Domethene elehyqmela.
Domethene elehyqmela.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Rritja e kredive me probleme nuk ndalet
Nga Gjergj Erebara
Marrė nga Gazeta Shqip
Nė maj, arritėn nė 15.6 pėr qind tė portofolit, me rritje 30 pėr qind nė krahasim me vitin e kaluar
Kreditė me probleme tė sistemit bankar shqiptar vijuan tė rriten gjatė muajit maj tė kėtij viti, duke shėnuar njė rekord tė ri historik dhe duke treguar se vėshtirėsitė financiare me tė cilat po pėrballen bizneset dhe individėt qė prej tre vitesh po vijojnė tė rėndohen.
Kreditė e kėqija arritėn nė 15.6 pėr qind tė totalit tė portofolit tė kredive nė maj 2011, ndėrkohė qė nė maj 2010 kreditė me probleme pėrbėnin 12 pėr qind tė portofolit. Tė dhėnat u publikuan nga Shoqata e Bankave.
Nė fund tė majit, bankat shqiptare kishin njė total portofoli kredish prej 516 miliardė lekėsh, (3.7 miliardė euro), nga tė cilat 80 miliardė lekė ose 576 milionė euro u klasifikuan si kredi me probleme.
Bankat klasifikojnė si kredi tė kėqija tė gjitha rastet kur kredimarrėsi nuk ka arritur tė shlyejė kėstet pėr mė shumė se 6 muaj. Kėto raste trajtohen fillimisht me rinegocim tė termave tė kredisė dhe zgjatje tė afateve tė shlyerjes dhe nė rastet e pashpresa, me ekzekutim tė kolateraleve.
Pavarėsisht rritjes sė shpejtė tė kredive me probleme dhe humbjeve qė shoqėrojnė bankat nga ky proces, sėrish bankat nė Shqipėri vijojnė tė rezultojnė me fitime. Gjatė periudhės janar-maj tė kėtij viti, bankat realizuan fitime neto prej 2.6 miliardė lekėsh, (19 milionė euro). Fitimet janė pak mė tė ulėta se sa e njėjta periudhė e njė viti mė parė.
Kreditė e kėqija qė po shfaqen sot nė bilancet e bankave i pėrkasin periudhės sė bumit tė madh tė kredive nė vitet 2004-2007, kur bankat nėn konkurrencė tė ashpėr me njėra-tjetrėn nxituan tė kapin sa mė shumė klientė kredimarrės, gjė qė solli edhe rėnien e cilėsisė sė klientėve tė pėrzgjedhur. Kreditė u dhanė nė masėn dėrrmuese nė euro. Zhvlerėsimi i lekut kundrejt euros me 15 pėr qind gjatė tre viteve tė fundit shtoi barrėn e kredive pėr kredimarrėsit, ndėrsa pati njė efekt pozitiv nė bilancin e bankave, pėr shkak se kėto tė fundit i kanė shpenzimet operative nė lekė, ndėrsa fitojnė interesa nga kreditė nė euro.
Shqipėria kishte njė nivel kredish tė kėqija prej 2-5 pėrqindėsh tė totalit tė portofolit para fillimit tė krizės financiare ndėrkombėtare nė shtator tė vitit 2008, por ato u rritėn me shpejtėsi nė tre vitet nė vijim. Ky ėshtė niveli mė i lartė i kredive tė kėqija tė regjistruara nė Shqipėri qė nga viti 1998, kur bankat nėn pronėsi shtetėrore u zhytėn nė faliment nga pesha e kredive tė kėqija tė dhėna gjatė viteve 92-97.
Arsyeja kryesore se pse bankat vijojnė tė dalin me fitime pavarėsisht rritjes sė kredive tė kėqija lidhet me rritjen e komisioneve pėr shėrbime tė ndryshme bankare, tė cilat para krizės nuk ekzistonin ose ishin shumė tė ulėta.
Autoriteti i Konkurrencės hapi hetime nė lidhje me abuzimet e mundshme nga ana e bankave me komisionet e shėrbimeve tė ndryshme bankare dhe doli nė pėrfundimin se abuzimet ekzistonin, por se nuk parashikoheshin nga ligji Pėr Konkurrencėn. Autoriteti i sugjeroi qeverisė tė krijonte njė zyrė tė posaēme pėr mbrojtjen e klientėve nga praktikat e pandershme tė bankingut, gjė qė qeveria nuk e ka zbatuar.
Vetė bankat reaguan ndaj studimit tė Autoritetit tė Konkurrencės, duke paraqitur njė studim alternativ ku krahasoheshin kostot e shėrbimeve bankare nė Shqipėri me vendet e tjera tė rajonit dhe ku konkludohej se komisionet e paguara nga shqiptarėt ishin tė barabarta ose mė tė ulėta se sa komisionet e zbatuara nė vendet fqinje.
Rriten kreditė e kėqija
Kreditė e kėqija shėnuan nė tremujorin e dytė tė vitit njė rritje tė papritur, e cila ishte mė e fortė edhe se sa nė pikun e krizės.
Tė dhėnat zyrtare tė publikuara sė fundmi nga banka e shqipėrisė tregojnė se nė fund tė qershorit borxhet e kėqija nė banka arritėn nė 16.61 pėr qind me njė rritje prej 2.19 pikė pėrqindjesh vetėm brenda njė tremujori. Me shifrat e fundit nė cdo 100 lekė qė bankat kanė dhėnė kredi pėr individėt dhe biznesin, 16.1 lekė janė tė humbura ose kanė probleme tė theksuara me shlyerjen.
Nė vlerė borxhet me probleme nė bankat private kanė arritur nė rreth 85 miliardė lekė ose 850 milionė dollarė ose mbi 6.5 pėr qind e prodhimit kombėtar. Tremujori i dytė i vitit pėrkon me zgjedhjet, dhe klimėn e rėnduar politike qė ato krijuan, tė cilat duket se kanė prekur edhe disiplinėn e individėve apo biznesit debitor nė banka.
Por pėrtej shkaqeve qė cuan nė rritjen e tyre, fakt ėshtė se kreditė e kėqija nuk po ndalen duke rrėzuar tė gjitha pritshmėritė e bankės sė shqipėrisė pėr stabilizim tė tyre qė nė gjysmėn e dytė tė vitit tė kaluar. Tani borxhet e pashlyera po shndėrrohen nė problemin kyc tė sistemit financiar nė vend. Bankat shqiptare mund ta pėrballojnė rritjen e borxheve tė kėqija edhe nė nivele mė tė larta, pėr shkak tė likuiditetit tė bollshėm dhe raportit tė ulėt kredi depozita.
Por kjo nuk mund tė vazhdojė pafundėsisht. Pėr mė tepėr, rritja e borxheve tė pashlyera mund tė ketė pasoja tė tjera nė ekonomi duke i detyruar bankat tė shtrėngojnė krediditimin dhe tė rrisin interesat, nė kushtet kur investimet dhe konsumi kanė rėnė.
Marrė nga Top-Channel
Kreditė e kėqija zvogėlojnė fitimet e bankave
Gjatė gjashtėmujorit tė parė fitimet e sistemit ranė me 70 pėr qind
Fitimet e sistemit bankar nė Shqipėri u zvogėluan me 70 pėr qind kėtė vit nė krahasim me vitin e kaluar, pėr shkak tė rritjes sė shpenzimeve pėr provigjone, bėhet e ditur nga statistikat e publikuara nga Banka e Shqipėrisė. Bankat fituan tė gjitha sė bashku 1.1 miliardė lekė, (rreth 8 milionė euro) gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti, ndėrkohė qė nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2010 patėn fituar 3.6 miliardė lekė.
Shpenzimet pėr provigjone, tė cilat janė fitimet qė bankat i lėnė mėnjanė pėr tė mbuluar humbjet e mundshme nga kreditė e kėqija, u rritėn me 50 pėr qind. Bankat vendosėn provigjone prej 8.8 miliardė lekėsh gjatė periudhės janar-qershor tė kėtij viti, shifra kjo mė e lartė e shpenzuar ndonjėherė brenda gjashtė muajsh nga bankat pėr mbulimin e kredive tė kėqija. Gjatė muajve tė fundit bankat kanė mbajtur nė minimum rritjen e shpenzimeve pėr veprimtarinė, kryesisht pėrmes moszgjerimit tė stafit ekzistues dhe ndalimit tė zgjerimit. Kėtė vit shpenzimet pėr veprimtarinė u rritėn me vetėm 1.7 pėr qind. Tė ardhurat e bankave nga interesat u rritėn me 7 pėr qind kėtė vit, kryesisht si pasojė e shpenzimeve mė tė ulėta pėr interesat e depozitave.
Kreditė e kėqija
Kreditė e klasifikuara si “tė humbura”, “tė dyshimta” dhe “nėn standarde” u rritėn mė tej gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti. Kėto tri kategori kredish, tė cilat njihen si kredi tė kėqija dhe kanė shėnuar vonesa mbi 6 muaj nė shlyerjet e kėsteve pėrkatėse, arritėn nė 16.6 pėr qind tė totalit tė kredive tė dhėna. Nė qershor tė vitit 2010, kreditė e kėqija qenė 11.9 pėr qind e totalit tė portofolit ose 40 pėr qind mė pak sesa sot. Nė rritje ėshtė edhe treguesi i kredive “nė ndjekje” ku klasifikohen kredimarrėsit me vonesa tė vogla nė shlyerjen e kėsteve. Kėto kredimarrės zėnė 9.7 pėr qind tė totalit tė portofolit tė kredive nga 6.5 pėr qind qė ishin nė qershor 2010.
Nė qershor tė kėtij viti, vetėm 73.7 pėr qind e kredive vijuan tė shlyhen nė rregull nė Shqipėri. Ky ėshtė niveli mė i keq i regjistruar qė nė vitin 2001, kur bilancet e bankave nė atė kohė shtetėrore, u pastruan nga kreditė e kėqija.
Rezerva tė mjaftueshme
Pavarėsisht kredive tė kėqija nė nivele historike, sistemi bankar nė tėrėsi duket se ka kapitale dhe rezerva monetare tė mjaftueshme pėr tė mbuluar kėto humbje. Bankat kanė vėnė mėnjanė nė formė provigjonesh njė sasi parash tė barabartė me 9.7 pėr qind tė totalit tė portofolit tė kredive, ndėrsa kapitali aksioner nė sistem ėshtė rreth 90 miliardė lekė, gjė qė e bėn sistemin nė tėrėsi tė sigurt.
Nga Gjergj Erebara
Marrė nga Gazeta Shqip
Nga Eduard Zaloshnja
Nė njė lajm tė djeshėm tė Top Channel-it jepeshin citime tė gjata nga njė kumtesė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, mbajtur nė njė konferencė tė nivelit tė lartė tė zhvilluar me rastin e 20-vjetorit tė institutit “Joint Vienna”. Pėr dikė qė nuk e njeh mirė zhargonin e bankierėve, shqipja e Fullanit mund tė jetė dukur si arabisht. Pėr kėtė arsye, mė poshtė mund tė gjeni njė pėrkthim tė shqipes sė Fullanit nė njė shqipe me tė thjeshtė.
Fjalėt e Fullanit pėrkthehen pak a shumė kėshtu: “Si rezultat i zbatimit tė rregullores sė Autoritetit Bankar Europian, njė nga bankat e huaja qė operon nė Shqipėri (Fullani nuk ia pėrmendi emrin, por e ka fjalėn pėr bankėn mė tė madhe nė Shqipėri, Raifaissen Bank) e ka pakėsuar blerjen e bonove tė thesarit shqiptar brenda njė tremujori me rreth 41 miliardė lekė (rreth 378 milionė dollarė). Dhe ky veprim e ka vėnė nė vėshtirėsi tė madhe Ministrinė e Financave, sė cilės i duhet tė shesė bono thesari pėr tė mbushur gropat e buxhetit tė shtetit. Kjo vėshtirėsi nė marrjen e huasė sė brendshme nga qeveria ėshtė reflektuar nė rritjen e interesave tė borxhit publik, pra tė kostos sė tij. Ndėrkohė, kjo bankė (Raifaissen Bank) jo vetėm qė ka shkurtuar fort huadhėnien pėr qeverinė, por nuk ka shtuar as kreditimin e sektorit privat.”
Nė fund, Guvernatori Fullani u bėri thirrje tė pranishmėve qė t’i bėjnė thirrje Autoritetit Bankar Europian, qė ta lejojnė Raifaissen Bank qė t’i japė mė shumė borxh qeverisė shqiptare.
Ka qenė njė kohė kur Shqipėria, e vetme nė Evropė, ka gėzuar njė sistem shumė tė shėndoshė monetar. Pa dyshim qė i referohem periudhės nga 1924-a deri nė 1945-ėn, dhe standardit tė arit qė qe nė fuqi atėherė.
Ndonėse studime e mirėfillta historike mbi fushėn monetare (dhe nė pėrgjithėsi ekonomike) mungojnė, njė ide tė pėrgjithshme tė evoluimit tė standardit monetar nė Shqipėri mund ta krijojmė. Shqipėria nėn sundimin osman (pace pretendimeve absurde tė eksponentėve tė neo-otomanizmit) nuk ishte ndonjė qendėr e rėndėsishme tregtare. Me pėrjashtim tė dy-tri qyteteve si Shkodra, Korēa dhe Prizreni, gjasat janė qė Shqiptari mesatar as merrte e as jepte nė para mė shumė se pak herė nė vit nė pazarin e qytetit mė tė afėrt. Paratė nė qarkullim nė ato kohė qenė prerje tė huaja (napoloni i famshėm), por gjithnjė nė ar, pasi popullsia vetėm paranė e ēmuar shihte si tė vlefshme.
Me rritjen e ekonomisė pas pavarėsisė, dhe kryesisht me rivendosjen e paqes publike pas 1924-ės, u rrit ndarja e punės dhe si pasojė dhe monetarizimi i ekonomisė. Por mosbesimi i pėrgjithshėm ndaj ēdo paraje qė nuk ishte ar i pastėr mbeti, dhe madje u rrit. Ndonėse pas Luftės sė Parė Botėrore Evropa po i largohej standardit tė pastėr tė arit, Shqipėria mbeti ndofta i vetmi vend nė kontinent ku ari qarkullonte pėrditė, dhe i vetėm, nė transaksione.
Hegjemonia e standardit tė arit nė Shqipėri vetėm sa u theksua pas 1931-it, kur Britania qe vendi i parė perėndimor qė pėrfundimisht iu largua standardit tė arit. Mund tė themi me plot gojėn qė pas 1933-shit, kur dhe nė bastionin e fundit tė standardit tė arit nė perėndim, Shtetet e Bashkuara, qeveria konfiskoi turpshėm arin e qytetarėve tė saj, Shqipėria mbeti i vetmi vend perėndimor ku standardi i arit mbeti nė fuqi. Dhe ndryshe nga ē’parashikonin ekonomistėt e atyre viteve (dhe ata tė sotmit), kjo e ndihmoi shumė ekonominė kombėtare.
Bernd Fisheri e bėn tė qartė qė traktatet tregtare me Shqipėrinė e varfėr nė ato vite tė autarkisė preferoheshin shumė pikėrisht pasi Shqipėria tregtonte nė ar. Zogistėt ende sot mburren se si Franga e Arit shėrbente si pasaporta mė e mirė pėr Shqiptarėt, qė pranoheshin nė ēdo vend perėndimor pa shumė probleme. Diku kam lexuar, por kėtu nuk e sjell dot citimin, se Enciklopedia Britanike e konsideronte Frangėn e Arit si monedhėn mė tė fortė nė botė nė ato vite. Ē ‘arritje pėr Shqipėrinė e cunguar dhe tė sapo dalė nga lufta botėrore dhe civile!
Por mburrjet e Zogistėve duhen trajtuar me kujdes, pasi qe vetė qeveria e Mbretit qė pėrpiqej pėr ti dhėnė fund sovranitetit tė arit nė Shqipėri. Banka e Shqipėrisė e krijuar nė 1925-ėn u modelua pas Bankės sė Anglisė dhe asaj iu la e drejta e monopolit mbi emetimin e kartėmonedhave tė kthyeshme nė ar. Ideja e qeverive shqiptare dhe italiane qė bashkėpunuan nė krijimin e saj, qe zėvendėsimi i monedhave tė arit nė qarkullim me kartėmonedhat e bankės sė Shqipėrisė. Megjithatė, qarkullimi i kėtyre kartėmonedhave (para-ardhėsit e Lekut qė kemi sot) qe i kufizuar, pasi popullata me tė drejtė nuk kishte shumė besim tek premtimi i Bankės sė Shqipėrisė pėr ti kthyer ato nė ar nė ēdo rast.
Por analiza e dinamikės sė sistemeve monetare tė ngjashme nė histori (shih studimin e shkėlqyer tė George Selgin) dėshmon qartė qė, nė kohė, Leku do kish nisur tė qarkullonte mė shumė, dhe Franga e Arit tė tėrhiqej nga qarkullimi. Nė kohė, Leku do ish kthyer nė bazė monetare nė vend tė arit, dhe i gjithė sistemi bankar nė vend (qė ende ishte nė fillimet e tij) do kish mbetur nėn kontrollin informal tė Bankės sė Shqipėrisė.
Megjithatė, nė vitet 30’ dhe 40’ kėto zhvillime qenė akoma nė tė ardhmen. Nė fushėn monetare, (sado qesharake tu duket pesimistėve tė pėrjetshėm qė na rrethojnė sot), Shqipėria qe bastioni i fundit i qytetėrimit Viktorian.
As pushtimi italian i ‘39-ės dhe as ai gjerman i ‘43-it nuk e ndryshuan shumė situatėn monetare (italianėt nuk kishin fuqi tė bėnin shumė, ndėrsa gjermanėt nuk kishin interes). Ndonėse ari nga thesari i shtetit u boshatis, ari nė formė Frangash nė qarkullim tė pėrgjithshėm i mbijetoi fort mirė luftės. Goditja fatale pėr standardin shqiptar tė arit erdhi me konfiskimin masiv e regjimit komunist nė ’45-ėn.
Pėr tė kuptuar dėmin e jashtėzakonshėm qė ky konfiskim solli, le ti drejtohemi rezultateve tė njė hetimi parlamentar tė 1992-it mbi thesarin e shtetit. Mė poshtė do citoj nga njė artikull tejet interesant tė Ilir Bushit nė gazetėn Sot:
Nė Shqipėri ka pasur disa dhjetėra tonelata ar nė qarkullim dhe tė thesarizuara nga popullata para datės 28 nėntor 1944.
[...]
Nė dokumentet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme […]pohohet me shkrim se janė sekuestruar 43.816.682 monedha tė arta pa futur shufrat dhe bizhutė e arta. Vetėm ato bėjnė 283 ton flori.
Kėshtu, konfiskimi i 1945-ės mbylli njė herė e mirė kapitullin mė tė lavdishėm tė ekonomisė monetare shqiptare. Letra qė mbajmė sot nė xhep mbetet dėshmitare e trishtė e kohės kur Leku shqiptar ishte i kthyeshėm nė ar tė pastėr.
Nuk duhet ndonjė fantazi e jashtėzakonshme pėr tė kuptuar se si do kishte evoluar sistemi monetar shqiptar nė mungesė tė konfiskimit tė ’45-ės. Franga e Arit do kish mbetur nė qarkullim, ndonėse do kishte humbur teren gradualisht ndaj Lekut tė Bankės sė Shqipėrisė. Sistemi bankar do ishte zhvilluar duke pėrdorur Frangėn dhe Lekun si rezerva paralele. E vėnė nėn kufizimin e kthyeshmėrisė strikte nė Franga Ari, Banka e Shqipėrisė do ish sjellė nė mėnyrė shumė mė korrekte me Lekun se gjithė simotrat e saj Evropiane, madje dhe mė mirė se Bundesbnaku i famshėm.
Me njė monedhė kaq tė fortė, Shqiptarėt do i kishin lejuar vetes njė standard jetese shumė mė tė lartė, dhe Shqipėria, relativisht e paprekur nga lufta, fare mirė mund tė qe kthyer nė njė qendėr bankare tė rangut tė Zvicrės, ose mė sė paku tė Qipros.
Sigurisht qė ky sistem nuk do kish qenė i pėrsosur pasi Bankės sė Shqipėrisė do i lihej monopoli ligjor i emetimit tė kartėmonedhės, monopol qė gradualisht do i kishte dhėnė asaj pozita hegjemonike nė sistemin financiar kombėtar, por ky sistem do mund tė reformohej shumė mė thjeshtė e mė shpejtė se ai i sotmi: do mjaftonte njė ndryshim i vetėm nė ligj pėr tė hapur emetimin e kartėmonedhave ndaj konkurrencės.
Asnjė nga zhvlerėsimet katastrofike tė Lekut nuk do kish ndodhur dot nė rast se Franga e famshme do kish vijuar qarkullimin. Klasa e mesme dhe ajo bejlere nuk do ishin shkatėrruar dhe kultura borgjeze do kishte mbijetuar dhe do ish zhvilluar me to. Qytetet e mėdha si Shkodra dhe Korēa nuk do qenė fishkur dhe nga pozita e qendrave tregtare rajonale do kishin bėrė presion ndaj qeverisė (ndofta ende nėn kontrollin e Zogut) pėr adoptimin e kantonizimit nė Shqipėri.
Duke parė se sa kemi humbur nga zhdukja e standardit tė arit, natyrshėm lind pyetja: a mund ta rikthejmė kėtė standard?
Nė fakt, thuajse tė gjithė ekonomistėt liberalė e kanė propozuar nga njė plan pėr rikthimin e standardit tė arit: ideja po fiton popullaritet nė ShBA sot e kėsaj dite falė sponsorizimit tė kongresmenit me bindje liberale Ron Paul.
Pėr sa i takon Shqipėrisė dhe Kosovės, dhe mbi reformėn optimale monetare qė do duhej ndjekur. Thelbi i asaj reforme qe krijimi i tregut konkurrencial monetar nė Shqipėri, dhe nuk pėrmendte fare standardin e arit.
Ndonėse thelbi i propozimit tim mbetet, mė duhet tė shtoj qė pėr shkak tė vetive tė ashtuquajtura tė “rrjetit” qė ka paraja, do duheshin disa vite qė sistemi aktual monetar, pasi tė hapej ndaj konkurrencės, tė kalonte nė formėn e tij optimale. Pėr tė “djegur etapat”, reformėn e propozuar do mė duhet ta ndryshoj disi.
Rezerva totale e arit dhe valutės qė Banka e Shqipėrisė zotėronte nė 2008-ėn (viti i fundit i tė dhėnave) vlerėsohej nė afro 3.2 miliardė dollarė, ndėrkohė qė baza monetare (paraja letėr jashtė sistemit bankar+rezervat e lira e tė detyrueshme tė sistemit bankar=detyrimet e BSh-sė) po nė 2008-ėn ishte 164 miliardė lek.
Kėshtu, nėse nesėr me ligj leku do pėrkufizohej si i kthyeshėm nė monedha ari (me madhėsi minimale 5 ose 10 gramėshe) sipas ēmimit aktual tė arit (pak a shumė 5’000 lekė pėr gram ari), rezerva e valutės mendohet tė mjaftonte, nė vija tė pėrgjithshme, pėr tė kthyer gjithė bazėn aktuale monetare nė ar. Sigurisht kjo rezervė do duhej kthyer nė monedha ari tė prodhuara posaēėrisht, para se leku tė bėhej i konvertueshėm.
Hapi i dytė do ishte eliminimi i monopolit tė prodhimit tė lekut nga Banka e Shqipėrisė. Ēdo bankė tregtare ose person privat do mund tė prodhonte Lek pėr sa kohė qė nė to shkruhej qartėsisht se kush ėshtė emetuesi. Kėshtu, bankat tregtare do duhet tė pėrdorin prerje tė tjera tė lekut, mbi tė cilat shumė mirė do mund tė vendosnin logon e tyre (kėto kartėmonedha duhet tė pranohen nga tatimet nė shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit po aq sa dhe ato tė Bankės sė Shqipėrisė). Rėndėsi ka qė nėse kėto kartėmonedha kthehen nga cilido klient i bankės, ajo ėshtė e detyruar ti konvertojė nė monedha ari sipas raportit ligjor. Sigurisht qė asnjė bankė, duke nisur nga vetė BSh-ja, nuk do kishte detyrim tė ktheje kartėmonedhat e prodhura nga bankat e tjera.
Pjesa tjetėr e reformės do mbetej po ajo, me eliminimin e ligjit tė tenderit ligjor (ose sė paku me njė zgjerim mbarė-kontinental tė tij), dhe shitjen nė ankand ndėrkombėtar tė Bankės sė Shqipėrisė, tashmė e kthyer nė pak mė shumė se njė bankė e zakonshme tregtare.
Tani, mė duhet tė pranoj qė personalisht nuk besoj qė edhe pas kėsaj reforme, monedhat e arit do ktheheshin nė qarkullim. Pėr mendimin tim, ari e humbi vetinė e tij si mjet kėmbimi nė ’45-ėn, dhe sidoqoftė do ta kish humbur vetiu mė vonė kėtė veti edhe pa konfiskimin komunist. Personalisht i pėrkas asaj pjese tė shkollės austriake qė beson qė paraja ‘letėr’ private funksionon edhe mė mirė se paraja e arit.
Por edhe nė qoftė e vėrtetė kjo, njė lek i lidhur me arin do sillej shumė mė mirė se ēdo monedhė nė qarkullim sot, dhe do nxiste ritme tė rritjes ekonomike qė ne Shqiptarėt i kemi parė vetėm pėr pak kohė mes ‘94-ės dhe ’96-ės. Nėse, nė njė ēast tė dytė, leku i lidhur me arin do zėvendėsohej nga valuta tė tjera private, aq mė mirė. Rėndėsi ka qė ligji nuk do pengojė mė askėnd tė eksperimentojė me paranė mė tė mirė.
Shqiptarėt e kanė pasur njė herė privilegjin e tė qenit bastioni i fundit i qytetėrimit klasik Evropian nė fushėn monetare, dhe i kanė parė pėrparėsitė e standardit tė arit. Me pak largpamėsi, mund tė rimarrim kėtė traditė tė ndritur edhe sot, e tė rinisim evoluimin drejt njė shoqėrie tė pasur e tė qytetėruar, evoluim qė u ndėrpre nė 1945-ėn dhe nuk ka qenė mė i njėjti edhe pas rėnies sė regjimit socialist.
Ē’dhuratė e merituar nė kėtė 100-vjetor tė Pavarėsisė!
nga : ekonomisti
Krijoni Kontakt