Close
Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 297
  1. #31
    Eugen Shehu
    Adem Jashari - legjenda e Kosovės

    27.06.2004, 15:26
    Ka ndodhur shpesh qė njerėzit kanė lidhur do traktate tė fshehtė midis jetės sė tyre dhe vdekjes. Brenda kėtij traktati janė dimensionuar jo vetėm fati i njeriut por edhe i trojeve qė e lindėn dhe i pėrkundėn djepin. Mė tej, ai ka ngarendur jo mė nėpėrmjet trilleve vetiake, por ka mbetur stoik nė qėndėr tė shkulmeve tė erėrave dhe furtunave duke u shndrruar sakaq nė Protemete tė kombit tė vet. Olimpi i tij nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me mitet e fqinjit tonė jugor. Ky mal mitik, mė sė shumti gjendet nė zemrėn e njė burri a tė njė lisi, nėpėr degė tė tė cilit duhmat e lirisė grishin shpendėt ogurbardhė tė vazhdimėsisė sė jetės.

    Prej Olimpit tė shpirtit, Adem Jashari ka kundruar kurdoherė Drenicėn martire, Kosovėn kreshnike, kufijtė e rudhur etnikė, ashtu si fytyra e njė gruaje tė mbytur brengash. Drenica! Kjo vatėr e ngrohtė e shqiptarizmės, kjo derė e ēelur e burrėrisė, ai kuvend emblematik pėr lirinė, ajo strehė e sigurtė e flamurit dhe shqiponjės brenda palėve tė mėndafshta qė gatitet tė marrė rrugėn nėpėr furtuna. Drenica! Aty mė sė pari Kraleviq Marku, i turpėruar dhe munduar prej Musa Arbanasit, shekuj mė parė, thėrriste nė ndihmė gorska vilat (zanat e malit) dhe ato nuk iu pėrgjigjėn. Gorka vilat u trembeshin ēiltas zanave shqiptare sepse kėto tė fundit, sipas besimit shqiptar tė kryehershėm, ishin kurdoherė nė ruatje tė trimave qė luftonin pėr tė mbrojtur trojet amtare, prej pushtuesve tė huaj.

    Drenica e Shotės dhe e Azemit, njė shpėrfillje e hapur ndaj Londrės sė vitit 1913, njė pėrballje e mundimshme ndaj dhunės dhe gjenocidit serb, pėrplasje tragjike fatesh njerėzore pėrmes kumbimit tė kėmbanave tė ferrparajsės. Njė ēift yllor shqiptarėsh, tė cilėt atėherė kur bashkėkombasit e tyre i thėrriste vdekja (nisur ē`prej Beogradit) ata i pėrgjigjeshin jetės me jetėn e tyre, i pėrgjigjeshin tė ardhmes me pushkėt, fishekėt, trimėrinė dhe mė pas me pranverat e tyre. Drenica e Shaban Polluzhės njė kėshtjellė gjaku dhe eshtrash, nė detin e asaj murtaje tė kuqe kur vėllau vriste vėllanė pėr hirė tė disa dogmave ardhur prej Uraleve. Por kėsaj radhe, gjėmimi i armėve tė Polluzhės me burrat qė e rrethonin, nuk do tė ndante asesi nė Beograd. Ato gjemime do tė ngarendnin deri nė dyert e kancelerive tė Evropės, duke u shndruar nė muzikė funebre jo vetėm pėr tė ardhmen e shqiptarėve, por tė krejt popujve ballkanikė, tė cilėt do tė jetonin nė terrin e gjatė tė diktaturės komuniste.Ēfat i madh pėr Drenicėn, pėr ata male, livadhe dhe ujra qė e rrethojnė! Ajo i kumtonte Evropės shpirtin e trazuar shqiptar, qė nuk mund tė regėtinte pėrmes kėnetės e baltrave tė regjimit totalitar, por qė rrihte deri nė ēastin e mbramė pėr lirinė e amėshuar. Tek e mbramja, lashtėsia dhe lavdia e Drenicės, ėshtė njė pikė takimi e historisė sė shqiptarėve, simbol recistence i pakontestueshėm nė ēdo kohė.

    10 vjet pas ciklonit Polluzha, mė 28 nėndor tė vitit 1955, nė Prekaz tė Drenicės, sė bashku me tė qarat e njė foshnje, Drenica do tė parandjente njė tjetėr kumt mesianik. Drenica dhe krejt trojet shqiptare, duket se pėrshkėnditeshin nga lindja e djalit tė tretė nė kullėn e Shaban Murat Jasharit. Ardhur vonė asaj mbrėmje nė shtėpi,plaku trim Shaban duke kėrkuar njė rast sadopak tė fshehtė pėr tė kremtuar festėn e tė parėve tė vet, 28 nėndorin ka thyer zakonin e burrit (nuk e shohin fėmijėn e sapolindur) dhe ka mbėshtjellė djepin me flamurin kuqezi. S`ka munguar baca Shaban tė verė edhe alltinė mbi flamur, duke shpallur nė kėtė mėnyrė kredon e pėrjetshme tė fisit tė vet, luftėn pa fund ndaj shkijve dei nė agun e bardhė tė lirisė. Kjo skenė madhore do tė merrte udhėn sakaq drejt eposit. Eposet shqiptarė kanė ligje tejet tė rreptė pėr mesazhet qė bartin dhe pėrcjellin.

    Ē`ka e rriti djalin Adem? Trishtimi i pėrhershėm pėr Kosovėn e mbuluar nė rroba tė zeza robėrie. Nderimi i madh pėr tė parėt e tij, tė cilėt e patėn mbrojt me pushkė dhe jetė ēdo pėllėmbė tė Drenicės dhe tokės arbėrore. Respekti pėr krejt ata breza qė ndonėse provuan mbi supe makinėn dhunuese tė mizorive serbe, askurrė, edhe nė ēastet mė tė rėndė nuk e humbėn besimin nė ditėn e bardhė qė do tė agonte. (Kreshnikėt e dikurshėm betoheshin nė diell, ndonėse ky ishte elemnt parapagan). Herėt ai do tė ndjente nė rininė e vet, se e ndante njė mur i madh prej mitit tė egėr serb, i cili justifikonte shfarosjen masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre autoktone. Herėt ai do tė mėsonte prej tė atit se trimėria e burrit nuk mund tė filloj tek dera e fqinjit. Ndėrsa nga e ėma, gruaja Zahide (derė bajraktari prej Gecajve tė Llaushės) do tė ndigjonte kėngėt e trimave, ato kėngė qė rridhnin sė bashku me borėrat dhe ujrat e Drenicės, drejt dhe nė eposet trimėrore shqiptare. Kėto e rritėn trimin Adem, siē rrisin furtunat shtatin e lisave.

    Herėt, Adem Jashari e pati kuptuar se themelet e Jugosllavisė ishin ndėrtuar mbi njė keqkuptim dramatik tė etnive dhe aspak mbi grehinėn e njė demokracie autentike apo shteti tė sė drejtės. Nė mėnyrė tė qėllimshme pėr gati katėr decenie me radhė njė terror sistematik, njė dhunė fizike dhe emocionale ėshtė ushtruar nga Beogradi, veēanėrisht mbi shqiptarėt etnikė. Njė propagandė shumė aktive, do tė thoja marramendėse, ka dashur kurdoherė tė merrete nė mbrojtje kėtė genocid therės e tragjik, duke dashur tė shmangė pėrgjegjėsitė nacionale-kolektive tė serbve. Mjerisht jo vetėm Jasharajt por krejt viset etnike tė Kosovės dhe Maqedonisė shqiptare, e patėn kuptuar si njė doktrinė lehtėsisht tė perceptueshme se njeriu nuk mund tė urrej askėnd pėr shkak tė njė instikti tė lindur, pėrkundrazi ka njė shkallė urrejtje pėrmes sė cilės ai patjetėr duhet tė kalojė. Mendoj tė jetė kjo, ndėr arsyet kryesore qė pas ēdo ngjarjeje luftarake pėr ndryshim tė kufijve, opsioni mė normal i serbėve tė zbritur nga Uralet e largėt, ishte “etnicko ēistennje” (alias spastrim etnik) mė ē`rast do tė mund tė “garantohej” struktura e ardhshme racore e gjallimit tė kolonėve serbe, nė tokat e pushkatuara me forcėn e armėve.

    Nė mėnyrė tė veēantė, nė fillim tė viteve 80-tė tė shekullit qė lamė pas, atėherė kur nė shtėpinė e madhe tė Jasharajve nė Prekaz nisėn kuvendet e fshehtė se si mund tė pėrballej me makinėn ushtarake tė Beogradit, kur aty mėsynin bujtės ē`prej Mitrovice nė Prizren, ē`prej Bujanovci nė Karadak, bijtė e Kosovės martire patėn shkuar nė zgrip tė dhimbjes shekullore. Pėr ta nuk kishte asnjė dyshim se Beogradi pėr tė ripushtuar sėrish “djepin” serb mesjetar, duhej jo vetėm tė nėpėrkėmbėte, poshtėronte e nėnshronte popullatėn joserbe, por tek e mbramja vlente t`i shfaroste krejt ata. Shqiptarėt nė kėtė kėndvėshtrim duhej medoemos tė ishin tė parėt ngase luftrat e shekullit ishin dėshmi e “kokfortėsisė” tė tyre, ndėrkaq sipas besimeve mjeranė tė ortodoksizmit dhe dogmave fanatike tė tij, popujt me fe islame duhet tė shporreshin nga jugu i Ballkanit. Nė kėtė kontekst, dhuna e institucionalizuar e Beogradit, gjente strehė tė sigurtė dhe pėrkrahje tė kahershme nėpėr kishat plot temjan tė Moskės sė kuqe.

    Kur Jasharajt, Lushtakėt, Kodralitė apo Mehajt nisėn tė ideojnė lėvizjen ilegale nė Drenicė, kur burrat e kėtyre shtėpive pėrgatiteshin tė mateshin me stuhitė serbe,nė fillim tė vitit 1986, Akademia e Shkencave serbe, nuk mungoi tė hedhė nė pazar tė ideve famėkeqin Memorandum tė sė radhmes. Me njė cinizėm si rrallėkund nė historinė e shkencės, kėta akdemikė patėn dalė asaj kohe me idenė e kobshme (ēka parashihte lumenj tė tjerė gjaku) qė serbėt duhet tė jetojnė nė njė vend unik dhe tė vetėm. Me kėtė akt tė paprecedent nė histroinė e marrėdhėnieve midis etnive tė ndryshme, ata parakuptonin faktin qė kudo ku kishte qoftė edhe njė grusht serbė, duhej patejtėr me ēdo mjet dhe mėnyrė tė zhdukeshin nga faqja e dheut fqinjėt e tyre, anipse ata jetonin nė trojet etnike tė tė parėve, anipse bėhej fjalė pėr egzistencėn e vetė racės njerėzore.

    Ē`ka qėnė nata e 30 dhejtorit 1991 nė Prekaz? Asgjė mė shumė se mundimi dhe shpresa e Beogradit pėr tė sendėrtuar hakmarrjen gjakatare ndaj shqiptarėve. Me qindra policė me uniformė ose tė fshehtė, me dhjetra armė automatike, mortaja dhe topa rrethuan bijtė e Kosovės martire, me tė vetmin qėllim pėr t`i vrarė ata, me tė vetmin qėllim pėr t`i “trembur” tė tjerėt pėr tė shuar qysh nė lindje vullkanin epokal tė lirisė sonė. Nxjerrin pushkė Mehajt, shėnojnė mbi aradhėn serbe Kodralitė ndėrsa vėllezėrit Rifat, Hamz dhe Adem, duke dalė prej kullavė lėshojnė piskamėn: Po a duen me na rrėmbye te sotmen dhe tė ardhmen o heeee! Zėrat e tyre tė pėrzjerė me krismat e armėve janė pėrlasur faqe mė faqe tė maleve tė Drenicės. Nuk dihet me saktėsi a kanė gjėmuar malet apo vetė historia e gurėve dhe drurėve, nė asht tė tė cilėve, ėshtė ruajtur vetė klithma e lirisė. Kur liria klith, mė parė se tė zgjoj sy dhe shpirtra tė fjetur, ajo depėrton nė kujtesėn e kombit. Ē`prej 31 dhjetorit tė vitit 1991, atėherė kur makina ushtarake serbe do tė largohej e mundur prej Prekazit,nė librat e policisė sekrete tė Beogradit, do tė shkruhej me tė mėdha emri i Adem Jasharit.

    Ē`ka qėnė vallė nata e 25 nėndorit 1997 pėr policinė e sekrete serbe? Pėrse ata i janė vėrsulur kėsaj radhe nė mėnyrė tinzare tė ftohtė si vdekja, lagjes Binakaj tė Vojnikut? Dhe ndėrsa kėta u afrohen lagjes dhe shtėpive tė shqiptarėve, gurėt dhe drurėt, nė memorien e tyre, nė mėnyrė tė vetvetishme sjellin ndėrmend njė prej masakrave tė Ēeklicės, shekuj mė parė, masakrė “e pastėr” e ortodokzismit tė egėr ndaj myslimanėve. Ende sot, nė eposin gojor mjeran tė Serbisė kėndohet e “famshmja” kėngė kur Vojvoda Batriē i raporton peshkopit Danilo dhe abatit Stefan:“Myslimanėt e Ēeklicės na ikėn,

    Kėshtu qė prej tyre vramė pak,Por dogjėm vatrat e tyre,Ēerdhe dervishėsh dhe xhami turke,Bėmė me to njė pirg tė mallėkuar.Qė tė mbetet si shenjė pėr popullin.”

    Ndėrsa nė kullat e lagjes Binakaj dėgjohen krismat e para tė pushkėve kriminale serbe, nė luginėn midis Llaushės dhe Rezallės sė Re, burrat e armatosur prijnė pas Adem Jasharit. Vetėtima dhe stuhi nuk mund tė mbrrinin dot mė shpejt nė shpatet edhe grykat e Vojnikut. Sėrish ndizet e ashpėr beteja dhe pėr policinė e fshetė serbe nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se gjėmimi i armėve i shpėrndarė tejendanė maleve tė Drenicės ėshtė Adem Jashari, ai qė pėrkrahu studentėt e Prishtinės mė 1981, ai qė ngarendėte ēdo 28 nėndor me flamur kuqezi nė gjoks, ai qė pėrball me eprorin e policisė serbe Rajkun gjatė demonstratave nė Skėnderaj, ai qė e pat kthyer kullėn e vet nė simbol tė vetėdijes nacionale pėr krejt drenicarėt. Natyrisht, nė rrjedhėn e ngjarjeve, serbėt asesi nuk mund tė kishin rėnė nė befasi. Ata qenė pėrleshur gjatė kėtyre anėve me Azem Galicėn, ata patėn humbur qindra ushtarė tė tyre dhe ēetnikė nė pranverėn e vitit 1945, nė luftė kundėr Shaban Polluzhės, tashmė do t`u duhej tė luftonin kundėr burrit tė Prekazit Adem Jashari.

    Llogaritė e serbve nė Vojnik nuk dalin. Ata tėrhiqen sėrish nė mėnyrė tinzare pėr tė kryer dy ditė mė vonė njė prej akteve tė shėmtuar dhe tė mynxyrshėm, vrasjen e mėsuesit tė nderuar Halit Geci. Gjendja depresive nė tė cilėn ndodhej policia e Beogradit, ėrėrat e forta tė shovinizmit dhe tė serbofobisė nė disa mjedise paranojake, favorizonin radikalizimin dhe ekstremizmin serb. Kjo simetri mjerane pėr shpirtin dhe moralin e njė kombi, duhej tė flakej. Por atje ku nuk mbėrrin dot fjala, atje ku mėria etnike urdhėron krime ndaj fqinjit, qė vetėm fati ta solli aq pranė, atėherė fjalėn e vet e thotė gryka e pushkės, e mbajtur sigurisht nė duar trimash. Nė 28 nėndor 1997, ndėrsa varri i mėsuesit tė nderuar Halit Geci mbulohej me kurora lulesh nga gjithė Kosova martire, nė funeralin e rastit shfaqeshin ushtarėt dhe prijėsit e parė tė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Njė simbolikė e ēuditshme lidhte nė kėtė datė, ngritjen e flamurit nė Krujė prej Gjergj Kastriot Skėnderbeut, nė Vlorė prej Ismail Qemalit dhe pothuajse 85 vjet mė pas, ky flamur qėndronte bri dėshmorit tė rėnė dhe tė atyre burrave qė mbartnin mbi supe pėrgjegjėsinė e ardhmėrisė sė trojeve etnike kosovare.

    Pos simbolika e mėsipėrme, nė mėnyrė depėrtuese do tė nderej jo vetėm nė rrafshe tė datave tona kulmore, por edhe nė ditlindje tė zakonshme. Adem Jashari pat lindur pikėrisht mė 28 nėndor dhe i jati Shabani e pati mbėshtjellė me flamur kombėtar. Profecia e lėnė disi nė periferi tė memories familjare, priste tani, nė fundshekullin e trazuar tė realizohej prej njė numri shumė tė madh njerėzish se kulla e Jasharajve. Drenica i kishte ēuar sytė vetėtimthi tek ai burrė shtatlartė, me mustakė, me zemrėn e madhe dhe sytė qė ndriznin zjarre dashurie. Por kėtė ndjenjė tė atdhedashurisė sė natyrshme, Beogradi nė mėnyrė krejt tė qėllimshme e konfronton me fjalėn terror, duke dashur tė mbulojė varganin e krimeve tė veta me gjethen biblike tė lules. Ende sot pas kaq vitesh, shqiptarėt nė Kosovė duket se nuk e kanė harruar rėnqethjen qė kanė ndjerė pas deklaratės sė Milosheviēit qė : “Ata qė nė Jugosllavi, e mbėshtesin terrorin shqiptar, i japin njė goditje serioze Serbisė dhe Jugosllavisė. Serbėt dhe malazezėt, nuk kanė mbetur vetėm kėta tė fundit. Ēdo vatėr nė Serbi, ėshtė gati qė nesėr tė niset pėr Kosovė. Sepse “shovinistėt shqiptarė” e dijnė mirė siē e kanė pas ditur dhe mė parė e duhet ta dijnė edhe nė tė ardhmen qė nuk do tė kenė dhe nuk do tė pushtojnė kurrė, qoftė edhe njė gisht tė vetėm tokė serbe dhe sidomos as qė do ta kenė e as qė do tė mund tė pushtojnė Kosovėn dhe Metohinė”.

    Totalitarizmi nacionalshovenist i urryer serb, ēdo ditė e mė shumė, nxirrte nė shesh, etjen tragjike pėr gjak shqiptarėsh. Gjak nė Prishtinė e Skėnderaj, gjak nė Ferizaj e Pejė, tė vrarė e tė varrosur pėrmes hymnit kombėtar shqiptar nė Drenicė, tė masakruar nė vise tė tjera nė afėrsi tė Maqedonisė shqiptare. Evropa e cila i ruante ende nė memorie krimet e fashizmit po shihte jo pa vėmendje se komunizmi nė agoni, ai qė dikur qe predikuar si vėllazėri e miqėsi e paskajshme, tanimė me metodat e dhunėn e pėrdorur ndaj njerėzve, ia ka kaloka edhe fashizmit. Ky socializėm i dekompozuar u shfaqka plot gjak e kocka ashtu si nė tragjeditė e lashta tė Sofokliut, por kėsaj radhe duke patur pėr skenė, Evropėn e mikluar prej teorive perverse tė kombit tė kulluar serb, predikimet pėr vrasje, sadizmin dhe terrorin psikologjik tė marrė si masė ndaj “terroristėve” shqiptarė, tek e mbramja, ricikloi edhe njė herė (ndonėse tani nė kushte mė tė pafavorshėm) shpėrfilljen e saj ndaj kombit tė vjetėr tė Ballkanit, i cili ndonėse u pėrgjysmua nė shekuj, nuk iu nėnshtrua asnjė lloj sundimi, pėrkundrazi ruajti, ngriti dhe lartėsoi dinjitetin e vet kombėtar. Adem Jashari, padyshim, mund tė merret si shėmbėlltyrė e kėsaj rezistence nė vise tė Kosovės. Ai dhe burrat qė e rrethonin nė ato vite, duke i thėnė “ndal” masakrave rituale nė viset shqiptare, u thoshin “ndal” nė tė vėrtetė hakmarrjes sė verbėr tė saj, cinizmit antievropian, lėvizjes tejet tė rrezikshme pėr t`u kapur pas miteve ndjellakeqės dhe jo pas realitetit qė ofrojnė zhvillimet.

    Nė ditėt e para tė marsit 1998, soldatska serbe kryen mizori nė fshatrat Qirez dheLikoshan. Popullsia e pambrojtur e kėtyre viseve u gjend nė mėnyrė tė beftė nėn shiun e predhave tė automatikėve, mortajave dhe topave tė kalibrit 75m/m. Por ajo gjendet e pambrojtur edhe ndaj opinionit evropian, i cili nuk ka kohė dhe mundėsi tė merret me kosovarėt. Sa pėr Beogradin, aty edhe disa opozitarė tė Milosheviēit, janė tė zhytur kėmbė e kokė nė nacionalizmin famėkeq tė Serbisė sė Madhe, duke u shndrruar me dashje apo pa dashje nė vegla tė kėsaj politike mjerane. Policia e fshehtė e Beogradit, ndjek lėvizjet e vullnetarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės dhe e bindur se Adem Jashari ėshtė simboli dhe shtylla kryesore e kėsaj qėndrese shqiptare, ndėrmerr hapin tjetėr. Ajo kėrkon tė shuajė me zjarr dhe hekur jo vetėm qėndresėn e burrit 42 vjeēar por krejt kullat e Jasharajve, duke dėshmuar se ėshtė njėherėzi pjellė e krimit dhe nėnė e tij.

    5 maj i vitit 1998 do tė vinte pėrmes njė agu tė mynxyrshėm nė vise tė Drenicės. Topa, mortaja, kallashnikovė, njė arsenal i tėrė metalik nė pėrballje me kullat e Jasharajve nė pėrballje me ata burra qė mbartnin mbi supe peshėn e Kosovės sė robėruar. Elaboratet serbė, tė ndjerė keq e mė keq kundruall shpresės sė shqiptarėve pėr pavarėsi tashmė nisnin falangat e mėdha kriminale drejt kullave paqėsore nė Prekaz me synim se do tė mund t`i prisnin udhėn lirisė qė ishte nisur. Nuk munguan as tanket dhe zhurma e tyre u parandje qysh larg Prekazit. Intuita e ēuditshme malėsore parapa lumenjtė e gjakut qė kėrkonin shtretėrit e rinj tė tyre, nėpėr gryka tė Drenicės. Burrat e Jasharajve mblidhen saora dhe mendojnė qė pleqtė dhe fėmijėt tė largohen nga kulla. Baca Shaban nuk pranon. Gratė gjithashtu. Fėmijėt kanė besim tek tė parėt e tyre. “Na kjoftė dit e hajrit “ mund tė thotė Shaban Jashari dhe tok duart me djemtė. Ademi ajo shqipja e rėndė hypur nė shkėmb, rregullon armėt dhe jep porositė e rastit. Ka momente nė jetėn e njeriut kur ai e sheh me sy vdekjen, por e shpėrfill atė. Ngase mund tė vij kjo shpėrfillje qė i zbardh faqen burrit, atit, djalit apo nipit? Vėshtirė tė depėrtojė shkenca deri aty. Por sigurisht depėrton ndjenja e thellė, e mrekullueshme, askurrė e vjetėruar e dashurisė pėr atdheun, kombin, tė parėt dhe pasardhėsit e tu.

    Nė orė tė tėra nė ato kulla pėrleshej jeta me vdekjen. Jetėn e mbronin pushkėt e Jasharajve, vdekje e donin shpura e Millosheviēit, e tė ēmendurit tė mbramė tė Evropės. Faiku dhe Aliu, Shabani dhe Halili, Isai dhe Beqiri, Sherifi dhe Nazmiu, vunė gjokset e tyre pėrballė soldatskės serbe, duke i rikthyer nė kujtesėn e gurėve tė Drenicės, betejat emblematike tė luftėtarėve kosovarė nė vite. Adem Jashari, me trimėrinė dhe guximin prometeik tė tij, ishte shpresa dhe zemra e tė gjithė luftėrtarėve tė tjerė. Policėt e Beogradit ngarendinin pas blindave dhe botės sė hekurt tė armatimeve pasi patriotizmi i tyre ekstrem, ishte i pėrvetėsuar nga pėrrallat e mitologjisė serbe, ndėrsa Adem Jashari dhe familja e tij po i shndrronin kullat e tyre nė Prekaz, nė karakollet e parė tė qėndresės shqiptare, tė asaj qėndrese e cila lidhej me mijra fije, me vetė agzistencėn dhe ardhmėrinė e kombit tonė. 38 dėshmorė tė Jasharajve flasin mė mirė pėr kėtė.

    Janė 38 varre pranė e pranė nė Prekaz. Janė 38 monumente tė asaj qė quhet qėndresė kombėtare. Midis tyre ( duket se ende komandon , jep dashuri e shpresė) Adem Jashari, simboli i nderit, burrėrisė dhe trimėrisė sė Ushtrisė Ēlirimtare e Kosovės. Guximi me tė cilin ky burrė priti aradhat e Milosheviēit nė kullat e tij, shfaq njė tjetėr dimension tė shqiptarėve nė kapėrcyell tė shekullit tė 20. Flijimi familjar, ky kapėrcim elegjiak i dhimbjes njerėzore i kujtonte Evropės se thika serbe po shkonte nė asht tė shqiptarėve. Pėrmasa e re e pėrftuar nė kėtė rast, tė jepte mundėsinė tė zbrisje shumė thellė, aty ku ndodhen ende sot, rrėnjėt e tragjedisė midis dy popujve ballkanikė. Me humbjen fizike tė Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershėm shqiptar, humbi nė shekullin qė lamė pas, njė ndėr figurat e spikatura tė identitetit tė vet. Ndėrsa liria dhe pavarėsia e Kosovės vlen tė shihet kurdoherė, si njė rikthim i kėtij burri nė krejt jetėn tonė. Prej vitesh, nė bjeshkė, nė oda trimash ėshtė artikuluar: Lum ai qė rron pas vdekjes! Padyshim si njė i tillė, Adem Jashari mbetet jo vetėm krenari e bjeshkėve tona por edhe pararendėsi i qytetėrimit tė shqiptarėve.
    © 2002-2004 Iliria Network Ltd. All Rights reserved. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara. Alle Rechte vorbehalten. Kopjimi

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Klark: Populli i Kosovės dhe miqtė e saj nuk do ta harrojnė familjen Jashari

    Skenderaj, 25 maj 2006 (Kosovapress) Koha 17:59

    Vizita e gjeneralit Klark nė familjen JasharajGjenerali amerikan Uesli Klark, i shoqėruar nga kryeministri Agim Ēeku, ka vizituar tė enjten vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, Prekazin. Pėr tė nderuar pėr kontributin e dhėnė pėr Kosovėn dhe popullin e saj, gjenerali Klark me kėtė rast ėshtė pritur me duartrokitje nga qytetarė tė shumtė tė Drenicės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Ahmet Qeriqi Fenomene shqiptare


    Fenomeni Adem Jashar, fenomen unikat i sakrificės pėr liri nė historinė e qytetėrimit


    Fenomenalė janė njerėzit e veēantė, tė cilėt me veprat dhe bėmat e tyre lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė momente tė caktuara tė historisė.
    Njė fenomen i tillė, me pėrmasa tė piedestalit jo vetėm kombėtare, ėshtė ADEM SHABAN JASHARI, i lindur nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor tė vitit 1955 dhe i rėnė nė pavdekėsi mė 6 mars tė vitit 1998, po nė Prekaz. Shkrimet e deritanishme qė janė publikuar pėr Adem Jasharin, pėrveē nė raste tė veēanta, nuk lėnė pėrshtypjen e analizave tė thella studimore, nė pasqyrimin me pėrgjegjėsi dhe njohuri profesionale tė kėtij fenomeni unikat, jo vetėm nė historinė shqiptare. Pėr mė tepėr, shumica e shkrimeve tė deritanishme, janė shėnime tė zakonshme jetėshkruese, nė tė cilat vėrehet qasja uniforme, stili i rėnduar me figura tejet tė pėrgjithėsuara dhe mjaft tė konsumuara nė letrat tona. Pėrmasat heroike, sakrifikuese, tė Adem Jasharit dhe tė Jasharėve tė tjerė tė Prekazit, tani dėshmorė tė kombit, janė pėrmasa tė veēanta, unikate nė historinė e qytetėrimit botėror.
    Akti i heroizmit vetėsakrifikues tė JASHARĖVE ėshtė akt fenomenal dhe si i tillė i takon njė tipologjie sė veēantė studimore shkencore.
    Fenomeni Adem Jashar, ėshtė fenomen sui generis, fenomen qė i tejkalon pėrmasat kombėtare e rajonale, ėshtė fenomen qė mund tė paraqitet vetėm njėherė nė historinė e qytetėrimit, ose njėherė gjatė disa shekujve. Duke folur pėr fenomene tė tilla, studiuesi i vėmendshėm i etnopsikologjisė shqiptare dr. Kristė Maloku, nė studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar nė vitet e tridhjeta tė shekullit njėzet, ndėr tė tjera ka shkruar: Shpėtimtari i kombit duhet tė ketė fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazėm djalėrie si Alkibiadi, vullnet vetėflijues si Sokrati. Por kėsi shpėtimtarėsh tė kombit nuk mbijnė aq lehtė nė Shqipėri e as tjetėrkund, sepse Zoti i dėrgon ata vetėm njėherė brenda qindra e mijėra vjetėsh. Dhe, i dėrgon vetėm si njė kurorėzim tė njė pune tė gjatė kombėtare, plot orvatje e mundime, si njė lulėzim tė shkėlqyeshėm mbi gjethe, gjemba e ferra tė njė kopshti tė kulturuar kombėtar. Kristė Maloku, Shteti apo kombi, botuar nė revistėn Dardania Sacra nr.4 Prishtinė 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristė Malokut, pėrputhet nė tėrėsi me pėrshkrimin qė ai i bėnte shpėtimtarit, heroit tė njė kohe tė caktuar historike.
    Veēantia tipike e kėtij fenomeni i ka specifikat e veta nė kohė dhe nė hapėsirė. Rrėfimi pėr luftėn, qėndresėn dhe sakrificėn e Adem Jasharit, Hamėz Jasharit, Shaban Jasharit dhe tė JASHARĖVE tė tjerė nė Prekaz, mė, 5.6 dhe 7 mars tė vitit 1998, ėshtė rrėfimi mė tronditės, nė tė njėjtėn kohė rrėfimi mė krenar dhe mė i sublimuar nga tė gjitha rrėfimet e tjera tė luftės dhe tė sakrificės njerėzore, tė kryera nė emėr tė idealit tė lirisė, nė emėr tė ēlirimit nga makineria mė e tmerrshme qė ka sunduar ndonjėherė nė botė.
    Filozofi mė i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, nė veprėn madhore “Fenomenologjia e shpirtit” nė kapitullin, Perėnditė dhe njerėzit, ndėr tė tjera ka shėnuar: Forcat e pėrgjithshme disponojnė nė vetvete shenjėn e individualitetit, e cila ėshtė e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirė, i cili pėrgjithėsisht rrjedhė prej tyre. Kėshtu kanė vepruar perėnditė, kėshtu veprojnė edhe njerėzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)
    Pikėrisht nė suaza tė kėtij pėrkufizimi filozofik tė Hegelit, duhet zbėrthyer frymėn e principit tė jetės dhe tė veprės sė Adem Jasharit, tė Anteut tė kohės sonė, i cili u pėrball me forcėn e brutalitetit barbar, pėr tė ngadhnjyer mbi atė forcė djallėzore, me aktin e qėndresės dhe tė heroizmit unikat, tė papėrsėritshėm nė historinė e qytetėrimit.
    Fenomen unikat vetėflijues
    Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetėm njėherė, ka ndodhur nė kohė dhe hapėsirė tė caktuar, ka ndodhur nė momentin vendimtar tė historisė sonė. Fenomeni i tillė nuk mund tė pėrsėritet. Ai ėshtė unikat, origjinor, autentik.
    Pėr ta sjellė nė jetė Adem Jasharin dhe pėr tė bėrė tė tillė ēfarė ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillė si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje tė kthjellėt, me gjykim tė shėndoshė dhe me veti vetėflijuese, nė mbėshtetje tė sė mirės dhe urrejtje kundėr sė ligės. Nga historia kombėtare i kishin lėnė mbresa tė veēanta rrėfimet pėr Bajram Currin, Ēerēiz Topullin, Oso Kukėn, Azem Galicėn e Selman Kadriun.
    Njėzimi i fuqisė fizike dhe mendore nė qenien e tij pėrbėnte tėrėsinė harmonike, tė mbushur pėrplot me impulse pozitive, pėr tė pėrballuar me sukses sfidat me tė cilat e ballafaqoi koha.
    Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte nė atė pėrmasė i kompletuar, po tė mos ishte i biri i Shaban Jasharit, njė burrė trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nėnė Zahides, njė grua amazone shqiptare. Nuk do tė ishte fenomen me pėrmasa tė tilla po tė mos e kishin mbėshtetur nė ēastin vendimtar: vėllezėrit, bashkėshortja, tė afėrmit dhe tėrė familja e ngushtė dhe e gjerė, nė momentin pėrmbarues tė bėmės sė tij heroike. Nuk do tė ishte me pėrmasa tė tilla fenomenal, po tė mos ishte lindur nė Prekaz tė Drenicės, pikėrisht mė 28 nėntor tė vitit 1955.
    Nė tiparet e fizikut tė tij, hetojmė tė gjitha vijat karakteristike tė fytyrės, tė flokėve, tė hundės dhe tė syve, krejtėsisht identike me tiparet e Lekės sė Madh. Po tė vėmė pėrballė skulpturėn e Lekės sė Madh tė punuar nga skulptori grek, 2300 vjet mė parė dhe po ta krahasojmė me fizikun e Adem Jasharit nė moshėn e tij 35 vjeēare, do tė vėrejmė elementet mė identike tė mundshme tė ngjashmėrisė, sikur ndodh jo rastėsisht me ngjashmėrinė nė mes njerėzve tė njė race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcė, qėndresė, heroizėm, patos revolucionar, pathyeshmėri. Nė figurėn e tij janė sintetizuar tė gjitha elementet shpirtėrore dhe fizike me pėrmasa tė veēanta.
    Hapėrimi i tij krijon pėrshtypjen e hapėruesit historik, tė Marathonomakut tė Madh, lajmėtarit, luftėtarit, vetėflijuesit, projektuesit tė lirisė dhe bėrėsit tė fitores. Mė 5.6. dhe 7 mars tė vitit 1998, Adem Jashari i kishte kėnduar lirisė, i kishte kėnduar tokės shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar tė digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do tė lahej nė gjakun e mijėra dėshmorėve e martirėve, qysh atėherė kishte filluar frymėmarrjen e lirisė.
    Parashikimi i Nostradamusit pėr Njeriun e Madh
    Fenomeni Adem Jashar, i pėrket profecive tė parashikuesve mė tė njohur tė historisė sė qytetėrimit. Rrėfimi historik pėr Adem Jasharin, duke e krahasuar atė me personazhe tė caktuara tė Biblės apo tė rrėfimeve tė tjera para antike dhe tė kohės antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumė tė tjerė, ėshtė rrėfim qė nė shumė segmente i tejkalon tregimet e moēme mbi trimėrinė, qėndresėn, vendosmėrinė dhe vetėsakrificėn.
    Rrėfimi mbi bėmat dhe qėndresėn e Adem Jasharit, nė mėnyrė vegimtare ėshtė prezantuar edhe nė parashikimet profetike tė Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparė me saktėsi shumė nga rėniet e ngritjet nė historinė e njerėzimit.
    Nė njė katrenė tė Nostradamusit pėr Njeriun e Madh, thuhet:
    Veprat e vjetra do tė pėrfundojnė Dhe nga ēatia e keqja do tė bjerė mbi Njeriun e Madh. Parshikues tė mėdhenj, OMSCA,Tiranė, 1999, faqe 145. Po t`i analizojmė me vėmendje kėto dy vargje, nė kontest tė kohės dhe hapėsirės sonė historike, do tė zbėrthejmė enigmėn parashikuese tė Nostradamusit. Me aktin luftarak e vetėflijues tė Adem Jasharit dhe tė JASHARĖVE, mė 7 mars tė vitit 1998 nė Prekaz, pėrfunduan veprat e vjetra, pėrfundoi skllavėria dhe rrojtja zvarranike, pėrfundoi deliri i rrojtjes nėntokė, i jetės sė ngjashme me jetėn e urithit.
    Dhe, pėr tė pėrfunduar pėrgjithmonė e vjetra shekullore skllavėruese:
    Nga ēatia e keqja do tė bjerė mbi Njeriun e Madh. Ēatia e Kullės sė Adem Jasharit ishte pėrshkuar me zjarrin e tė gjitha armėve shfaruese tė artilerisė sė Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetėm mbi ēatinė e kullės sė Njeriut tė Madh, por edhe mbi tė gjithė Jasharėt qė qėndruan nė Kėshtjellė.
    Gjithnjė duke analizuar profecitė e Nostradamusit do tė hasim edhe nė vargje tė tjera mjaft kuptimplote:
    Njė vrasje aq e egėr, sa askush nuk mbeti i gjallė! Vepra e cituar faqe 126. Edhe ky konstatim vegimtar, sado qė duket i pėrgjithėsuar dhe mund tė korrespondojė edhe me shumė ngjarje tė tjera tė mizorishme, qė kanė ndodhur dhe ndodhin kudo nė botė, tė pėrkujton tė veēantėn e profecisė, sė Nostradamusit, faktin real se, mė 7 mars tė vitit 1998 nė Kullėn e Qėndresės historike shqiptare, nė Prekaz, asnjė kėshtjellar nuk mbeti i gjallė, mirėpo pikėrisht atė ditė, filloi shembja e pėrgjithmonshme e sundimit tė satanait serb nė vendin tonė.
    Fenomeni i pėrjetėsisė
    Fenomeni Adem Jashar, nė historinė tonė mė tė re, nė ndėrgjegjen e liridashėsve shqiptarė, ėshtė ngulitur jo vetėm si kult qė simbolizon trimėrinė, vendosmėrinė, sakrificėn, po mbi tė gjitha ėshtė simbol unikat i fuqisė dhe i vitalitetit kombėtar, simbol i pėrsėritjeve ciklike tė ngritjeve shqiptare, pas rėnieve tė shumta. Adem Jashari ėshtė Mesi i realizuar, ėshtė shpėtimtari qė e kemi pritur me shekuj, ėshtė udhėrrėfyesi dhe shembull dhėnėsi realist i lirisė.
    Epiqendra e heroizmit dhe qėndresės shqiptare sot, nuk mund tė mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon tė mbetet burim i frymėzimit mė tė fisnikėruar kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt liridashės dhe mė gjerė. Vizita, qė shqiptarėt, por edhe shumė liridashės e humanistė tė tjerė nga mbarė bota i bėjnė Kullės sė Jasharėve, tani nė Kompleksin Memorial Kombėtar, nė Prekaz, ėshtė tregues se pikėrisht nė qendėr tė Shqipėrisė po pėrjetėsohet njė vendpelegrinazh i ri i botės shqiptare, njė vend i shenjtė jo vetėm i Shqipėrisė.
    Fenomeni Adem Jashar po ngrihet nė monument pėrjetėsie fizike e shpirtėrore, jo si mit mesjetar, jo si legjendė e rrėfimeve tradicionale mitologjike, por si njė personazh i veēantė dhe realist i historisė me pėrmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shėnuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnė dot as legjendat, shėnuan infinitet, pėrtej tė cilave pushon fjala.
    Nė tė gjitha segmentet studimore, nė tė gjitha format e krahasimit dhe tė pėrshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para sė gjithash me origjinalitet, imponohet me veēanti tipike tė njė tipologjie autentike nė paraqitje, qė mbėrthen nė vetvete tė gjitha pėrshtresimet universale tė Njeriut, i cili jo rastėsisht kishte sfiduar terrin, barbarinė, dhunėn, jo rastėsisht iu kishte kundėrvėnė ushtrisė gjakatare tė Mabusit (Milosheviqit) tė kohės.
    Literatura:
    Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.) Kristė Maloku, Shteti apo kombi, botuar nė revistėn Dardania Sacra nr.4 Prishtinė 2002,f.74. Parshikues tė mėdhenj OMSCA,Tiranė, 1999, faqe 145.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Humanisti dhe shkrimtari malazias, Jevrem Berkoviq, bėn homazhe te varri i legjendarit, Adem Jashari

    Gjeneratat e reja tė vendit tonė mbase nuk e njohin sa duhet shkrimtarin, publicistin e mbi tė gjitha humanistin malazias, Jevrem Berkoviq. Ky emėr ėshtė i mirėnjohur pėr liridashėsit e Kosovės, sidomos prej vitit 1981, kur nė Kosovė filluan protestat dhe demonstratat e rinisė shqiptare me kėrkesė pėr krijimin e Republikės sė Kosovės. Ishte asokohe ndėr tė vetmit nė Jugosllavi, shkrimtari Jevrem Berkoviq, i cili pėrkrahu kėrkesat e drejta tė rinisė shqiptare tė Kosovės dhe pėr pasojė u ballafaqua me shumė shantazhe, izolim e satanizim. Megjithatė ai qėndroi e nuk u dha. Asnjėherė nuk u pajtua me qėndrimin diskriminues tė Jugosllavisė kundėr shqiptarėve, dhe kurdoherė qė iu dha mundėsia e mbrojti parimin e filozofisė realiste lidhur me tė drejtat e kombeve pėr vetėvendosje.
    Zėri i tij sado qė i vetmuar, asokohe ngeli nė kujtesėn e liridashėsve tė vendit tonė, si zė i njė pėrkrahjeje parimore, njerėzore. Dhe fatkeqėsisht pėr shumė kohė Jevrem Berkoviqi ngeli i vetmuar nė pėrpjekjet e tij humaniste, meqė shumica e intelektualėve serbė dhe malazias u bėnė zėdhėnės tė ēmeritur tė politikave antishqiptare tė Beogradit. Mirėpo, e drejta sado qė mėnon, nuk harron. Dhe shkrimtari malazias Jevrem Berkoviq erdhi kėsaj radhe nė Kosovė, jo vetėm pėr tė marrė njė ēmim nderi pėr krijimtarinė dhe humanizmin e tij, por edhe pėr ta parė realitetin e ri, qė u krijua nė Kosovė pas dėbimit tė forcave tė errėsirės. Ai nuk hezitoi, dhe pėr mė tepėr vizitoi edhe Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” nė Prekaz. Madje edhe bėri homazhe te varri i Legjendarit, ku ende nuk ka shkelur kėmba disa liderėve tė vendit tonė. Ai u pėrul para veprės heroike tė legjendarit dhe para sakrificės sublime tė Jasharėve pėr lirinė e Kosovės. “Nga kėtu lindi shteti i Kosovės”, nėnvizoi Berkoviq, nė fletoren e pėrshtypjeve me rastin e vizitės nė Prekaz. Shembulli i shkrimtarit, Jevrem Berkoviq, jo vetėm qė duhet pėrshėndetur dhe duhet mbėshtetur me respekt dhe nderim tė veēantė, por ky shembull duhet tė shėrbejė edhe pėr ta thelluar ndjenjėn e respektit pėr njeriun si tė tillė, pa paragjykuar racėn, kombin apo fenė e tij.
    Vlerėsimi i tij “nga kėtu lindi shteti i Kosovės” ėshtė shumė domethėnės, madje edhe pėr njė pjesė tė elitės politike tė vendit tonė, e cila politikėn e vet amorfe nuk e bazon nė esencėn e lindjes sė shtetit tė Kosovės, por e gėnjen vetveten dhe opinionin se qenka nė rrugė pėr ta bėrė atė. Sepse, pavarėsisht se si do tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės, shteti i Kosovės lindi me veprėn e legjendarit Adem Jashari, ndėrsa ende nė Kosovė ka individė dhe grupe harbutėsh e rrugaēėsh, qė flasin e shkruajnė se lufta e UĒK-sė ishte konflikt, se Adem Jashari me bashkėluftėtarėt nuk ishte mė shumė se njė grup luftėtarėsh, se lufta e UĒK-sė nuk ia solli lirinė Kosovės, e gėnjeshtra tė tilla profane, antikombėtare. Tė tillėt, po tė kishin turp, njerėzi e fytyrė njeriu, do tė skuqeshin nėse kanė dėgjuar deklaratat e shkrimtarit malazias, Jevrem Berkoviq. Shembulli dhe fjala e shkrimtarit humanist, Jevrem Berkoviq do tė ngelė nė kujtesėn e liridashėsve tė Kosovės edhe pėr fjalimin e tij burrėror me rastin e marrjes sė ēmimit “Kepi i Shpresės sė Mirė”, me tė cilin u nderua nga juria e poetėve, ditė mė parė, nė Mitrovicė. “Ėshtė e rėndė dhe me pėrgjegjėsi qė sonte kėtu, nė Mitrovicė, tė jesh Jevrem Berkoviq. Ndėrkaq ėshtė shumė e bukur tė jesh, pjesėtar i popullit, juria e nderuar e tė cilit mė ndau njė mirėnjohje kaq tė lartė ndėrkombėtare, siē ėshtė “Kepi i Shpresės sė Mirė”. Mė tutje shkrimtari dhe humanisti Berkoviq ka shtuar: ”Dramat e mėdha tė popujve ndodhin e kalojnė. Dhe nga ato drama popujt dalin ngadhėnjimtarė, ose zhyten nė humnerėn e sė kaluarės. Kjo i ndodhi edhe popullit shqiptar nė Kosovėn shqiptare dhe atyre qė kėtė vend e pėrjetojnė si atdhe tė tyre. I ndodhi mu ajo, dhe ata qė deshėn ta vrasin, e forcuan, ndėrsa veten e shpėrngulen jo vetėm nga Kosova, por edhe nga miti i Kosovės, mit tė cilin e krijuan me lahutarėt, priftėrinjtė, rapsodėt etj, duke menduar se kjo do tė jetė arma e tyre vrastare pushtuese, arma e tyre shpirtėrore pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve. Mirėpo miti i tyre i tradhtoi, dhe sė pari i bėri viktima tė veta, e pastaj i ballafaqoi me tė vėrtetėn e vrazhdė”. Kėto konstatime filozofike, emancipuese dhe historike tė shkrimtarit Berkoviq duhet tė shėrbejnė si mėsimi i parė i abetares pėr tė gjithė politikanėt serbė, pėr Kishėn serbe dhe pėr tė gjithė ata, qė kanė bėrė pėrpjekje pėr tė realizuar mitin e shpifur pėr Kosovėn si djep tė Serbisė. Kėtė mėsim do tė duhej ta kuptonte edhe besniku fanatik i idealeve internacionaliste, ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, i cili ka ngulur kėmbė qė Kosova sėrish tė mbetet e kushtėzuar nga Serbia, nga Serbia e cila ka bėrė pėrpjekje tė pareshtura shekullore pėr ta shfarosur, duke u shėrbyer me mitet dhe duke bėrė pėrpjekje pėr ta vrarė tė vėrtetėn.
    Shkrimtari dhe humanisti, Jevrem Berkoviq, ėshtė nė radhė tė parė nderi i popullit tė vet, ėshtė edhe nderi i sė vėrtetės, e cila ka nevojė tė thellohet, me qėllim pėr tė filluar sadopak pėrpjekja e fillimit tė besimi nė mes tė atyre njerėzve, qė kanė dhėnė prova humanizmi dhe mirėkuptimi tė ndėrsjellė. A. Q



    -------------------------------

    Askend nuk po e mbytka marrja e turpi ku jane udhheqesija e LDK-se o zot eshe ata i thone vetit shqiptar!!!!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Kryetari Thaēi dhe nėnkryetari Limaj marrin pjesė nė pėrurimin e memorialit tė komandantit legjendar Adem Jashari nė Tiranė

    Tiranė, 28.11.2006

    Sot, nė ora 11:00, pranė hyrjes sė rrugės sė selive diplomatike nė Tiranė, pėrurohet memoriali "Adem Jashari". Bashkia e Tiranės do tė organizojė nė Ditėn e Flamurit, nė pėrvjetorin e 94-t tė shpalljes sė mėvetėsisė sė hapėsirės kombėtare, pėrurimin e memorialit kushtuar Adem Jasharit, komandantit tė parė dhe legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
    Nga Kosova nė kėtė ceremoni marrin pjesė kryetari dhe nėnkryetari i PDK-sė, z.Hashim Thaēi e z.Fatmir Limaj.

    Ceremonia do tė nisė nė orėn 11:00 nė sheshin nė hyrje tė rrugės sė Durrėsit, pak pasi kalon Zogun e Zi, nė drejtim tė qendrės sė Tiranės dhe gjithashtu pranė bllokut tė pėrfaqėsive diplomatike. Memoriali ėshtė punuar nga skulptori Thoma Thomai.

    Nga Kosova nė kėtė ceremoni marrin pjesė kryetari dhe nėnkryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi e Fatmir Limaj. Nė ceremoni sipas Bashkisė sė Tiranės, do tė mbajė njė fjalė rasti kryetari i saj, Edi Rama, nė prani tė qytetarėve nga mbarė trojet shqiptare sipas lajmėrimeve paraprake. Nga Kosova do tė jetė njė pėrfaqėsi e kryesuar nga Hashim Thaēi, kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, si dhe nėnkryetari i saj Fatmir Limaj.

    Vendosja e memorialit tė komandantit tė UĒK-sė Adem Jashari pėrkon me Ditėn e Flamurit dhe me ditėn e lindjes sė tij dhe tė daljes sė parė publike tė UĒK-sė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e filmuan.. ademin.. e denoncuan.. tek serbia.. e braktisen.. kur erdh polici-ushtria e sllobos.. e lan me fmi e gra te rrethuar.. e priten sa u masakrue me gjith fmit e grat e fisit.. e pastaj ja kenduan referatin.. e tash te ngratin e shfrytzojne me ja rrit pushtetin bol.eve te edvinit.. ja cka jan te afte me ba polpotistet e PDK-se..se lpk-se .. krijeses e sherbetores se sigurimit te enver nexhmije hoxh ali stalin-ram edvinit..

    dalja publike e uck-se eshte prologu i tragjedise.. se madhe.. te masakrimit te 3 milion shqiptareve.. nga serbia qe u ftua ne kte masaker nga shtabi rognerist i cili dirigjonte gangsterret daut selim e sorrollop..
    Ushtrite krijohen forcohen qe ne kohen e duhur ta shpartallojne armikun e jo qe te shpallen ne kohen e pa duhur qe armiku te perfitoje preteksin pa u lodh hiq.. qe te perdhunoje popullin te cilin kta shpallsa aventurier te shitur pretendojne se duan ta clirojne..
    po keshtu ndodh kur fatet e kosoves perdhunshem del kinse don ti mbroje nje falange hajnash enveriste dhe pa qyk zori per xhepat e nanos abdi rognerave.. ja leshojn bajonetes se arkanit nji popull te tane..

    e sot kta horra po dun me zor ti quajm clirimtare kur krejt bota e pa se cili ishte clirimtari i Kosoves..
    ishte Nato dhe Vetem Nato.
    horrat le te marrin dekorate nga moisiu e sejdiu e daci me motivacionin.. "Te afte me ftue sllobon.. e me hup si shurra ne aeroplan ne vilat e enverit.."

    ju nuk cliruat kerkend.. agallare staliniste qosiste enveroiste klosoiste edvino caushiste.. te LPK-se..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-11-2006 mė 09:38

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryetari Thaēi: Komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari ėshtė kryeheroi i shqiptarėve


    Sot nė Tiranė, nė praninė e njė numri tė madh personalitetesh nga gjithė hapėsira shqiptare, ėshtė pėruruar Memoriali i Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari.
    Nė kėtė pėrurim, qė pėrkon me Festat Kombėtare tė Nėntorit dhe me ditėlindjen e komandantit legjendar, ka marrė pjesė njė delegacion i PDK-sė i kryesuar nga kryetari Thaēi, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe nėnkryetari Fatmir Limaj, sekretari i pėrgjithshėm Jakup Krasniqi, anėtarėt e kryesisė Xhavit Haliti dhe Ramė Buja.
    Pėrurimin e bustit tė komandantit legjendar e bėnė kryetari Thaēi, i biri i dėshmorit Hamzė Jashari, Bekim Jashari dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama.
    Nė ceremoninė e pėrurimit tė memorialit, me njė fjalė rasti ėshtė paraqitur bashkėluftėtari i komandantit legjendar Adem Jashari, ish-lideri politik i UĒK-sė, tani kryetar i PDK-sė z.Hashim Thaēi.



    (Thekse kryesore nga fjala e kryetarit tė PDK-sė z.Hashim Thaēi nė ceremonialin e pėrurimit tė bustit tė komandantit legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Tiranė)

    Fillimisht Ju uroj tė gjithėve Festėn e Flamurit, Festėn e Pavarėsisė dhe tė gjitha festat tjera tė Nėntorit.

    I nderuari kryetar i Bashkisė z.Edi Rama,
    Tė gjithė nderuar qytetarė tė Tiranės,

    Sot nė Tirane po ndodh ajo qė pritej dhe duhet tė ndodhte. Sot Tirana dhe e gjithė Shqipėria po e nderon dhe respekton vlerėn mė sublime tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, Komandantin Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari. Sot kryetari i Bashkisė Edi Rama, me punėn e tij tė palodhshme po e madhėshton vlerėn e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė me bustin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Adem Jashari e deshi Tiranėn, e deshi dhe respektoi Shqipėrinė. Komandanti Legjendar jetoi, punoi dhe me bashkėluftėtarėt e tij u pėrgatit edhe nė Tiranė pėr ēlirimin e Kosovės. Komandanti legjendar gjithmonė ishte i bindur se pėr ēlirimin e Kosovės, Shqipėria do tė mund tė luaj atė rol qė luajti, rolin vendimtar, prandaj urime, pėrgėzime dhe mirėnjohje nė kėtė drejtim, si institucioneve, ashtu edhe popullit tė Shqipėrisė.

    Komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari ėshtė kryeheroi i shqiptarėve, prandaj ai dhe vlera e tij, sakrifica dhe mundi i UĒK-sė, si dhe sakrifica e gjithė shqiptarėve po respektohen. Sot Tirana dhe e gjithė Shqipėria pėrulet me mirėnjohje pėr komandantin legjendar Adem Jashari, po pėrulet e tėrė Kosova, po pėrulen shqiptarėt nė Mal tė Zi, nė Preshevė e Bujanoc, kudo qė gjenden ata.

    Lufta e komandantit legjendar, pra lufta e UĒK-sė, hapi perspektivė pėr tė gjithė rajonin. Lufta e Kosovės i hapi perspektivė edhe Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt Evropės, i hapi perspektivė demokratizimit tė Maqedonisė, si dhe demokratizimit tė gjithė rajonit.

    Ndodhi mrekullia, u formau UĒK-ja e udhėhoqi komandanti legjendar Adem Jashari, u zhvillua luftė heroike, e fituam mbėshtetjen e plotė tė Shqipėrisė, tė institucioneve dhe tė kombit, e fituam mbėshtetjen e plotė edhe tė ndėrkombėtarėve, fillimisht tė SHBA-ve dhe pastaj tė tė gjitha vendeve perėndimore. Ndodhi Marrėveshja e Rambujesė, nodhen bombardimet, ndodhi liria e Kosovės, prandaj urime dhe pėrgėzime tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė .

    Z Edi Rama ju shpreh mirėnjohjen mė tė lartė tė tė gjithė bashkėluftėtarėve pėr vendosjen e bustit tė Komandanti Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Tiranė.

    Lavdi dėshmorėve tė kombit.



    Po ashtu, nė kuadėr tė vizitės zyrtare nė Shqipėri, qė pėrkon me Festat Kombėtare tė Nėntorit dhe me pėrurimin e memorialit tė Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Tiranė, njė delegacion i Partisė Demokratike tė Kosovės i kryesuar nga kryetari z.Hashim Thaēi, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe nėnkryetari z.Fatmir Limaj, sekretari i pėrgjithshėm z.Jakup Krasniqi, anėtarėt e kryesisė z.Xhavit Haliti dhe z.Ramė Buja, po zhvillojnė takime tė rėndėsishme me krerė tė politikės dhe institucioneve tė shtetit shqiptar.

    Delegacioni i PDK-sė i kryesuar nga kryetari Thaēi, pas takimi tė mėngjesit qė ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar z.Sali Berisha, ėshtė takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes tė Shqipėrisė z.Fatmir Mediu, me kryetarin e Partisė Socialiste z.Edi Rama dhe me kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim z.Ilir Meta.

    Nė tė gjitha takimet me krerėt e politikės dhe institucioneve shqiptare, kryetari Thaēi ka shprehur domosdonė e ruajtjes sė unitetit tė klasės politike shqiptare dhe domosdonė e vazhdimit tė bashkėpunimit tė udhėheqjes shqiptare nė tėrė hapėsirėn shqiptare, nė funksion tė pėrkushtimit tė vazhdueshėm pėr stabilitetin nė rajon dhe thellimin e integrimeve evropiane nė kėtė pjesė tė Evropės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vendoset ne Tirane busti i Adem Jasharit. Rama: Nuk ka dallim ne politike kur behet fjale per pavaresine e Kosoves

    Ora 13:50
    Nga Daniela Bonollari


    TIRANE (28 Nentor) - Sot me 28 Nentor, ne Diten e Pavaresise ne Tirane eshte vendosur busti i heroit kombetar te Kosoves, Adem Jashari.
    “Nuk duhet te jemi te ndare kur behet fjale per Kosoven”, kane qene fjalet e Kreut te PS njekohesisht dhe kreut te Bashkise me te madhe ne vend, Edi Rama gjate vendosjes se bustit. „Kur eshte fjala per Kosoven, per pavaresine e saj, per integrimin e Kosoves e Shqiperise nuk ka dallim. Mes nesh nuk ka dallim, as mes partive politike nuk ka dallim, mes opozites dhe qeverise nuk ka dallim. Ne te gjithe e duam Kosoven e pavarur dhe te gjithe e duam Kosoven e Shqiperine bashkarisht ne komunitetin europian“, ishin fjalet e Rames gjate ketij evenimenti.

    Memoriali qe u vendos pranė hyrjes sė rrugės sė selive diplomatike nė Tiranė ėshtė punuar nga skulptori Thoma Thomai. Nga Kosova nė kėtė ceremoni maoren pjesė kryetari dhe nėnkryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi e Fatmir Limaj.

    ( /Balkanweb)


    Rama: Nuk ka dallim ne politike kur behet fjale per pavaresine e Kosoves
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Tiranė, 28.11.2006
    Sot nė Tiranė, nė praninė e njė numri tė madh personalitetesh nga gjithė hapėsira shqiptare, ėshtė pėruruar Memoriali i Komandantit Legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari.
    Nė kėtė pėrurim, qė pėrkon me Festat Kombėtare tė Nėntorit dhe me ditėlindjen e komandantit legjendar, ka marrė pjesė njė delegacion i PDK-sė i kryesuar nga kryetari Thaēi, nė tė cilin bėjnė pjesė edhe nėnkryetari Fatmir Limaj, sekretari i pėrgjithshėm Jakup Krasniqi, anėtarėt e kryesisė Xhavit Haliti dhe Ramė Buja.
    Pėrurimin e bustit tė komandantit legjendar e bėnė kryetari Thaēi, i biri i dėshmorit Hamzė Jashari, Bekim Jashari dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •