Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Përgjigje ndaj shpifografisë teologjike të islamofobit Kastriot Mutfaraj

    Nuk është aspak e denjë, për një njeri që ka nivelin minimal të një formimi kulturor serioz, të merret me një njeri që hedh kaspolla, që u shëmbëllejnë përçartjeve të njerëzve të pushtuar
    nga halucinacionet. Mllefi dhe urrejtja patologjike që Kastriot Mutfaraj ka ndaj Islamit dhe myslimanëve duket se ka marrë të tilla përmasa te ky njeri sa ta shtyj atë të kaloj çdo cak të etikës minimale akademike dhe të mirësjelljes ndaj komunitet më të madh fetar në mesin e shqiptarëve dhe ndaj fesë së tyre. Ndaj unë nuk do merrem me të si njeri dhe vrerin e tij ksenofob, antimusliman dhe antishqiptar që ai vjell paturpësisht ndaj bashkëkombësve të tij, por vetëm për hatër të një publiku që e lexon këtë njeri dhe dezinformohet nga gënjeshtrat që ai ka shkruar, e ndjeva për detyrë si teolog që ti jap përgjigje në mënyrë të përmbledhur gozhdëve të ndryshkura që ai dështon të ngul në adresë të fesë islame me paçavuret e tij të njëpasnjëshme.
    Këtu do të merrem vetëm me pretendimet absurde të shkrimit të tij të 26 Majit 2010 në gazetën “Sot” karshi fesë islame dhe jo edhe histerisë së tij të përçartë që ka shfaqur gjithë këto ditë në shtyp.
    Së pari, para se t’ia nis duhet të bëjë me dijes se K. Myftaraj nuk është një teolog, as një filozof dhe as një studiues i feve, por vetëm një amator i keq që në shumë prej shkrimeve të tij të fushave ku ai shkruan nuk tregon kriteret minimale të objektiviteti dhe referimit. Këtë gjë ai ka bërë edhe me shpifjet e tij ndaj Islamit dhe Profetit të tij duke mos treguar as një referencë të vetme për çfarë ai përrallis. Kjo sepse ato as nuk kanë asnjë vlerë akademike dhe as nuk përbëjnë referencë për ne si muslimanë dhe për ata njerëz që kërkojnë të vërtetën në mënyrë objektive, siç do ta bëjmë të qartë më poshtë. Por nëse Myftarjt i duket vetja si referencë atëherë kjo provon edhe më shumë faktin se ky njeri është një i sëmurë patologjik, që para se të denoncohet në prokurori për veprat penale që ai konsumon me kalemin e tij të ndryshkur, duhet çuar në spital si një i sëmurë psikik.
    Myftaraj shprehet: “Guri i zi është objekti më i shenjtë i fesë islame.”
    Këtu më duhet të bëj një pohim, vetëm një herë, pa qenë nevoja ta ripërsëris më pas se, të gjitha broçkullat që ka përrallisur Myftaraj në këtë shkrim paçavure është në gjendje tu japë përgjigje edhe besimtari më i thjeshtë musliman, që ka një kulturë minimale njohje të fesë së tij dhe se shumicën e gjërave që ai ka pohuar janë gënjeshtra të pastra të marra nga burime që nuk gëzojnë asnjë vërtetësi dhe respekt minimal akademik dhe shkencor.
    Atëherë, Guri i zi, nuk ka qenë, nuk është dhe as ka për të qenë ndonjëherë objekti më shenjtë në fenë islame. Muslimanët asnjëherë nuk kanë adhuruar as gurin e zi dhe as Qabenë (arabisht el-kaba). Në Islam nuk ka objekte të një shenjtërie mistike siç ka në fe të tjera, Islami është një fe tërësisht monotesite, deri në detajet më të imta të saj, ndaj dhe asnjë objekt material dhe as një qenie tjetër veç Zotit nuk meriton absolutisht shenjtërinë e adhurimit, por vetëm shenjë respekti në varësi të rëndësisë që vetë Zoti i ka caktuar. Kështu që për ne si musliman Libri i Zotit, Kurani, i shkruar në çfarëdo objekti është shumë më “i shenjtë” sesa guri i zi dhe sesa vetë Qabeja dhe jo vetëm kaq, por për fenë islame një besimtar i vetëm, jeta, nderi dhe pasuria e tij janë më të shenjta sesa guri i zi dhe vendi ku është vendosur ai. Guri i zi i vendosur në këndin jugor të ndërtesës kubike të Qabesë shërben thjesht vetëm si shenjë dallimi nga ku fillon një nga ritet e adhurimit të Zotit që në Islam quhet tavaf. Vetë ndërtesa e Qabesë shërben si pikë drejtimi gjeografik për muslimanët e gjithë botës kur ata i falen Zotit, si dhe ajo është pjesë e një adhurimi të madh në islam që quhet Haxh, apo ndryshe pelegrinazhi islam. Përveç këtyre gjërave as Qabeja dhe as Guri i zi nuk kanë asnjë funksion apo shenjtëri tjetër. Literatura më e thjeshtë islame, që mund të gjej çdokush edhe falas e shpjegon këtë gjë, kështu siç e përmenda, ndaj deformimet e Mutfarajt mbajnë vetëm vulën e injorancës së qëllimshme.
    Myftaraj thotë: “Tempulli Kaaba dhe vetë Guri i zi i përkasin një kulti politeist (pagan) arab dhe mbaheshin si vend i shenjtë, përkatësisht objekt i shenjtë, që shumë kohë para Muhametit.”
    Tempulli i Qabesë dhe Guri i zi i përkasin kohës së Profeti Ibrahim (Abraham) dhe djalit të tij Ismailit dhe është tempulli i parë i ndërtuar për adhurimin e një Zoti të vetëm. Vetëm rreth dy shekuj (apo katër sipas një mendimi) para Profetit –të padyshimtë- Muhamed ky objekt u mbush me idhuj të ardhur nga popujt e tjerë, të cilët arabët i adoptuan si perëndi nga ata që i morën, si ndërmjetës në mes tyre dhe Allahut, Zotit dhe krijuesit të vetëm.
    Mutfaraj thotë: “Në kohën kur arabët qenë paganë, ata e adhuronin Gurin e zi si një objekt të shenjtë dhe mendonin se ai ndrynte imazhin e 360 zotave (meshkuj dhe femra).”
    Këto janë sajesat e burimeve që Myftaraj qëllimisht nuk i citon. Arabët në tempullin e Qabesë, një tempull monoteist ky, kishin sjell idhuj, para se ata të thyheshin, thërrime-thërrime, nga ardhja e Islamit, por guri i zi nuk është aspak e vërtetë se ndrynte imazhin e këtyre 360 idhujve të importuara nga kulturat pagane. Këto janë broçkulla.
    Myftaraj thotë: “Në fakt Guri i zi ishte një meteor i rëndomtë.”
    Është e çuditshme se si ky njeri citon në mënyrë të verbër ca të ashtuquajtur orientalist të cilët me aludimet e tyre duke dashur të mohojnë origjinën e epërme qiellore të këtij guri e kanë zbritur atë në nivelin e një meteori. Megjithatë të bën çudi pse nuk thonë se është një gur sido, sepse lind pyetja si e vërtetuan ata që është meteor? Nëse ata dhe shpifografi në fjalë, me të cilin po merremi, besojnë se guri i zi është meteor, pa asnjë lloj fakti dhe reference, atëherë kjo do të thotë se duan apo nuk duan ata pranojnë referencat islame, të cilat thonë se ai erdhi nga Parajsa, por për ta kjo e fundit sipas aludimeve të tyre është e pavërtetë, por gjithsesi për ta ai ngelet me origjinë e tij qiellore. Domosdo sytë e tyre të hamendjes para atyre të ballit nuk mund të shohin përtej reve apo mjegullnajave që u kanë zënë sytë e ballit dhe të shpirtit.
    Më pas Myftaraj shprehet se Profeti –i padyshimtë- Muhamed e ndaloj idhujtarinë me fjalë, por jo me vepra duke futur në këtë fe pjesë të paganizmit arab, siç qe guri i zi dhe Qabeja!
    Nëse tregon diçka kjo tregon sesa injorant është i ashtuquajturi gazetar, ky palo juristi i “plepave 94”, sa që fesë më monoteiste në botë t’i shpif elementë të idhujtarisë, ndaj të cilave nuk ka fe në historinë njerëzore të ketë luftuar si ajo.
    Monoteizmi i Islamit është aq i thellë dhe i imët, sa mjafton të përmend disa fakte që i di shumëkush, mes tyre edhe i ashtuquajturi gazetar shpifograf, për të zhbërë gjithçka që ai sajon.
    Së pari, në Islam Zoti është një, unik, i përhershëm, trashendent, i përjetshëm, pa fillim dhe mbarim, nuk është trini, dhe as më shumë e as më pak, por vetëm njësh absolut. Në suren e 112 të Kuranit thuhet: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”
    Së dyti, në fenë islame nuk lejohen absolutisht ndërmjetësit në adhurim, në lutje dhe në çdo formë tjetër me të cilën njerëzit kërkojnë të afrohen te Zoti, kushdo qofshin këta, engjëj apo Profet, në mënyrë absolute këtu nuk bëhet asnjë përjashtim. Çdo akt i tillë që cenon këtë gjë pak apo shumë në Islam konsiderohet idhujtari dhe mëkat i pafalshëm. (shih Kurani 4:48, 148)
    Së treti, feja islame si masë preventive ndaj idhujtarisë ndalon edhe çdo veprim apo objekt që me kalimin e kohës shpie drejt forma të idhujtarisë, apo që në vetvete sipas këndvështrimit islam përmban elemente të idhujtarisë. Si për shembull në islam nuk lejohet lavdërimet e tepruara ndaj Profetëve dhe çdo krijese tjetër ashtu siç nuk lejohen as pikturimi apo gdhendja e krijesave frymore, pasi në islam ato shihen si një lloj rivaliteti virtual ndaj Krijuesit të vetëm. Është e tepër të them se në Islam nuk lejohen dhe nuk ka asnjë objekt lëndor që të simbolizoj Zotin, qoftë edhe për së largu apo tërthorazi, siç ka në fe të tjera.
    Duke u nisur nga të gjitha këto, që thamë dhe lamë pa thënë, doktrina islame shpesh quhet me emrin Teuhid (njësim i Zotit), për shkak se e gjithë kjo doktrinë mbështet mbi monoteizmin. Dëshmi kjo që i gërric veshin në arabisht pesë herë në ditë të ashtuquajturit gazetar K. Myftaraj.
    Më pas i ashtuquajturi gazetar për të hedhur poshtë besimin islam të origjinës së Qabesë dhe gurit të zi dhe lidhjes së tyre me Profetin Ibrahim, merr si referencë Biblën, se çfarë thuhet dhe nuk thuhet në të për këtë gjë! Duhet t’i sqarojmë atij dhe të tjerëve, se ne si musliman besojmë se Profetët që përmenden në Bibël dhe ajo vetë si Libër ka burim dhe orgjinë hyjnore, nga vetë Zoti. Por, për asnjë çast dhe asnjë moment muslimani nuk e bazon fenë dhe besimin e tij, në këtë Libër, por vetëm te Kurani dhe Profeti i vërtetë Muhamed. Burimi i vetëm i cili ne na shtyn dhe mbi të cilin ne mbështesim bindjes tonë në origjinën qiellore të Biblës si dhe formën sesi ne e besojmë këtë gjë, është vetëm Kurani dhe Profeti i vërtetë i Zotit Muhamed. Nëse burimi ynë nuk do ta njihte Biblën si Libër me orgjinë hyjnore, as ne nuk do ta njihnim si të tillë, për ne i parë dhe i fundit është shpallja hyjnore që erdhi Profetit Muhamed. Ndërsa trashëgimia e sotme e shkrimeve të shenjta judeo-kristiane për ne shërben thjesht si referencë e diskutimeve ndërfetare.
    Mutfaraj thotë: “Arabët mund ta pranonin një fe të re më lehtë në rast se ajo integronte kultet e mëparshme idhujtare. Ky qe sekreti i suksesit të Muhametit.
    Muhameti tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet idhujtare në fenë e re, që supozohet të ishte kundër idhujtarisë, në mënyrë që arabët idhujtarë të pranonin fenë e re”
    Në fakt suksesi që arriti Profeti i vërtetë Muhamed ishte plotësisht e kundërta e asaj që thotë ky njeri pa referenca. Për trembëdhjetë vjet në Mekë Profeti nuk pranoi të bënte asnjë kompromis me idhujtarinë dhe elitën e saj mbështetëse, dhe pikërisht për këtë edhe u persekutua, u përndoq dhe vuajti bashkë me muslimanët e parë. Ky është një fakt historik kaq i vërtetë sa që gjendet jo vetëm në të gjitha burimet islame dhe çdo kush mund t’i lexoj, por edhe në çdo burim tjetër serioz që u përket jomyslimanëve dhe që flasin për fenë islame. Ky njeri, ndaj të cilit Kastritoti duhet të pastroj gojën dhe penën e tij shpifarake, ishte ai që shkatërroi me forcën e arsyes, argumentit, dhe të dorës gjithë trashëgiminë pagane, idhujtare, politeiste arabe dhe la për ta vetëm trashëgiminë Abrahamike të adhurimit të një Zoti të vetëm.
    Mutfaraj thotë: “Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t’ i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor).”
    Edhe njëherë këtu ky far Mutfaraj tregon injorancën e tij të qëllimshme duke perifrazuar nga burime aspak serioze. Hubeli ishte idhulli i parë që u fut në Mekë dhe sipas burime islame, dhe të vetme, ishte statuja më e madhe, por jo kryezoti siç thotë Mutfaraj. Arabët nuk kishin idhull kryezot, mekasit idhullin Hubel e kishin idhullin e tyre, ashtu si fise të tjera arabe kishin idhujt mbrojtës të tyre. Hubeli nuk ishte në trajtën e Hënës, por në pamjen e njeriut dhe ku dorën e djathtë e kishte të thyer dhe idhujtarët e Mekës ia kishin bërë prej floriri. Në Mekë atë e solli kreu i një fisi arab, Amr bin Luhej, Myftaraj thotë: “Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë.”
    Vijon

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pergjigje hapesit te temes.

    Ne rradhe te pare ju kerkoj moderatoreve ta heqin kete teme nga çeshtja kombetare dhe ta çojne tek toleranca fetare. Problemet tuaja personale te besimit apo mosbesimit me autorin ne fjale nuk perbejne çeshtje kombetare por ceshtje mentaliteti.

    Nese ju i drejtoheni me nje teme per tju pergjigjur autorit ne fjale gaboheni, sepse duhet ti pergjigjeni me nje shkrim ne te njejten gazete qe ka shkruar ai ose edhe diku tjeter por jo ketu. Nese doni ta beni ketu ka nje teme egzistente per kete problem dhe mund ta jepnit atje opinionin tuaj. Mos u mundoni ti jepni rendesi vetes.
    Sa per shkrimin ne fjale autori ka te drejten legjitime ti tregoj popullit Shqiptar te verteten mbi islamin dhe fete e tjera ne Shqiperi, nese kjo e vertet nuk ju pelqen ai eshte nje problem i juaji dhe i races suaj myslimane.
    Ne te tjeret jemi me Kastriotin dhe te gjith ata qe mendojne si ai.

    Do beje mire te mos e vazhdoje kete teme se ketu ka me shum Shqiptar se Mysliman.
    Ti vazhdo ne rrugen e zotit ne do vazhdojme rrugen e Shqiperise dhe te nje populli te lire e te pa indoktrinuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 15-05-2011 më 04:04

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Ne rradhe te pare ju kerkoj moderatoreve ta heqin kete teme nga çeshtja kombetare dhe ta çojne tek toleranca fetare. Problemet tuaja personale te besimit apo mosbesimit me autorin ne fjale nuk perbejne çeshtje kombetare por ceshtje mentaliteti.

    Nese ju i drejtoheni me nje teme per tju pergjigjur autorit ne fjale gaboheni, sepse duhet ti pergjigjeni me nje shkrim ne te njejten gazete qe shkruar ai ose edhe diku tjeter por jo ketu. Nese doni ta beni ketu ka nje teme egzistente per kete problem dhe mund ta jepnit atje opinionin tuaj. Mos u mundoni ti jepni rendesi vetes.
    Sa per shkrimin ne fjale autori ka te dreten legjitime ti tregoj popullit Shqiptar te verteten mbi islamin dhe fete e tjera ne Shqiperi, nese kjo e vertet nuk ju pelqen ai eshte nje problem i juaji dhe i races suaj myslimane.
    Ne te tjeret jemi me Kastriotin dhe te gjith ata qe mendojne si ai.

    Do beje mire te mos e vazhdoje kete teme se ketu ka me shum Shqiptar se Mysliman.
    Ose shprehur me fjale te K. Myftarajt:

    "Ne shqiptarët nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet."

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin
    Nuk është aspak e denjë, për një njeri që ka nivelin minimal të një formimi kulturor serioz, të merret me një njeri që hedh kaspolla, që u shëmbëllejnë përçartjeve të njerëzve të pushtuar
    nga halucinacionet. Mllefi dhe urrejtja patologjike që Kastriot Mutfaraj ka ndaj Islamit dhe myslimanëve duket se ka marrë të tilla përmasa te ky njeri sa ta shtyj atë të kaloj çdo cak të etikës minimale akademike dhe të mirësjelljes ndaj komunitet më të madh fetar në mesin e shqiptarëve dhe ndaj fesë së tyre. Ndaj unë nuk do merrem me të si njeri dhe vrerin e tij ksenofob, antimusliman dhe antishqiptar që ai vjell paturpësisht ndaj bashkëkombësve të tij, por vetëm për hatër të një publiku që e lexon këtë njeri dhe dezinformohet nga gënjeshtrat që ai ka shkruar, e ndjeva për detyrë si teolog që ti jap përgjigje në mënyrë të përmbledhur gozhdëve të ndryshkura që ai dështon të ngul në adresë të fesë islame me paçavuret e tij të njëpasnjëshme.
    Këtu do të merrem vetëm me pretendimet absurde të shkrimit të tij të 26 Majit 2010 në gazetën “Sot” karshi fesë islame dhe jo edhe histerisë së tij të përçartë që ka shfaqur gjithë këto ditë në shtyp.
    Së pari, para se t’ia nis duhet të bëjë me dijes se K. Myftaraj nuk është një teolog, as një filozof dhe as një studiues i feve, por vetëm një amator i keq që në shumë prej shkrimeve të tij të fushave ku ai shkruan nuk tregon kriteret minimale të objektiviteti dhe referimit. Këtë gjë ai ka bërë edhe me shpifjet e tij ndaj Islamit dhe Profetit të tij duke mos treguar as një referencë të vetme për çfarë ai përrallis. Kjo sepse ato as nuk kanë asnjë vlerë akademike dhe as nuk përbëjnë referencë për ne si muslimanë dhe për ata njerëz që kërkojnë të vërtetën në mënyrë objektive, siç do ta bëjmë të qartë më poshtë. Por nëse Myftarjt i duket vetja si referencë atëherë kjo provon edhe më shumë faktin se ky njeri është një i sëmurë patologjik, që para se të denoncohet në prokurori për veprat penale që ai konsumon me kalemin e tij të ndryshkur, duhet çuar në spital si një i sëmurë psikik.
    Myftaraj shprehet: “Guri i zi është objekti më i shenjtë i fesë islame.”
    Këtu më duhet të bëj një pohim, vetëm një herë, pa qenë nevoja ta ripërsëris më pas se, të gjitha broçkullat që ka përrallisur Myftaraj në këtë shkrim paçavure është në gjendje tu japë përgjigje edhe besimtari më i thjeshtë musliman, që ka një kulturë minimale njohje të fesë së tij dhe se shumicën e gjërave që ai ka pohuar janë gënjeshtra të pastra të marra nga burime që nuk gëzojnë asnjë vërtetësi dhe respekt minimal akademik dhe shkencor.
    Atëherë, Guri i zi, nuk ka qenë, nuk është dhe as ka për të qenë ndonjëherë objekti më shenjtë në fenë islame. Muslimanët asnjëherë nuk kanë adhuruar as gurin e zi dhe as Qabenë (arabisht el-kaba). Në Islam nuk ka objekte të një shenjtërie mistike siç ka në fe të tjera, Islami është një fe tërësisht monotesite, deri në detajet më të imta të saj, ndaj dhe asnjë objekt material dhe as një qenie tjetër veç Zotit nuk meriton absolutisht shenjtërinë e adhurimit, por vetëm shenjë respekti në varësi të rëndësisë që vetë Zoti i ka caktuar. Kështu që për ne si musliman Libri i Zotit, Kurani, i shkruar në çfarëdo objekti është shumë më “i shenjtë” sesa guri i zi dhe sesa vetë Qabeja dhe jo vetëm kaq, por për fenë islame një besimtar i vetëm, jeta, nderi dhe pasuria e tij janë më të shenjta sesa guri i zi dhe vendi ku është vendosur ai. Guri i zi i vendosur në këndin jugor të ndërtesës kubike të Qabesë shërben thjesht vetëm si shenjë dallimi nga ku fillon një nga ritet e adhurimit të Zotit që në Islam quhet tavaf. Vetë ndërtesa e Qabesë shërben si pikë drejtimi gjeografik për muslimanët e gjithë botës kur ata i falen Zotit, si dhe ajo është pjesë e një adhurimi të madh në islam që quhet Haxh, apo ndryshe pelegrinazhi islam. Përveç këtyre gjërave as Qabeja dhe as Guri i zi nuk kanë asnjë funksion apo shenjtëri tjetër. Literatura më e thjeshtë islame, që mund të gjej çdokush edhe falas e shpjegon këtë gjë, kështu siç e përmenda, ndaj deformimet e Mutfarajt mbajnë vetëm vulën e injorancës së qëllimshme.
    Myftaraj thotë: “Tempulli Kaaba dhe vetë Guri i zi i përkasin një kulti politeist (pagan) arab dhe mbaheshin si vend i shenjtë, përkatësisht objekt i shenjtë, që shumë kohë para Muhametit.”
    Tempulli i Qabesë dhe Guri i zi i përkasin kohës së Profeti Ibrahim (Abraham) dhe djalit të tij Ismailit dhe është tempulli i parë i ndërtuar për adhurimin e një Zoti të vetëm. Vetëm rreth dy shekuj (apo katër sipas një mendimi) para Profetit –të padyshimtë- Muhamed ky objekt u mbush me idhuj të ardhur nga popujt e tjerë, të cilët arabët i adoptuan si perëndi nga ata që i morën, si ndërmjetës në mes tyre dhe Allahut, Zotit dhe krijuesit të vetëm.
    Mutfaraj thotë: “Në kohën kur arabët qenë paganë, ata e adhuronin Gurin e zi si një objekt të shenjtë dhe mendonin se ai ndrynte imazhin e 360 zotave (meshkuj dhe femra).”
    Këto janë sajesat e burimeve që Myftaraj qëllimisht nuk i citon. Arabët në tempullin e Qabesë, një tempull monoteist ky, kishin sjell idhuj, para se ata të thyheshin, thërrime-thërrime, nga ardhja e Islamit, por guri i zi nuk është aspak e vërtetë se ndrynte imazhin e këtyre 360 idhujve të importuara nga kulturat pagane. Këto janë broçkulla.
    Myftaraj thotë: “Në fakt Guri i zi ishte një meteor i rëndomtë.”
    Është e çuditshme se si ky njeri citon në mënyrë të verbër ca të ashtuquajtur orientalist të cilët me aludimet e tyre duke dashur të mohojnë origjinën e epërme qiellore të këtij guri e kanë zbritur atë në nivelin e një meteori. Megjithatë të bën çudi pse nuk thonë se është një gur sido, sepse lind pyetja si e vërtetuan ata që është meteor? Nëse ata dhe shpifografi në fjalë, me të cilin po merremi, besojnë se guri i zi është meteor, pa asnjë lloj fakti dhe reference, atëherë kjo do të thotë se duan apo nuk duan ata pranojnë referencat islame, të cilat thonë se ai erdhi nga Parajsa, por për ta kjo e fundit sipas aludimeve të tyre është e pavërtetë, por gjithsesi për ta ai ngelet me origjinë e tij qiellore. Domosdo sytë e tyre të hamendjes para atyre të ballit nuk mund të shohin përtej reve apo mjegullnajave që u kanë zënë sytë e ballit dhe të shpirtit.
    Më pas Myftaraj shprehet se Profeti –i padyshimtë- Muhamed e ndaloj idhujtarinë me fjalë, por jo me vepra duke futur në këtë fe pjesë të paganizmit arab, siç qe guri i zi dhe Qabeja!
    Nëse tregon diçka kjo tregon sesa injorant është i ashtuquajturi gazetar, ky palo juristi i “plepave 94”, sa që fesë më monoteiste në botë t’i shpif elementë të idhujtarisë, ndaj të cilave nuk ka fe në historinë njerëzore të ketë luftuar si ajo.
    Monoteizmi i Islamit është aq i thellë dhe i imët, sa mjafton të përmend disa fakte që i di shumëkush, mes tyre edhe i ashtuquajturi gazetar shpifograf, për të zhbërë gjithçka që ai sajon.
    Së pari, në Islam Zoti është një, unik, i përhershëm, trashendent, i përjetshëm, pa fillim dhe mbarim, nuk është trini, dhe as më shumë e as më pak, por vetëm njësh absolut. Në suren e 112 të Kuranit thuhet: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”
    Së dyti, në fenë islame nuk lejohen absolutisht ndërmjetësit në adhurim, në lutje dhe në çdo formë tjetër me të cilën njerëzit kërkojnë të afrohen te Zoti, kushdo qofshin këta, engjëj apo Profet, në mënyrë absolute këtu nuk bëhet asnjë përjashtim. Çdo akt i tillë që cenon këtë gjë pak apo shumë në Islam konsiderohet idhujtari dhe mëkat i pafalshëm. (shih Kurani 4:48, 148)
    Së treti, feja islame si masë preventive ndaj idhujtarisë ndalon edhe çdo veprim apo objekt që me kalimin e kohës shpie drejt forma të idhujtarisë, apo që në vetvete sipas këndvështrimit islam përmban elemente të idhujtarisë. Si për shembull në islam nuk lejohet lavdërimet e tepruara ndaj Profetëve dhe çdo krijese tjetër ashtu siç nuk lejohen as pikturimi apo gdhendja e krijesave frymore, pasi në islam ato shihen si një lloj rivaliteti virtual ndaj Krijuesit të vetëm. Është e tepër të them se në Islam nuk lejohen dhe nuk ka asnjë objekt lëndor që të simbolizoj Zotin, qoftë edhe për së largu apo tërthorazi, siç ka në fe të tjera.
    Duke u nisur nga të gjitha këto, që thamë dhe lamë pa thënë, doktrina islame shpesh quhet me emrin Teuhid (njësim i Zotit), për shkak se e gjithë kjo doktrinë mbështet mbi monoteizmin. Dëshmi kjo që i gërric veshin në arabisht pesë herë në ditë të ashtuquajturit gazetar K. Myftaraj.
    Më pas i ashtuquajturi gazetar për të hedhur poshtë besimin islam të origjinës së Qabesë dhe gurit të zi dhe lidhjes së tyre me Profetin Ibrahim, merr si referencë Biblën, se çfarë thuhet dhe nuk thuhet në të për këtë gjë! Duhet t’i sqarojmë atij dhe të tjerëve, se ne si musliman besojmë se Profetët që përmenden në Bibël dhe ajo vetë si Libër ka burim dhe orgjinë hyjnore, nga vetë Zoti. Por, për asnjë çast dhe asnjë moment muslimani nuk e bazon fenë dhe besimin e tij, në këtë Libër, por vetëm te Kurani dhe Profeti i vërtetë Muhamed. Burimi i vetëm i cili ne na shtyn dhe mbi të cilin ne mbështesim bindjes tonë në origjinën qiellore të Biblës si dhe formën sesi ne e besojmë këtë gjë, është vetëm Kurani dhe Profeti i vërtetë i Zotit Muhamed. Nëse burimi ynë nuk do ta njihte Biblën si Libër me orgjinë hyjnore, as ne nuk do ta njihnim si të tillë, për ne i parë dhe i fundit është shpallja hyjnore që erdhi Profetit Muhamed. Ndërsa trashëgimia e sotme e shkrimeve të shenjta judeo-kristiane për ne shërben thjesht si referencë e diskutimeve ndërfetare.
    Mutfaraj thotë: “Arabët mund ta pranonin një fe të re më lehtë në rast se ajo integronte kultet e mëparshme idhujtare. Ky qe sekreti i suksesit të Muhametit.
    Muhameti tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet idhujtare në fenë e re, që supozohet të ishte kundër idhujtarisë, në mënyrë që arabët idhujtarë të pranonin fenë e re”
    Në fakt suksesi që arriti Profeti i vërtetë Muhamed ishte plotësisht e kundërta e asaj që thotë ky njeri pa referenca. Për trembëdhjetë vjet në Mekë Profeti nuk pranoi të bënte asnjë kompromis me idhujtarinë dhe elitën e saj mbështetëse, dhe pikërisht për këtë edhe u persekutua, u përndoq dhe vuajti bashkë me muslimanët e parë. Ky është një fakt historik kaq i vërtetë sa që gjendet jo vetëm në të gjitha burimet islame dhe çdo kush mund t’i lexoj, por edhe në çdo burim tjetër serioz që u përket jomyslimanëve dhe që flasin për fenë islame. Ky njeri, ndaj të cilit Kastritoti duhet të pastroj gojën dhe penën e tij shpifarake, ishte ai që shkatërroi me forcën e arsyes, argumentit, dhe të dorës gjithë trashëgiminë pagane, idhujtare, politeiste arabe dhe la për ta vetëm trashëgiminë Abrahamike të adhurimit të një Zoti të vetëm.
    Mutfaraj thotë: “Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t’ i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor).”
    Edhe njëherë këtu ky far Mutfaraj tregon injorancën e tij të qëllimshme duke perifrazuar nga burime aspak serioze. Hubeli ishte idhulli i parë që u fut në Mekë dhe sipas burime islame, dhe të vetme, ishte statuja më e madhe, por jo kryezoti siç thotë Mutfaraj. Arabët nuk kishin idhull kryezot, mekasit idhullin Hubel e kishin idhullin e tyre, ashtu si fise të tjera arabe kishin idhujt mbrojtës të tyre. Hubeli nuk ishte në trajtën e Hënës, por në pamjen e njeriut dhe ku dorën e djathtë e kishte të thyer dhe idhujtarët e Mekës ia kishin bërë prej floriri. Në Mekë atë e solli kreu i një fisi arab, Amr bin Luhej, Myftaraj thotë: “Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë.”
    Vijon
    Me pelqejn shkrimet e Kastriot Miftarajt sidomos atyre rreth fes,eshte i guximshem dhe mjaft i sakt,tjeter gje eshte qe talibanve te sodit qe per pak lek kan shit kombin dhe fyejn kastriotin,ky po e ben nje pune te mir kombit

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    per mua ka.. muftarraj eshte nje abdall,teveqel dhe derdimen , nuk ka asnjefare guximi ne tekstet e tij,pervec fyerjeve dhe nencmimeve , kur e shoh se kush e quan veten shqiptare ,do detyrohem te mar pasaporte senegaleze

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    "Ne shqiptarët nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet."
    thenja me e mire qe kam degjuar ne shqiptaret nuk na lidh vecse nje aksident historik dhe duhet ta pranojme njeri tjetrin sepse nuk mund kush ti zbarkoje si krishteret ashtu edhe muslimanet ne nje vend tjeter

    keshtu qe duhet te tregohemi tolerante te dy palet per hir te asaj se kemi tradite ne ate vend ku jetojme

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    per mua ka.. muftarraj eshte nje abdall,teveqel dhe derdimen , nuk ka asnjefare guximi ne tekstet e tij,pervec fyerjeve dhe nencmimeve , kur e shoh se kush e quan veten shqiptare ,do detyrohem te mar pasaporte senegaleze
    Po ta merrni ate pasaport do ti benit nder kombit,keshtu do ta kishum nja taliban me pak,te lutem beje por talibanet nuk i don as senegali te jesh i bindur ju jeni pa shtet

  8. #8
    Interisti Maska e beratii
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107
    "aksidenti historik " esht pjes e se kaluares askush nuk i ndalon shqiptaret tash qe te ndrrojn fen ..feja nuk trashegohet ai qe e ndjen veten musliman me zemer musliman esht te tjert smund te jen vetem se stergjyshi ka qen musliman
    Dont steal, the government hates competition

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po ta merrni ate pasaport do ti benit nder kombit,keshtu do ta kishum nja taliban me pak,te lutem beje por talibanet nuk i don as senegali te jesh i bindur ju jeni pa shtet
    njeriu me pasaport nuk ndron kombin oj budallic ,ti akoma si ke kuptuar foret e mija qe u talla me ty dhe te tjeret.

    kam pasaporte fyrom kam pasaport albania dhe nje e kam te croatia , po perseri jam SHQIPTARE e nuk jam as taleban e as grek si ti

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    njeriu me pasaport nuk ndron kombin oj budallic ,ti akoma si ke kuptuar foret e mija qe u talla me ty dhe te tjeret.

    kam pasaporte fyrom kam pasaport albania dhe nje e kam te croatia , po perseri jam SHQIPTARE e nuk jam as taleban e as grek si ti
    Oj nana e viqit ti po krrekosesh pa lidhje e as vet nuk po e din qka po flet,shko merre edhe ne senegal se nuk je ti per ketu

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •