Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 80
  1. #61
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Oj Sofi, ti si duket s'i njeh politikat e nderkombetareve. Ata eshte e vertete qe kane nderhy per shkak te gjenocidit, por ty s'te lejojne ta quash te tille, ata po punojne per t'ia vene emrin konflikt.

    Ne Kosove nuk lejohet berja e politikes lirshem, ka shume shefa te tjere mbi kryeministrin. Dhe nese ti ke dyshim reth figures se tij, ta dish qe ke rene ne gracke te opozites me dashakeqe qe ka patur ndonjehere Kosova. Eshte tamam opozite alla-shqiptarce, qe ben politike te rezikshme.
    Ne kemi nje bord per politike te jashte qe udhehiqet nga SOROS dhe qe nga aty Kosoves i fillon e liga. Ata kane ne dore tere shoqerine civile dhe tere raportet nderkombetare per Kosoven kane burim keta njerez. Mos haro qe ata nuk jane te papolitizuar, e provuan nje here ne zgjedhje por deshtuan, dhe tash nga aty kane lidhur bashkepunim me opoziten dhe kane futur njerez brenda tyre deri ne kryesi partish.

    Ndersa per gatishmerine e Shqiparise per t'i dale krah Kosoves, mos shpreso shume. Sepse as atje politika s'eshte aspak me mire se tek ne, ne mos me keq.
    Ata kane filluar te na bejne bankrotim ekonomik, e ti thua te filloj strategji per bashkim. Shqiperia me ngjason me Egjiptin, kur ne momentet me te veshtira per Palestinen, ia mbylli rruget.
    I feel Kosovereign!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sofi _ Lexo Postimin

    Si ka mundesi qe kryeministri Thaci asnjehere nuk ka fol haptazi per krimet ndaj shqiptareve ne Kosove? Ku e ka hallin?
    Qeveria e Kosovës Miraton Krijimin e Institutit për Krimet e Luftës

    Themelohet Instituti për Studimin e Krimeve të Luftës
    E premte 29 Prill 2011, 5:11
    Qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e Institutit për studimin e krimeve të luftës, i cili do të evidentojë krimet e kryera gjatë viteve 1990-1999 dhe do të përgatisë Kosovën për të ngritur padi kundër Serbisë. “Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte në periudhën 1990-1999, dhe ato duhet të evidentohen. Ky është qëllimi ynë që në mënyrë profesionale e në kuptimin juridik, politik, historik, ekonomik, ushtarak dhe sociologjik, të pasqyrojmë ato që kanë ndodhur në Kosovë në vitin 1990-1999”, tha zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Ai tha se në institut do të përfshihen ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ministri i Drejtësisë, Kuçi ka premtuar se qeveria do ta ndihmojë me të gjitha format punën e Institutit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përgjigjet Tirana

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, u është përgjigjur deklaratave të zyrtarëve në Beograd rreth ndarjes së Kosovës. Kryediplomati shqiptar thotë për Express se krijimi i shteteve etnike është i pamundur. Ai ka rikujtuar se ndryshimi i kufijve në Ballkan gjithmonë ka shkaktuar gjakderdhje.
    Nga Faton Ismajli më 05 qershor 2011 në ora 08:01

    Tirana ka hedhur poshtë idenë e Beogradit për ndarjen e Kosovës.

    Zyrtarë të lartë në Qeverinë e Serbisë duke folur për mundësinë e ndarjes së Kosovës, kanë përfshirë në debat edhe shtetin shqiptar.

    Ministri i Brendshëm serb, Ivicia Dacic ka prezantuar idenë e tij nëpër mediat serbe duke thënë se Kosova duhet të ndahet mes Serbisë dhe Shqipërisë.

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadic po ashtu ka lënë të hapur mundësinë e një zgjidhjeje të tillë me anë të një marrëveshjeje mes serbëve dhe shqiptarëve
    Por ky opsion është hedhur poshtë nga Tirana menjëherë pasi Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka folur për këtë opsion në një intervistë për mediat gjermane.

