
Postuar mė parė nga
Albo
Atdhedashuria, dashuria per Atdheun, apo "shqiptaria", nuk mund te njihet nga njerez qe nuk njohin me pare dashurine. Duhet te njohesh dashurine, ne menyre qe te jesh ne gjendje qe te duash, nene, baba, grua, femije, popullin e atdheun ne te cilin ke lindur. Per te krishterin, Perendia eshte dashuri. Dhe per te krishterin, po nuk je nje i krishtere i mire, nuk ke se si te jesh as femije i mire, as baba i mire, as burre i mire, as atdhetar i mire. Pse? Sepse jeta jote eshte bosh, jeta jote nuk eshte e mbushur me ate dashurine qe pushton shpirtin, dhe qe vjen nga lart.
Qe nga momenti qe ti je bere ateist, ti nuk ke zgjedhur qe te mohosh vetem Perendine, ti ke zgjedhur qe te mohosh edhe ekzistencen e dashurise. Dashuria per ty nuk ekziston me, ose me mire te themi, dashuria per ty perkufizohet si ndjenjat qe ti ndjen karshi vetes tende, jo karshi te tjereve, qofshin keta njerez apo popuj, apo Atdhe.
Genjeshtra e pare ne historine e njerezimit, prej se ciles hyri mekati ne kete bote, ishte pikerisht: Njeriu eshte Zot i vetvetes! Dhe te njejten fryme satanike propagandonte edhe rregjimi komunist, edhe ideologjia komuniste.
Islamofob eshte ai njeri qe nuk respekton lirine e shqiptarit per te besuar ne Zot, besuar ne Islam. Nese ti nuk respekton lirine e atij muslimanit ne forum per te qene musliman, ti je islamofob.
Dhe nuk jane "faktet llogjike" dhe "argumentat" ato qe dallojne fobine "friken e pashpjegueshme", nga frika e justifikuar. Dallimi eshte nje dhe i vetem: a respektojne ata muslimanet shqiptare Kushtetuten e atij vendi, qe eshte ligji themeltar qe garanton rendin, paqen e qetesine ne vend? Nese muslimanet e respektojne kete kushtetute dhe nuk e sulmojne ate, ata jane qytetare te nderuar te asaj shoqerie. Por nese do te ndermernin hapa per te minuar Kushtetuten e vendit dhe per te prishur ne kete menyre kontraten kolektive ligjore te shoqerise, atehere po, qe kushdo mund te shqetesohej per kete kategori njerezish.
Ti nuk mund te me diktosh mua se si te jem, ti vetem mund te respektosh perzgjedhjet e mia ne liri te plote dhe konform ligjeve te vendit.
Albo
Krijoni Kontakt