-
i/e regjistruar
Me duhet ndihme ne Mikroekonomi
Pershendetje
Me duhet ndihme ne mikroekonomi per disa pytje te cilat nuk i kam te qarta dhe faktikisht nuk mund ti gjej ne materialin qe un perdor te Mikroekonomise.Keto jane pyetje te disa afateve te viteve te kaluara te provimeve.
1.Nje firme i pergjigjet ndryshimeve afatshkurtera te kerkeses per produktet e saj te prodhuara duke:
a. mos e ndryshuar kerkesen per faktor te prodhimit
b.duke e ndryshuar kerkesen per faktoret e prodhimit qe jane te ndryshem,(puna,toka,kapitali)
c.duke blere faktore te prodhimit ne treg.
2.Kontributi i secilit faktor te prodhimit ne proces do te matet nen supozimin se faktoret e tjere ne kontribut do te ngelin te pandryshuar nese: ?????
3.Kurba e kerkeses e perpiluar nga nivelet e ndryshme te cmimit me kerkesen e tere eshte:
a.kerkesa e terthorte
b.kerkesa elastike
c.kurba e kerkeses e firmes sunduese
d.asnjera nga keto
4.Ne cilen pike maksimizohet fitimi
a. MC=AC=D=AR
b. TVC=MC
c. AR=MC
d. ATC=TC
5.Cilat jane perparesite e teorise se produktivitetit marxhinal,ndaj teorive tjera te shperndarjes:
1.............................
2.............................
3.............................
6.C'eshte efekti i zevendesimit dhe ai i TA lidhur me pagen ?
Edit* Un e di qe maksimizimi i fitimit arrihet kur MC=MR por nje alternativ e tille nuk ekziston,keshtu qe kjo po me shkakton konfuzion per ta definuar ne ndonje menyre tjeter.
Do te doja qe shpjegimet te ipen me gjeresisht per keto pytje, e jo vetem me nje a ,b , c ose d.
Ju faleminderit per ndihme
Literatura e perdorur: Hyrje ne Ekonomi. Autoret : Ahmet Mancellari,Sulo Haderi,Dhori Kule dhe Stefan Qirici.
-
-
^
Mė duket e habitshme tė jesh regjistruar nė 2007 dhe me postimin e parė tė kėrkosh ndihmė nė fushėn teorike tė mikroekonomisė.
Unė besoj se kėto probleme janė tė konsumuara nė librin e lėndės, megjithatė po pėrpiqem tė tė ndihmoj sadopak:
Pėrgjigja e pyetjes 4
Pėrjashtohen menjėherė alternativat b dhe d sepse:
rasti b. TVC=MC (totali i kostos variabėl = kosto marxhinale) kėtu kemi vetėm terma kostosh, pa lidhje me analizėn marxhinale tė tė ardhurave nė raport me kostot.
rasti d. ATC=TC (kosto totale mesatare = kosto totale) ndosh vetėm kur prodhohet njė njėsi (rast jashtė analizės sė fitimit marxhinal)
rasti a. MC=AC=D=AR
Nė kushtet e konkurencės sė plotė e tė pastėr, nėse ndodh ky barazim i kėtyre treguesve nė nivelin e prodhimit Q, ky nuk ėshtė niveli ku maksimizohet fitimi marxhinal, por thjeshtė niveli i prodhimit pėr tė cilin kosto marxhinale barazon koston totale mesatare (e cila patjetėr pėr kėtė nivel ėshtė nė minimum).
Ngelet rasti c. AR=MC
Nė kushtet e konkurencės sė plotė e tė pastėr, AR=MR (e ardhura mesatare = e ardhura marxhinale) pėr njė ēmim shitjeje tė dhėnė, pėr sa kohė AR>MC, njėsia duhe tė rrisė prodhimin pėr tė maksimizuar fitimin deri kur AR=MC ku AR=MR pėr shkak tė kushteve tė tregut.
-
-
i/e regjistruar
Une siq e di ky eshte nje forum ne te cilin mund te kerkosh ndihme per gjera qe nuk i ke te qarta, apo jo ?
Faleminderit shume per pergjigjen tende, edhe une isha ne dyshim ndermjet a dhe c por me shum anojna nga c-ja.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt