ADEM JASHARI, LUFTA DHE RĖNDĖSIA E VEPRĖS SĖ TIJ
Legjendari Adem Jashari -
Si nga legjendat dhe Mitologjia, ashtu edhe nga Bibla dhe Kurani kemi mėsuar se ēdo popull ka katėr kalorės. Ata janė: Historia, Sėmundja; Vdekja dhe i katėrti, Fati sėbashku me tė Vėrtetėn. Sipas Mitologjisė, kalorėsi i parė, Historia, ėshtė kalorėsi qė i tregon popullit tė tij se kush ėshtė ai, nga vjen, ku dhe si duhet tė eci nė tė ardhmen. Kalorėsi i dytė, Sėmundja ose, ndryshe, Satanai, thėnė ndryshe e keqja, ėshtė kalorėsi qė i kundėrvihet atij tė historisė dhe ka pėr detyrė ta shtyjė popullin nė mėkate, ta verė nė grindje mes veti.
Kėtė mision e kryejnė zakonisht tė shiturit nga radhėt e tij tek tė tjerėt ose shtetet dashakeqe ndaj popullit tėnd, me qėllim qė, ose tė asimilohesh si popull ose tė zhdukesh dhe, nė pamundėsi tė kėtyre, tė paktėn tė mos arrish tė gėzosh kurrė respektin dhe pėrkrahien e tė tjerėve. Ndėrsa Kalorėsi i Vdekjes ėshtė ai, qė rri gjithnjė gati, duke pritur veprėn e kalorėsit tė dytė dhe ta marri atė popull, qė ėshtė i destinuar tė asimilohet, e ta ēoi nė Ferrin e Dantes, nė botėn e harresės, nga qė ėshtė i pa aftė tė mbijetojė.
Pėrsa i pėrket Kalorėsit tė katėrt, qė ndryshe quhet Kalorėsi i Fatit dhe i sė Vėrtetės, ai pėrshkruhet si njė kalorės i parzmuar, duke mbajtur nė njėrėn dorė harkun dhe nė tjetrėn shigjetėn. Ky kalorės pėrfaqėson mbijetesėn, i cili i shpjegon popullit tė tij tė jetė syēelė, nga qė nė jetė mė sė shumti ka erėsirė, ka satana, ka mashtrues, ka armiq. Me njė fjalė ky ka pėr mision t'ia bėjė tė qartė popullit, porosinė e Zotit, po nuk e ndihmove veten, nuk tė ndihmoj as unė. Kėta lloj kalorės populli i vet i quan: shpėtimtarė.
Harku i kėtij luftėtari pėr jetėn, simbolizon - Fatin, ndėrsa shigjeta simbolizon tė Vėrtetėn. Me kėtė kuptojmė se Fati & Vėrteta rrinė gjithnjė bashkė. meqėnėse e vėrteta qėnkėrka e hidhur dhe ka nevojė pėr mjekim, Fati ose, ndryshe,Ėngjėlli i rri pranė, duke e ruajtur gjithnjė tė vėrtetėn pėr popullin e vetė. Thonė se kalorėsi i katėrt vjen shumė rallė, kur ai informohet nga kalorėsi i parė pėr bėmat e padurueshme tė kalorėsit tė dytė. Kjo mitologji ndoshta pėr kėtė arsye ėshtė sajuar qė popujt ta mėsojnė dhe tė mos e harojnė historinė.
Adem Jashari shpėtimtari i Kosovės
E bėmė kėtė hyrje pėr tė treguar se, edhe populli shqipar, e nė veēanti ai nė Kosovė, ka kalorėsit e tij, ka historinė e tij, qė ėshtė plot bėma tė larta, por qė historia tregon se mė sė shumti ėshtė pėrplasur me kalorėsit e dytė, tė jashtėm e tė brendėshėm. Me sa duket, Kalorėsi i Fatit tė Kosovės, Shpėtimtari i saj, ose nuk ka dashur tė vinte ose, vetė populli shqiptar nė Kosovė nuk ka e ka mėsuar e pėrvetėsuar mirė historinė e tij.
Sipas Biblės, Shpėtimtar ėshtė vetėm Krishti; sipas Kuranit, Shpėtimtari mund tė jetė ēdo njeri nė mesin e popullit, me tė cilin Zoti lidhet dretpėrsėdrejti dhe, kur ky i fundit e kupton drejt, Zoti e shpall Profet. Sipas kėtyre librave, Shpėtimtarėt vijnė kur ėshtė bėrė kiameti, kur ai popull ka dalė nga rruga e Zotit, ose ėshtė duke dalė prej saj. Me njė fjalė, Shpėtimtari vjen kur populli i tij nuk di ose nuk don tė eci nė rrugėn qė kanė ecur tė parėt e tij. Pra, Shpėtimtari vjen pėr t'i dalė borxhit popullit tė tij, ai vjen nė momente tė rėndėsishme kthesash historike.
Kėshtu na ndodhi edhe me popullin shqiptar nė Kosovė. Shpėtimtari i erdhi atij nė momentin qė ky popull, i ndarė me forcė prej trungut amė, kish marrė rrugėn e djallit dhe po shkonte drejt zhbėrjes, drejt shndėrimit nga njė popull luftarak, nė njė popull rob; nga njė popull kryengritės nė njė popull tė nėnshtruar dhe fshesaxhi i qyteteve tė Evropės. Shpėtimtari i erdhi atij populli nė kohėn kur ai, i joshur nga punėt pėrfituese dhe pa shumė mundim tė pastrimit tė qyteteve tė Evropės, i gėnjyer edhe nga propaganda ndjellakeqe e "rezistencės" paqėsore, po e shpopullonte Kosovėn.
Pikėrisht nė ato momente doli nė skenė Shpėtimtari i Kosovės, i lindur, i rritur dhe i vuajtur mes kėtij populli; njė njeri i zakonshėm, i munduar si i gjithė populli i tij. Pėrmes kėtij njeriu, popullit tonė iu bė e qartė se, shpėtimin dhe Shpėtimtarin nuk duhet t'i presim nga qielli, sikundėr na thotė Bibla, por ta kėrkojmė e ta gjejmė nė mesin tonė. Kėtė e tregoi dalja e Adem Jasharit nė skenėn e historisė, e kėtij Garibaldi shqiptar.
Veprimi i tij dhe i families sė tij ishte njė shigjetė nė formėn e vetėtimės, qė me shkrepėtimėn e saj, e zgjoi nga gjumi kėtė popull, ndėrsa me dritėn e fuqishme tė saj i ndriēoi kėtij populli rrugėn e vėrtetė nga duhej tė kalonte; i tregoi tė kthehej nga rruga qė ai kish nisur, pasi ajo ishte rruga ku e ēonte kalorėsi i tretė, vdekja. Me dritėn - zjarr tė saj, ajo shigjetė-vetėtimė ndezi zjarrin e Luftės Ēlirimtare tė Kosovės. "Vetėm lufta e armatosur - i tha Shpėtimtari i tij - ėshtė e vetmja ndėrhyrje kirurgjikale qė mund ta shėroi Kosovėn nga sėmundja e zhbėrjes". Ndaj me tė drejtė mund tė themi se Adem Jashari ėshtė Shpėtimtari i shqiptarėve nė Kosovė, pasi me zjarrin qė ndezi dhe dritėn qė u shpėrnda nga ai zjarr, ai u shndėrua nė Shpėtimtar. Adem Jasharin kemi tė drejtė ta trajtojmė si Gjeni, pasi ai, pėrmes veprimit praktik i korrigjoi popullit tė tij njė gabim fatal, i zbuloi dhe i provoi njė tė vėrtetė tė hidhur, pėrmes sė cilės e shpėtoi, ndaj do tė mbetet njė figure qė e merriton tė pėrjetėsohet me pėrmendore dhe vepra tė tjera. Ai e meriton tė trajtohet si Gjeni, pasi pėrmes aktit tė tij heroik ai i solli popullit shqiptar nė Kosovė njė dobi tė pallogaritshme, atėherė kur ai nuk numurohej mė ndėr tė gjallėt.