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka ripërsëritur se qëndrimi i shqiptarëve është i qartë dhe se e mbështesin plotësisht integritetin territorial të Kosovës.

    “Republika e Shqipërisë qëndron fort për integritetin territorial të Kosovës dhe atë e mbështet fuqishëm për njohje të reja të pavarësisë së saj”, ka thënë Haxhinasto, në një prononcim për Express, të shtunën.

    Sipas vlerësimeve të Ministrit shqiptar, ideja e krijimit të shteteve etnikisht të pastra nuk funksion në territorin e Bashkimit Europian, ku synojnë të integrohen edhe vendet e Ballkanit.

    “Ndarja e territoreve dhe shkëmbimeve të territoreve është një filozofi krejtësisht arkaike dhe e dështuar”, ka vlerësuar kryediplomati shqiptar.
    Ai ka komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë, duke thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan ka nxitur gjithmonë gjakderdhje.

    “Ajo që është shqetësuese në këto deklarata që vijnë përsëri nga Beogradi, ndërkohë që historia e Ballkanit ka treguar që krijimi i shteteve etnikisht të pastra është i pamundur, ka treguar se kufijtë ndryshohen vetëm me gjakderdhje të mëdha”, ka parashikuar Ministri Haxhinasto.

    “Çdokush duhet të kuptojë që kjo logjikë, kjo filozofi e shkëmbimit të territoreve, të ndarjes së territoreve, të bashkimet me shtete të tjera të Kosovës, nuk është aspak në frymën evropiane”, ka shtuar Haxhinasto.

    Ndryshe, Kryediplomati shqiptar ka folur edhe për njohjet e munguara për Kosovën, duke thënë se pret rezultate të shpejta nga procesi i lobimit.
    Ai nuk ka dashur të komentojë pse nuk ka njohje për Kosovën nga muaji shkurt i këtij viti, duke thënë se për këtë duhet të pyetet Prishtina.

    “Nuk dëshiroj të komentoj procesin e njohjeve të Kosovës. Mund të them se jemi duke punuar së bashku edhe me vëllezërit kosovarë, me qëllim që ta ndryshojmë këtë dinamikë. Të vendosim një dinamikë tjetër më të shpejtë për njohjet e reja për Kosovën”, ka thënë ai.

    Haxhinasto i ka përmendur hapat që Shqipëria po i ndërmerr me diplomacinë e Kosovës.
    “E para ka të bëjë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, e dyta ka të bëjë me integrimin e Kosovës në nismat rajonale dhe e treta ka të bëje me integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike. Këto janë prioritete të diplomacisë shqiptare, të cilat ne i koordinojmë ngushtë me Kosovën, me diplomacinë e saj. Sigurisht që ka një dinamikë pozitive dhe besoj se frytet e këtij bashkëpunimi do të shikohen në të ardhmen e afërt”, ka thënë Haxhinasto.

    Pavarësisht adresave të shumta që janë krijuar në politikën e jashtme të Kosovës, Ministri shqiptar thotë se të gjitha po punojnë për të pasur rezultatet.
    “Për ne kjo tregon për një rëndësi të madhe që ka aktiviteti diplomatik i Kosovës. Shikoj se ka një ndarje të punëve edhe në këtë mënyrë të organizimit të diplomacisë kosovare dhe ajo që do të japë përgjigjen më të saktë – rezultati konkret i punës që unë jam i bindur, do të vijë së shpejti”, ka shtuar ai.

    Haxhinasto, i cili mban edhe postin e Zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, ka premtuar se shpejt do të ketë njohje për Kosovën, por nuk ka përmendur ndonjë datë se kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

    “Në këto momente nuk flasim për data, por për një proces, një dinamikë pozitive që realizohet. Jam i bindur se e gjithë kjo punë që po realizohet do të këtë produkte konkrete në të ardhmen e afërt”, ka premtuar Haxhinasto.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #64
    Kur Tadiç kërkon prerjen e “nyjes gordiane” gjeopolitike- Kosovë, ata që kërkojnë të zgjidhet, shndërrohen në faktor destabiliteti

    05 Qershor 2011

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Presidenti i Serbisë, Tadiç, pasiqë u shpreh disa herë, në mënyrë evazive për ndarjen e Kosovës, ashtu që nuk përcaktoi qartë se kush duhet të ishte partneri i Serbisë në këtë ndarje, më në fund e kapërceu “Rubikonin” retorik, duke artikuluar në terma të sakta idenë e tij, së cilës po i vinte rrotull, për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. E tepërt ta thuash, Tadiç ishte i vetëdijshëm për sfidën që po ndërmerrte me këto deklarata. Tadiç, pas të gjitha gjasave, e priste që idea e tij do të kundërshtohej nga Prishtina dhe Tirana, ose më saktë nga Ëashingtoni, drejtpërdrejt dhe by proxy, me anë të Prishtinës dhe Tiranës.Tadiç me deklaratat e tij të kohëve të fundit, ka pohuar se ai e konsideron Kosovën si një “nyje gordiane” gjeopolitike, me ç’ rast si të vetmen zgjidhje për të sheh prerjen e saj. Siç dihet, “nyja gordiane mitologjike” nuk mund të zgjidhej, ajo veçse mund të pritej me shpatë. Me këtë Tadiç paraqitet si faktor stabiliteti në Ballkan. Ata që e kundërshtojnë ofertën e Tadiç dhe kërkojnë që të vazhdohet me përpjekjet për zgjidhjen e “nyjes gordiane” gjeopolitike, do të thotë me përpjekjet për konstituimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës, në fakt nuk janë gjë tjetër veçse faktor destabiliteti. Vetë Kosova bëhet kështu faktor destabiliteti në Ballkan. Sa për udhëheqësinë e Kosovës, është shumë që t’ i quash faktor destabiliteti Atifete Jahjagën, Hashim Thaçin. Ata janë thjesht faktor debiliteti, se nuk kanë një qëndrim të vetin për ofertën e Tadiç, por thjesht reflektojnë qëndrimin amerikan. Aty afër janë edhe liderët e Shqipërisë, Topi dhe Berisha.

    Nga ky debat gjeopolitik, dolën të fituar Serbia dhe Tadiç, dhe të humbur dolën Kosova dhe Shqipëria. Së pari, argumentet me të cilat u kundërshtua propozimi i Tadiç nuk janë asfare bindëse. Argumenti se ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, do të shkaktonte një efekt domino në çështjet e ngjashme në Europë, është nonsens, pasiqë ajo çka propozoi Tadiç ishte ndarja e Kosovës me mirëkuptimin e Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo e bën ndarjen e Kosovës një rast unik në Europë, ose së pakut një standard të lartë dhe të vështirë për t’ u arritur. Që të shërbejë ndarja e Kosovës si precedent, kjo do të thotë që Rumania t’ i ofrojë Hungarisë ndarjen e Transilvanisë, e cila është pjesë e Rumanisë, por ku ka një popullsi të madhe hungareze, që Franca t’ i ofrojë Italisë ndarjen e Korsikës, e cila është pjesë e Francës, por që ka një popullsi të madhe italiane, apo që Britania e Madhe t’ i ofronte Irlandës ndarjen e Irlandës së Veriut, etj. Çdokush e kupton se gjëra të tilla nuk ka gjasa që të ndodhin. Ndarja e Kosovës, për nga mënyra se si e ofron Beogradi, nuk është një precedent i keq, por një precedent i mirë. Tekefundit ç’ të keqe do të kishte nëse vendet europiane do të pajtoheshin për ndryshim kufijsh, për të zgjidhur konfliktet historike mes tyre? Në dëm të kujt është kjo? Natyrisht se kjo është vetëm në dëm të atyre që i shikojnë konfliktet historike si aset gjeostrategjik.

    Por, thuhet me të madhe, ndarja e Kosovës do të sjellë edhe ndarjen e Bosnjë-Herzegovinës. E mirë, pra, kujt i bëhet dëm nëse Serbia dhe Kroacia pajtohen për ndarjen e Bosnjë-Herzegovinës, ashtu si Serbia dhe Shqipëria për ndarjen e Kosovës? Por, thuhet, çka do të bëhej në këtë rast me muslimanët e Bosnjë-Herzegovinës, të cilët do të mbeten në një shtet të vogël, me një territor pak më të madh se ai i Kosovës, pa dalje në det, dhe të kapur si në morsë mes Serbisë dhe Kroacisë? Atëherë kjo do të thotë se Ballkani Perëndimor duhet që të jetë i ideksuar gjeopolitiksht me komoditetin shtetëror të muslimanëve të Bosnjë-Herzegovinës. Kjo është e papranueshme. Më e arsyeshme, nga çdo pikëpamje, do të ishte që Bosnjë-Herzegovina të ndahet dhe bashkësia ndërkombëtare të kujdeset për ruajtjen vetën të shteti musliman të Bosnjës, në vend që të kujdeset për Bosnjë-Herzegovinën, Kosovën etj. Por, thuhet, ndarja e Kosovës, do të çojë edhe tek ndarja e Maqedonisë. E mirë, pra, kujt i bëhet dëm nëse Shqipëria dhe Bullgaria merren vesh për ndarjen e Maqedonisë? Me këtë rast do të zhduket edhe kriza ndërkombëtare e shkaktuar nga çështja e emrit të Maqedonisë.

    Refuzimi i ofertës të Beogradit për ndarjen e Kosovës, e identifikon vazhdimin e ekzistencës së Kosovës si një qendër destabiliteti në Ballkan, madje e implikon edhe Shqipërinë në këtë kahje. Në të vërtetë, nga pikëpamja praktike, përpjekja për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, do të kishte kuptim nëse Serbia nuk pranonte ndarjen e Kosovës. Por kur Serbia pranon ndarjen e Kosovës, atëherë bëhet absurde sfida sizifiane e ndërtimit dhe konstituimit ndërkombëtar të shtetit të pavarur të Kosovës. Çdokush e kupton se nëse Serbia dhe Shqipëria pajtohen për ndarjen e Kosovës, atëherë kjo është mënyra më e mirë që të marrë fund “nyja gordiane” e përftuar pas çlirimit të Kosovës në 1999. Të gjithë e kanë të qartë se “nyjen gordiane” gjeopolitike e quajtur Kosovë, ashtu si nyjen gordiane mitologjike, nuk mund ta zgjidhësh, por vetëm mund ta presësh.

    Nëse Serbia dhe Shqipëria nuk dakordohen në 2011 për ndarjen e Kosovës, atëherë, pas 100 vjetësh, në 2111 do të ekzistojë përsëri Kosova në gjendjen e tashme, si një ersatz-shtet, i cili nuk ka fituar titull të plotë ndërkombëtar. Kjo nuk është ndonjë çudi, se “nyja gordiane” palestineze vazhdon që të ekzistojë që prej vitit 1948, pra që prej 63 vitesh dhe zgjidhja e saj nuk është një gjë që duket në ardhmërinë e afërt. Në të vërtetë, përpjekja për krijimin e shtetit të Kosovës, është një ide po aq djallëzore dhe destruktive, sa edhe idea e shteteve arabe fqinje me Izraelin për krijimin e shtetit të Palestinës. Konflikti arabo-izraelit do të ishte zgjidhur më lehtë nëse vendet arabe, fqinje të Izraelit, Egjipti dhe Jordania, do të kishin aneksuar Gazën dhe territoret arabe në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, të banuara nga arabë. Kjo do të kishte qenë më e drejtë se në histori nuk kishte ekzistua kurrë një komb palestinez arab dhe as një shtet palestinez arab. Emri “Palestine”, u rishfaq kur ky territor u bë një koloni britanike pas Luftës së Parë Botërore, me ç’ rast britanikët evokuan emrin e provincës së dikurshme romane, të cilin emër romanët e përdorën në vend të emrit të mëparshëm të Judesë, të cilin e ndaluan. Koha ka treguar se përpjekjet për ndërtimin e shtetit të pavarur palestinez, janë më tepër përpjekje për ndërtimin e një nyjeje gordiane gjeopolitike. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën.

    Serbia kërkon rreth 1200 km² tokë në pjesën veriore të Kosovës, për të cilat ka dhënë shenja se është gati të pranojë që të kompensohen me troje të Luginës së Preshevës. Natyrisht se Tadiç nuk do ta thotë hapur se ofron kompensimin, se këto janë lëshime që bëhen gjatë negociatave. Tadiç i bëri një ofertë Tiranës për negociata për ndarjen e Kosovës dhe bëri me dije kërkesat territoriale të Serbisë. Pas kësaj Tadiç pret që të jetë Tirana ajo që të kërkojë kompensim për territoret që do të marrë Serbia në Kosovën Veriore. Kështu ecin negociatat. Ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke marrë Shqipëria si kompensim Luginën e Preshevës, për Kosovën Veriore që do t’ i shkojë Serbisë, është një marrëveshje e arsyeshme, për një konflikt historik, siç është ai serbo-shqiptar. Nëse nuk pranohet një zgjidhje e tillë për konfliktin serbo-shqiptar, atëherë kjo do të thotë se kërkohet që të mbahet gjallë ky konflikt si një aset gjeostrategjik. Në këtë rast, pajtohen interesat strategjike të huaja me ato të klasës politike të Prishtinës, e cila kërkon një shtet të cunguar për ta sunduar dhe shfrytëzuar.

    Argumenti se ndarja e Kosovës do të bëjë që të humben pasuritë e mëdha nëntokësore të kësaj treve, është i pabazë dhe absurd, për disa arsye. Së pari, këto pasuri sot gjenden nën kontrollin e Serbisë dhe nëse vazhdon gjendja e tashme, Kosova përsëri nuk do të ketë qasje në këto pasuri xeherore, pra ato për të janë njëjtë sikur të mos ekzistojnë fare. Së dyti, edhe nëse Kosova do t’ i kishte nën kontroll këto pasuri, ne të gjithë e kemi të qartë se qeveria e Kosovës do t’ i jepte ato me koncesion në kompanitë ndërkombëtare, çka do të bënte që të hyrat në buxhetin e Kosovës prej eksploitimit të këtyre pasurive, të ishte dukshëm më i vogël se humbjet që po pëson sot Kosova nga statusi që ka sot.

    Nëse Tirana nuk bisedon sot me Beogradin, me miratimin e Prishtinës natyrisht, për ndarjen e Kosovës, atëherë do të detyrohemi që ta bëjmë këtë gjë dikur në ardhmëri, në kushte shumë më të pafavorshme, për shkak se përballë do të kemi një Serbi që do të jetë anëtare e Bashkimit Europian. Se është e sigurt që Serbia do të hyjë në Bashkimin Europian si vend anëtar me të drejta të plota pavarësisht se nuk do ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia do të hyjë në Bashkimin Europian pa e njohur pavarësinë e Kosovës, për arsyen e thjeshtë se Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë vende anëtare të Bashkimit Europian. Bashkimi Europian thjesht nuk do të jetë në gjendje që të marrë vendimin për t’ ia kushtëzuar Serbisë anëtarësimin me njohjen e Kosovës. Çdokush që ka njohuritë elementare për funksionimin e forumeve vendimmarrëse të Bashkimit Europian, e ka të qartë këtë. Vendimin për kushtëzimin do të duhet që ta marrë Këshilli Europian, i përbërë nga kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE, dhe ky vendim nuk do të arrihet, për shkak se do të vendosin veton vendet të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Pastaj Bashkimi Europian nuk mund ta kushtëzojë Serbinë me njohjen e një vendi i cili nuk është anëtar i OKB. As SHBA-të nuk janë në gjendje që të ushtrojnë presion mbi Serbinë për ta njohur Kosovën, për shkak se SHBA-të dështuan që t’ i bëjnë të gjithë vendet e NATO-s që ta njohin Kosovën, ashtu që sot katër vende të NATO-s nuk e njohin Kosovën.

    Në fakt nuk ka marrëzi më të madhe se të presësh nga Serbia që të njohë një shtet të pavarur me emrin Kosovë. Kjo është edhe më tepër se sa i kërkohet Izraelit, të cilit iu kërkua që të njohë një shtet të pavarur që mban një emër që u përzgjodh dikur si zëvendësues pasiqë ishte zhdukur emri i Judesë nga pushtuesit romanë. Serbisë i kërkohet që të njohë një shtet që mban si emër fjalën serbe të vendndodhjes së një ngjarjeje historike me rëndësi formative supreme për nacionin serb. Për këtë nuk ka një precedent në histori. Prandaj ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë është në çdo pikëpamje zgjidhja më e arsyeshme.

    kastriotmyftaraj@sot.com.al

    Gazeta Sot

  5. #65
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po Sanxhakun e Vojvodinen pse s'po e permend Serbia dhe punetoret e saj. Kur t'i shkeput nga vetja keto territore Serbia, atehere flasim me te.

  6. #66
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Prandaj ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë është në çdo pikëpamje zgjidhja më e arsyeshme.

    kastriotmyftaraj@sot.com.al
    Po e morem vesh de se cfare doni ju serbet, boll na uleritet me.
    I feel Kosovereign!

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    problemi eshte se per ndryshimin e kufijve nuk mund te vendosin shqiptaret dhe serbet per keto vendime te mdha vendosin fuqite e mdha USA,GB,Rusia,te jemi real Kosova nuk mund ti bashkohet Shqiperise ne kufijt e sotem,pjesa veriore do te kembehej me luginen e Presheves,nderkombtaret nuk e pranoin ndryshimin e kufijve sepse askush nuk e din c'te bejn me bosnen,maqedonin.
    Drenica nuk pajtohem me ty .Pse po e them ket

    1.Nese qeveria e Kosoves te kishte menduar per rujtjen e Kufirit te kosoves dhe t'i kishte bere nje plane strategjike separi eshte dashteur te fute 1 Miliarde Euro per te blere Armatim per ta kontrolluar kufirite dhe kontrollimin ne ç'do hape ne pjesen me shkinin dhe Maqedonin dhe Maline e zi sod dota kishim gjendjen pak ma ndryshe dhe nuk dote ju gjynezohemi Eulexit se nuk po i kontrollone veriune e kosoves sepse ne i kemi fajet separi shtepia muroset dhe i vendoset qatija dhe fillone ti rregulloshe rendite e brendeshme
    Shqiperia ende nuk ke ne gjendje ti armatos si duhet Ushtaret e vete ata kane ende ne perdorim Kallasha te Rusis dhe te kines
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  8. #68
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Rusia gjithnjë e më shumë po hap kartat e saj. Por jo vetëm po hap kartat e vjetra, por me sa duket po fut edhe spica të reja.

    E para, shqiptarëve nuk u duhet bashkim shtetëror por bashkim kombëtar.
    Bashkimi shtetëror sot për sot është jo vetëm i pamundur por nuk është as në interesin kombëtar.

    Më thoni ç'fitojnë shqiptarët nga ndarja e Kosovës dhe e Maqedonisë...apo pse jo edhe e Malit të ZI?
    Bashkimi shtetëror i shqiptarëve do sillte edhe bashkimin e sllavëve nën hegjemoninë serbe dhe bulllgare.Pra ne do fitonim një gisht dhe ata do fitonin tërë krahun.

    Jo, ajo që u intereson shqiptarëve është e thjeshtë: Sllavë të përçarë dhe shqiptarë të bashkuar. Që do të thotë, ekzistenca e Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi si shtete më vete. Nuk duhet të ndryshojnë kufijtë por të ndryshojë politika. Jo bashkim shtetëror por bashkim politik. Që do të thotë jo 17 parti shqiptare në Maqedoni por Një. Jo shtatë parti shqiptare në Mal të Zi por Një. Dhe jo 60 partira në Shqipëri e 30 parti në Kosovë por disa parti dhe një politikë unike.
    Kjo do të rriste jo kufijtë territorialë por kufijtë e influencës. Dhe jo me gjysmën e Kosovës dhe çerekun e Maqedonisë, por me gjithë Kosovën, Luginën e Preshevës dhe gjithë Maqedonisë.

    Rindarja e kufijve është as më pak as më shumë sesa politikë ruse për destabilizimin e gjithë Europës. Rindarja e kufijve do sillte jo vetëm përçarje në Europë por edhe rritjen e ndikimit rus në Europë.

    Momentalisht rusi këtë politikë po e luan me dy leva të "kundërta". E para me propozimin serb për ndarje kufijsh, që do të silte një zgjerim të ndjeshëm të Serbisë por edhe të Bullgarisë. Dhe nga ana tjetër nëpërmjet aleancës me vendet si Turqia apo Irani, duke investuar në rritjen e "ndikimit islam"....dhe duke i përdorur si leva për fetarizimin e çështjeve politike dhe kombëtare.

    Në fakt Irani dhe Turqia kanë marrëdhenënie shumë të mira me Serbinë, biles edhe po merren vesh edhe me Greqinë.

    Prandaj shqiptarëve u intereson jo vetëm refuzimi i "paqes serbe" të Tadiçit por edhe fetarizimi që i bëjnë situatës tipa si Kastriot Myftaraj dhe Shefqet Krasniqi.
    Sepse të dy këta që gjoja "zihen e shahen" i shërbejnë veç një padroni:Serbisë.
    -

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Oj Sofi, ti si duket s'i njeh politikat e nderkombetareve. ...
    Kandy, nuk te perfaqesoj une as ne negociatat me Serbine, as ne ato te Shqiperise me BE-ne. S'ka rendesi meqenese ne forum gjithkush mund te hedh idete e veta..

    per t'ia vene emrin konflikt.
    OK. Po dihet qe ne konflikt ka viktima. Ne c'pike konkretisht i eshte thene kryeministrit te Kosoves te mos permend viktimat?

    Dhe nese ti ke dyshim reth figures se tij, ta dish qe ke rene ne gracke te opozites me dashakeqe qe ka patur ndonjehere Kosova. Eshte tamam opozite alla-shqiptarce, qe ben politike te rezikshme.
    Kot ti tashi. Ti po thua duhet te besoj qe figura e dikujt eshte krejt e pacenuar sepse po me thua ti? Se nese jo kam rene ne gracke, pamvaresisht se prej kesaj figure ka zhgenjim? Po e di ti Kandy qe njerezit dhe per te besuar ne Zot kane dyshimet e veta e jo me ne nje figure politike?

    Ndersa per gatishmerine e Shqiparise per t'i dale krah Kosoves, mos shpreso shume. ...
    Ne lidhje me ket te fundit, une s'kam thene aspak t'i marre Shqiperia gjerat ne dore. Kam fol per nje strategji te perbashket drejt kesaj pike, nga te dy palet. E njoh situaten ne Shqiperi...

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    ...

    Më thoni ç'fitojnë shqiptarët nga ndarja e Kosovës dhe e Maqedonisë...apo pse jo edhe e Malit të ZI?
    ...
    Kavir, personalisht nuk e mbeshtes aspak ndarjen e Kosoves dhe kur kam fol diku per nje strategji te perbashket per bashkim nuk e konsideroj aspak ndarjen e Kosoves.

    Per te tjerat jam pak a shume dakord, per momentin ndoshta. Sdq. mendoj se nje strategji e perbashket eshte e nevojshme.
    PS: doja te shtoja dhe se Serbia duhet te njohe Kosoven si shtet te pavarur - e kam thene dhe diku me pare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 05-06-2011 më 14:05

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •