Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 102
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    ROE, pa dashur te debatoj ne kete teme, me habit logjika tende sipas te ciles del qe askush vec Kadarese dhe teje nuk ka kuptuar goditjen e sistemit permes figurave te tij artistike. Nuk di sa ke jetuar kohen e atij regjimi, di vetem kaq te te them, qe une nje nga adhuruesit e talentit kadareian, fale ketij talenti (qe vazhdoj ta adhuroj e tani qe po shkruaj ketu) dikur kam adhuruar dhe Partine e Punes mjafton te lexoja poezine, "Ku t'i kerkoj rrenjet e tua Parti". Nese ti mik, me njohjen tende me sjell ketu ndonje figure artistike ku Kadareja ka dashur te godase Partine ne kjo poezi, une do pranoj qe kam qene e mbetem nxenesi me i dobet i cdo klase shkolle qe kam kryer dhe do me vije keq per nivelin e njohjeve te mia. Kadareja ka goditur vertet te metat e sistemit(por jo sistemin) dhe kete e ka bere vertet me mjeshteri letrare e artistike. Nuk behet keshtu biografia e njerezve, kushdo qofte ai. Talenti i Kadarese do mbetet veprave e sic jemi krenuar, do krenohemi ne e brezat ne vazhdim per shkrimtarin Kadare, biografia do ju tregoje brezave kompleksitetin e njeriut Kadare, gje qe eshte normale per boten e koklavitur njerezore. Te pershendes.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #92
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2011
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    67
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    ROE, pa dashur te debatoj ne kete teme, me habit logjika tende sipas te ciles del qe askush vec Kadarese dhe teje nuk ka kuptuar goditjen e sistemit permes figurave te tij artistike. Nuk di sa ke jetuar kohen e atij regjimi, di vetem kaq te te them, qe une nje nga adhuruesit e talentit kadareian, fale ketij talenti (qe vazhdoj ta adhuroj e tani qe po shkruaj ketu) dikur kam adhuruar dhe Partine e Punes mjafton te lexoja poezine, "Ku t'i kerkoj rrenjet e tua Parti". Nese ti mik, me njohjen tende me sjell ketu ndonje figure artistike ku Kadareja ka dashur te godase Partine ne kjo poezi, une do pranoj qe kam qene e mbetem nxenesi me i dobet i cdo klase shkolle qe kam kryer dhe do me vije keq per nivelin e njohjeve te mia. Kadareja ka goditur vertet te metat e sistemit(por jo sistemin) dhe kete e ka bere vertet me mjeshteri letrare e artistike. Nuk behet keshtu biografia e njerezve, kushdo qofte ai. Talenti i Kadarese do mbetet veprave e sic jemi krenuar, do krenohemi ne e brezat ne vazhdim per shkrimtarin Kadare, biografia do ju tregoje brezave kompleksitetin e njeriut Kadare, gje qe eshte normale per boten e koklavitur njerezore. Te pershendes.
    lere se bera nje gafe, por as qe e vure re( e korrigjova me vone)..."shqiponjat fluturojne lart" e ka shkruar Agolli, une ja ngjesha Kadarese, kjo me "rrenje" eshte e Kadarese.
    po ta riperseris Kadare pervecse disident( me alegori, metafora, parabola) ishte deri diku dhe konformist, perndryshe do ishte dergjur burgjeve. kete nuk e kam kuptuar vetem une dhe Kadare, por gjithe bota, pervec teje dhe gim docit.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------


    HELENA KADARE: JA KOMPROMISI I ISMAILIT ME REGJIMIN… KUSH GUXONTE TË THOSHTE “JAM KUNDËR”?
    Tregohej kur Eqrem Çabejt, më të madhit gjuhëtar të vendit, i shtuan një herë fjalën “parti”, në një artikull për gjenezen e gjuhës shqipe. “Profesor, ju keni harruar të përmendni partinë. Ne e shtuam vetë, s’besoj se jeni kundër?” Kush guxonte të thoshte “jam kundër”?


    01.11.2011
    Të mbroheshe vetë ishte një fjalë goje, por a mund të mbroheshe vetë nga një shtet i tillë?
    Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë polemikat për një çështje të tillë. Dhe, me sa duket, ato do të vazhdojnë. Në rastin e Is, ato përmblidheshin në një pyetje kryesore: si shpjegoheshin raportet e tij “të çuditshme” me shtetin komunist? Një shkrimtar i statusit të tij, si mund të ishte i njohur dhe i çmuar po aq, në mos më shumë, në botën perëndimore? Në pamjen e parë kishte diçka që nuk shkonte. Mos vallë vendi i tij, nuk ishte vërtet stalinist, ose, mos vallë Perëndimi s’ishte ai që ne kujtonim?....
    ...dhe ngjan me rrugëtimin e shkrimtarëve “ish-borgjezë”, që po riedukoheshin dhe po afroheshin me realizmin socialist. Kemi parë shembuj të tillë në vendet e Undies: Bilok, Leonov, vetë Gorki. Te ne, Sterjo Spasse, autori i romanit të famshëm pesimist “Pse?”, ishte shembulli i dukshëm i shkrimtarit që integrohet me vonesë në letërsine që duhet.
    Ç’ka ndodhur me Is? Si vazhdoi më tej ai, a eci sipas kësaj skeme, apo jo? Ç’ka kuptuar, ç’ka vendosur të bëjë?
    Për ta përmbledhur me dy fjalë, Is, siç e ka pohuar disa herë, ka kuptuar një gjë themelore: vendi i tij ishte i çmendur. Mjaftonin parullat e ditës për ta kuptuar këtë. Bar do të hame, por do ta mbrojmë marksizem-leninizmin botëror! Sa më e fortë të jetë diktatura e proletariatit, aq më e madhe është demokracia! Edhe po të sulmohemi në të njëjtën kohë nga dy blloqet ushtarake, NATO-ja dhe Traktati i Varshavës, do t’i mundim të dyja!
    Ky ishte programi i Shqipërisë që shpallej kudo me krenari. Is i kishte takuar fati të ishte shkrimtar në këtë vend të marrë. Dhe për të kishte dy zgjedhje: të pranonte, ose të hiqte dorë nga letërsia. Ai e pranoi sfidën: të ishte shkrimtar në këtë çmendinë. Jo për ta sjellë në vete këtë vend, sepse kjo ishte mbi çdo mundësi, por për tjetër gjë: “të bënte letërsi normale në një vend anormal” (jane fjalët e tij).
    Në pamje të parë sfida ishte e pamundur. Më pas, ai do ta shpallte këtë si program të vetin. Në atë frazë të përsëritur shpesh, përmblidhej gjithë qëllimi i jetës së tij. Në emër të këtij qëllimi absolut do të bënte ato që të tjerët do t’i quanin “kompromise”, por që për të nuk ishin veçse “sjellje korrekte”, për të mos acaruar çmendinën, që quhej Shqipëri.
    Cilat ishin kompromiset?
    Ato ishin fare të thjeshta: Të mos kundërshtonte haptas dhe publikisht parullat bazë, mbi të cilat mbështetej regjimi. Me fjalë të tjera, të mos dilte në shtyp e të mos ngrihej në mbledhje për të deklaruar: nuk duhet të hamë bar për hir të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit. Ose të thoshte se nuk është e vërtetë se sa më e fortë të jetë diktatura e proletariatit, aq më e madhe qenkësh demokracia. Ose, nuk i mundim dot ushtarakisht NATO-n dhe Traktatin e Varshavës, e sidomos po na sulmuan bashkërisht! Ç’do të ndodhte nëse ai do t’i thoshte haptas këto gjëra, domethënë haptas të deklarohej kundër regjimit? As më pak, as më shumë se vdekja. Dhe aspak në ndonjë kuptim metaforik, por vdekje e mirëfilltë, domethënë pushkatim në një breg lumi të shkretë. Ja, kaq!
    Me aq sa e njoh unë, Is as i ka shkuar ndonjëherë ndër mend më i vogli tundim për një flijim të tillë.
    Dhe përse e gjitha kjo? Ai do të qeshte me cilindo njeri që do t’ia propozonte një gjë të tillë. Me këtë rast, dua të sjell këtu një emision televiziv të drejtpërdrejtë të gazetarit e shkrimtarit të mirënjohur Frederik Beigbeder, në TV-in francez, ku në formë titulli ishte shkruar me shkronja të mëdha në ekran: “E qortojnë këtë shkrimtar se përse nuk ka vdekur!”. Në këtë “qortim” përmblidhej absurditeti i asaj që kërkohej prej tij. Nga një anë dukej absurde, por në thelb ishte shumë dramatike.
    E njëjta gjë ndodhte me parullat e ditës. Kjo ishte një retorikë boshe, që nga një vesh hynte e nga tjetër dilte. Ishin të detyruar të gjithe t’i futnin ato fjalë edhe aty ku nuk hynin gjëkundi.
    I përdornin shkencëtarët, ndërtuesit e urave, gratë që lindnin në maternitet “nën kujdesin e partisë”.
    Tregohej kur Eqrem Çabejt, më të madhit gjuhëtar të vendit, i shtuan një herë fjalën “parti”, në një artikull për gjenezen e gjuhës shqipe. “Profesor, ju keni harruar të përmendni partinë. Ne e shtuam vetë, s’besoj se jeni kundër?”
    Kush guxonte të thoshte “jam kundër”?

    Te Gjenerali u vu re se mungonte fjala “parti”. Ashtu siç u vu re se te “Përbindëshi” përmendej Marksi, por në kontekst surrealist e makabër: trojanët e llahtarisur, duke ikur natën e masakrës, mbanin në duar bustin e tij.
    Një nga gjërat e para që kuptova tek Is ishte se ai nuk i merrte seriozisht jo vetëm dekorin, ritualet e regjimit, por as vendin, as kohën. Ta merrje seriozisht, sipas tij, ishte t’i bëje nder. Ëndrra e tij absolute ishte të shkruante letërsi sikur ai regjim të mos ekzistonte. Po të kryente këtë, kishte kryer gjithçka. Të tjerat s’i interesonin.....
    ....Fjalimin e pranimit në Akademinë e Francës më 18 tetor 1996, Is e mbylli me këtë ide: “Historia e mijëra shkrimtarëve që jetuan në botën komuniste përmblidhet në pyetjen e thjeshtë: atëherë kur gjsyma e njerëzimit kishte uri, ç’ushqim i dhatë ju?”. Kësaj pyetje ai iu përgjigj, duke thënë se, në atë kohë të errët, disa nga shkrimtarët e Lindjes u përpoqën të krijonin një ushqim shpirtëror për bashkëvuajtësit e tyre. Ai foli për sadisfaksionin e rrallë që ata provuan kur ky ushqim u konsiderua i çmuar në Perëndim. “Ju që jetonit në liri, pa kurrfarë mëdyshjeje pranuat të uleshit në tryezën tonë të varfër, për të shijuar ushqimin shpirtëror, bukën e burgut të përgatitur në robëri.”
    Mund të bëheshin pyetjet: a e shfrytëzoi ai këtë shans, këtë liri? Koha do ta tregonte se ai e shfrytëzoi deri në fund. Shansi ishte i rrezikshëm. Ishte thikë me dy presa. Një shkrimtar europian midis një ishulli stalinist, antieuropian, nuk ishte aspak një gjë e lehtë. I lirë midis skllavërisë. I mbrojtur nga fama ndërkombëtare, por i përgjuar ditë e natë pikërisht për shkak të kësaj fame, si kanakar i borgjezisë perëndimore. E, si të mos mjaftonte kjo, i sulmuar nga smira e mediokritetit. Vetë ekzistenca e tij ishte diçka shqetësuese, kundër logjikës së kohës. Ai quhej i përkohshëm, një lloj aksidenti. Ndaj edhe pritej rrëzimi i tij....”

  3. #93
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ketu jemi ne nje forum virtual.helenen ta kam fal.

    Kadareja kishte luksin dhe aftesine.

    ps.librat e Kadarese sic tha dhe Mondi i kam lexuar dhe une, por kush ishte ne te vertete Kadareja.?

  4. #94
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    keto lojra fjalesh mund ti besh me ndonje adoleshent.jemi te ngopur tashme.

    kur ky maloku Agim doci hante mucmolla..,Kadareja hante molle starkinge.

    ps.nje pyetje kam une.a i hyri ndonje gjemb ne kembe Kadarese ne vitet e lavdishme?
    Edhe ne shtepine time mucmolla kane ngrene, ne se te ben te ndihesh me mire. Madje me thene te drejten as ato, se ishin luks kur i gjeje ne ne Pazar te Ri.

    Po cfare ka kjo te beje me ndonje gje? Ti nuk do pranoje perfitimet qe do te jepte fama jote ne vend te tij? Apo do i kerkoje regjimit te te conte me zor ne burg?

    Mua nuk me intereson jeta private e Kadarese. Nuk kam ne plan te inicioj ndonje fe te re. Ne kontroversialitetin e tij, pena e Kadarese eshte me e forte se personi i tij dhe me forte se epoka. Edhe duke sikur te mos kishte bere asnje gje politike dhe thene asnje fjale politike, Kadareja ka bere mjaft duke i treguar botes se cfare shpirti observues dhe te holle kane Shqiptaret, qe del me apo pa vetedijene vete Kadarese, nga vepra e tij.

  5. #95
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Lexoni edhe kuptoni te gjithe kompleksin e inferioritetit qe shfaq Gimi ne letren e hapur.Tani ne duam ta kethejme ne realitet dhe t'ia thjeshtesojme figuren komplekse te Kadarese.Por Ai jo, vazhdon te merret me pseudonimet e forumisteve.Vetem bjetexhi duhet te jemi qe te kuptojme Gimin se perndrysho ndac edhe akademik te jesh sje gje.
    Pastaj pse e hapi teme ne forum kur i vika keq kur ka polaritet mendimesh.Ketu te gjithe mund te diskutojme lirshem duke zbatuar rregulloren e forumit.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    tE GJITHE ATYRE QE NUK KANE HABER SE KUSH ESHTE THELBI I LETRES.
    MOS NGURRONI TE SHKRUANI GJITHSHKA. UNE DO SHKRUAJ PER TE VERTETE4N
    TUNG

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    tE GJITHE ATYRE QE NUK KANE HABER SE KUSH ESHTE THELBI I LETRES.
    MOS NGURRONI TE SHKRUANI GJITHSHKA. UNE DO SHKRUAJ PER TE VERTETE4N
    TUNG
    Vazhdo plako hallall ta befte Perendia....ti dhe zeri i se vertetes qofshi nje, sot e pergjithmone.Vetem nese na e ndricon dhe ne vdektareve te thjeshte thelbin do te jemi shume mirenjohes se deri tani pervec ofendimeve familjare qe bere per Kadarene dhe gjysmen e Gjirokastres nuk kemi pare gje.Nese ky eshte thelbi desha te kujtoj se ktu ne forum per ofendime ka kandidate per medalje ari ne Olimpiada prandaj spo ben ndonje gje te re.Une e kuptoj qe ty te ka djegur qe ai i shkroi Lul Bashes ,ajo qe spo kuptoj eshte pse te djeg TY? se ai nuk te shkroi ty...Per mendimin tim Kadare skishte fare te drejte ti drejtohej Lulit se ai eshte shkrimtar e sduhet te merret me zgjedhje bashkie por edhe ty ste takon fare ti shkruash atij, se eshte mungese edukate ne rradhe te pare,se ska kuptim se duket sikur Basha eshte budalla sdi te flase e te ka lene ty te pergjigjesh e dyta,e treta mos u zi me ke te dale perpara se ne te gjithe kemi shume respekt per ty or burre mos e ul ne nivel komunikimi veten si Agim belul sulltani ose mersin arab stambolli (2 anetare te nderuar te forumit mysliman)a them megjithmend se nuk jam i detyruar po kam shume respekt per ty o Z. Agim Doci.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    medaur.
    Po te jap nje pergjigje te sinqerte:
    1. Nuk me shqetson fakti se "pse nuk ju pergjigje L. Basha" letres se Kadares. Perkundrazi, Basha asht treguar fisnik me shperfilljen e tij. Une nuk i bana fresk apo sherbim servilizmi Bashes, se asnje lidhje nuk kam me at' Kryetar Bashkije qe mezi fiton me 91 vota(!). Kur duhej te fitonte më së paku me 150 mijë vota. Une i shkrova Kadares si Mal i Letersis dhe si Bubrrec i Politikes. Kur Kadare qenka kaq adapt ne politike le te urdheroj nga Turr Eifeli e te kandidoj per President. Te garantoj qe une do ia jap voten time.
    2. Nuk jam "shquar" ndonjiher per munges edukate, por fatkeqsisht ti miku im medaur, mos ban krahasime mes meje dhe Kadares !!! Ai asht i Madh ne llojin e tij, une jam i vogel, madje shume i vogel. Letren ne forum nuk kam futur une, por ata qe merren me keto gjera.
    3.Ke shume te drejte qe une "zihem" me ke te me dale perpara. Te premtoj qe gjith jeten time do e mbroj me çdo çmim te verteten. Nuk jam aq budal sa te shkruaj rrena, si ato te Kadares pergjat kontributit te tij ne Realizmin Socialist. Vepra e tij na beri te duam shume e fort, fuqishem dhe me gjith shpirt Enver Hoxhen. Aq dinim. Tashti qe kemi libra per te verteten se kush ka qene ai k/kriminel, patjeter dhe une do mbaj qenrimin tim.

    Te uroj gjith te mirat dhe faleminderit per vrejtjet e tua te senqerta.

    Respekt
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Doçi : 22-11-2011 më 08:30

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Z Doci te pershendes,sic thashe me lart Kadareja nuk ka te drejte fare ti shkruaje Lul Bashes ,askush nuk do qe Kadareja te merret me politike , le te merret me letersi nese ka vullnet,une mendoj se Kadareja NUK ka qene disident,,por si shkrimtar eshte per tu vleresuar megjithese nje pjese te historise se tij tek "Kali i Trojes" e kam lexuar diku tek nje shkrimtar anglez qe nuk me kujtohet per momentin por do tja gjej emrin dhe kjo nuk e nderon kadarene.. Megjithate tani qe fole hapur e kuptoj qe e kam keqkuptuar shkrimin tend.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga medaur Lexo Postimin
    Z Doci te pershendes,sic thashe me lart Kadareja nuk ka te drejte fare ti shkruaje Lul Bashes ,askush nuk do qe Kadareja te merret me politike , le te merret me letersi nese ka vullnet,une mendoj se Kadareja NUK ka qene disident,,por si shkrimtar eshte per tu vleresuar megjithese nje pjese te historise se tij tek "Kali i Trojes" e kam lexuar diku tek nje shkrimtar anglez qe nuk me kujtohet per momentin por do tja gjej emrin dhe kjo nuk e nderon kadarene.. Megjithate tani qe fole hapur e kuptoj qe e kam keqkuptuar shkrimin tend.
    Une nuk mendoj se ti je i vogel ,per mua nje shkrimtar qe shkruan per luften e popullit te vete nuk mund te jete i vogel.Ti ke shkruar per e luften e popullit te Kosoves kunder serbit ..per mua ti vlen shume me shume se nje shkrimtar qofte ky edhe gjeni qe shkruan per gjera abstrakte ..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •