Reagon Greqia: Shqipėria po ndikohet nga nacionalistėt
Greqia ka shprehur shqetėsim lidhur me ndryshimin e modelit tė certifikatave, ku ėshtė hequr cilėsimi i origjinės. Ministria Jashtme e saj, me anė tė zėdhėnėsit tė kėtij dikasteri ka shprehur rezervat lidhur me kėtė zhvillim. Nė kėtė qėndrim zyrtar thuhet se Shqipėria ka rėnė nė kurthin e nacionalistėve qė kėrkojnė qė regjistrimi i popullsisė tė mos bėhet mbi bazėn fetare dhe kombėtare. Ky qėndrim ėshtė shprehur nga zėdhėnėsi i ministrisė sė Jashtme, Gregory Delavekouras.
"Jemi tė shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje dhe po e ndjekim nga afėr. Qeveria shqiptare vendosi tė heq origjinėn kombėtare nga certifikatat personale dhe familjare, pa u konsultuar paraprakisht me pakicat qė jetojnė nė vend. Nga kjo ngihen pikėpyetje tė logjikshme dhe shqetėsuese nė lidhje me motivet qė ndryshuan kėtė praktikė tė zbatuar nė dekada", u shpreh Delavekouras gjatė njė konference pėr shtyp.
Greqia ka lidhur kėtė zhvillim dhe me shtyrjen e regjistrimit tė popullsisė duke u shprehur se kjo tė jep tė kuptosh se Shqipėria "gjunjėzuar" nga grupet nacionaliste, tė cilėt kundėrshtojnė pėrfshirjen nė tė, tė pyetjeve lidhur me kombėsinė, gjuhėn dhe besimin.
"Vendimet tė japin pėrshtypjen se qeveria shqiptare ėshtė pėrulur nga presionet e elementėve ekstremistė qė nuk pranojnė ekzistencėn e minoriteteve nė vend dhe qė janė sistematikisht cenues tė marrėdhėnieve mes vendeve tona", ėshtė shprehur zėdhėnėsi i ministrisė.
Greqia ka kujtuar se mbėshtet integrimin e Shqipėrisė nė BE por kjo duhet bėrė konform rregullave qė kėrkon unioni duke kėrkuar kėshtu respektimin e kritereve tė Kopenhagenit ku flitet pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe minoriteti. Pėr kėto vendime tė Shqipėrisė, Delavekouras tha se Greqia do tė informojė nė mėnyrė tė detajuar organizmat kompetente. "I bėjmė thirrje Shqipėrisė qė tė zhvillojė konsultim konstruktiv me pėrfaqėsinė e minoritetit, tė cilėt kanė shprehur kundėrshti lidhur me kėtė vendim", thuhet nė pėrfundim.
a ka ndonje grek ketu ti qaje hallet kesaj kurves greqi qe srri rehat don vetem ......
Kodi:
http://www.shekulli.com.al/2011/06/03/reagon-greqia-shqiperia-po-ndikohet-nga-nacionalistet.html
Krijoni Kontakt