... por një gjë më bën pak ( faktikisht shumë ) të dyshoj:
Si ka mundësi që bota të jetë kaq e heshtur ndaj një zbulimi epokal. Unë pandehja se temë e parë në gjithë gazetat e botës të ishte: U ZBULUA BARI KUNDËR KANCERIT!
Pse s'e bën bota këtë?
... por një gjë më bën pak ( faktikisht shumë ) të dyshoj:
Si ka mundësi që bota të jetë kaq e heshtur ndaj një zbulimi epokal. Unë pandehja se temë e parë në gjithë gazetat e botës të ishte: U ZBULUA BARI KUNDËR KANCERIT!
Pse s'e bën bota këtë?
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Kjo eshte e thjesht pse bota nuk e ben at qe thua,nese bota e zbulon nje medikament qe kjo semundje te sherohet kaq leht,a e din sa fabrika,sa institucioni mjeksor do te mbyllen,bosat e fabrikav te ilaqev po ashtu edhe shtetet e zhvillume nuk e lejojn nje zbulum qe u shkakton deme financiare,eshte rasti me gripin e shpezeve,ku deshen ta marojn nji virus,vetem per te shit me miliarda dollar vaksina po nuk ju shkoj mir,ku shum shtete nuk e hangren me ble vaksina,tash ky tentimi i dyt i keti virusi,qysh po i thojn EHC,a spo e di mir emrin,virusi i trangujve,kto jan tregti,e sa per faktorin njeri per shtetin dhe bosin e fabrikav njeriu eshte vetem material,hargjus,asgje tjeter.
Eksperimenti i rradhes.Kane kushtuar shume testet ne vendet e tjera edhe paskan menduar ta testojne gratis ne Shqiperi.
Gjithe bota e ka kete problem edhe ky ilac brenda shume pak kohe do ishte bere nje nder me te shiturit ne treg te ishte aq cudiberes.
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
Do ishte nje mrekulli vertet , nese jep efektet qe kerkohen
per kete medikament kam degjuar vitin qe kaloj por prap nuk munde te them me bindje qe jep nje efekte kaq te madhe
une vet aktualisht po bej kemio-terapi kam tumor e gjakut me emrin shkencore Lymfome "hoçking"( keshtu lexohet ne shqip) eshte nje nga tipet qe mjeket e konsiderojne 90% te kurueshme por nuk dua te zgjatem shume
kam nderruar 3 kura dhe kam bere te 4-ten- e para dha rezultat por ka nje mase te vogel qe eshte akoma aktive edhe se fundmi me kane bere autotrapiant (ky behet me mbledhjen e qelizave staminale te vet individit te semure me ane te nje aparature edhe pasi te bejne nje kimio-terapi shume te forte te len nje dite pushime e te japin qelizat tuaja per te zevendesuar ato te semurat pasi gjat kemios qe te bejne palca e kockes demtohet shume edhe keto zevendesojne ato te demtuarat )
procesi eshte i njejte me transfuzionin por duhet durim i jashtezakonshem per te bere nje kure te tille
une tani jame ne pritje te kontrollit per te pare rezultatin edhe do me behej qejfi shume sikur ky mjekim nga kuba te ishte vertet mrekulli beres
une vet i kam pyetur mjeket nese ka ndonje te re per keto semundje te pakten e di qe do vuaj por sherimi eshte i sigurt me jane pergjigjur qe per kete tipin tend nuk ka tani per tani.
Une po kurohem ne Itali ne nje nga spitalet me te mire te Romes e me emer si A.GEMELI , po ne funde te muajit kam takim me mjekun edhe do ta pyes per kete mjekim qe ka dale te pakten shuajme kureshtjen si qendron ne sy te ketyre profesoreve ky medikament se diçka duhet te dine.
Ndryshuar për herë të fundit nga a.koci : 06-06-2011 më 08:52
Un vetem thash ket sepse un personalishtvitin e kaluar e kam kerku ket vaksinen e gripit H1N1,te mjeku i shtepis ne gjermani,ku vet mjekja me tha se nuk eshte e nevojsheme kjo vaksin se nuk ndihmon asgje kjo vaksin,por me tha jan ne pyetje vetem(paret),po megjithate un po kam deshir me qen ky ilaq i vertet,prej deshires ndoshta edhe thash.
wow kjo me te vertet eshte mrekulli nese eshte e vertet. per ata qe vuajne nga semundje te tilla nese nuk ka efekte anesore pse te mos e provojne. pothuajse me te gjitha ilacet per kete semundje experiment behet. ilace te ndryshme funksionojne ndryshe ne cdo individ.
I LOVE GOD
j&g
kontrollova ne PubMed (database me i madh qe permbledh te gjithe artikujt shkencore te llojit biomedical) dhe nuk rezulton asnje botim rreth ketij ilaci- nese mund ta quajme te tille perderisa sipas asaj qe shkruhet ne internet nuk kane arritur akoma te purifikojne teresisht kete substance natyrore te nxjerre nga helmi i akrepit, pra prodhuesit e ketij 'ilaci' nuk arrijne dot ta prodhojne ate ne menyre sintetike. duket me shume si nje lloj kure omeopatike gjithsesi, dhe eshte pozitiv fakti qe nuk jep efekte anesore (perjashto ato ekonomike), por nuk ka as deshmi te sigurta dhe te dokumentuara qe ky lloj ilaci sheron nga kanceri... thuhet se pacienti ndjehet me mire pas marrjes se substances, por nuk ka evidentime shkencore te sakta. substanca ne fjale nuk e ka perfunduar ende iterin e testimit ne Kube (thuhet se eshte ne fazen e regjistrimit), pra as ne USA dhe as ne Europe nuk eshte i miratuar nga agjencite perkatese qe merren me vigjilencen e ilaceve (FDA dhe EMEA).
Krijoni Kontakt