Close
Faqja 6 prej 48 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 473
  1. #51
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Jo vetem qe nuk ndyem i fyer nga kastriot islami , po ne shume pika jam dakort me te.

    Eshte e qarte qe une jam nje anti-islamik i flakt . Nuk e mohoj po e them haptas . Islamin une e shikoj si fatkeqsine me te madhe te kombit shqiptar .

    Te te them te verteten islamiket bejne pune te shkelqyer duke me bindur cdo dite edhe me shume qe kam te drejte .
    E sheh nuk të intereson çështja kombëtare këtë e thashë unë dhe e deshmove, për dallim nga ty, a e din se çfarë jam unë?! Unë i shpalli luftë Kastriot Myftarajt, ketij hoxhës e edhe ty bashkë me keta dy, sepse që të tre e kryeni me sukse misionin e Beogradit dhe të Athines në trojet shqiptare.
    Duke qenë antiislamik paralelisht bëhësh antishqiptarë, për arsye shumë të thjeshtë Komandanti legjendar Adem Jashari ishte musliman i përkushtuar këtë jo pse po e them unë po sepse e deshmojnë sot familjarët e tij, mos të flasim për deshmorët e tjerë, e mos të flasim për tërë Kosovën (shqiptare) të cilët festojnë Bajramin, ja çka do të thotë të jesh antiislamik.
    Unë dhe thuajse të gjithë komentuesit e kësaj teme (përjashtuar minorancën si gjithëherë) jemi kundër ketij predikuesi ashtu siç do të jemi përherë kundër çdo individi i cili shikon të fus përçarje brenda kombit tonë. Por asnjëherë nuk na ka penguar dhe nuk na pengon një shqiptar/e i cili praktikon besimin e tij/saj qoftë musliman, krishterë, etj. Për dallim nga ty që je antishqiptarë.
    Kombi mbi të gjitha

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Duke qenë antiislamik paralelisht bëhësh antishqiptarë, për arsye shumë të thjeshtë .
    Si duket per ty islami eshte i lidhut ngushte me ceshtjen kombetare shqiptare . Shembull te typit : me qe je anti-islamik je edhe kundra jasharit jan thjesht per te provuar nje teze imagjinare qe po e perdor per te krijuar nje fakt po PA FAKTE .

    A mund une mos te jem anti-islamik , kurre shumica absolute e personave qe kan komentuar ketu jan dakort me ato qe thote hoxha ?

    Pra mos u mundo ta paraqesesh si nje dukuri te izoluar kete person . Fakti eshte se kjo fryme anti-shqiptare po perhapet ne tere xhamit e kosoves maqedonise po edhe te shqiperise . Edhe kurre theme fryme anti-shqiptare nen-kuptoj sulmin qe po i behet historise edhe vlerave te kombit shqiptare .

    Duke e zevendesuar historine shqiptare me nje histori artificiale te inventuar nga muslimanet extremiste , duke i zevendesuar zakonet shqiptare me zakone arabe , prape do kete nje ceshtje kombetare , po qe nuk do krioj nje shtet shqiptar , po nje shtet qe nuk do kete as nje lidhje me shqiperine , pervec faktikt qe do mbaj te njeitin emer .

    Sic islami ne thelb sulmon cdo gje shqiptare , ashtu edhe une sulmoj islamin . Fajet kerkoje te ky hoxha , ose te shumica e personave ketu qe po e mbeshtet , ose edhe akoma me shume te islami vet. Kaq edhe pik .
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 03-06-2011 më 16:31

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    pse ky hoxha nuk shan e ofendon maqedonet e shkaun qe i kemi armiq,pse nuk i shan ata qe vertete kane dhunu,vra,pre,djeg gra e femra shqiptare,kan rrenu xhamia dhe sot e asaj dite e shajne pejgamerin?ju tregoj une pse,sepse ky kaq din kaq flet,ky nuk sheh pertej hundes(jo veq ky po shume qe menojn si ky ningja),se njeri normal nuk e shan edhe urren te vetin,por shan e urren armikun..ky koka me ni fjal qysh thone nshqipni"varja k""" rreth qafe".

    po lejeni mos u merni me kete budalle palidhje se me kon i mire nuk fol kshtu..ma budalle po me doket ai person i cili nuk ka pritu me ingjizu,se sa hoxha vet.

  4. #54
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Si duket per ty islami eshte i lidhut ngushte me ceshtjen kombetare shqiptare . Shembull te typit : me qe je anti-islamik je edhe kundra jasharit jan thjesht per te provuar nje teze imagjinare qe po e perdor per te krijuar nje fakt po PA FAKTE .

    A mund une mos te jem anti-islamik , kurre shumica absolute e personave qe kan komentuar ketu jan dakort me ato qe thote hoxha ?

    Pra mos u mundo ta paraqesesh si nje dukuri te izoluar kete person . Fakti eshte se kjo fryme anti-shqiptare po perhapet ne tere xhamit e kosoves maqedonise po edhe te shqiperise . Edhe kurre theme fryme anti-shqiptare nen-kuptoj sulmin qe po i behet historise edhe vlerave te kombit shqiptare .

    Duke e zevendesuar historine shqiptare me nje histori artificiale te inventuar nga muslimanet extremiste , duke i zevendesuar zakonet shqiptare me zakone arabe , prape do kete nje ceshtje kombetare , po qe nuk do krioj nje shtet shqiptar , po nje shtet qe nuk do kete as nje lidhje me shqiperine , pervec faktikt qe do mbaj te njeitin emer .

    Sic islami ne thelb sulmon cdo gje shqiptare , ashtu edhe une sulmoj islamin . Fajet kerkoje te ky hoxha , ose te shumica e personave ketu qe po e mbeshtet , ose edhe akoma me shume te islami vet. Kaq edhe pik .
    Unë nuk po e paraqes si rast të izoluar, ky tanimë është rast i izoluar, nuk e di nëse e lexove shkrimin e parë në këtë temë nga ana ime, mirëpo sikur t'a kishe lexuar do t'a kishe vërejtur kur thash se: "Ky njeri duhet urgjentisht të përjashtohet nga Bashkësia Fetare Islame (nëse eventualisht është pjesë e saj) dhe t'i ndalohet hyrja në shtetin e Maqedonisë." prapë po e them nëse eventualisht është pjesë e saj sepse nëse shkojmë në Kosovë shohim 720 Xhami, mirëpo një imami pse iështë kalbur dërrasa nuk do të thotë se të gjithë kanë të njejtin problem, përkundrazi atdhetarët ndër më të medhenjtë e kishin burimin në xhami, besoj se i din emrat edhe ti, kështu që mos të thellohemi në një temë që nuk na perket neve sepse fundi i fundit feja është diçka personale, ky person (predikuesit sikur ky), Kastriot Myftaraj, Don Anton Kçira nuk përfaqsojnë asgjë fetare apo kombëtare kështu që nuk kemi të drejtë t'i fusim popullatën një thes me tipa si keta, çdo kush i cili e fut popullatën një thes me keta ai është antishqiptarë.
    Arsyet që i permend ti janë të pabaza, po mirë sikur t'a gjykojmë islamin, krishterimin apo kombin shqiptarë në bazë të veprave të njerëzve si do të definohej?!
    Po mirë po ata shqiptarë musliman që dhanë kontribut me jetët e tyre për këtë vend?! Mos vallë ti dhe unë jemi më të vlefshëm dhe peshojmë më shumë në çështjen kombëtare?! Religjioni është bindje personale e secilit.
    Ti thua e urrej Islamin në thelb shumë mirë, po ky ketu në videon në vijim mos vallë do t'a duash islamin "në thelb"??



    Prandaj po them gjërat nuk shikohen ashtu si thua ti sepse na bie t'a duam Shqipërinë dhe njëkohësisht t'a urrejmë, t'a duam krishterimin njëkohësisht t'a urrejmë, t'a duam islamin njëkohësisht t'a urrejmë, etj. gjë e cila nuk mund të ndodh. Veprimet e individëve nuk përfaqsojnë as bindjet e shumicës shqiptare, e as bindjet e shumicës muslimane, e as bindjet e shumicës krishtere, shkurt dhe thjeshtë janë raste të izoluara, nëse jam gabim urdhëro ma sqaro të kundërtën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Illyrian_King : 03-06-2011 më 17:11
    Kombi mbi të gjitha

  5. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Po po ,hale s'mu ka merzit jeta ,shihe nihere edhe para kameres thotë ky,kur i takoj ata me mjekrra në qytet i falenderohem Zotit se nuk jemi të një gjaku e s'kam asgjë të perbashket më ta.(s'jam ateiste,jam Muslimane)

    P.S--ksi heri po ta jap nderin ty më fol para kamere !!!!!!!
    Pershendetje
    Une s'jam s'i chino !
    Jam ky ne foto, eshte leht per ta kuptuar edhe nga jam !
    A nuk kam dalur para kamerave tash me ?

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    http://www.facebook.com/photo.php?fb...type=1&theater

    kto duhet tu qohen ketyre lopeve,me u mesu qka eshte feja dhe qka atedheu.
    kam gabu sigurisht diqka qe nuk po qilet,po e postoj dhe nji her,dhe te mund te shifet se qka asht /muslimanizmi


    AI QË NGJALLI LEGJENDËN E MOLLËS SË KUQE
    Mulla Idris Gjilani: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe... një gjak, një gjuhë një diell e një Zot. ... Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...”


    NEBIH BUNJAKU
    Popujt e vegjël dhe Zoti

    Nuk është thënë kot së koti se vetëm epokat e mëdha lindin njerëz të mëdhenj ose se përmes dyerve të tragjedive të mëdha kalitet fati i popujve të vegjël. Me djersë, me gjak dhe me sakrifica sublime janë ndërtuar dhe, edhe sot e kësaj dite ndërtohen kështjella monumentale historike të lirisë, sidomos të popujve të vegjël për nga numri, por shumë të mëdhenj për nga aspiratat e tyre shekullore liridashëse. Në favor të kësaj teze më së miri dëshmon mendimi aforistik se popujt e vegjël edhe Zotin e kanë të vogël!
    Pavarësisht nga rrebeshet e stuhishme me të cilat u përball populli ynë gjatë shumë shekujve të historisë jo vetëm për të siguruar qenien e vet biologjike të nëpërkëmbur, por edhe për ta fituar lirinë kombëtare e njerëzore, për ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin e vet në vatrën e shtëpisë. Në këto beteja të ashpra dhe të zjarrta bijtë dhe bijat më të spikatura u kalitën me heroizmin e tyre të paepur duke i ngritur vetes përmendore emocionale për gjeneratat, të cilave u takojnë, por edhe vetë historisë duke u bërë simbol frymëzimi për brezat e rinj të etnisë.
    Njëri nga këta gur graniti me të cilin u ndërtua kështjella e rezistencës së shqiptarizmës, padyshim është edhe tribuni popullor si dhe arkitekti i shkëlqyer e luftëtari i denjë i realizimit në jetë të projektit të tij për krijimin e Shqipërisë etnike, qoftë edhe me vetëflijim. I tillë ishte Mulla Idris Gjilani, i cili u lind në fshatin Velekincë (që sot është një paralagje e Gjilanit) më 4 qershor 1901, pikërisht kur shekulli i ri sapo i kishte hapur sytë për ta parë këtë botë dhe njëkohësisht duke i shkaktuar dhimbjet e lindjes shekullit të vjetër i cili me gjithë paudhësitë dhe të pabërat tjera përpiqej me çdo kusht me kapakun e mortjes t’i mbulonte gjithë shekujt tjerë të robërisë, sidomos sistemin e kalbur feudal të një perandorie katrahurë, pesha e së cilës rrezikonte shtetasit e vet, por edhe popujt tjerë të robëruar.
    Mulla Idris Gjilani, alias Idris Hajrullahu a “I Shenjti i kombit”, siç e quajti Kapiten Shefqeti, rrjedh nga një familje martirësh: babai – Hajrullahu ( i vrarë më 1945) dhe Salë Smakaj (vdiq rreth vitit 1930). Nga katër vëllezërit që kishte Idrisi, të voglin, Bajramin ia pushkatuan partizano-çetnikët vetëm një javë pas pushkatimit të Hajrullahut – babait të tij.
    Hajrullah Hasani nga lagjja Kurteshaj merrej me bujqësi, por ishte edhe njeri i drejtë dhe me autoritet në fshat dhe në rrethin e tij. Ai ishte mik i madh i arsimit dhe adhurues i jashtëzakonshëm i Zotit dhe i fesë.
    Meqë jeta ishte treguar shumë e vështirë dhe e padrejtë me shumicën e shqiptarëve që padrejtësisht ishte robëruar, duke i shkaktuar jo vetëm padrejtësi, por edhe varfëri të skajshme, dajat e Idrizit nga fshati Cërnicë të Gjilanit, kujdesshin për nipin e tyre të cilin e regjistruan në Mejtepin e fshatit të tyre. Idrisi i vogël, i pajisur me afinitet, talent dhe virtyte të shquara njerëzore, u shqua në mësime të cilat i mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1911. Meqë në personalitetin e Idrisit të vogël që sapo krijohej, Mulla Halimi, hoxhë i njohur nga Cërnica dhe rrethina e Gjilanit, spikati entuziazmin dhe zellin e madh të këtij nxënësi, ia preferoi Ruzhdijen e Gjilanit, shkollë ku përgatiteshin kuadro të reja për punë administrative.

    Luftërat ballkanike

    Me shpërthimin e luftërave ballkanike, Idrisi Hajrullahu ndërpreu mësimin, ndërsa okupatori serb pushtoi territoret e banuara me shqiptarë, mbylli edhe ato pak dritare të jetës dhe të diturisë. Nëpër medresetë e lejuara thjesht fetare rreptësisht u ndalua mësimi i çfarëdo lënde shkencore.
    Më 1913 Idrisi ishte nxënës në Medresenë Atik të Gjilanit, veprimtarinë e së cilës e ndërpreu Lufta e Parë Botërore, kurse më 1919 për dy vjet rresht detyrimisht shërbeu në armatën famëkeqe të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Pas shërbimit ushtarak, ku kishte mësuar serbokroatishten dhe kishte lexuar mjaft literaturë fetare, filozofike dhe historike, u kthye në të njëjtën medrese dhe në moshën 25 vjeçare e mbrojti provimin e pjekurisë për imam, duke u lauruar me ixhazetname – diplomë për shkencat teologjike, prandaj edhe mori titullin e nderit Mulla ( i ditur).
    Me dekret u emërua imam në fshatin Pidiç të Karadakut, kur edhe ra në kontakt me Komitetin për çlirimin kombëtar të njohur si Komiteti i Kosovës, i organizuar ilegalisht nga Ferat Bej Draga ( 1929). Pastaj u dërgua me shërbim në fshatin Hogosht të Dardanës së sotme, ku, për shkak të ndjenjave të theksuara atdhetare, nga njëra anë si dhe për shkak të injorancës dhe analfabetizmit të masave të gjëra popullore të trashëguara ngarendi feudal i osmanëve dhe, mbi të gjitha, për shkak të përçarjes e sundimit brutal shkaktuar nga okupatori i ri serb, i cili popullit tonë ia kishte ndaluar jo vetëm shkollën, por edhe vetë jetën, Mulla Idrisi, pa e kursyer aspak veten e as kohën e çmueshme të tij, ishte bërë një lloj drugëze që endej pa përtesë, herë këmbë dhe në të shumtën e rasteve mbi kalë nëpër avlëmendin e quajtur Kosovë, u shqua në ndërtimin e urave, (edhe sot në Hogosht ekziston¨Ura e Mulla Idrisit¨), në meremetimin e mejtepeve dhe të xhamive, në ndërtimin e rrugëve, në çeljen e krojeve të reja dhe pastrimin e të vjetërve, në pajtimin e gjaqeve, në afrimin e të pasurve me të varfrit, qoftë të qyteteve apo edhe të fshatrave, në hapjen e mejtepeve e medreseve të reja, ku do të mësonin vajza e djem nga ai, si dhe nga nxënësit më të dalluar në mësime, duke përgatitur kështu hoxhallarë dhe mësues të rinj etj. Qëllimi i tij ishte që sa më shumë që ishte e mundur ta përhapte miqësinë dhe ndjenjën e solidaritetit dhe të besës midis shqiptarëve, edhe të përkatësive të ndryshme fetare.
    Në krijimin dhe zgjerimin e çerdhes familjare nuk i eci fati, sepse gruaja e parë, ashtu edhe gruaja e dytë i vdiqën, prandaj qe i detyruar që të martohej për të tretën herë. Me Hatixhe Rexhepin nga Gjilani fati i eci mjaft mirë, sepse kjo jo vetëm që i solli shtëpi, tokë e luadhe të rëndësishme, por ia dhuroi vajzën e Emine si dhe djemtë Musanë dhe Isanë.
    Meqë talenti i tij u spikat në shumë aktivitete fetare, arsimore, pedagogjike, politike, strategjike, kulturore etj. Si dhe mësimi i gjuhëve arabisht, osmanisht (turqisht), serbokroatisht dhe persisht, Mulla Idrisi u zgjodh Bashvaiz në Ulema mexhlizin e Kuvendit të Shkupit, detyrë që e ushtroi deri më 194

    Mos e lini vetëm atdheun dhe varret e etërve

    Në aktivitetin e dendur politik e kombëtar në favor të çështjes kombëtare, ky apostull lirie mjeshtërisht maskohej me uniformën e imamit dhe, njëkohësisht, u bë dora e djathtë e veprimtarit të shquar Ferat Bej Dragës në realizimin e programit për pengimin e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga autoritetet mbretërore serbo-çetnike. Nga oda në odë, nga shumë pak gëzime dhe sidomos nga shumë pikëllime të ndryshme, nga varrimi në varrim, nga ngushëllimi në ngushëllim pa pikë ndrojtjeje u fliste masave popullore, cituar sipas revistës fetare Dituria Islame, ku thuhet: Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre, t’i lëmë të shkreta për t’i lëvruar derrat e naselnikëve ( kolonëve të rinj sllavë, të cilëve mbretëria ua falte tokë e shtëpi të shqiptarëve – nënvizimi im). Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin...!¨
    Ishte edhe anëtar e veprimtar i shquar i Organizatës së Rinisë Përparimtare ¨Drita¨, formuar ilegalisht më 1 prill të vitit 1937 në Orllat të Drenicës nga nxënësit dhe studentët shqiptarë të Medresesë së Madhe të Kral Aleksandrit si dhe të Isa Beg Medrese¨ po me seli në Shkup, dy vatra këto që kishin grumbulluar ajkën e patriotëve dhe të rinisë përparimtare. Edhe pse i maskuar me uniformën e religjionit, ai mbante kontakte ilegale me personelin e konsullatës shqiptare në Shkup nga e cila merrte libra dhe revista me përmbajtje fetare, të cilat pasi i lexonte dhe i studionte mirë e mirë, po ashtu ilegalisht ua shpërndante miqve të tij të besueshëm.
    Mulla Idris Gjilani sidomos ia adhuronte shkrimet e Hafiz Ali Korçës. Ai edhe vetë bashkëpunonte me revistën vjetore Zëri i Bashkësisë Fetare Islame që botohej në Sarajevë. Punimet e tij të botuara osmanisht me alfabet arabo-osman si dhe ato serbokroatisht me alfabet cirilik i nënshkruante: Idris Hajrullahu – bashvaiz. Aty ai i botoi edhe dy punimet e tij shumë të rëndësishme fetare “Lindja e Pejgamerit”, osmanisht dhe “Vëllazëria islame”, osmanisht e serbokroatisht.

    Profecia

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur dora e zezë serbo çetnike, e maskuar me dorashka partizane, ku kishte fshehur bajonetën e sapo pastruar nga gjaku i pleksur i shqiptarëve të therur gjatë shumë dekadave të robërisë e dhunës gjenocidale, rishtas ia mësyu Kosovës, por tashmë me parullën tepër bajate të “vëllazërim-bashkimit”, lëngun e nepërkës, që moti ia kishin pirë shumë patriotë të devotshëm. Njëri nga këta, Mulla Idrisi, më 2 Gusht 1943, pikërisht në Pazarin e Gjilanit, (sipas mr. Daut Bislimit), ia çori maskën duke thënë publikisht ”Ju keni dëgjuar se një Tito, një i quajtur baba i komunistëve jugosllavë, po e lyp edhe Kosovën për Jugosllavinë e Dytë Komuniste, në kufijtë e asaj të Kral Petrit. Ajo Jugosllavi e kralit u prish... dhe shpëtuam... Tashti partizanët e Titos po i afrohen kufijve të Shqipërisë etnike, atje ku duhet të jemi sot ose nesër. Kosova jonë, edhe ashtu e copëtuar, nesër ka për t’u bërë kasaphanë e komunistëve jugosllavë dhe e çetnikëve serbë e malazezë, sepse për Kosovën e kundër shqiptarëve gjithmonë janë bashkuar dreqi dhe i biri, e do të bashkohen çetniku e drazhisti, nediçevci e komunisti”.

    Të rënët janë njerëzit më me fat

    Gjithë kapitalin kombëtar që e kishte arritur nëpër sprova të ndryshme me shumë sakrifica sublime si dhe tërë autoritetin njerëzor që e kishte fituar gjatë gjithë jetës në të gjitha fushat e dijes, pa hezituar fare i vuri në zbatim pikërisht në momentin dhe në vendin e duhur, duke udhëhequr Ushtrinë Vullnetare Shqiptare të Kosovës Lindore. Në betejën e njohur të Kikës legjendare që u zhvillua në qershorin e vitit 1944, Mulla Idrisi u dëshmua si strateg i famshëm ushtarak dhe jo vetëm që e fitoi këtë betejë shumë të pabarabartë nga shumë aspekte: armata armike dominonte me numrin shumë më të madh ushtarësh, ishte shumë e pajisur me armatim modern, me ushqime të shumta, udhëhiqej nga oficerë profesionistë dhe mbi të gjitha, përkrahej edhe nga forca të shumta aleate sllave etj., por ky atdhetar me shembullin personal ngjalli shpresat te luftëtarët e vet se për mbrojtjen e Atdheut mund të bëhen edhe çudira.
    Profesor Izmi Zeka, duke bërë fjalë për vetitë e anëtarit të Ulemasë së Mexhlisit të Shkupit, Mulla Idrisit, spikati këto komponente të çmueshme të tij:
    a) Qasja për të ardhmen shqiptare që ishte e veçantë për kohën, b) Predikimi kombëtar e fetar dhe c) Ngritja intelektuale e shkencore.
    Duke e shikuar të vërtetën drejt në sy dhe njëkohësisht duke i analizuar rrethanat aktuale që krijoheshin me mençurinë e një strategu ushtarak, duke luftuar me pushkë në dorë në ballë të frontit, ai si një profet ua la edhe këto fjalë: “Amanet, o burra të më varrosni këtu, buzë kufirit, ku mbrohet Shqipëria etnike...!” Me të drejtë Izmiu konstatoi se në këtë dimension Mulla Idrisi qëndron mbi jetë, ai sheh lidhjen e natyrshme mes kufijve dhunshëm të vendosur, që në kompleksin gjeografik mbetet urë që bashkon, duke u bërë simbol i jetës dhe i paqes”.
    Ndonëse fizikisht u shua në altarin e lirisë, për atdhe dhe për fe (25-26 nëntor 1949), edhe në momentin e fundit të jetës shqiptoi porosinë e madhe: “Në mbrojtje të Atdheut vritet vetëm ai që ka fat shehitllëkun”. Prandaj, me dinjitetin e tij njerëzor e kombëtar si një feniks hyri në panteonin e të lavdishmëve të etnisë. Ai, në kujtesën e brezave, ngjalli legjendën e Mollës së Kuqe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 03-06-2011 më 17:27

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Kontinentin tim
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Eshte vlere boterore, por jo KOMBETARE, kupton ti?

    Perderisa nuk eshte me vlere kombetare, s'ke pse ua imponon te tjereve si te tille.
    Nuk po e inponoj o Zotni,,por po te them se na lidh geni me te,,,smund ta perjashtojm nga fisi sepse kishte besim te kundert me ate Tendin,,

    psh
    pse ju impononi Islamin at´her te rive Shqiptar,,,kur jeni te vetedishem qe feja nuk qenka vler Kombtare???

  8. #58
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Pse me myslot nuk qenkan shqiptar keshtu?Pse mos ta shpallin figure kombetare se e nderon gjithe bota.Mos me thuaj qe sduhet te quhet se ska bere gje per shqiperine.Per hater te kujt na qenka bere figure kombetare se spo te kuptoj une tyja flet shqipe te hallakatur ti.Ate e beri bota para nesh pastaj u kujtuam edhe neve qe ekzistonte.

    Me vjen keq se ne 2011 jemi akoma duke ikur mbrapa.

    Nejse.....
    Ja pra ate cka thash e vertetove ti, e gjith bota e nderon dhe ne tash ta bejm figur kombtare per hater , nuk mund nje njeri me mision religjioz te behet figur kombtare kur shumica e Shqiptarve jan Musliman a nuk esht fyrje kjo ! a e imagjinon ti nje person me prejardhje Shqiptare qe esht misionar nga Arabia(qe as shqip nuk din te flas mir) te behet figur kombtare e Krishterve se atje ne Lindjen e Mesme apo ne Evrop paska konvertuar disa krishter dhe ka ndihmuar njerzit te behet Figur kombtare e Krishterve Shqiptar, bohu tash realist mos u ban njeanes. Nese te duket qe flas shqipe te hallakatur ke degjuar ndonjeher qe egzistojn Dialekte te te gjith popujt ?!! lat nam me kto fjal si papagaj po i perserisni .
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  9. #59
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Citim Postuar më parë nga BriCjapi Lexo Postimin
    Gonxhe Bojaxhiu,,,,nuk ka luftuar per Kombin Shqiptar,,por per Njerzimin ne tersi,,,Jo per katoliket dhe as per muslimanet,,ka luftuar gjith jeten e saj per Humanizem.

    ne kte koncept ajo smund te jet Figur Kombtare,,

    por ajo ishte me origjin Shqiptare,,,dhe kjo mjafton per ta zhveshur bindjen e saj te Krishtere,,dhe per te veshur thjesht me origjinen e saj Shqiptare,,

    ne Shqiptari busti i saj,,esht ne atdheun e vet!!

    Nen Terezes gjith bota i therret Nen,,,, indirekt i therrasin Shqiperis,,

    sepse Shqiperia esht Nena dhe Baba,,

    Akili,,,,,Leka,,,,Gjergji,,,nga e njeta Vez!

    si dhe nga e njeta vez,,,Nena Terez!!

    Nga Shqiperia vin Heronjet e pathyeshem dhe me te medhenj te Botes,,,luftetaret me te Pa thyeshem te Botes,,ne kte koncept Baballaret e Botes,,
    gjithashtu nga Shqiperia vjen Dashuria me e madhe ndaj botes,,,

    kjo mund te Shihet edhe ne Flamurin Ton Kombtar.

    Kombi me i Dashur ne Bot,,,

    Por edhe Kombi me i Fort ne Bot,,jo ne aspektin matrialist,,por ne aspektin e shpirtit.
    Bricjap me gjith rrespektin po tregon nje genjeshter te madhe, te 2-t e dim se gjth kto qe i ka ber i ka ber per Krishtin dhe jeten e saj ia ka kushtuar Krishtit jo humanizmit.


    qe ajo esht me origjin Shqiptare topi se lun, por qe ajo qe ka ber nuk ka qen ne emer te kombit Shqiptar por ne emer te Krishit, sikur ti bente nje Shqiptar Krishter ato qe ka ber Gonxhe Bojaxhiu ne emer te kombit Shqiptar e jo ne emer te Krishtit nuk e kam problem
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  10. #60
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Kontinentin tim
    Postime
    315
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    Bricjap me gjith rrespektin po tregon nje genjeshter te madhe, te 2-t e dim se gjth kto qe i ka ber i ka ber per Krishtin dhe jeten e saj ia ka kushtuar Krishtit jo humanizmit.


    qe ajo esht me origjin Shqiptare topi se lun, por qe ajo qe ka ber nuk ka qen ne emer te kombit Shqiptar por ne emer te Krishit, sikur ti bente nje Shqiptar Krishter ato qe ka ber Gonxhe Bojaxhiu ne emer te kombit Shqiptar e jo ne emer te Krishtit nuk e kam problem
    un nuk e gjykoj njeriun per bindjen e tij,,por per vepren e tij,,

    ajo mund ta ket ber kte veper edhe per Papen ose ne emer te Papes,,ne kuptimin qe kjo mua nuk me intereson,,,

    vepra qe ajo ka ber ka qen Humanizem Ne Praktik,,,ajo ishte gjeja qe dukej tek Nen Tereza dhe tek vepra e saj qe ajo e kreu ne Praktik,,,Teoria mbetet dicka qe i perket personalisht vetem Asaj,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga iLirjam : 03-06-2011 më 19:23

Faqja 6 prej 48 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •