Margaritari i fundit i shqipfolesve arabe eshte kundershtimi nga ana e tyre i ngritjes se shtatores se Nenes Tereze ne Peje. Vendimi per ngritjen e asaj shtatoreje eshte marre nga Kuvendi Komunal, pra organi me i larte i perfaqesimit demokratik te Komunes se Pejes. Tash na dalin keta shqipfolesit dhe me 1000-2000 nenshkrime deshirojne te kundershtojne vendimin e marre nga Kuvendi Komunal qe eshte zgjedhur me qindra mijera vota te atij vendi!
Pa marre parasysh se cfare ka bere ose nuk ka bere Nena Tereze per shqiptaret, duhet te mesojme nga te tjeret dhe mos te shkojme me larg se sa ne Serbi dhe Kroaci. Serbia ia ka vene emrin e Nikolla Teslles aeroportit te Beogradit, megjithe faktin se ky njeri pike se pari nuk dihet nese ka qene serb, edhe nese ka qene serb ai ka lindur ne Kroaci, s'ka jetuar nje dite te jetes se vet ne Serbi, nuk ka dhene as edhe nje kontribut per Serbine, mirepo serbet jane me te mencur se ne, ata e bejne te vetin nje figure si ajo e Teslles, ata krenohen me te, ata deshirojne qe e gjithe bota ta njoh si serb ate!!
Kurse kroatet paten nje problem se voni me italianet per Marko Pollon. Dihet se Marko Pollo ka lindur ne Korcula (sot pjese e Kroacise), mirepo ne kohen kur ka lindur ai, ky ishull i takonte Venedikut dhe ishte me banore venedikas. Pra, kroatet deshirojne ta bejne te vetin, vetem per faktin se ai ka lindur ne "Kroaci".
Kurse ne, te mencurit e botes, ne vend se t'i bejme tonat edhe figura tjera te famshme ne Evrope e Bote (Karl Gega, Aleksandri i Madh, Francesko Krispi, Arkitekt Sinani, etj) ne i largojme ato nga vetja, sepse "nuk kane dhene kontribut per shqiptaret!!!!!". Sot, nese shkon ne Turqi, ne qytetin Demre, ke kishen e "Babagjyshit te Krishtlindjeve", pra ne vendin me te madh musliman ne Evrope ata e kane ngritur nje park, ruajne kishen dhe fitojne shume para nga turistet qe vijne ne ate vend. Cka do te humbiste Kosova dhe shqiptaret sikur pas 10-15 vitesh te vinin turiste ne Kosove per te pare vendin prej nga e ka prejardhjen Nena Tereze?
Krijoni Kontakt