Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb Bisedimet me Serbinë bllokojnë njohjen e pavarësisë !!!!

    Kosova po përjeton një bllokadë totale sa i përket njohjeve të reja. Që nga 4 shkurti kur Kosova është njohur nga Sulltanati i Omanit, nuk ka pasur më asnjë njohje, kohëzgjatja më e madhe që nga shpallja e pavarësisë. Bisedimet e papërgatitura me Serbinë dhe papërgjegjshmëria e qeverisë, sipas opozitës, janë dy arsyet kryesore për këtë bllokadë katërmuajshe të mosnjohjes së Kosovës nga asnjë shtet.

    Rasti i fundit i prishjes së marrëveshjes me FMN, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës vetëm se i forcon argumentet e atyre që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

    “Fatkeqësisht nuk dëshirojnë të njohin një shtet i cili po shkakton kriza në marrëdhëniet ndërkombëtare, që po shkakton këtë situatë të panevojshme dhe të pashpjegueshme, si rezultat i qasjes së papërgjegjshme të qeverisë së Kosovës që për qëllime politike të konsumit të brendshëm ka dëmtuar ekonominë e vendit, besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës te institucionet e Kosovës dhe tek institucionet ndërkombëtare”, thotë Arben Gashi, Deputet i LDK-së.

    Ndërsa sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të ketë asnjë njohje për Kosovën derisa të përfundojnë bisedimet me Serbinë.


    “Argumentin që përdor Serbia sot kundër nesh është se ne jemi duke negociuar me Kosovën dhe çfarëdo njohje do të ndërhynte në negociata dhe do t’i dëmtonte ato. Serbia po lut të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, përderisa zgjatin negociatat dhe ky argument është i mjaftueshëm për ato vende që nuk na kanë njohur”, shprehet Ardian Gjini, Deputet i AAK-së.

    Kosova, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 deri tani është njohur nga 75 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga 22 prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /AS/


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...-e-pavaresise/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    E nese ju kujtohen premtimet kur na genjyen se do kemi 100 njohje vetem mbrenda vitit te kaluar,dhe kjo nuk ndodhi,por ketu ja kemi ber nje argat shume te mire serbis sepse me fillimin e bisedimeve normal qe asnje shtet nuk te njef te pakten deri sa te perfundoin keto biseda,dhe keto biseda nuk perfundoin shpejt sepse i duhen serbis per te ec perpara dhe kosoves por te vendnumru siq po e ben edhe tani.
    mendoi qe urgjentisht duhet nderpre keto biseda,sepse keto nuk e ndihmoin kosoven

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •