Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Thumbs down Prishtine: Qeveria do ta përdorë FSK-në si polici

    Prishtinë, 2 qershor – Kur Albin Kurti të protestojë në të ardhmen, do të mund të përfundojë i arrestuar dhe i burgosur në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Kjo do të jetë krejt e mundshme nëse hyn në fuqi një memorandum mirëkuptimi që e kanë përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e FSK-së, e që pritet të nënshkruhet nga ministrat përkatës, Bajram Rexhepi e Agim Çeku.
    Memorandumi i çuditshëm, një draftkopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, synon që të obligojë Forcën e Sigurisë të Kosovës që të ndihmojë Qeverinë, gjegjësisht Ministrinë e Punëve të Brendshme në “aktivitetet për realizimin e misionit të saj”.
    Sipas memorandumit, Forca e Sigurisë e Kosovës do të angazhohet edhe në “arrestimin e delikuentëve dhe mbajtjen e tyre derisa t’i dorëzohen policisë”, por edhe për “menaxhimin e situatave që dalin jashtë kontrollit”, dhe “kontrollimin e turmave në rrugë dhe në tubime”.
    Kështu, ende pa e shpallur ushtri, marrëveshja pretendon t’i japë FSK-së kompetenca që si forcë aktuale, por edhe si ushtri e ardhshme, të vërë kontrollin në rast të protestave. Nëse ushtria e ardhshme e Kosovës do të vlerësonte dikë si delikuent, do të ketë të drejtën, sipas kësaj marrëveshjeje, që ta arrestojë të dyshuarin dhe ta mbajë atë derisa t’ia dorëzojë policisë. Memorandumi do t`i japë FSK-së kompetenca policore, përderisa forca ende nuk e ka kryer as procesin e arritjes së kapaciteteve të plota dhe pavarësimit nga KFOR-i, në mënyrë që të zyrtarizohet si ushtri e Republikës.
    E ushtria, në kontrollimin e turmave që protestojnë, apo edhe në disa kompetenca të tjera që memorandumi e obligon FSK-në, nuk përdoret në vendet demokratike.
    Turqia njihet si vend ku ushtria e ka këtë kompetencë. Por vendi që kryeministri Thaçi e ka vizituar shpesh së fundi, e ka të ndryshëm rregullimin kushtetues. Atje ushtria është më e fuqishme se çdo institucion, dhe kryeministri turk, Erdogan, nuk mund ta kontrollojë atë. Rastet ekstreme të përdorimit të ushtrisë për të shtypur protestuesit mund të gjenden në Egjipt, Siri apo Libi, por jo edhe në vendet demokratike. Në çdo vend demokratik, çfarë Kosova pretendon të jetë, përdorimi i ushtrisë bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur vlerësohet se është sulmuar shteti nga jashtë. Por angazhimi i ushtrisë në SHBA, apo në vendet tjera demokratike, nuk bëhet nëpërmjet një memorandumi të ministrive përkatëse. Angazhimi i ushtrisë bëhet vetëm me urdhër të njësisë më të lartë vendimmarrëse për sigurinë, e që në rastin e Kosovës është Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ose Kuvendi i Kosovës.
    Këshilli i Sigurisë, sipas Kushtetutës, në gjendje paqeje udhëhiqet nga kryeministri, por në gjendje luftë apo gjendje të jashtëzakonshme udhëhiqet nga presidenti i vendit. Neni 7.1 i Ligjit për FSK-në, i jep të drejtën e përdorimit të FSK-së, pikërisht këtij këshilli.
    “Këshilli i Sigurisë i Kosovës, në zbatim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, merr në shqyrtim dhe këshillon në lidhje me të gjitha çështjet e ndërlidhura me sigurinë e Republikës së Kosovës, përfshirë përdorimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës,” thuhet në këtë nen të ligjit të FSK-së.
    Çështja e angazhimit apa jo të ushtrisë në raste protestash dhe në punë tjera policore, ka qenë debat i gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2006. Presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, kishe kërkuar zgjerimin e bazës ligjore që mundësonte që armata të angazhohej më lehtë në vendosjen e rendit publik.
    Presidenti kërkesën e kishte bërë pas katastrofës që kishte sjellë uragani “Katrina”.
    Një ligj amerikan i vitit 1878 limiton në maksimum përdorimin që Qeveria federale mund t’i bëjë armatës amerikane në “vendosjen e sundimit të ligjit”. Ai ndalon pjesëtarët e armatës që të ushtrojnë autoritet dhe të bëjnë punë policore në pronat jofederale, pra joshtetërore. “Posse Comitatus Act”, siç quhet ligji që rregullon këtë çështje, u ndalon pjesëtarëve të armatës dhe marinës që të angazhohen në vendosje të ligjit brenda territorit të SHBA-së, përveç në rastet kur autorizohen shprehimisht në Kushtetutën e SHBA-së, ose kur një autorizim të tillë ua jep Kongresi.
    Me Kushtetutën e Kosovës, Forca e Sigurisë nuk angazhohet në kurrfarë vendosjeje të ligjit.
    Dy ministrat, sipas draftit që e ka gazeta, memorandumin e bazojnë në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ky nen flet për vazhdimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka pasur Kosova deri në ditën e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Si bazë për memorandumin janë shkruar edhe disa rregullore të UNMIK-ut.
    Memorandumi parasheh edhe që Policia e Kosovës të ndihmojë FSK-në në ndërhyrjet në rastet e katastrofave humanitare.

    http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,22,61120
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ....paskan me t'ja Q* ropt Albinit......

  3. #3
    E ore ( Llap-ick - Hard-vic ) a e ndrove nikun tani a !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ...ruju edhe ti !!!!! se ty ma zi....

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...ruju edhe ti !!!!! se ty ma zi....
    Po a, ore Hard Vic mos se me frigesove ore.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    Ende ne ofanzive propagandistike ju Militante e Thacit, por jo nuk do e keni shume gjate jo.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ......ne ende as qe ja kemi filluar.....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    jo juve te vetfundosjes se albin-daqiq-tadiqit kan me u kreh haaaaaa
    e ore kastraveca
    per qata kemi ushtrin e policin e popullin veq me u iq nanen juve te vetfundosjes qe po doni me e nda kosoven tuj ju ndihmue serbija e rusija
    por sa te eshte gjall Kryeçlirimtari i Kosoves ju do te deshtoni o deshtakat e albin-tadiq-daqiqit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    VETE PDK-ja e HAHSIM THACIT ( Llap-Icka- Hard Vicin ) = ESAD PASHE TOPTANIN
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo juve te vetfundosjes se albin-daqiq-tadiqit kan me u kreh haaaaaa
    e ore kastraveca
    per qata kemi ushtrin e policin e popullin veq me u iq nanen juve te vetfundosjes qe po doni me e nda kosoven tuj ju ndihmue serbija e rusija
    por sa te eshte gjall Kryeçlirimtari i Kosoves ju do te deshtoni o deshtakat e albin-tadiq-daqiqit
    E Ore ju Militante te Hahsim Thacit - Ushtria e Vertete dhe Policia e Vertete e Kosoves dhe Shqiptarise do jete e Popullit Shqiptare te Kosoves.
    Natyrisht se kjo policie e tanishme dhe FSK-ja jane pjelle e Pakos se Ahtisarit kunder popullit Shqiptar te Kosoves. Kjo Polici dhe kjo FSK nuk kane te beje aspak me Shqiptaret por me Minoritetin Serb. Mirepo e verteta eshte ne anen e Popullit te VETEVENDOSJE, ndonese vonohet por do REALIZOHET. E Ju Hajnat dhe Matrapazet do e keni vendin ne DUBRAVE. Ju nuk jeni asgje tjeter perpos HAJNA dhe TRADHETAR te KOMBIT SHQIPTAR.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....paskan me t'ja Q* ropt Albinit......
    kan per te ia rrujt *****...,Albini eshte kandidati me potencial pas kesaj qeverie te deshtuar.....
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  12. #12
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    ju do te deshtoni o deshtakat e albin-tadiq-daqiqit
    per qata qe jem deshtak po leh ti nat e dit..
    po tutni qe policia s'ka me mujt me ju mbrojt.. e doni me perdor edhe ushtrin..
    tuten s'ka me mujt kush me jau hjek.. perveq VETEVENDOSJES.
    kur t'ju fut ne biruc e n'dubrav nja ka nja si sardina.. ateher s'keni mu tut ma.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Kjo Polici dhe kjo FSK nuk kane te beje aspak me Shqiptaret por me Minoritetin Serb. Ju nuk jeni asgje tjeter perpos HAJNA dhe TRADHETAR te KOMBIT SHQIPTAR.
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Hard;

    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....paskan me t'ja Q* ropt Albinit......
    e more nen qim mendova se e ke fjalen per meja qi robt shkieve ne veri qe poj bllokojn rruget dhe poe rrezikojn kushtetuten e vendit se sa per albinin ti veq bolet munesh mejav hanger bashk me hashimin

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ne FSK- jan mbi 70% te pjestarve femij te ish personave te ish pushtetit te komunizmit dhe djem dhe vajza te atyre prindrve qe ne te kaluaren kan punuar ne sigurimin shtetror serbo yugoslav se pse njerz te hashimit me montime shpifje shum pjestar te UCK-s iderguan ne dubrav aty jan te burgosur mbi nje brigad ich pjestar te UCK-s nga montimet politike qe u a beri hashim polari

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    apo ndoshta jan kah pregaditen me vendos rendin ne veriun e mitrovices por ministri rexhepi diqka po hesht ju hargjuan si duket bateriat ahahaahaaaaaaaaaaaaaaaaa

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    hashimi vet serbia
    Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 02-06-2011 më 22:10 Arsyeja: QEVERIA TACI PO RREN

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    Albin Kurti Lider Vizionar I Kombit Shqiptar

  19. #19
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    KFOR: FSK-së të mos i jepen detyra policore

    Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 17:50
    Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake u ka kërkuar autoriteteve lokale të mos i japin detyra policore Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Hans Vihter tha se organizata po monitoron lëvizjet e autoriteteve kosovare për t’i dhënë FSK-së të drejtën për të kapur të dyshuarit dhe për të pozicionuar trupat në kontrollimin e trazirave dhe demonstratave.

    Vihter tha se roli i forcës 3 mijë anëtarëshe është të ndihmojë në emergjencat humanitare dhe natyrore.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Keto jan qellime që Kosova mos të kete Ushtri dhe Trasformimi i UCK-së mos të behet në Ushtrin e ardhshme të Kosovës por te mbetet aty rrotull nivelit të TMK-së apo si nje Gard apo dhe lloj njesiti i nderhyrjeve të shpejta me Kompetenca Polcie !
    Rreziku esht se më pas Qeverit pavarsisht se cila esht, ti përdorin për Interesat e tyre Poltike dhe mbajtur Pushtetin.


    grepi, dora vetë

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •