
Postuar mė parė nga
gjakushi
BACĖ ADEM JASHARI : AKOMA S'ĖSHTĖ KRY!
MĖ 05, 06, dhe 07, tė marsit 1989 ADEM DHE HAMZĖ JASHARI RANĖ HEROIKISHT NĖ PREKAZIN LEGJENDAR
Sot eshte dite rikujtimi! Dite jehone! Dite krenarie dhe humbjeje !
Nė rikujtim me del skena e kthetrave te gjaksorit e quajtur Serbosllavi, e perkrahur dhe e ndihmuar nga sllavė . Ajo kishte ngulur kthetrat e pushtimit nje shekull pėrpara, duke bere gjithe te zezat, mbi token ku jetonin shqiptaret.Me kralevina e me banovina. Me car e drugar kishte jetuar me projektet e te zezave, dhe me agresionin! Shqiptaret , si lisat kur i shkul era , binin e ngriheshin serish dhe nisnin si Sizifi te arrinin ne kulm te qendresės, per ate tokė te te parėve! Per amanetin e mbetur shekujve si duhet vdekur per te!
Kjo gjendje nuk i gezonte serbet! Por, ua mundesonte te turreshin tek vėllau i madh , rusosllavia e carėve e drugarėve, ku gjeten per cdo cast e rast sponsorin kryesor, se si te mbajne shpaten e Demokleut mbi qafen e shqiptareėve. Kjo deshire e krimit i yshti te krijojne shtratin e Prokrustit te vene ne gjumin e perjetshem shqiptaret qe ua prene gjymtyret me zjarr, me flake , me linq! Me shperngulje e me toborrin e bashkepunetoreve qe u sherbyen se si te realizohet ai projekt gjenocidi mbi shkrumin dhe hirin e mbetur te shqiptarisė!
Ku ishte mekanizmi mbrojės i shqiptarėve qė nė altarin e lirisė kishte dhane shume kolosė e heronj? Kishte mundėsi Nėna Shqipėri e prerė gjymtyrve nga diplomacia djallėzore e kohės se vendimeve tė zeza per tė, nga Traktati i Shėn Stefanit e deri tek Paqa e Versajit te ndihmojė?!
Ajo qe me shpirtin e gėrryer po mbante ate teresi te mbetur nga sakatimet ku plaget i kullonin vrer e pikėllim! Nė kohen e agresionit dhe gjenocidit mbi Kosoven , kur Serbia inkuizitore - militare hapi kthetrat dhe mbuloj zi gjithe territorin Kosovė !
E mbetur nė zgrip Kosova pėrpelitej e drobitej nga ēorroditjet defetiste tė ganduara nga politika e durimit. Ishin kthyer shqiptaret e saj nė trumpeta duke shperndare jehonen se : Do te bėhet mirė ! Fatkeqėsisht, pėr ēdo ditė millosheviqianet e serbosllavisė ia ngulnin thikat e dhunes nė palce me trupat e bandave te Arkanit e Sheshellit, Koshtunices e Tadiqit. Te gjithe per nje qellim ! Si te zhbejnė pėrjetėsisht kauzėn e shqiptarėve qė ishin pa sistemin e forte te sjelljes se vendimit per te nis e mbrojtur qenėsinė : Njė komb - njė qėndrim!
Ashtu s' pandehen te gjithe! Defetistet thyen duart dhe u turren nėpėr kuluarėt e Evropes dhe te Amerikės, se janė per qetesi e per masa adaptuese, pa ia egersuar shqisat dhe oreksin e krimit serbosllavisė. Le te bėnte cka do ajo zonja shtrige ku djalli Millosheviq i ēorroditur sterkeqej me turinjt e derrit! Kush do t'i thoshte jo? Ndaj perhapej jehona e durimit, se e keqja tiranike, kalon me perkulje deri nė themėr te atij qe te shtyp!
Keshtu nuk mendonte Adem Jashari !
Ai duke ditur specifiken e nje populli qe per lirine e tij kishte dhane shume mund e kishte derdhur gjak, doli si heroi qe del nga legjenda. Po! Doli me 05 mars te Motit te Madh 1998, kur UĒK , kishte nis e shperndante rrezet nėpėr qiellin e ngrysur te robėrisė dhe paralajmėronte se Ura e Rozafes e quajtur Kosove, s'do te rrenohej ! Ajo patjeter te behej , edhe pse kerkonte sakrifica dhe viktima!
I perkrahur nga vėllai Hamza dhe babai i tij Shaban Jashari, priu Kryekomandanti Adem, per tė pėrballe agresionin e 8000 kriminelve te shkinokaurrise serbosllave !Edhe 22 legjenda qėndrese te familjes se tij, dolen ne log! Krisma e flake degjoi Kosova. Dhe mori krahėt , dhe zemren e trimit qe se ndali betejen per tri ditė duke i shtrire per toke 70 djaj te zi te mbushur me krim! Dhe mbeten ata me gjakun e zi te tyre ti mallkoje e ti kujtoje nėpėr shekuj Kosova, se ia behen si gjindet te vrasin e shembin kauzen shqiptare te lirisė, ku Kryekomandanti i saj Adem Jashari i dha jetė e bekim, me heroizmin e tij dhe tė familjes!
Lavdia i bashkohet thonė lavdisė. Tė njejtat krisma tė Azemit e Shotes heroinė u ringjallėn ! U nis vargani i gjatė me ylberin UĒK te ndryshojė historinė !Bota hapi veshet dhe degjoj, pa syte dhe shikoj se doli Legjenda e quajtur Adem Jashari ! Ranė skemat e filantropise e servilėve. U rrenua imazhi i durimit! U pa ndjenja e krimit serb qė organizoj terrorin e pa parė ! Zverdhen pamjet xhuxhėt e lidhur me miqesine e Sėrbisė, se u ranė bizneset ! Nisi Marsi kryengritės kėngen :
Bacė Adem Jashari : Do tė kryhet !
Por, baca Adem nuk ishte nder ne. Ai ishte shnderruar Diell lirie. Rrezet e tij, bleruan ndergjegjen e ngrire , dhe jehuan ne veshin e shurdher , dhe syrin e verber te diplomacisė Botrore. Nisėn shpalimet ! U dolen te larat dhe te palarat te gjithve atyre pjetisjeve dhe telendisjeve per te vene ne robėri Kosovėn. Asnje nuk pyeste :
Perse kjo gjamė e ky krim u be nė Kėshtjellen e Qėndresės , ku legjendaret e Jasharajve, u bene balle tri dite forcave te zeza te Serbisė?!
Than se ranė Jasharajt! Nė realitet, aty rilinden ata! Dhe ra e rėntė perjetesisht ndjenja e zeze e roberise se serbosllaveve !
Bijte e shqipes, u bene kolose te pavdekshem ! U bene mesim i perjetshem i brezave, se mbesin te pavdekshem ata qe dalin ne log dhe perballen me armikun, jo ata qe zgjedhin modelin perkules, lutes e servil! Nuk mundet politika dhe sjellja e tille te udheheqe kur flaka e zjarri i dhunes djeg.Nuk krijohen Oaza paqeje ne te. Pos te behesh feniks dhe te digjesh per te rilind!
"Likoshani, Qirezi, Llapushniku, Prekazi-Drenica, Dukagjini- Kosova nė flakė, kurse kryeqyteti Prishtina oazė paqeje dhe qendėr lulėzimi e biznesit serbo-shqiptar" .
Ngrehina imazhesh me sterkeqje ka edhe sot ne kete dite perkujtimi! Dhe do te kete akoma skeqe duke blere traktore, e duke derdh dhurata e mjete , nga qeveritė kukulla te shqiptarėve, dhe liderėt me dukje e shpirtė xhuxhi, qė harrojnė veprat e Kolosve te Kauzės shqiptare.
Bacė Adem Jashari ! Akoma nuk eshte kry ... !
Krijoni Kontakt