Adem Jashari Simbol dhe Komandant i Luftės Ēlirimtare
Akti i luftės dhe i vdekjes sė Adem Jasharit, pėrveēse e shėnjtėroi atė, njėkohėsishtė e bėri edhe simbol tė Komandantit tė asaj lufte, luftė, tė cilėn e shpėrtheu njė ditė para se ai tė mbushte plot 43 vjeē, mė 27 Nėntor 1998.
Me veprimet dhe luftėn e tij, ai manifestoi cilėsitė e komandanti strateg, qė udhėheq e komandon me shėmbullin e tij, ndaj dhe u shpall Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtris Ēlirimtare tė popullit tė tij, pa dekret apo vendim zyrtar. E cilėsuam komandant strateg, pėr tė vetmen arsye se ai i organizoi veprimet luftarake, qė erdhėn deri te rrethimi i familjes dhe fisit tė tij, qė armiku ta shpėrthente luftėn nė fillim tė dimrit tė ashpėr nė Kosovė, gjė qė ėshtė e papėlqyer nga ushtritė e shteteve pushtues. Nga ana tjetėr, duke qėnė se Adem Jashari tregoi njė trimėri tė pashoqe, qė ėshtė karakteristike vetėm pėr legjendat dhe, nga qė ai u trajtua pėr Kosovėm si Gjeni, si tė tillė, populli ynė e dynatyroi atė, duke i veshur jo vetėm cilėsitė e Njeriut tė pėrkryer, por edhe ato tė Perėndisė. Pėr kėto arsye Adem Jashari u cilėsua edhe Komandant Legjendar, por pėr historinė mbetet Komandant i Pėrgjithshėm i Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės dhe i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Adem Jashari u shndėrua nė Komandant i Pėrgjithėshėm i UĒK-sė edhe pėr njė fakt tjetėr, pėr faktin se ai u shndėrua nė simbol i shqiptarit tė kėrkuar nga rilindasit tanė. Kjo bėri qė ēdo shqiptar i pastėr, prej atij momenti deshte t'i ngjante Adem Jasharit, deshte tė bėhej si ai, deshte tė bėhej shėmbėlltira e tij: patriot, trim, i guximshėm, i besės, i ndershėm dhe jo dredharak e i djallėzuar. Qė ky lloj shqiptari tė bindej se ish bėrė si Adem Jashari, duhej tė shihej nė pasqyrė. Dhe ajo pasqyrė qė e tregonte tė plotė e pa deformime ishte Ushtrija Ēlirimtare e Kosovės. Vetėm atje e shihje veten nė pasqyrė. Kėshtu Adem Jashari u shndėrua nė simbol i shqiptarisė dhe nė simbol i Komandantit dhe, do tė mbetet i tillė.
Kjo dėshirė, qė ēdo shqiptar t'i ngjante Adem Jasharit, "infektoi" jo vetėm shqiptarėt nė Kosovė, por tėrė kombin shqiptar, pėrfshi dhe diasporėn shqiptare, prandaj erdhėn mbi 10 mijė vullnetarė nė Luftėn pėr Ēlirimin e Kosovės nga kėto pjesė shqiptare. Ky fakt e realizoi plotėsisht kuadrin e shndėrimit tė Adem Jasharit nė simbol tė Luftės dhe tė komandantit pėr Ēlirimin e Kosovės. Ēdo Luftė Ēlirimtare ka nevojė pėr njė simbol, ndryshe luftėtarėt nuk kanė mundėsi me kė tė krahasojnė veprėn e tyre. Nė rast se luftrat ēlirimtare nuk kanė njė simbol, tė cilin populli e adhuron deri nė mit, (i cili mund tė jetė individ ose organizatė a forcė politike), ėshtė e vėshtirė qė ushtria ēlirimtare, e cila krijohet nė atė luftė, tė predominohet nga idealistėt patriotė, ose e thėnė ndryshe, nga idealistėt e vėrtetė tė kombit.
Kėtė dukuri po e ilustrojmė me faktin se vetėm nga Republika e Shqipėrisė londineze kemi rreth 200 vullnetarė, nga radhėt e tė cilėve dhanė jetėn pėr lirinė e Kosovė 30% e tyre, nga qė e quanin pėr nder tė quheshin Adem Jasharė. Kjo ėshtė arsyeja pse ata iu bashkuan asaj lufte, pa patur as edhe njė lidhje me asnjė forcė politike apo politikan shqiptar, pėrveē se me shpirtin e tyre tė idealistit shqiptar. Ata shkuan nė Kosovė dhe u reshtuan nė radhėt e UĒK-sė nga qė deshėn tė bėheshin shqiptarė si Adem Jashari, ose tė paktėn t'i shėmbėllenin sado pak atij, pasi, nė atė periudhė qė u mblodhėn vullnetarėt, (para ndėrhyrjes sė NATO-s), as nuk dihej e as nuk deklarohej se kush ishte nė udhėheqie tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė UĒK-sė, pasi, kushdo qė tė merrte guximin e tė deklarohej komandant, e dinte se nuk kishte as njė vlerė dhe nuk ishte i besueshėm para mitit tė Adem Jasharit.
Edhe pse periudha e luftės me armė e Adem Jasharit ishte e shkurtėr, ajo ishte shumė impozante dhe pati rjedhoja tė rėndėsishme pėr luftėn e shqiptarėve, ndaj dhe ai u shndėrua nė simbol. Adem Jashari, me atė akt heroik, e tronditi Sėrbinė; u hoqi shqiptarėve frikėn e pathyeshmėrisė sė Sėrbisė, tė cilėn nuk e kishin bėrė as lufta nė Bosnjė dhe as ajo nė Kroaci; me aktin e tij ai krijoi te pjesa mė e shėndoshė e piopullit shqiptar bindjen se lirija Kosovės mund t'i vinte vetėm pėrmes gjuhės sė armėve dhe se lufta e jonė do tė shėnonte fillimin e fundit tė Sėrbisė pushtuese e militariste.
Adem Jashari, duke u shndėruar nė Simbol i shqiptarizmės sė vėrtetė, ai i ngacmoi ndjenjat atdhetare tė popullit tė tij. Ky ėshtė funksioni i simbolit kombėtar. Simboli kombėtar vė nė lėvizje jo vetėm mendimin e njerėzve, por edhe ata vetė si dhe kohėn kur ai del nė skenė. Paralel me kėto, simboli, njėkohėsishtė vė nė lėvzje edhe mėkatarėt sėbashku me armiqtė, (kalorėsin e dytė). Kjo ėshtė arsyeja pse rruga qė tregojnė simbolet ėshtė shumė e vėshtirė; ndaj dhe jo i gjithė populli imiton simbolin, pasi ka shumė rreziqe, mes veti dhe me armikun. Simboli vė nė lėvizje edhe ata qė thuhet se rrinė indiferentė, tė cilėt nuk ėshtė e vėrtetė se futen mė thellė nė guaskėn e tyre tė vetizolimit. Jo, ata bėhen pelivanė, duke pėrfituar tė mira materiale, ose duke u hedhur herė nė njėrin krah e herė nė tjetrin, ose bėjnė propagandė tė kamufluar kundėr shpėtimtarėve.
Simboli ka avantazhin tjetėr, ai lejon qė tė hyjė shpejtė nė veprim kodimi dhe zbėrthimi i veprimeve qė duhet tė kryhen, pavarėsishtė se ka edhe disavantazhin, nga qė tė tregon tė vėrtetėn e ekzistencės sė vėshtirėsive dhe tė rreziqeve tė atyre veprimeve. Por, megjithatė, simboli vė nė lėvizje tėrė energjitė fizike dhe mendore tė kombit, pėrmes sė cilave kombi do t'u afrohet shumė afėr zgjidhjeve mė adekuate.
Njė avantazh tjetėr i simbolit kombėtar ėshtė se, ai tė frymėzon pėr tė zhvilluar imagjinatėn pėr parashikimin e veprimeve tė ardhėshme, duke iu afruar sa mė shumė zgjidhjes mė optimale. Simboli ėshtė njė udhėrrėfyes i pėrgjithėshėm pėr njė lėvizje tė caktuar ose sistem tė caktuar shoqėror, i cili jep mėnyrėn e zgjidhjes tė atij problemi apo sistemi, e qė bazohet nė aplikimin e veēantė tė zgjidhjes qė simboli rekomandon.
Simboli presupozon ndryshime rrėnjėsore dhe shumė tė mėdha nė njė gjėndje apo periudhė tė caktuar shoqėrore, i cili merr njė kohė tė caktuar pėr ta realizuar atė ndryshim. Si i tillė, simboli bėhet ushqyes i shpresave dhe i aspiratave pėr njė shoqėri tė tėrė. Pra, simboli kthehet nė kulturė tė veēantė, mbi bazėn e sė cilės, shoqėria, e frymėzuar prej tij, ndryshon tė tashmen dhe tė ardhmen e vet, duke e zėvendėsuar psikollogjinė e popullit me njė psikollogji tė re; prandaj dhe quhet simbol, sepse ka kuptim tė njėjtė pėr tė gjithė pjestarėt e shoqėrisė, pasi tė gjithė ata janė tė prirur tė kenė tė njėjtat parashikime ose karakteristika. Duke patur njė ndikim tė tillė, simboli ndihmon ta bashkojė popullin, pavarėsishtė nga ndryshimet e deri djeshme tė tyre nė mendėsitė politike, ideologjike dhe nė besimet fetare.
Kushtet e shndėrrimit nė simbolė
Qė tė shndėrrohesh nė simbol shpirtėror e kombėtar, dihet se duhet tė plotėsohen dy kushte. E para, duhet qė tė kesh kryer njė varg aksionesh (luftrash) tė suksesėshme e tė njėpasnjėshme drejt ėndrės kombėtare dhe tė keshė njė numur tė madh grumbullimesh, pa e humbur asimetrinė optimale, sikundėr ndodhi me Skėndėrbeun.
Por, sė dyti, mundet tė shėndrohesh nė simbol shpirtėror e kombėtar edhe me njė akt tė vetėm heroik, ku pėrmasat e atij akti tė jenė sa shumatorja e shumė luftimeve apo betejave luftarake. Akti i families sė Adem Jasharit ishte i tillė, pasi ai akt shkaktoi njė trubullirė jo dhe shumė tė butė nė trajtesė, jo vetėm tė medjave shqiptare (kuptohet, disa pozitive e disa negative), deri atėhere indiferente, por edhe nė ato Evropiane dhe botėrore, gjė qė e ktheu nė akt shumė familiar pėr shumicėn e shqiptarėve.
Pjesa mė e madhe e popullit e konsideroi atė si njė simbol i domosdoshėm, qė delte mbi dokumentat zyrtare, mbi institucionet e atėhershme shqiptare, mbi tėrė liderėt politikė e ushtarakė shqiptarė tė marrė sėbashku, pasi u pėrsėriti tėrė shqiptarėve nė botė kultin e Ilirisė, tė Dardanisė dhe Arbėrisė sė periudhės antike; u kujtoi legjendėn e lashtė tė murrimit tė asaj ndėrtese qė quhet liri kombėtare; u kujtoi bashkimin e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėndėrbeut; u kujtoi Lidhjen Famėmadhe tė Prizrenit.
Bazuar nė ēfarė thamė deri tashti, pėr shndėrimin e Adem Jasharit nė simbol tė Luftės pėr Ēlirimin e Kosovės dhe i Komandantit tė asaj lufte, mund tė dalim nė disa pėrfundime.
Sė pari, kur radhėt e UĒK-sė filluan tė predominoheshin gradualisht nga idealistėt e ēėshties shqiptare, u bė e mundur qė UĒK-ja tė mos vihej nėn kontrollin e agjenturave tė Sėrbisė dhe atyre tė tjerave, madje edhe nė rast se kish rėnė nėn kontrollin e tyre, ky shtim i menjėhershėm i UĒK-sė nga tėrė kombi shqiptar, bėri tė mundur qė ajo tė delte nga kontrolli i atyre agjenturave.
Sė dyti, mund tė themi me plot bindje se asnjė luftė ēlirimtare nuk mund tė pėrfundoi me fitore, po qe se nuk ka simbolin e saj, i cili tė adhurohet tė paktėn nga pjesa dėrmuese e pjesėmarėsve, mbėshtetėsve dhe simpatizantėve tė asaj lufte. Pėr kėtė na bind jo vetėm lufta qė u zhvillua nė Kosovė nė vitet 1997-1999 por edhe historia e jonė kombėtare, e cila tregon se kur kryengritjet tona nuk kanė patur simbole, nuk kanė patur as objektoiva shumė tė qarta dhe as kėrkesa maksimale, sikundėr pati kjo luftė. Kėtė pėrfundim e vėrtetuan katėrcipėrisht edhe luftrat nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni, nė vitet 2000-2001, pavarėsishtė se huazuan simbolin e UĒK-sė.
Sė treti, Fakti qė idealistėt, tė cilėt mbushėn radhėt e UĒK-sė dhe qė e shpėtuan atė pėr njė kohė tė gjatė nga rėnia nėn kontrollin e agjenturave tė ndryshme, dhe qė, pas mbarimit tė luftės tė gjithė ata idealistė pėrfunduan nė rrugėn e madhe tė papunėsisė e tė varfėrisė absolute, si dhe u larguan dhe po largohen nga vendet e punėve shtetėrore, si rjedhojė e hakmarrjes sė atyre agjenturave qė mundėn tė dirizhojnė jetėn nė Kosovėn e pas luftės. Fatkeqėsishtė hakmarrėsit u pėrkrahėn dhe po pėrkrahen, (me ose pa dashje), edhe nga forca tė caktuara politike, institucione tė ndryshme shtetėrore tė Kosovės e tė Shqipėrisė, nga politikanė, intelektualė dhe ushtarakė tė veēantė, midis tyre edhe ndonjė qė ka qėnė pjestar edhe nė atė luftė heroike. Nga ana tjetėr ajo tregon se shumica e pjestarėve tė UĒK-sė, tė cilėt janė hedhur nė rrugėn e madhe qė ata tė futen nė rrugėn e krimit, kanė qėnė modeli i shqiptarit, tė cilit i tremben tė gjithė ata qė nuk e duan njeriun patriot e tė ndėrshėm.
Nė kėto kushte del e nevojshme qė tė propagandohet nė mėnyrė tė organizuar dhe shkencore lufta e bėrė pėr ēlirimin e Kosovės, duke u angazhuar grupe pune pėr fusha tė veēanta tė asaj lufte dhe jo me parada e studime sporadike. Nė tė kundėrt kalorėsi I parė, Historia, do tė na mbetet e ēalė dhe nesėr do ta shkruajnė kolaboracionistėt ashtu sikundėr duan ata. Qė tė arriet ky objektiv duhet tė forcohet bashkpunimi midis tėrė shoqatave jo partiake tė dala nga lufta, tė cilat tė kthehen nė opozitė ndaj institucioneve shtetėrore dhe atyre partiake nė Kosovė dhe tė mos lejohet qė ato shoqata tė shndėrohen e tė shfrytėzohen pėr interesa partriake, kushdo qoftė ajo parti, pasi ideologjia e atyre qė shkuan nė luftė ishte ideologjia dhe filozofia jonė kombėtare, ndaj dhe luftuam me parullunėn: Luftojmė e derdhim gjak pėr shtetin e Kosovės dhe jo pėr pushtet; luftojmė e derdhim gjak pėr bashkimin me shtetin amė. Pse u luftua me kėtė moto, ndaj dhe pjestarėt e asaj ushtrije quhen idealistė. Po qe se veprojmė tė organizuar do tė mund t'u imponohemi me mėnēuri tėrė institucioneve vendore dhe atyre tė huaja nė Prishtinė dhe Tiranė, si dhe do t'u japim pėrgjigje shkencore spekullantėve shqipfolės, kalorėsve tė dytė, qė vishen me kostumin e nacionalizmit shqiptar, vetėm e vetėm pėr t'u maskuar dhe pėr t'u bėrė tė besueshėm te naivėt dhe tek tė paqartėt politikishtė pėr misionin e shėnjtė tė asaj lufte ēlirmtare.
· Autori ėshtė ushtarak nga Tirana, ishte pjesėmarrės aktiv nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės i njohur me pseudonimin Shpėtim Golemi.
Krijoni Kontakt