Eshte e turpshme cka bejne-shkruajn shqiptaret e moshes madhore ketu ne kete teme:
Adem Jashari
Kjo teme eshte per nje njeri mitik qe nuk ka nje te dyte per te krahasuar, per nje njeri qe lirine per te tjeret e deshi me shume se vetveten dhe cdo gje te vehten,me shume se vete jeten.
Adem Jashari dhe Epopeja e Drenices, nuk kishin takat te perballen me fuqine me te madhe ushtarake ne Ballkan por, i treguan shqiptareve dhe porositen te gjithe njerezimin se nuk ka gje me te shtrenjte se liria, se nuk ka force aq te madhe sa ta shuaj nje shprese dhe nje vullnet te nje populli dhe gjakimin e vete njerezimit per liri.
Vete guximi eshte liria absolute, ai qe e ka mundur friken nga cdo gje edhe friken nga vdekja , vetem ai jeton i lire, bile edhe kur eshte ne burg ,bile edhe kur eshte i rrethuar me ushtri barbare te armatosur njeqind here me shume dhe ne numer njemije here me shume.
Ky ishte Komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves Adem Jashari,modeli i njeriut te lire, i vetsakrifikuar me njerezit me te dashur por, i vetedijshem se do te shpetoje nje komb te tere edhe per nje mileneum qe vjen ne kete bote te pashpirt dhe hileqare.
Ne mund te mesojme nje gje ne kete veper me shume te dhimbshme se sa krenare per ne, Soji Jashari jane familja e shenjte shqiptare, Prekazi eshte dhe duhet te jete Pelegrinazhi per te gjithe shqiptaret e botes aq sa themi se jemi dikund dhjete miljon.
Ne qe nuk beme gje as qe mundeshim te shpetojme nje legjende nga perjetesia,mundemi dhe jemi te obliguar te bejme: te punojme ne rrethanat aq shume te lehtesuara nga Heroi Adem me gjithe Sojin Jashari per te cuar amanetin e Deshmoreve te Kombit.
Sot dihet mirefilli se Adem Jashari nuk kishte bashkeluftare vec familjes dhe sojit vet, te tjeret qe luftuan per Kosoven nuk qelluan aty,dhe te tjeret me vone u paraqiten vullnetare dhe iu bashkangjiten krahut luftes .
Pra jo bashkeluftaret por, ata te krahut te luftes duhet shume mire te mendohen se cka bejne ,tek bejne.
Une jam nje besimtar i drejtesise: vetvjedhja e Kosoves, rritja e kapitalit material me shifra marramendese ne nje vend qe ende shumica absolute e popullates rron buze varferise se skajshme dhe urise eshte nje shenje shume e keqe per Kosoven, per shqiptaret dhe per njerezimin.Nuk ka gje me te keqe se sa sot Kosoven e ruajn te huajt nga shqiptaret e Kosoves,mos ta vetevjedhin dhe mos ta vetshkatrrojne.
Ka edhe nje te keqe shume te madhe : ata qe luftuan dhe mbeten ne margjina te shoqerise qoft, nga jokualifikimi, qoft nga joaftesia per tu pershtatur ne nje sistem te ri, qoft nga fatkeqesia dhe paaftesimi nga shkaku i luftes,plagosja,traumat ne pergjithesi,djegat ne familje, depresioni ,qoft edhe nga jobrrylesia ose qoft edhe nga vetedija, JANE OBLIGIMI ME I MADH PER per ata qe jane me me fat,me te pasur,per funkcionaret dhe politikanet e sodit.
Amaneti i Adem Jasharit do ishte keshtu i thjeshte:
Mos leni femije ne Kosove pa buke , pa shkolle dhe pa strehe.
Mos leni jetim pa perkujdesje prinderore ne ate Kosove kaq te vogel.
Mos leni ish luftetar, dhe cdo shqiptare ne Kosove pa perkujdesje .
Amaneti i tij per te gjithe ishte dhe eshte : Shqiptare te gjithe globit punoni te bashkoni Shqiperine !
Obligimi me i madh eshte per ata qe ne emer te luftes dhe gjakut te atyre qe sot nuk jetojne sot jane ne pushtet, por eshte obligim per cdo shqiptar biznismen, per cdo te pasur, dhe cdo njeri te qytetruar.
Cdo gje ka kuptim kur ndahet me te tjeret: edhe pasuria, edhe miqesia ,edhe dashuria edhe liria ...por mos harroni nje amanet te vecante kur te mendoni kete te fundit....Adem Jashari nuk e ndau lirine me ne,ja ku e keni tha merrnje ,pa le te shuhem une ju jetoni te LIRE!
me nderime per Prekazin dhe Drenicen Martire, per Adem Jasharin me gjithe soj;
bili99
Krijoni Kontakt