Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-07-2011
    Postime
    19
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Po mu me kane prishur serbet ne koke gjersa ti je shetitur duke vjedhur canta te plakave neper stacione te autobuseve ne Evrope.

    Une te thashe qe ti sjelli me emer e mbiemer ata qe e kane ngrituar ate duke besuar se shqiptaret tjere te debuar sdo kthehen kurre.

    Mos me detyro tash ne nje forum ti sjelli sepse ata njerez ende jetojne ne Kosove dhe ne paqe,mirepo pyet dike ne jeten reale dhe te tregojne.Nese insiston shume edhe do ti sjelli.
    hahahaa Me vjen keq i nderuar nuk jam nga katundi i jot qe te vjedh canta plakave. Jam familje e ngritur skam nevoje per te vjedhur. Sigurisht familja jote nuk te ka mesuar qe nuk duhet te vjedhesh apo ndoshta per ju vjedhjet dhe vrasjet jane sport nacional. Per mua silli. Nuk kam asnje fare problemi. Po shume mire ka pase edhe muslimane qe kane thene se jane te krishtere per ti shpetuar serbit. Edhe kto jane tradhtare apo jo ? A po tashi o silli kto emra ose mos fol hic. Une te thashe per fshatin e Drenices qe festoi ditlindjen e sulltan muratit dhe te solla fakte. Ti po mbeshtet nje teori pa fakte e pa prova dhe sipas metodes shkencore moderne teorite e tua jane te pa baza ne mungese te provave dhe fakteve. te pershendes !!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anėtarėsuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Pergjegje per anetarin Ndoshta:

    Perderisa feja islame nderlidhet me dukuri negative, pra keto qe i diskutojme neper forum, per mua termi "islamofob" paraqet nje atribut pozitiv. Per vete krenohem, nese me quan ashtu.
    Nuk pajtohna me ty,sepse Islami nuk nderlidhet me dukuri negative te kunderten e ka vetem pozitivitet.
    Mendimi esht i lire mu shpreh,por nese ne thellsi e kupton dhe studion mbi islamin del me ni perfundim shum Pozitiv.
    NDersa krenaria se ne cfar ane mban ai esht problemi yt por ti krenohesh per dicka qe nuk ke njohuri ose ke njohuri te gabuar rreth asaj qe qendron.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ndoshta : 07-07-2011 mė 07:13
    " Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nese nuk te pelqejne veshjet muslimane, mos i vish dhe mund te thuash qe nuk me pelqejne. Por nuk ke te drejte ti mohosh atij muslimanit veshjet e tij te karakterit fetar. Nuk ke te drejte te thuash qe muslimanet nuk duhet te vishen ashtu sic vishen, pasi nuk me pelqen mua. Ashtu sic nuk do te te vinte ty mire, nese ai muslimani do te te tregonte ty se veshja jote nuk eshte e pranueshme per te, dhe detyrimisht ti nuk duhet ta veshesh.

    Ateisti eshte Zoti i vetvetes, njeh vetveten si zot, kurse besimtari beson ne Zotin qe eshte nje per te gjithe besimtaret e atij besimi. Te jesh ateist nuk do te thote te mohosh vetem Perendine, por mbi te gjitha do te thote te mohosh te njohesh natyren tende njerezore. Njeriu nuk u krijua nga hici dhe menyra e vetme per te mesuar natyren tende, eshte nga goja e Krijuesit, atij qe te krijoi.

    Ti mund te dalesh me plot perkufizime per dashurine sipas llogjikes tende, dhe ashtu si ty mund te dalin te gjithe ateistet e tyre, me versionin e tyre te dashurise. Kjo nuk do te thote detyrimisht se ju njihni dashurine e vertete universale, qe te buron nga i njejti vend, dhe perjetohet nga te gjithe njerezit njesoj: nga ata njerez qe ia hapin zemren Krijuesit te tyre. Ata njerez qe nuk ia hapin zemren Krijuesit, njohin vetem nje forme dashurie, formen me te keqe te dashurise, dashurine e vetvetes.

    Albo

    Albo,

    ajo cfare thuash eshte teori e shpirtit te mire, ne praktike te gjithe qe kam njohur dhe ka ra fjala per kete efekt, asnjeri nuk e sheh pa ndonje perbuzje.

    Mua personalisht me duket nje perbuzje ndaj femres edhe nese ato me vetdeshire pranojne keto lloj veshje. Me heret sme kujtohet mire lexova diku se keto veshje jane zbulime te regjimit taleban ne Afganistan dhe per kete nuk akceptohen dhe gjinden ne kunderthenie ne pothuaj gjithe boten islame.

    Cfare me shqetson eshte edhe fakti se ne vende me te perparuara islame keto veshje nuk praktikohen, e me vje inat pse ne shqiptaret kemi disa injoranta, qe me aksionet dhe intelektin e tyre shpellar e radhitin vendin tone ne nje shkalle me Afganistanin.

    Ne fund secili e ka per vete, por une me kete mendjen time, vend per urrejtje nuk kam por do i injoroj komplet si t'mos ekzistonin fare.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #34
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anėtarėsuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Av av c'demagogji po u kultivoka ketu.
    I feel Kosovereign!

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Mua personalisht me duket nje perbuzje ndaj femres edhe nese ato me vetdeshire pranojne keto lloj veshje. Me heret sme kujtohet mire lexova diku se keto veshje jane zbulime te regjimit taleban ne Afganistan dhe per kete nuk akceptohen dhe gjinden ne kunderthenie ne pothuaj gjithe boten islame.

    Cfare me shqetson eshte edhe fakti se ne vende me te perparuara islame keto veshje nuk praktikohen, e me vje inat pse ne shqiptaret kemi disa injoranta, qe me aksionet dhe intelektin e tyre shpellar e radhitin vendin tone ne nje shkalle me Afganistanin.

    Ne fund secili e ka per vete, por une me kete mendjen time, vend per urrejtje nuk kam por do i injoroj komplet si t'mos ekzistonin fare.
    Gjerat jane shume te thjeshta.

    "Sillu me tjetrin, ashtu sic do te pelqente te tjeret te sillen me ty!"

    Ky eshte parimi. Do te te pelqente qe njerezit e tjere te te diktonin ty se cfare duhet te besoje, si duhet te visheshe, si duhet te sillesh? Sigurisht qe jo. Atehere nese ty si individ ne kete shoqeri nuk te pelqen ky lloj diktati nga jashte, atehere si mendon se ndihet ai muslimani kur ti mundohesh ti privosh lirine e tij?! Nuk ndihet mire.

    Aspekti tjeter qe ti nuk arrin te kuptosh, eshte se kjo nuk eshte nje ceshtje qe te prek ty: ti e shikon me syrin nese ti je islamofob apo raciest, apo i mbushur me urrejtje. Ne rastin e shoqerise shqiptare, ne rastin e popullit shqiptar, ceshtja eshte me e madhe se ty e se mua, ceshtja shtrohet:

    - Duke mos respektuar lirine e atij shqiptarit tjeter qe nuk beson, nuk mendon, nuk vishet si une, cfare kontributi jam duke dhene ne kete shoqeri?!

    Dhe pergjigja eshte e thjeshte: sa here qe ti tregon me gisht nga ai muslimani shqiptar pasi ai ka mjeker, apo sa here qe ti tregon me gisht ate vajzen qe ka zgjedhur te mbare shami ne koke, ti nuk je duke shfaqur islamofobine tende, apo urrejtjen tende per muslimanet, ti je duke thene ate tjetren: une nuk dua te bashkejetoj ne nje fshat, ne nje lagje, ne nje qytet, ne nje shoqeri, ne nje shtet me ata muslimanet qe lene mjeker apo mbajne shami. Pra ne menyre indirekte, sjellja jote eshte duke prishur bashekejetesen paqesore te shoqerise shqiptare, qe eshte nje shoqeri multi-fetare e multi-etnike. Dhe sjellja jote, ka per te bere qe edhe ata muslimanet te cilet ti tregon me gisht, te te pergjigjen me te njejten gjuhe: nese ti nuk do te jetosh me ta, as ata nuk duan te jetojne me ty.

    Rezultati? Nuk ka me nje popull shqiptar. Ka nje popull musliman shqiptar. Ka nje popull te krishtere shqiptar. Ka nje popull ateist shqiptar, por nuk ka nje popull shqiptar, per nje arsye fare te thjeshte: shqiptaret nuk jane ne gjendje qe te respektojne lirine e besimit te njeri-tjetrit. Vetem duke respektuar lirine e besimit te njeri-tjetrit, ashtu sic e dikton edhe kushtetuta e vendit, garantohet bashkejetesa ne paqe dhe ne unison e gjithe shoqerise, packa se kjo shoqeri mund te jete multi-fetare e multi-etnike.

    Gjithe rracat e botes dhe te gjitha grupet etnike dhe fetare i gjen te mbledhura e te shkrira ne SHBA, dhe te gjithe jetojne ne paqe e prosperitet. Celesi i ketij suksesi eshte nje dhe i vetem: garantimi me ligj i lirise se individit ne kushtetuten e ketij vendi, dhe respekti i kultivuar per lirine dhe dinjitetin njerezor te secilit individ te kesaj shoqerie.

    Te gjithe njerezit kane paragjykime, por nuk duhet te leme paragjykimet qe te cenojne lirine dhe dinjitetin e nje shqiptari te vetem e jo me te nje komuniteti apo populli te tere.

    Albo

  6. #36
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Ateisti eshte Zoti i vetvetes, njeh vetveten si zot, kurse besimtari beson ne Zotin qe eshte nje per te gjithe besimtaret e atij besimi. Te jesh ateist nuk do te thote te mohosh vetem Perendine, por mbi te gjitha do te thote te mohosh te njohesh natyren tende njerezore. Njeriu nuk u krijua nga hici dhe menyra e vetme per te mesuar natyren tende, eshte nga goja e Krijuesit, atij qe te krijoi.

    Ti mund te dalesh me plot perkufizime per dashurine sipas llogjikes tende, dhe ashtu si ty mund te dalin te gjithe ateistet e tyre, me versionin e tyre te dashurise. Kjo nuk do te thote detyrimisht se ju njihni dashurine e vertete universale, qe te buron nga i njejti vend, dhe perjetohet nga te gjithe njerezit njesoj: nga ata njerez qe ia hapin zemren Krijuesit te tyre. Ata njerez qe nuk ia hapin zemren Krijuesit, njohin vetem nje forme dashurie, formen me te keqe te dashurise, dashurine e vetvetes.

    Albo




    Mund te quhet pergjigje kjo?
    Ateisti nuk njeh dashurin! Po muslymani ne kendveshtrimin tend e njeh dashurin?????????????????
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  7. #37
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Gjerat jane shume te thjeshta.

    "Sillu me tjetrin, ashtu sic do te pelqente te tjeret te sillen me ty!"
    Po e zeme une jam musliman dhe kerkoj te implementohet Sharia.
    Do te me pelqente qe tjeret te me mbeshtesin ne kete kerkese.
    Si me trajton ti?

    E sheh paradoksin, apo duhet ta pikturoj edhe me qarte?

    Ky eshte parimi. Do te te pelqente qe njerezit e tjere te te diktonin ty se cfare duhet te besoje, si duhet te visheshe, si duhet te sillesh? Sigurisht qe jo.
    Ne disa raste duhet te me "pelqeje". Sepse ka vlera mbi vlera. Ka vlera me te larta sesa vlera "secili vishet si te doje". Per shembull nuk kam te drejte te "vishem" nudo ose ne forma tjera provokuese. Kjo tregon dy gjera:

    1. Veshjet jane ndaluar dhe ndalohen cdo here.
    2. Feja ta mpin trurin dhe pernga intelekti te ben pacient te ateisteve.

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Ne Kosove s'ka Islamofobi, pasi shumica e din se c'eshte Islami. Por mundohen te mbjellin nje Islamofobi, qe ti largojn njerezit nga besimi.

    Edhe ne Shqiperi me sa kam marr pakes vesh, eshte njesoj, vec se atje ka edhe orthdoksofobi qe shpesh here besimtaret ortodoks behen sinonim te grekerve.

    Eshte e tmerrshme kjo, sepse rracen ton se shpiku as ortodoksia, as katolicizmi e as islamizmi, bashkjetesa eshte e mundshme nese jemi per paqe !

  9. #39
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga figaro Lexo Postimin
    Ne Kosove s'ka Islamofobi, pasi shumica e din se c'eshte Islami. Por mundohen te mbjellin nje Islamofobi, qe ti largojn njerezit nga besimi.

    Edhe ne Shqiperi me sa kam marr pakes vesh, eshte njesoj, vec se atje ka edhe orthdoksofobi qe shpesh here besimtaret ortodoks behen sinonim te grekerve.

    Eshte e tmerrshme kjo, sepse rracen ton se shpiku as ortodoksia, as katolicizmi e as islamizmi, bashkjetesa eshte e mundshme nese jemi per paqe !
    E ofendove fene islame.
    Forumi tregon se per muslimanet katoliket shpesh here jane shkije, greke, latine. Per te mbjellur etiketime, terme nencmuese e fobi muslimaneve nuk ua kalon as Hitleri. I tere Kurani eshte i mbushur njollosje, etiketime e fobi tjera ndaj ndryshe-menduesve (jomuslimaneve). Ti qe mendon se mbjellja e fobise eshte gje negative, shave fene islame.

    Perkunder te gjitha genjeshtrave qe fetaret i perhapin ne "nder" te Zotit te tyre, nje e vertete qendron si shkemb mbi te gjitha:

    Kryqezatat dhe gjihadi si lufterat me viktimat e krimet me te medha ne histori ndodhen pa kontribimin e ateisteve.

    Detyra jone eshte te fusim obligimin per shkollim si E. Hoxha qe kishte dhe te perfundojme injorancen fetare qe pamundeson te shihen keso et verteta.

  10. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-06-2011
    Postime
    267
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    E ofendove fene islame.
    Forumi tregon se per muslimanet katoliket shpesh here jane shkije, greke, latine. Per te mbjellur etiketime, terme nencmuese e fobi muslimaneve nuk ua kalon as Hitleri. I tere Kurani eshte i mbushur njollosje, etiketime e fobi tjera ndaj ndryshe-menduesve (jomuslimaneve). Ti qe mendon se mbjellja e fobise eshte gje negative, shave fene islame.

    Perkunder te gjitha genjeshtrave qe fetaret i perhapin ne "nder" te Zotit te tyre, nje e vertete qendron si shkemb mbi te gjitha:

    Kryqezatat dhe gjihadi si lufterat me viktimat e krimet me te medha ne histori ndodhen pa kontribimin e ateisteve.

    Detyra jone eshte te fusim obligimin per shkollim si E. Hoxha qe kishte dhe te perfundojme injorancen fetare qe pamundeson te shihen keso et verteta.
    I vogel je per t'ma mesuar ti mua Kur'anin.

    Shko pyeti te krishteret, se a ishte Holokausti krim Kristian apo Ateist ? …pyeti me shume seriozisht, qe nje njeri qe beson ne Meshiren e nje Zoti, a mund ti shfaros 6 milion hebrej duke mos i numruar jo-hebrenjt qe ishin edhe me shume ne numer ? Pyeti, dhe eja e na trego pergjigjen

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •