Tiranė, 6 qershor - Konflikti mes Shqipėrisė dhe Kosovės ėshtė zhvendosur te barnat \"Made in Albania\". Pavarėsisht se qeveritė e dy shteteve i konsiderojnė raportet ekonomike pozitive dhe pa pengesa reciproke pėr tregti tė lirė, nė realitet ndodh e kundėrta, shkruan gazeta \"Shqip\", duke konstatuar se nė nivelin administrativ, tė dyja vendet po hasin probleme. Dikur ishin bizneset e Kosovės qė ankoheshin (dhe vijon ende) pėr taksat qė dogana e Shqipėrisė aplikon pėr mallrat e tyre. Kryefjalė e kėsaj beteje ishte patatja, me tė cilėn Kosova kishte kryer tregti pa pengesa, derisa pala shqiptare vendosi taksa dhe referenca doganore pėr tė mbrojtur produktin vendas. Kjo ndodhi edhe pėr lėndėt e tjera. Po sot, janė bizneset shqiptare qė ankohen, duke dhėnė tė njėjtat argumente, si kosovarėt me pataten, ndoshta me mė tepėr motive. Tė dyja qeveritė kanė lidhur marrėveshje tė ndryshme tregtie, sa u takon tarifave doganore preferenciale. Nė rastin e produkteve farmaceutike, prodhimet e Kosovės (pavarėsisht se nuk eksporton ende nė Shqipėri) trajtohen me taksė doganore 0, gjė e cila nuk ndodh me produktet shqiptare nė Kosovė. Nė tė dyja vendet nuk ekzistojnė praktika tė njehsuara nė fushėn e licencimit dhe shitjes sė barnave, shqetėsim i ngritur pak kohė mė parė nga vetė ish presidenti i Kosovės, Behxhet Pacolli. Kjo ndodh pėr faktin se Kosova nuk e \"njeh\" Shqipėrinė si vend i Ballkanit, apo i BE sė, por si vend i Botės sė Tretė, ku futen India apo Bangladeshi. Duke qenė nė kėtė listė vendesh, autoritetet kosovare ofrojnė procedura tepėr burokratike, deri nė 6 muaj, pėr licencimin e njė barne tė vetme, importuar nga Shqipėria. Ndryshe ndodh me produktet kosovare, tė cilat mund tė futen nė tregun shqiptar pa qenė nevoja tė trajtohen si vende indiane. Nė kėto kushte, tė dyja vendet po vuajnė nga kostot e larta tė produkteve qė blejnė nė vendet e tjera tė BE sė, duke injoruar bashkėpunimin, me efekte negative nė buxhetet respektive tė barnave, sa i takon rimbursimit. Problemi pranohet nga vetė Ministria jonė e Ekonomisė, e cila mbulon sektorin e tregtisė sė lirė dhe politikėn e tarifave doganore. Nga ana tjetėr, pala shqiptare nuk jep sqarime pse barnat shqiptare paguajnė taksa kur futen nė Kosovė dhe anasjelltas ndodh ndryshe, sikurse ėshtė e pakuptimtė trajtimi si vende tė Botės sė Tretė.
Tė dhėnat nga INSTAT-i tregojnė se eksportet e barnave drejt Kosovės kapin njė vlerė rreth 250 mijė euro.
Krijoni Kontakt