macen blu

    ej mace ta kam ziline per dashurine qe ke per poezine ne pergjithesi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •