Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Nuk e di sa e vertete eshte fuqia e ketij ilaci , por dihet boterisht ad kuba eshte shtetl I pare ne bote per systemin mjekesor me te mire. Kete gje e Kane pranuar edhe vet ekspertet angleze. Me sa pashe nja NMR shkrim me larte se cfare efektesh te jepte ilaci , si rritje imuniteti,oreksi,energjie/stamina etc etc, me sa pak dije qe kam une , aq duhet qe sistemi I Trupit ta mposhti semundjen pa kaluar ne fazen terminal apo jo? Keshtuqe sme Ben cudi qe lajmi te jet I vertete.

  2. #42
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    Per tipin e hocking me kan shpjeguar qe kam SN1 stadi IIB, tipi klasik
    nuk e di nese je e kesaj fushe apo jo, se per mua do ishte me interes edhe nese je ne dijeni te autotrapiantit dhe te trapiantit nga nje dhurues familjare ose dhurues i jashtem nese perputhet me personin (ADN) .
    E ke fjalen per dhurues te palces...transplanti i palces ka shume efekte anesore. S'mendoj qe te nevojitet, vazhdo me trajtimin e kimoterapise. Me sa di kimoterapia eshte trajtimi me i zakonshem i semundjes qe ke sesa transplanti i palces. Prognosa e semundej tende (besoj qe duhet te jete Nodular Sclerosis) eshte e shkelqyer. Eshte mire te lexosh me shume qe te dish, por me e rendesishme te pyesesh mjeket qe te kane ne kujdes

    Jam dakort, shendetesia ne Shqiperi eshte shume mbrapa jo se mjeket s'jane te afte per te mesuar, por pajisjet/furnizimet mjeksore jane te pakta.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173

    Helmi i akrepit, italianët zbarkojnë në Shqipëri

    Helmi i akrepit, italianët zbarkojnë në Shqipëri

    Panorama

    e Mërkurë, Qershor 8th, 2011


    Mediat italiane i kanë bërë jo pak jehonë ditët e fundit. Rrugëtimi i shpresës që çdo vit dërgonte në Kubë 35 mijë italianë të sëmurë me kancer, tashmë është transferuar në Tiranë.Ka rreth një muaj që dhjetëra pacientë vijnë personalisht për të marrë produktin “çudibërës”. Quhet Vidatox-30 CH dhe prodhohet vetëm në Kubë. Bëhet fjalë për një substancë 100% natyrale të nxjerrë nga helmi i akrepit të kaltër. Mjekët kubanezë që kanë zbuluar formulën, japin garancinë për efikasitetin e tij kundër një sërë tumoresh. Dëshmitë e pacientëve flasin për rezultate pozitive, reduktim të masës tumorale, ndalim të metastazave apo lehtësim të dhimbjeve. Por, pavarësisht studimeve në mbi 20 mijë pacientë, të kryera në shtetin kubanez, Europa ka qenë skeptike ndaj këtij produkti. Ndoshta për shkak të origjinës së tij komuniste dhe embargos së vendosur ndaj këtij shteti. Në BE Vidatox-30 CH nuk ka arritur të marrë certifikimet që e lejojnë të shitet lirshëm në farmaci. Kuadri ligjor e burokracitë nuk lejojnë regjistrimin e këtij produkti në kontinentin e vjetër.

    Pelegrinazhi nga Kuba në Shqipëri
    Në këto kushte, mijëra persona të sëmurë me kancer, kryesisht italianë, të këshilluar nga mjekët onkologë, apo të informuar për preparatin, kanë udhëtuar drejt Kubës për ta siguruar. Për shkak të distancës, udhëtime të tilla kanë kosto jo të vogël. Shpenzimet e rrugës zakonisht i kapërcejnë 1500-2000 euro, çka për shumë persona që vuajnë nga tumoret është një shumë jo e vogël parash. Aq më shumë po të mendosh që duhet të ktheheshin sërish për të marrë dozat e reja të trajtimit. Disa, madje, nuk kanë arritur t’ia dalin. Duke parë interesin në rritje për antihelmin çudibërës të akrepit të kaltër, është menduar një zgjidhje e zgjuar. Shqipëria ka marrë ekskluzivitetin për të gjithë Europën. Ligji nuk e pengon hedhjen në treg të këtij produkti homeopatik (i përket mjekësisë alternative, ose, siç quhet te ne, popullore). Vidatoxi është i tillë. Në këtë mënyrë, vendi ynë prej një muaji po përjeton një turizëm të vërtetë shëndetësor. Pelegrinazhi i italianëve në kërkim të shpresës për të lehtësuar sëmundjen sa vjen e shtohet. Kërkesat dhe porositë nuk kanë të ndalur. Nëse zgjerohet edhe më, mund t’i sjellë shtetit shqiptar miliona euro fitime, pasi kompania që e sjell i paguan shtetit TVSH-në. Por gjithmonë, aty ku bëhet shumë zhurmë, nisin edhe problemet. E, këto ditë, për “Pharma-Matrix”, kompaninë që sjell Vidatoxin në Shqipëri, nuk kanë qenë fort të qeta. Megjithatë, përfaqësuesit e kësaj kompanie duket se zotërojnë të gjitha argumentet ligjore për t’i hapur rrugën tregtimit të ilaçit që lufton tumoret. Ata e quajnë këtë ilaç një pasuri kombëtare jo vetëm në nivel human, por edhe material.Por skepticizmi tek ne bëhet edhe më i madh se gjetkë.

    Nipi i Fidel Kastros zgjedh Tiranën
    “Labiofam” është kompania farmaceutike kubaneze që prodhon Vidatoxin. Në krye të saj është nipi i kreut të shtetit kubanez, Fidel Kastro, i cili prej 12 vitesh e konsumon vetë këtë substancë. Ajo u pagëzua si “Escozul” nga biologu kubanez Misael Bordier, që në vitet ’80 pikasi aftësinë antitumorale të helmit të akrepit dhe realizoi eksperimente mbi kafshët përpara se ta bënte me pacientët. Në fillim Vidatox C-30 u shpërnda falas dhe pasi informacioni për vetitë e tij kuruese u shpërnda vrullshëm, të huajt nisën t’i drejtohen Kubës për ta siguruar. Prej pak muajsh “Labiofam” ka nënshkruar një marrëveshje me “Pharma-Matrix” në Shqipëri. Kjo kompani, përfaqësuesja zyrtare e “Labiofam” në vendin tonë, e shet produktin Vidatox-30 ml rreth 118 euro. Nga sa bëjnë me dije krerët e kompanisë, nëse dikush do ta blejë të njëjtin produkt në Kubë, do të paguajë më shtrenjtë. Ai kushton 156 euro në Havana. Zgjedhja e Shqipërisë nuk është e rastësishme, pasi jemi ende jashtë bashkësisë europiane e, për rrjedhojë, nuk kemi rregullat strikte të vendosura prej tyre. Vidatox është është regjistruar nga Enti Rregullator kuban për kontrollin e cilësisë së ilaçeve, por jo nga agjencitë amerikane apo europiane. (Ndoshta edhe për shkak të embargos ndaj Kubës). Në certifikatën lëshuar për eksportin dokumentohet se produktet janë 100% natyrale dhe janë të përshtatshme për t’u konsumuar nga njerëzit. “Pharma-Matrix” ka nisur punën prej një muaji, ndërsa kompania është regjistruar në QKR më 23 shkurt të këtij viti. Po kështu, janë kryer analizat nga Qendra e Kontrollit të Barnave, e cila, duke u mbështetur në Ligjin Nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, argumenton se produktet homeopatike, ose siç quhen ndryshe, alternativa natyrale apo popullore, nuk kanë nevojë të regjistrohen. Deri këtu është gjithçka në rregull. Por, pas publikimit të lajmit në media, autoritetet shqiptare të Shëndetësisë janë bërë pak konfuzë. Pasi për mjekësinë homeopatike (popullore) ekziston një vakum ligjor e, përpos kësaj, nuk ka mjekë të mirëfilltë të certifikuar.

    Ministria dhe Urdhri i Mjekut
    Nga drejtori i Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, Ahmed Hysa, është dhënë dy ditë më parë një deklaratë, e cila, sipas përfaqësuesve të “Pharma-Matrix”, është kontradiktore. Sipas tij, barnat homeopatike qytetarët janë të lirë t’i përdorin. Ligji nuk kërkon regjistrimin e tyre. Por, ndërkaq, Hysa është shprehur se doganat nuk duhet të lejonin hyrjen e produktit. Përfaqësuesit e kompanisë i kanë cilësuar absurde këto deklarata dhe të pabazuara në ligj. Dje, në ambientet e kompanisë “Pharma-Matrix” kanë kryer inspektimet edhe përfaqësuesit e Urdhrit të Mjekut. Ata kanë kërkuar licencimin e mjekëve të specializuar në homeopati, ndërkohë që përfaqësuesit e “Pharma-Matrix” sqarojnë se ata nuk japin receta për pacientët, por vetëm tregtojnë produktin. “Receta që këshillon përdorimin e tij jepet nga mjekët onkologë kryesisht italianë dhe ne thjesht shohim kartelën klinike dhe shesim produktin, prandaj këto pengesa janë krejtësisht burokratike”, thanë përfaqësuesit e “Pharma-Matrix”. Sipas tyre, nuk ka asnjë klauzolë ligjore që të pengojë aktivitetin e nisur, mbi të gjitha, kur garancia për produktet është maksimale.

    Studimet ndërkombëtare

    Sipas mjekëve të huaj, janë rreth 176 vepra të botuara nga institucione ndërkombëtare, të cilat jo vetëm kanë studiuar efektet e helmit të akrepit në tumoret e trurit, por edhe për dhimbjen në përgjithësi. Punimet janë botuar të gjitha në revista biologjike, farmakologji molekulare me vlerë të madhe shkencore. Nga sa theksohet në sajtin zyrtar të “Pharma-matrix”, studimet e kryera tek pacientët dëshmojnë se niveli i qelizave kancerogjene është reduktuar ndjeshëm tek pacientët të cilët e kanë përdorur preparatin. Mjekë të njohur italianë u japin receta pacientëve, të cilët tashmë nuk duhet të udhëtojnë deri në Kubë.

    Faqet on-line

    “Vidatox” është protagonist i faqeve të shumta të internetit në gjuhën spanjolle, italiane dhe angleze. Ajo gëzon disa grupe në “Facebook”, me mijëra anëtarësime dhe dëshmi familjare të klientëve që e kanë marrë këtë ilaç jashtë çdo protokolli. Mjafton të lexosh dëshmi on-line, për të shikuar se e kanë përdorur persona me tumor në gjak, në mushkri apo në veshkë. Sipas asaj që thuhet, helmi duhet të ketë efekte pozitive. Fjala është përhapur vrullshëm edhe falë internetit. Nga ditët e para të majit, janë të shumtë italianët e mbërritur në Tiranë për të siguruar “Vidatox”. Nëpër grupet e “Facebook”-ut apo “Twitter”-it janë mbledhur mijëra anëtarë.

    Ligji Shqiptar

    Sipas ligjit shqiptar, të gjitha barnat homeopatike nuk kërkojnë regjistrim për t’u futur në Shqipëri. Këtë përmbajnë edhe rregulloret e ndryshme të Qendrës së Kontrollit të Barnave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ato paguajnë tatime dhe taksa më të larta se barnat e tjera të regjistruara, por nuk ka asnjë klauzolë ligjore që ta ndalojë importin e tyre. Kjo është edhe një nga arsyet pse për shkak të embargos europiane Shqipëria është zgjedhur si vendi që ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së produktit.

    Si përdoret produkti

    Në recetat që tregojnë pacientët, zakonisht mjekët përshkruajnë marrjen e 20-30 pikave në ditë për të sëmurët me tumore. Ato ndahen në dy faza, ku pacienti merr 5 pika dhe një të tretë prej 6 pikash. Por, ky preparat mund të merret edhe si parandalues me 3-4 pika në ditë, nga qytetarët që janë të shëndetshëm. Jo të gjitha pikat mund të merren në një kohë. Nuk duhet të hash 30 minuta përpara dhe 30 minuta pasi merr këtë preparat. Është një preparat 100 % natyral, i cili ka në përmbajtje një dozë fare të vogël të helmit të akrepit të kaltër. Kjo dozë është sa 1/30 milionta e sasisë së preparatit. Produkti merret nga pacienti për një periudhë 4-mujorë gjatë një viti. Pastaj kura mund të ripërsëritet

    Çfarë është preparati me helmin e akrepit

    Në Kubë, helmi i akrepit të kaltër (Rhopalurus junceus) është përdorur për qëllime terapeutike që prej shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur ajo krijoi të ashtuquajturin “vaj i akrepit”, i cili përdorej për trajtimin e problemeve urinare. Pas viteve ’80, nisi studimi i përbërjes së helmit të akrepit dhe ndikimit të tij mbi qelizat e tumorit. “Labiofam” (kompani shtetërore farmaceutike kubane) zbuloi formulën dhe preparati fillimisht u pagëzua si “Escozul”, nga biologu kubanez Misael Bordier. Ishte ai që në vitet ’80 pikasi aftësinë antitumoriale të helmit të akrepit dhe realizoi eksperimente mbi kafshët, përpara se ta bënte me pacientët. Ai është i ambalazhuar në shishe 30 ml dhe kushton 118 euro në Shqipëri dhe 156 euro në Kubë. Në fillim, “Vidatox C-30″ u shpërnda falas dhe, pasi informacioni për vetitë e tij kuruese u shpërnda vrullshëm, të huajt nisën t’i drejtohen Kubës për ta siguruar. Produkti i prodhuar në vitet ‘80 tashmë ka dalë nga tregu dhe është zëvendësuar nga një i ri. Por, sipas burimeve jo zyrtare, trafikantë të ndryshëm e blejnë atë në Kubë dhe e sheshin për 800-1000 euro në vendet europiane, kryesisht në Itali. “Vidatox C-30″ është një produkt 100 % natyral dhe i certifikuar nga shteti kubanez për përdorim të lirë nga qytetarët, pasi nuk ka efekte anësore. Në studimin e kryer me mbi 10 mijë persona, ka rezultuar se ky preparat lufton qelizat kancerogjene duke çuar deri në zvogëlimin e masës tumorale.



    ZIRINA LLAMBRO

    http://www.panorama.com.al/sociale/h...ne-ne-shqiperi

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173

    “Ja pse Shqipëria mori ekskluzivitetin e ilaçit popullor”

    Panorama
    e Mërkurë, Qershor 8th, 2011

    “Ja pse Shqipëria mori ekskluzivitetin e ilaçit popullor”

    Garanci maksimale, sepse bëhet fjalë për një produkt 100 % natyral dhe pa asnjë efekt anësor.Madje si dëshmi të gjallë, veç 10 mijë pacientëve të testuar në Kuba, Thoma Jançe, administratori i “Pharma-Matrix” jep edhe shembullin personal. Në intervistën e tij për gazetën, ai sqaron se amullia e shkaktuar ditët e fundit në media lidhur me preparatin që prodhohet nga helmi i akrepit të kaltër është e pabazë. Sa i përket deklaratave të bëra për mënyrën se si ky produkt është futur në Shqipëri dhe skepticizmin për efektet e tij, Jançe shprehet se kompania që ai drejton nuk është klinikë diagnostikuese. Gjithashtu, tregon si vendi ynë mori ekskluzivitetin e produktit. Pacientët kryesisht të huaj vijnë pasi këtë preparat ua përshkruajnë mjekët onkologë. “Produkti është një pasuri kombëtare për Shqipërinë, në nivel human dhe komercial. Nëse barrierat burokratike nuk do të na lenë të vazhdojmë këtë iniciative krejtësisht të ligjshme, ne do të transferohemi gjetkë”, thotë administratori i “Pharma-Matrix”. Jo rastësisht, pas diplomimit në Kuba për mjekësi homeopatike, ai është kthyer pas 20 vjetësh për të nisur këtë aktivitet në Shqipëri.

    Ditët e fundit, mediat italiane kanë shkruar për një produkt kubanez kundër tumoreve, ekskluzivitetin e të cilit tashmë e ka marrë Shqipëria. Mund të na thoni çfarë është ky preparat që po cilësohet si çudibërës dhe pse nuk tregtohet në BE e Amerikë?

    Bëhet fjalë për një produkt homeopatik (tradicional) të prodhuar në Kubë, që lufton qelizat tumorale. Është një preparat 100 % natyral, i cili ka përmbajtje në një dozë fare të vogël të helmit të akrepit të kaltër. Kjo dozë është sa 1/30 milionta e sasisë së preparatit. Është prodhuar nga kompania shtetërore farmaceutike kubaneze, “Labiofam”. Është vërtetuar se lufton qelizat kancerogjene. Po kështu, përdoret edhe si parandalues për një sërë sëmundjesh. Në Kubë, doza të vogla të tij ua japin fëmijëve në gjimnaze. Për shkak të legjislacionit të Bashkimit Europian lidhur me këto lloj produktesh dhe për shkak të embargos ndaj Kubës, ky produkt nuk është regjistruar në BE. Shqipëria në legjislacionin e saj ka të gjithë hapësirën që na lejoi ta sillnim ekskluzivisht dhe të bëheshim shpërndarës për gjithë Europën. Tashmë, 35 mijë Italianë të prekur nga tumoret që shkojnë çdo vit në Kubë për të marrë “Vidadox -30 CH”, automatikisht transferohen në Shqipëri. Çka do të thotë se kemi një turizëm shëndetësor që vendit i bën vetëm mirë. Ne kemi vetëm 1 muaj që kemi nisur punën dhe kërkesat janë shumë të mëdha.

    Ju thatë se është krijuar konfuzion si për efektet, por edhe për tregtimin e këtij produkti, në fakt, si operohet me të? Si arrin deri tek pacientët?

    Dua të theksoj se ne nuk jemi klinikë diagnostikuse. Ne thjesht tregtojmë një preparat natyral, siç ka me qindra të tillë në tregun shqiptar dhe atë europian. Dua të theksoj se ne nuk jemi klinikë diagnostikuese. Këtë e bëjnë mjekët onkologë. Tek ne pacientët, kryesisht italianë, vijnë me recetat e mjekëve onkologë që ua përshkruajnë. Ne nuk sheshim produkte me shumicë. Kemi dy mjeke të specializuara për mjekësi homeopatike, të cilat shohin kartelën e të sëmurit kur jepet preparati. Produkti që ne shesim, nuk është se ka lidhje me produktet farmaceutike. Është natyral dhe si i tillë merret me dëshirë nga një qytetar. Dua ta sqaroj këtë pjesë, pasi ne për asnjë çast nuk themi se “Vidatoxi” mund të zëvendësojë kemioterapinë apo të bëjë mrekullia. Është përdorur në mbi 10 mijë persona, nga ku është vërtetuar se redukton masën tumorale dhe përdoret paralelisht me kimioterapinë, duke e ndihmuar atë. Vetë pacientët japin dëshmitë e tyre. Njëri prej tyre jam edhe unë. Prandaj them se opinioni duhet sqaruar mbi rolin e kompanisë sonë. Ajo çka ne japim është garancia se është një produkt që nuk ka asnjë efekt anësor. Për këtë e kam personalisht ndërgjegjen të larë edhe përpara Zotit.

    Sa persona vijnë në ditë për ta marrë produktin dhe a ka pacientë nga Shqipëria apo janë vetëm të huaj?

    Vetëm nga Italia kemi 2-3 pacientë në ditë që vijnë vetë ta marrin. Ata kanë vite që kanë njohuri për këtë preparat dhe ua përshkruajnë mjekët onkologë. Mund të përmendja këtu Vatikanin, mjekët onkologë të së cilit përshkruajnë receta për të sëmurët me tumore për të tërhequr këtë preparat. Vatikani ka shfaqur shumë interes për të. Porositë janë të përditshme nga shumë vende të Bashkimit Europian, e fundit ishte sot nga Zvicra. Theksoj se kemi vetëm 1 muaj që kemi nisur punën normalisht. Pacientë shqiptar ka pak, pasi nuk kanë pasur dijeni. Ne nuk na u la koha as për të bërë reklamë, të cilën nuk e kishim si synim prioritar. Por, javën e fundit, kanë nisur kërkesat nga Kosova sapo është mësuar se ai tregtohet në Tiranë.

    Pas jehonës në media edhe nga autoritetet shëndetësore shqiptare, kanë nisur kontrollet dhe verifikimet, mendoni se ligjërisht mund t’ju hapet ndonjë pengesë në aktivitetin tuaj dhe pse jeni në dilemë për ta transferuar?

    Ligjërisht, kompania është në rregull në të gjitha hallkat. Mendoj se pengesat janë të nivelit burokratik ose ndoshta për mungesë informacioni mbi mjekësinë homeopatike(tradicionale-natyrore).Mendoj se është normale të ekzistojnë. Por unë dua t’ju them se në fakt kjo është një iniciativë, të cilën ne duam ta zgjerojmë. Kemi ndërmend të sjellim dhe 50 produkte të tjera natyrale. Shteti shqiptar prej kësaj iniciative do të ketë vetë përftime. Ashtu si çdo qytetar për shëndetin e tij, edhe vetë Shqipëria prej turizmit kulturor e prej taksave që paguhen rregullisht për importin vjel miliona euro të ardhura. Nëse barrierat e pabazuara në ligj nuk hiqen, atëherë do të na duhet ta transferojmë biznesin tonë në një vend tjetër. Aktualisht, kemi ofertë nga Tunizia, ndërsa preparati do të regjistrohet shumë shpejt edhe në Spanjë.



    ZIRINA LLAMBRO
    http://www.panorama.com.al/sociale/%...ullor%e2%80%9d

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    E ke fjalen per dhurues te palces...transplanti i palces ka shume efekte anesore. S'mendoj qe te nevojitet, vazhdo me trajtimin e kimoterapise. Me sa di kimoterapia eshte trajtimi me i zakonshem i semundjes qe ke sesa transplanti i palces. Prognosa e semundej tende (besoj qe duhet te jete Nodular Sclerosis) eshte e shkelqyer. Eshte mire te lexosh me shume qe te dish, por me e rendesishme te pyesesh mjeket qe te kane ne kujdes

    Jam dakort, shendetesia ne Shqiperi eshte shume mbrapa jo se mjeket s'jane te afte per te mesuar, por pajisjet/furnizimet mjeksore jane te pakta.
    Ah per tipin klasik me kan shpjeguar qe ne fillim qe eshte me i lehti por ja qe s'po largohet.

    Po per palcen e kam fjalen,
    por nga palca seleksionohen qelizat "staminale" qe perdoren per kete proçes.
    une kam bere autotrapiantin me qelizat e mia, edhe mjaft i veshtire ishte.
    ndersa trapianti qe behet nga palca e familjareve apo jo familjare eshte ai qe te le pasoja te renda( te le imuno deprese per gjith jeten) duhet te besh shume kujdes pasi nje gripe te zeri e kalon me veshtiresi.
    por shpresoj te me thone nje fjale te mire per Vidatox kur ti pyes mjeket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga a.koci : 09-06-2011 më 14:18

  6. #46
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    Ah per tipin klasik me kan shpjeguar qe ne fillim qe eshte me i lehti por ja qe s'po largohet.

    Po per palcen e kam fjalen,
    por nga palca seleksionohen qelizat "staminale" qe perdoren per kete proçes.
    une kam bere autotrapiantin me qelizat e mia, edhe mjaft i veshtire ishte.
    ndersa trapianti qe behet nga palca e familjareve apo jo familjare eshte ai qe te le pasoja te renda( te le imuno deprese per gjith jeten) duhet te besh shume kujdes pasi nje gripe te zeri e kalon me veshtiresi.
    por shpresoj te me thone nje fjale te mire per Vidatox kur ti pyes mjeket.
    po thuhet qe ska efekte anesore pse nuk e provon? nejse cfare do qe te vendosesh good luck edhe te uroj sherim te shpejt. semundje te tilla jane perhapur shume god knows why.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #47
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    Ah per tipin klasik me kan shpjeguar qe ne fillim qe eshte me i lehti por ja qe s'po largohet.
    Po per palcen e kam fjalen,
    por nga palca seleksionohen qelizat "staminale" qe perdoren per kete proçes.
    une kam bere autotrapiantin me qelizat e mia, edhe mjaft i veshtire ishte.
    ndersa trapianti qe behet nga palca e familjareve apo jo familjare eshte ai qe te le pasoja te renda( te le imuno deprese per gjith jeten) duhet te besh shume kujdes pasi nje gripe te zeri e kalon me veshtiresi.
    por shpresoj te me thone nje fjale te mire per Vidatox kur ti pyes mjeket.
    Mjeket ose ti vete duke lexuar, te paskan informuar mire per trajtimin e palces. Edhe po tipi i Hodgkins qe ke ti eshte me i lehti per tu trajtuar prandaj qendro optimiste dhe beji te gjitha ciklat e kimoterapise. Nese do ti pyesesh per Vidatox do besh mire te printosh artikuj ku flitet per te dhe ti kesh me vete.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    po thuhet qe ska efekte anesore pse nuk e provon? nejse cfare do qe te vendosesh good luck edhe te uroj sherim te shpejt. semundje te tilla jane perhapur shume god knows why.
    Faleminderit!!
    Ketu funksionojne gjerat ndryshe
    une nuk munde te bej asgje pa me dhen mjeket e mi miratimin per perdorim apo jo pasi po te ndodhi gje pergjegjsia bie mbi ta ,pasi eshte nje medikament i pa ligjshem per tu perdorur ne spital.
    edhe pse pa pasoja (qe une besoj se eshte i tille derisa eshte prodhim bio... )
    duhet te me japin leje ata qe ta perdore.
    ketu edhe kur duan te bejne kemio te ndryshme nga ajo qe te kane bere ne fillim, te thon se ç'fare kane vendos te japin si mjekim edhe te japin fleten me te gjith informacionin e nevojshem, e ne fund firmos ti si pacient nese je dakorte me keto qe jan shkruajtur, e pastaj te fillojne kuren.

  9. #49
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    na paska shqiperia dhe kuba ilacin dhe se kane vendet e tjera te botes pfffffffff eh zot i madh cdo me degjojne veshet akoma ...........
    Para nje muaji vdiq nje i njohuri im nga kaceri pse nuk u sherua nga ky ilac apo ndoshta nuk njifet ne shq ???????????
    me vjen vertet keq per disa njerez qe luajne me dhimbjen e tjetrit .

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    na paska shqiperia dhe kuba ilacin dhe se kane vendet e tjera te botes pfffffffff eh zot i madh cdo me degjojne veshet akoma ...........
    Para nje muaji vdiq nje i njohuri im nga kaceri pse nuk u sherua nga ky ilac apo ndoshta nuk njifet ne shq ???????????
    me vjen vertet keq per disa njerez qe luajne me dhimbjen e tjetrit .
    Pra nuk qenka e vertete? Sa desha ti tregoja mamit te nje shoqes per ket ilaq..

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •