Shyqyr qe JO ..... se do kishim gajasur boten...... do ja kishim marre ne kthese dhe Portugalise qe dolen ne skene me parrulla n'dore si me qene 1 Maji i Dikurshem !
Muzika eshte e bukur , Aurela - Marseli e Dr. Flori e qajne , por s'eshte kenge per Eurovizion kjo !!! Per Ballkanika TV PERFEKTE !!!!
Aurela
AG ( Aurela Gaēe ) , unė jam origjinali
Nuk pres, jam dimension i lirė
Sa sa lart ndihet adrenalina
Jetoj momentin si tė vijė
Marsel:
Ja ku po vjen ajo, toka ka tėrmet
Eksplozivi shpėrthen
Unė jam kėtu dhe po ta them
Je gjigande nė skenė
Ref.
Mbamėni Amani
Nuk mund tė ndal
Mbamėni Amani
Mbamėni Amani
Kufi nuk kam
Mbamėni Amani
Po ne te njejten linje kendoi dhe ne Eurovizion gjithsesi, por me e sofistikuar & pergjithsusese ! Me e modeluar !
Me e bukura eshte se nje here qe dolem ne te paret..... s'na e jep kush cmimin !!!!
Ne BALKAN MUSIC AWARDS - Aurela vertet TRIUMFOI ! ( te pakten sipas wikipidias )
Linku si vijon :
http://en.wikipedia.org/wiki/2011_Balkan_Music_Awards
Po ne gjeten keta , te mos na japin ēmimin ???!!!
po ja dhe keta i ndryshuan regullat pasi mbaroi votimi per kengen me te mire.......
Kemi qimen e derrit me c'duket ! Vjet KENGA ME E MIRE E BALLKANIT , ishte " qershia mbi torte " ..... sivjet qe fituese doli Shqiperia, harruan fare te ndajne cmimin fare !!!!
" Kur niset i varferi te bej dasem , ēahet lodra " - thote nje fjale e urte !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-06-2011 mė 12:43
AURELA GAĒE , PAS EVROPIANIT NE GAREN BALLKANIKE
Blerina Goce - Gazeta " Metropol "
03/06/2011 Festivali i Muzikės Ballkanike mbėrrin nė edicionin e tij tė dytė. Mė 4 qershor nė sheshin Battenberg nė Sofje tė Bullgarisė, artistė nga 11 shtete tė Ballkanit do tė jenė tė pranishėm pėr tė prezantuar kėngėt e tyre tė stileve tė ndryshme.
Por kėtė vit duket se festivali ėshtė menduar tė jetė edhe mė spektakolar. Njė orė para fillimit tė “Balkan Music Awards” mė 4 qershor, nė sheshin “Battenberg” do tė mbahet njė koncert me interpretues tė njohur popullorė. Spektakli do tė fillojė nė orėn 20.00 dhe pėrgjatė njė ore hitet mė tė fundit tė Ballkanit do tė prezantohen nė skenė. Shikuesit nė ekranin e gjerė do tė jenė nė gjendje tė vėzhgojnė prurjet e fituesve tė kėtij viti. Ata do tė shoqėrohen nga hoteli ku qėndrojnė pėrgjatė Tsarigradsko Chausse nė njė varg makinash zyrtare. 20 limuzina do tė transportojnė yjet e 2010-ės qė shikuesit e Balkanika Music Television kanė pėrzgjedhur. Pėr njė mbulim mė tė mirė tė gjithė procesit shikuesit nė shesh do tė kenė mundėsinė tė shohin njė varg figurash tė filmuara nga helikopteri. Pasi tė kalojnė pėrgjatė tapetit tė kuq performuesit do tė shkojnė tek artistėt e tyre personalė tė make-up-it. Ceremonia zyrtare e ēmimeve do tė fillojė nė orėn 21.00.
100 njerėz do tė kenė mundėsinė tė shohin ngjarjen muzikore nga rreshti i parė. Ata do tė pėrzgjidhen nga njė lotari pasi t’u pėrgjigjen pyetjes se kė do tė dėshironin tė shihnin nė skenėn e ēmimeve nė adresėn zyrtare tė e-mailit tė “Balkan Music Awards”.
PJESMARRJA
Tanimė emrat qė do tė marrin pjesė nė ēmimet muzikore tė Ballkanit dihen. Disa nga artistėt mė tė suksesshėm tė Ballkanit do tė jenė bashkė nė sheshin “Battenberg” mė 4 qershor.
Pėrveē fituesve tė ēmimit pėr Kėngėn e Ballkanit pėr ēdo shtet, shikuesit do tė mund tė shohin edhe tė tjerė interpretues nga vendet pjesėmarrėse.
Grupi turk i rock-ut “Manga” ka konfirmuar pjesėmarrjen e tij. Nė 2010, “Manga” u rendit i dyti nė konkursin muzikor tė Eurovision me kėngėn “We Could Be The Same”. Ata janė gjithashtu fitues nė kategorinė e grupit mė tė mirė nga MTV.
Rumunėt “Radio Killer” do tė jenė gjithashtu pjesė e eventit. Hitet e tyre tė padiskutueshme “Be Free” dhe “Lonely Heart” i renditėn ata tė parėt nė klasifikimet evropiane. Ata do tė arrijnė nė Bullgari menjėherė pas koncertit tė tyre nė Moskė.
Joanna dhe Polly Genova janė kėngėtarėt pop nga Bullgaria qė do tė performojnė gjithashtu para audiencės shumėmilionėshe. Alicia, Toni Storaro, Emanuela dhe Teodora janė gjithashtu pjesė e spektaklit. Nga Greqia do tė mbėrrijnė Master Tempo dhe Giorgos Giannias, ndėrsa nga Shqipėria do tė jetė i pranishėm Flori, i cili do tė prezantojė njė nga kėngėt e tij, njė duet me Elvana Gjatėn. Nga Shqipėria do tė interpretojė edhe Aurela Gaēe.
Interpretojnė edhe: Natasa Bekvalac nga Serbia, Colonia nga Kroacia, Emre Aydin nga Turqia, Elena Risteska nga Maqedonia, Rebeka Dremelj nga Sllovenia, Armin Muzaferija nga Bosnja dhe Hercegovina etj. Publiku pret edhe Goran Bregovici, cili do tė arrijė me orkestrėn e tij pėr dasma dhe funerale.
Mė 4 qershor do tė ndahen ēmimet pėr Kėngėtarin Mashkull, Kėngėtaren Femėr, Videon mė tė Mirė, Grupi ose Dueti mė i mirė dhe Projekti Ballkan.
Shqipėria pėrfaqėsohet zyrtarisht nė kėtė konkurrim me tė njėjtėn kėngėtare qė u pėrfaqėsua edhe nė Festivalin Evropian tė Kėngės, Aurela Gaēe, por kėtė herė me kėngėn e saj nė bashkėpunim me Dr. Flori dhe Marsel, “Origjinale”.
“Aurela Gaēe ėshtė njė kėngėtare qė ka fituar tre herė Festivalin e Kėngės dhe qė sot jeton nė Nju Jork, SHBA. Kėnga e saj mė e suksesshme “Origjinale” (feat. Dr. Flori & Marsel) ka mė shumė se 4.5 milionė shikues nė YouTube”, theksohet nė faqen zyrtare tė “Balkan Music Awards”.
Kėnga mė e klikuar shqiptare nė Youtube ka marrė edhe ēmimin “Best Song” nė Kosovė. “Origjinale” u shpall nė internet mė e votuara nga fansat, ndėrkohė qė ishte pėrballė kėngėve si “Making of” - Flori ft. Fuga; “Mamani nejen” - Elvana Gjata ft Fuga; “Get this” - Greta Koēi etj.
Aurela Gaēe, e cila “zhgėnjeu” disi shqiptarėt pėr moskualifikimin e Shqipėrisė nė gjysmėfinalen e EuroSong, ka qenė nė qendėr tė medies kėtė periudhė. Por kjo edhe pėr jetėn e saj personale. Kėngėtarja 36-vjeēare ėshtė komentuar sė shumti pėr njė shtatzėni tė mundshme madje citohet se ajo vetė ka pohuar se ishte tremuajshe shtatzėnė kur kėndoi nė skenėn evropiane, nė Dyseldorf tė Gjermanisė.
Kėngėtarja e ka pohuar vetė lajmin fillimisht pėr median greke, ndėrsa nė profilin e saj nė facebook mė 14 maj shkruante se ishte shumė e lumtur: “Sepse kam njė engjėll brenda qenies sime qė po rritet pėrditė dhe kėndoi bashkė me mamin”. Gaēe ka krijuar njė lidhje dashurore me Skerdin, menaxherin e saj dhe njėherazi babai i foshnjės. “E doja kaq shumė tė vinte kjo ditė, e kėrkoja njė baba tė mirė pėr fėmijėn tim dhe gjeta edhe njeriun qė dua, edhe babanė e fėmijės. Jam njeriu mė i lumtur, nuk mė ndalon dot asgjė tani qė Zoti na e fali kėtė engjėll”, shkruhej mė tej nė facebook.
“Balkanika Music Awards” mbahet pėr tė dytin vit, duke sjellė bashkė interpretues, tė cilėt kanė zhvilluar suksesshėm karrierat e tyre nė stile tė ndryshme. Vitin e kaluar artistėt shqiptarė tė pėrzgjedhur nė bazė tė votimeve nė internet nė faqen e festivalit ishin: “Play back” Flori, “E di” Mariza Ikonomi dhe Erik, “Turn u on” Elvana Gjata, “Zemėr pa kurdisur”, Soni Malaj, “Si partner i zi”, Genta Ismajli.
Artisti shqiptar Flori Mumajesi me kėngėn e tij “Play back” u shpall i dyti nė listėn e mė tė mirėve tė “Balkan Music Awards”. Ndėrkohė po njė vit mė parė, ai prezantoi para publikut edhe njė duet tė realizuar nė shqip dhe nė bullgarisht me kėngėtaren bullgare, Alisia.
Njė vit mė parė fituesi i “Balkan Music Award” ishte hiti serb “Ljubavi” (Dashuri”) i kėnduar nga Zheljko Joksimoviē.
E nominuara e Nobel-it nė Ballkanika
E nominuara pėr ēmimin e paqes “Nobel”, Esma Redzhepova do tė jetė po ashtu prezente pėr Balkan Music Awards. Mbretėresha e muzikės rome Redzhepova ėshtė njė tjetėr yll qė do tė bėhet pjesė e kėsaj mbrėmjeje. Ajo cilėsohet si njė prej artistėve mė tė suksesshėm tė Ballkanit gjatė tė gjithė kohėve. Ajo numėron mbi 8000 koncerte nė mė shumė se 30 shtete. Ėshtė nominuar dy herė pėr ēmimin “Nobel” pėr punėn e saj humanitare. Ajo ka adoptuar 47 fėmijė, duke iu siguruar tė gjithėve njė edukim tė lartė muzikor.
http://gazetametropol.com/tekst.php?idt=70889
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-06-2011 mė 12:45
Krijoni Kontakt