Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

    Ikonografi nga piktori Dhimiter Ēika ne Amerike

    Piktori i mirenjohur shqiptar Dhimiter Cika ka dorezuar punen e tij dhjete vjecare, ikonografine e Kishes Shqiptare Ortodokse te Fjetjes se Shen Merise ne Worcester Massachusetts. Ky projekt madheshtor ka kerkuar nje dedikim te pamase dhe rezultati eshte vertet nje art i jashtezakonshem, qe eshte mirepritur me entusiazem nga komuniteti shqiptaro-amerikan.

    Puna e ikonografit Dhimitri Cika ne kete kishe shqiptare do te ngelet si nje nga kryeveprat artisike ne historine e popullit shqiptar.

    http://stmarysalbanianchurch.org/






  2. #2
    Kryeveper.
    Shqiptaret e Usterit jane besimtare dhe patriote. Meritonin kete dhurate te bukur, vazhdim i tradites orthodokse ne kontinentin e larget, ne Massachusetts-in historik per shqiptaret.
    Zoti i dhente jete Z. Dhimo!
    Paqe!

  3. #3
    Fantastike...
    Ta kishim edhe neve ( shqiptaret ) nje keshtu, ne Itali...
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Dhimitri Ēika, njė Mikelanxhelo shqiptar nė kishat amerikane

    Dhimitri Ēika, njė Mikelanxhelo shqiptar nė kishat amerikane

    Pas Shėn Marisė po zbukuron muret e Shėn Dimitrit.

    Ikonografi fitoi projektin 3-vjeēar nė Easton, Masaēusets, ku po realizon 41 ikona.

    Emri:  dhimitri-cika.jpg

Shikime: 1068

Madhėsia:  60.5 KB

    Disa artistė e gjejnė frymėzimin te bukuria e njė perėndimi spektakolar apo njė buzėqeshje e ėmbėl fėmije.
    Disa, si Dhimitri Ēika, e gjejnė te lutja dhe Bibla. Shqiptari Ēika, i specializuar nė artin bizantin dhe ikonografi, ėshtė duke kėrkuar shumė frymėzim kėto ditė, duke qenė se ka marrė pėrsipėr projektin e shumėpritur tė karrierės sė tij: tė mbulojė njė hapėsirė tė bardhė tė pafund, muret e brendshme dhe altarin e Kishės Ortodokse Shėn Dimitri nė Easton, me ikona madhėshtore zbukuruese.
    Ai tashmė ka realizuar 10 tė madhėsive tė ndryshme, nga 41 qė duhet tė bėjė. I nisur 6 muaj mė parė, projekti pritet tė zgjasė 3 vjet.
    “Ėshtė Bibla nė pikturė”, shpjegon George Coca, ndihmėspastori, gjatė vizitės. “Kjo ėshtė mėnyra mė e thjeshtė pėr tė shpjeguar se ēfarė po bėn ai”.
    Kėto ditė, nė njė skenė qė tė sjellė ndėr mend Mikelanxhelon duke pikturuar nė Kapelėn Sistine, Ēika punon mbi skelat e larta nė nef.
    Ai ishte duke vendosur zbukurime rreth ikonave tė pėrfunduara, mes tė cilave mė e spikatura ėshtė njė pėrshkrim 24 fut (rreth 7 metra e gjysmė) i gjatė i “Darkės sė fundit”, qė sipas besimit tė krishterė ndodhi nė vigjilje tė kryqėzimit tė Krishtit.
    Coca shpjegon qė, sipas traditės, muret e brendshme tė kishave ortodokse janė tė mbuluara me ikona, qė pėrshkruajnė jetėn e Krishtit, qė nga njoftimi qė engjėjt i bėjnė virgjėreshės Mari, lindja dhe pagėzimi, deri te kryqėzimi dhe ringjallja.

    Emri:  dhimitri3.jpg

Shikime: 1143

Madhėsia:  90.8 KB

    Tė gjitha kėto tema duhet tė pėrshkruhen edhe nė muret e Shėn Dimitrit, projekti i tė cilit ėshtė hartuar nga vetė drejtuesit e kishės.
    Artisti, i cili jeton nė Worcester, Masaēusets, ėshtė diplomuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė dhe ka punuar si piktor nė Athinė, ka studiuar art bizantin dhe ikonografi nė Selanik, Greqi, por edhe nė Tiranė e Korēė. Projekti i fundit qė ai ka realizuar ėshtė kisha shqiptare e Shėn Marisė nė Worcester.
    Pasi ka ngjitur me shkathtėsi skelat e larta, Ēika e pėrshkruan veten, nė anglisht, si “shumė shpirtėror”, qė mbėshtetet te lutja dhe agjėrimi (siē ėshtė traditė me ikonografėt), kur kėrkon tė gjejė domethėnien, kuptimin e njė detyre qė ka pėrpara.
    Sipas ndihmėspastorit, ka qenė mė shumė se fati, qė e solli piktorin nė Easton. Pasi Ēika mėsoi se kongregacioni i Shėn Dimitrit kishte ndėrtuar njė kishė tė re mė tė bollshme nė Easton, ai udhėtoi nga Worcesteri nė Easton.
    “Unė gjithashtu quhem Dimitri”, thotė ai, teksa shton se ai dėshironte tė krijonte ikonat nė njė kishė qė mbante emrin e kėtij shenjtori. Gjithashtu ai u tėrhoq edhe mė shumė pas projektit, pasi kisha e re e madhe dhe ambientet e saj pėr publikun janė ndėrtuar nė njė stil bizantin, kėshtu qė “arkitektura dhe arti pėrputhen”.
    Coca na zbulon gjithashtu se piktori ishte zgjedhur nga komisioni mes 4 kandidatėve (“Ka mė shumė ikonografė vėrdallė, nga ē’e mendoni”, thotė ai duke qeshur. “Sidomos nė Europė, ka shumė tė specializuar nė restaurim”.)
    Pasi ishte takuar me komitetin kishtar pėr projektin e ikonave, dhe pasi dorėzoi njė dosje me skica, Ēika u zgjodh.
    Ēdo ikonograf ka stilin e vet dhe qasjen me njė nga “shkollat” tradicionale tė mendimit: sllave (pėrfshirė atė ruse dhe bullgare), greke dhe maqedone. Ēika thotė se ai ėshtė mė shumė i tėrhequr ndaj shkollės maqedone.

    Emri:  dhimitri1.jpg

Shikime: 984

Madhėsia:  87.8 KB

    Duke punuar nė “atelierin” e tij nė Worcester, Ēika shpjegon se sė pari ai pret njė copė kanavacė, ekzaktėsisht sipas specifikimeve tė tij, nė varėsi tė ikonės qė ka nė dorė. Pastaj ai aplikon allēi mbi kanavacė. Nga njė skicė e vogėl ai krijon njė skicė tė madhe me qymyr mbi kanavacė dhe, vetėm kur ėshtė i kėnaqur, aplikon bojėrat.
    Ikonat dhe zbukurimet dekorative janė bėrė tė gjitha nė kėtė mėnyrė. Kur ai ka njė numėr tė mirė tė kanavacave tė kompletuara, ai niste pėr Easton, ku ai fikson pėrfundimisht ēdo pikturė dhe zbukurim nė mur. Ēdo kanavacė ėshtė mbuluar me disa shtresa tė ndryshme verniku, nė mėnyrė qė ato tė pastrohen lehtėsisht.
    Paleta e tij pėrbėhet nga “ngjyrat tradicionale bizantine”, si bojė qielli, portokalli, e kuqe, kafe dhe ngjyrė ari. Pėr aureolat dhe theksime tė tjera mbresėlėnėse, pėrdor fletė ari.
    I pyetur mbi stilin e tij personal, pėrgjigjja e artistit ėshtė:
    “Unė pikturoj me zemėr”.

    (“Greenwichtime.com)

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Archon (05-09-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •