Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    "TOP FEST" - edicioni i 8-tė (2011)

    Ne 14 Shkurt startoi TOP FEST 8 . Ne vijim intervista me Dorian Gjonin, Udheheqes Artistik, dhene asokohe.


    “Top Fest 8”

    128 konkurrentė nisin garėn muzikore. Tė rinj e tė njohur do tė vijnė ēdo ditė nė “Top Channel” nė orėn 15.40 nė prezantimin e Marinės dhe Luanės. Ndėrsa tė premten do tė vijnė ndryshe. Nė njė ‘show’ tė posaēėm, “Rewind”, me autore Arbana Osmanin dhe prezantues Ledion Liēon, kėngėtarėt do tė vijnė ‘live’ jo vetėm me kėngėt e tyre, por edhe me hitet botėrore. Risi, investim dhe angazhim, qė do tė finalizohet nė datėn 22 maj me mbrėmjen e madhe tė ēmimeve

    “Top Fest 8” ngre siparin. Nga sot, nė njė maratonė tė transmetimit televiziv, festivali i vetėm i muzikės moderne shqiptare do tė pėrballė konkurrentėt me publikun. 128 konkurrentė nisin garėn muzikore. Tė rinj e tė njohur, ata qė duan tė shfaqin talentin dhe ata qė kanė njė sfidė me veten, do tė vijnė ēdo ditė nė “Top Channel” nė orėn 15.40 nė prezantimin e Marinės dhe Luanės. Ndėrsa tė premten do tė vijnė ndryshe. Nė njė ‘show’ tė posaēėm, “Rewind”, me autore Arbana Osmanin dhe prezantues Ledion Liēon, kėngėtarėt do tė vijnė ‘live’ jo vetėm me kėngėt e tyre, por edhe me hitet botėrore. Gjithnjė tė shoqėruar nga orkestra e madhe e “Top Channel”. Kėtė vit, artistėt do tė nisin pėrballjen qė nė njė fazė ēerekfinale qė do tė pasohet nga tri net gjysmėfinale, pėr tė arritur nė finalen e madhe tė 22 majit. Formati ‘live’ ka sjellė nė “Top Fest 8” emra tė njohur tė muzikės si “Fisnikėt”, Eliza Hoxhėn, Kujtim Prodanin, Flaka Krelanin, Teuta Kurtin, Mariza Ikonomi, Elvana Gjata apo Flori Mumajesi. Njė investim madhor pėr tė sjellė njė festival tė madh tė muzikės moderne. Udhėheqėsi muzikor i “Top Fest”, Dorian Gjoni, tregon se interesi i artistėve ka qenė i jashtėzakonshėm, njė joshje veēanėrisht nga formati ‘live’ i kėtij festivali. Skenografia e realizuar nga Fatmir Minga do tė jetė mė e madhja e “Top Fest”, ndėrkohė qė festivali mban regjinė e Ergys Lubonjės. Udhėheqėsi artistik i festivalit, Dorian Gjoni, na tregon detajet e “Top Fest 8”.

    Starton sot transmetimi televiziv i “Top Fest 8”. Si ėshtė menduar tė vijė nė kėtė edicion festivali i muzikės moderne? Cilat do tė jenė risitė?

    Ndryshe nga edicionet e shkuara, ku spektaklit final i kanė paraprirė gjysmėfinalet, sivjet kemi shtuar njė fazė tjetėr. Ėshtė njė fazė ēerekfinale qė do tė bėjė pėrzgjedhjet dhe kualifikimet e para mes artistėve. Nga 128 konkurrentė nė “Top Fest 8” do tė kalojnė vetėm 64 nė kėtė fazė, tė cilėt mė pas do tė kenė mundėsi tė testojnė veten nė tri faza gjysmėfinale. Pėrveē transmetimit tė pėrditshėm nė “Top Channel” nė orėn 15.40, i cili sivjet do tė drejtohet nga motrat Marina dhe Luana, tė premteve do tė ketė njė ‘show’ tė dedikuar pėr “Top Fest 8” nė orėn 20.45. I titulluar “Rewind”, ky program qė ka pėr autore Arbana Osmanin dhe prezantues Ledion Liēon, sjell tetė kėngėtarė nė interpretim ‘live’. Ata vijnė para publikut jo vetėm me kėngėn konkurruese, por edhe me hite botėrore, duke u dhėnė kėshtu njė mundėsi tė shpėrfaqin vlerat e tyre vokale e duke i bėrė protagonistė tė njė ‘show’ muzikor. “Top Channel” edhe kėtė vit ka investuar qė edicioni i tetė i “Top Fest” tė vijė nė maksimumin e tij.

    Pėr tė dytin vit, ky festival vjen ‘live’. Ishte eksperienca e vitit tė shkuar qė e soli kėtė domosdoshmėri?

    Patjetėr. “Top Fest 7”, i pari edicion ku u aplikua tė kėnduarit ‘live’ rezultoi shumė i suksesshėm. Kėtė vit, dėshirės sonė pėr ta realizuar tėrėsisht ‘live’ kėtė festival u janė shtuar edhe kėrkesat e shumta tė kėngėtarėve pėr t’u prezantuar drejtpėrdrejtė para publikut. Shqipėrisė dhe vetė artistėve u ka munguar kjo mundėsi, ndaj edhe ishte bėrė e domosdoshme aplikimi i saj nė njė festival tė muzikės moderne si “Top Fest”. Deri mė tani artistėt kanė ngelur nė guaskėn e tė bėrit kėngė nė studio dhe nuk kishin mundėsi tė pėrballeshin me publikun. Tė kėnduarit ‘live’ nė njė farė mėnyre i klasifikon artistėt, i vė ata pėrballė publikut dhe u jep mundėsi tė vėnė nė pah aftėsitė.

    Si ka qenė interesi pėr pjesėmarrje nė “Top Fest 8”?

    Ka pasur jashtėzakonisht kėrkesa. Artistė nga tė gjitha trevat, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Europa dhe nga Amerika. Janė kėngėtarė qė sjellin tė gjitha rrymat e muzikės sot. Nė kėtė edicion konkurrojnė ata qė kanė bėrė legjenda muzikore siē ėshtė grupi “Fisnikėt”, artistė qė u kanė kushtuar pėrherė vėmendjen e duhur pėrmbajtjes sė kėngėve si Eliza Hoxha, kemi grupin trendy “0Energy Band”, kėngėtarė qė kanė bėrė muzikė rok si Flaka Krelani e Teuta Kurti, r&b dhe pop si Mariza Konomi, Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe shumė artistė tė tjerė.

    “Top Fest” ėshtė njė arenė qė e shfrytėzojnė shumė tė rinj pėr promovimin e talentit tė tyre. Nga ana tjetėr, tė kėnduarit ‘live’ duket se ka joshur edhe emra tė njohur tė muzikės. Si ėshtė raporti mes tyre nė kėtė edicion?

    Ndryshe nga viti i shkuar, ku kėrkesa ishte mė e madhe nga tė rinjtė, sivjet raporti ėshtė pėrmbysur. Nė kėtė edicion ka kėrkesa nga artistėt e afirmuar si Kujtim Prodani e shumė emra tė tjerė tė njohur tė muzikės qė dėshirojnė tė prezantohen nė kėtė eveniment. “Top Fest” ėshtė njė festival i muzikės moderne dhe sėrish theksin e tij e ka te promovimi i artistėve tė rinj, por formati ‘live’ duket se i ka ngacmuar edhe artistėt e mirėnjohur tė konkurrojnė nė kėtė eveniment.


    http://www.gazeta-shqip.com/#/kultur...1bcb1d431.html

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145
    “Top Fest 8”, Kėngėtarėt nė garėn e Gjysmėfinales

    Oliverta Lila - Gazeta "Shqip" , 2011-04-25

    Pėr tri net, 33 artistė tė pėrzgjedhur nga 128 konkurrentė fillestarė do tė interpretojnė “live” nė gjysmėfinalet e edicionit tė tetė tė Festivalit tė vetėm tė Muzikės Moderne. Njė juri profesioniste do tė pėrzgjedhė mė pas 16 mė tė mirėt, tė cilėt do tė garojnė nė natėn finale tė 22 majit pėr ēmimin e madh

    Gara sa vjen e bėhet mė e fortė nė “Top Fest 8”. Nga 128 konkurrentė nė fazėn ēerekfinale, vetėm 33 prej tyre vazhdojnė tė jenė nė lojė pėr ēmimin e madh. Sfida vazhdon pėr kėngėtarėt me tri net gjysmėfinale, gjithēka “live”. Mbrėmja e sė shtunės ngjiti nė skenė 11 artistėt e parė, por tashmė edhe pėrballė njė jurie profesioniste. Genti Rushi, drejtues i orkestrės sė “Top Show”, producenti i njohur kosovar Florent Boshnjaku dhe kėngėtarja e mirėnjohur pėr vokalin e saj, Juliana Pasha, do tė jenė tre artistėt qė sė bashku me bordin artistik tė festivalit do tė zgjedhin kėngėtarėt e natės finale. Dy netėt e mbetura gjysmėfinale do tė jenė jo thjesht konkurrim, por njė spektakėl argėtues pėr publikun dhe vendimtar pėr kėngėtarėt. Kėngėtarė tė njohur, por edhe tė rinj po i afrohen finales sė madhe tė 22 majit, natė kur do tė ndahen edhe trofetė pėr mė tė mirėt. Ndėrsa gjatė kėtyre fazave publiku i ka dėgjuar, ka mbėshtetur njėrin apo tjetrin kėngėtar nė distancė, nė fazėn finale publiku do tė ketė mundėsi tė shprehė gjykimin pėrmes votimit. Ndėrkohė qė pėr sa i pėrket anės artistike, udhėheqėsi muzikor i “Top Fest”, Dorian Gjoni, premton njė spektakėl tė kuruar nė tė gjithė elementėt, duke investuar si ēdo herė me teknologjinė e fundit.

    Ka pėrfunduar transmetimi i pėrditshėm i kėngėve tė “Top Fest 8” nė “Top Channel”. Si do tė vijojė festivali me gjysmėfinalet?

    Janė pėrzgjedhur 33 konkurrentėt, tė cilėt kanė kaluar nė fazėn gjysmėfinale. Kriteret e pėrzgjedhjes sė tyre kanė qenė nė gamė tė gjerė, duke filluar nga kualitetet vokale, krijimtaria, stili e deri te performanca dhe kėrkesa e publikut. Do tė jetė njė fazė me shumė emocione, pasi tashmė publiku do tė ketė mundėsi t'i ndjekė kėngėt nė njė “show” special dhe pėr mė shumė do tė ridėgjojė kėngėt mė tė bukura tė kėtij edicioni nė versionin “live” tė pozicionuara nė skenografi dhe regji speciale vetėm pėr kėtė event. Gjysmėfinalja e “Top Fest 8” do t’i risjellė artistėt nė skenė me njė imazh dhe performancė shumė tėrheqėse.

    Tashmė kėngėtarėt kanė “gjetur” publikun e tyre. Kėngėt dėgjohen e komentohen. A jeni tė kėnaqur pėr pritjen qė publiku u bėri kėngėve tė pėrzgjedhura?

    Jemi munduar tė jemi nė sinkron me publikun, duke ditur qė kėngėt pjesėmarrėse nė “Top Fest” dhe i gjithė ky spektakėl janė nė shėrbim tė tij. Kėngėt nė kėtė edicion tė “Top Fest” janė me cilėsi tė lartė. Vėrehet rritje e kualitetit tė interpretimit tė artistėve nė skenė. Stilet e ndryshme dhe tekstet me tematika tė veēanta nuk mungojnė dhe tė gjitha kėto sė bashku plotėsojnė nevojat dhe pritshmėritė e publikut dhe gjithashtu edhe tonat.

    Tashmė gara bėhet edhe mė e fortė. Si do tė veprohet me kriteret qė do t’i ēojė kėta kėngėtarė nė finale?

    Nė kėtė fazė do tė prezantohet pėr herė tė parė juria profesioniste, e cila do tė pėrbėhet nga tre artistė, tė cilėt do tė japin opinionet e tyre dhe sigurisht nė fundin e kėsaj faze, e cila do tė zgjasė tri javė, ata sė bashku me bordin artistik tė festivalit do tė pėrzgjedhin kėngėt pjesėmarrėse nė natėn e ēmimeve. Maestro Genti Rushi, drejtues i orkestrės sė “Top Show”, producenti i njohur kosovar Florent Boshnjaku dhe kėngėtarja e mirėnjohur pėr kualitetet e saj dhe teknikėn e lartė vokale, Juliana Pasha, do tė jenė tre pėrfaqėsuesit e jurisė sė fazės gjysmėfinale tė “Top Fest”. Ky ekip profesional do tė ndjekė me kujdes dhe do tė japė idetė pėr orientimin e mėnyrės sė gjykimit tė kėngėve, pasi nė kėtė fazė tė “Top Fest” do tė gjykohet me kujdes jo vetėm kėnga dhe kėngėtari, por edhe elementet e tjera plotėsuese tė kėngėve konkurruese.

    Pas pėrfundimit tė fazės sė parė gjithēka “live”, njė pjesė e kėngėtarėve, sidomos ata qė e kanė provuar pėr herė tė parė veten nė skenė, kanė pasur komentet e tyre pėr kėtė formulė. Si ka qenė kjo pėrvojė pėr ta dhe nė ēfarė pėrfundimesh ju ēojnė reagimet e tyre?

    Jemi shumė tė kėnaqur qė artistėt pjesėmarrės nė kėtė eveniment kanė reaguar me pozitivitet ndaj formatit dhe sė gjithė mėnyrės sė organizimit tė kėtij projekti. Duhet pasur parasysh qė kemi tė bėjmė me njė numėr shumė tė madh artistėsh qė marrin pjesė dhe koordinimi i tyre ėshtė proces shumė i ndėrlikuar, pasi linku i bashkėpunėtorėve qė punojnė pėr kėtė projekt ėshtė shumė i madh. Deri mė tani gjėrat kanė ecur nė ritmin e duhur dhe ne kemi marrė masa qė i gjithė ky event tė ketė njė mbarėvajtje tė plotė. Artistėt kanė sfidėn e tyre pėr t'u pėrballur me publikun nėpėrmjet prezantimit tė kėngėve tė tyre dhe tė kėnduarit “live”, ndėrsa sfida qė ka “Top Channel” ėshtė krijimi i kushteve tė plota pėr prezantimin sa mė dinjitoz dhe me sa mė shumė cilėsi tė artistėve te publiku shqiptar. Pėr ēdo artist ky ėshtė njė suport i jashtėzakonshėm, ndaj jam i sigurt qė tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij edicioni janė shumė tė kėnaqur pėr kėtė mundėsi qė u ėshtė dhėnė.

    Nuk jemi larg natės finale, mė 22 maj. Kanė filluar pėrgatitjet pėr spektaklin e madh dhe si do tė vijė kėtė vit?

    Finalja e madhe ėshtė njė shfaqje kulmore si nė pjesėn artistike tė kėngėtarėve, ashtu edhe nė tė gjithė elementet e tjera plotėsuese tė kėtij eventi. Skenografia, regjia televizive, orkestra e zmadhuar, suporti nė performancat e artistėve, teknologjia qė do tė vihet nė shėrbim tė kėtyre elementeve, tapeti i kuq, i cili do tė mirėpresė artistėt tė cilėt morėn pjesė nė kėtė event, skenari dhe prezantuesit, surprizat dhe ndarja e trofeve pėr artistėt fitues, do tė jenė ajo ēka publiku ynė do tė ketė mundėsi tė shijojė mė datėn 22 maj. Pėrgatitjet kanė filluar dhe me siguri qė emocionet do tė jenė shumė tė mėdha nė kėtė natė, e cila do tė manifestojė pėrsėri rritjen e kualiteteve artistike nė Shqipėri, duke na dhėnė kėnaqėsi shumė tė madhe tė gjithėve dhe duke treguar qė arti shqiptar ka vlera dhe cilėsi pėr tė cilat tė gjithė duhet tė krenohemi.


    http://www.gazeta-shqip.com/#/kultur...750e902cb.html

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145
    “Top Fest 8”: Nata finale, mė 5 qershor

    Finalja e “Top Fest 8” nuk do tė mbahet mė 22 maj, ashtu siē ishte lajmėruar. Nata e madhe e ēmimeve do tė mbahet mė 5 qershor nė Pallatin e Kongreseve. Organizatorėt kanė menduar shtyrjen, nė pamundėsi qė nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve tė organizohet njė natė finale ashtu siē ėshtė bėrė traditė. Nė kėto ambiente janė vendosur edhe zyrat e KQZ-sė, e pėr pasojė u bė e pamundur organizimi i festivalit tė vetėm tė muzikės moderne shqiptare. Gjithsesi organizatorėt njoftojnė se biletat e shituara do tė jenė sėrish tė vlefshme pėr datėn 5 qershor, ndėrkohė qė publiku mund tė vazhdojė ende tė votojė pėr kėngėn e preferuar pėrmes numrit tė mesazheve qė shfaqet nė emisionet e “Top Channel” dedikuar kėtij edicioni. “Top Fest 8” i realizuar sėrish live, u ka dhėnė mundėsinė tė ngjiten nė skenė 128 kėngėtarė tė rinj, edhe atyre tė afirmuar, pėr tė kėnduar live, shoqėruar nga orkestra e “Top Channel”. Gara u bė edhe mė e fortė nė tri netėt gjysmėfinale, njė risi e kėtij edicioni, ku nga konkurrentėt fillestarė u pėrzgjodhėn 33 artistė, tė cilėt tashmė interpretuan edhe nė praninė e njė jurie profesioniste tė pėrbėrė nga maestro Genti Rrushi, drejtues i orkestrės sė “Top Show”-t, producenti i njohur kosovar Florent Boshnjaku dhe kėngėtarja e mirėnjohur pėr kualitetet e saj dhe teknikėn e lartė vokale, Juliana Pasha. Ndėrkohė, kėngėt tashmė janė familjare pėr publikun, pėrmes transmetimit e prezantimit jo vetėm nė televizion, por edhe nė radio. Drejtori artistik i festivalit, Dorian Gjoni, mė parė pati deklaruar se finalja do tė jetė nata e emocioneve tė mėdha. “Finalja e madhe ėshtė njė shfaqje kulminante, si nė pjesėn artistike tė kėngėtarėve, ashtu edhe nė tė gjitha elementet e tjera plotėsuese tė kėtij eventi. Skenografia, regjia televizive, orkestra e zmadhuar, suporti nė performancat e artistėve, teknologjia qė do tė vihet nė shėrbim tė kėtyre elementeve, tapeti i kuq, i cili do tė mirėpresė artistėt qė morėn pjesė nė kėtė event, skenari dhe prezantuesit, surprizat dhe ndarja e trofeve pėr artistėt fitues, do tė jenė ajo ēka publiku ynė do tė ketė mundėsi tė shijojė nė finale”, ka thėnė Gjoni. Prezantuesit e kėtij edicioni tė tetė do tė jenė Marina dhe Luana Vjollca, bashkė me Ledion Liēon. Mbrėmja e 5 qershorit do tė kurorėzojė edhe fituesit e kėtij edicioni.


    http://www.gazeta-shqip.com/#/kultur...4a40f3e9c.html

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145
    Finalja e TOP FEST - 8 Qershor :

    http://top-channel.tv/video.php?id=25664

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Nusja gjinit e fiton ose ato tetovaret me rina rina lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145
    Dorian Gjoni: Ja cilėt janė emrat e kėngėtarėve finalistė nė “Top Fest 8

    Nesėr starton finalja e madhe e “Top Fest 8” dhe ajo qė duam tė dimė paraprakisht janė emrat e finalistėve dhe tė ftuarit. Dorian Gjoni jua shuan kuriozitetin.

    Tashmė janė pėrzgjedhur 16 kėngėt finaliste, si u bė pėrzgjedhja, cilėt janė finalistėt?

    Top Fest ka njė strukturė tė ngritur prej vitesh, ku vlerėsimi pėr kandidatėt e ēmimeve fituese dhe atyre qė do tė performojnė nė natėn finale tė kėtij eventi, zgjidhen nga bordi artistik. Jemi munduar tė zgjedhim ndėrmjet kėngėve mė tė mira tė kėtij edicioni, duke u bazuar nė formatin e kategorive konkurruese pėr ēmimet e ndryshme dhe duke tentuar tė sjellim njė shpėrndarje sa mė tė mirė tė stileve dhe artistėve pjesėmarrės nė kėtė edicion, me qėllimin e arritjes sė njė niveli sa mė tė lartė nė prezantimin e natės pėrmbyllėse tė kėtij eventi, i cili kėtė sezon ishte relativisht i gjatė.

    Ndėr kėngėtaret qė do tė jenė nė natėn finale mund tė pėrmend: Anjeza Shahini ft Dren Abazi, Flori Mumajesi, Flaka Krelani, Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Eugent Bushpepa, Anxhelina Hadergjonaj etj.

    Nė kėtė pėrzgjedhje tė 33 gjysmėfinalistėve, afėrsisht gjysma e kėngėtarėve nuk janė pėrfshire nė finale. Ishte e vėshtirė pėr tė vendosur 16 kėngėt mė tė mira?

    Tė gjitha kėngėt pjesėmarrėse nė kėtė edicion kanė pasur bukurinė dhe vlerat e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, ky event i lanēon kėngėt nė njė frekuence tė konsiderueshme, duke i bėrė shumė tė afėrta pėr publikun dhe, duke u nisur nga ky kėndvėshtrim, vėshtirėsia e pėrzgjedhjes sė finalistėve ėshtė e madhe. Gjithsesi, jemi munduar tė jemi korrektė nė gjykimin dhe nė pėrzgjedhjen e kėngėve, duke planifikuar njė finale, e cila do tė duhet tė sjellė emocione tė mėdha tek shikuesi.

    Cilėt janė emrat e jurisė, ēfarė mund tė zbulohet deri tani?

    Juria e “Top Fest 8” do tė jenė Elton Deda, Gent Rushi, Juliana Pasha etj. Juria i merr vendimet nė marrėdhėnie tė ngushtė me bordin artistik pėr ēmimet sipas kategorive dhe, pėr ēmimin e madh, juria dhe bordi artistik bashkėveprojnė me votimin qė ka dhe publiku, duke sjellė edhe fituesin e ēmimit tė madh.

    Ėshtė vėnė re qė shumė kėngė nė kėtė edicion tė “Top Fest” kanė qenė krijime dedikuese tė kėngėtarėve pėr njerėz nga jeta e tyre. Ėshtė kjo njė risi?

    Ka shumė mundėsi qė artistėt shqiptarė tė jenė duke kaluar njė etapė psikologjike dhe emocionale tė ngarkuar. Kjo vihet re nė prurjet e kėtij edicioni, ku baladat kanė qenė nė njė numėr shumė tė madh. Nė tė njėjtėn kohė, kjo tregon edhe njė pjekuri psikologjike apo njė rritje tė nivelit tė mendimit, pėr sa u pėrket tematikave tė shprehjes sė fjalės nė tekstet e kėngėve e deri tek krijimtaria muzikore. E shikoj shumė pozitive kėtė tendencė, por mendoj qė kjo fazė do tė kalojė shumė shpejt, pasi artistėt shqiptarė janė tė prirė tė afrohen mė shpejtėsi ndaj rrymave muzikore bashkėkohore.

    Do tė kėtė ndryshime nė ēmimet qė do tė ndahen, do tė ketė ēmime tė reja apo ndryshime nė ēmimin e madh?

    Do tė ketė ndryshime nė formulimin e disa ēmimeve, por kėto ndryshime nuk do tė jenė esenciale. Edhe nė ēmimin e madh do tė ketė ndryshime.

    Pėr sa i pėrket prezantimit, kush prezanton, si do tė bėhet prezantimi i festivalit dhe cilėt do tė jenė disa nga personazhet e njohura qė do tė dorėzojnė kupa pėr kėngėtarėt?

    Prezantimi i festivalit do tė bėhet nga Ledion Liēo, i shoqėruar nga Marina dhe Luana. Do tė jenė shumė tė ftuar VIP, tė cilėt do marrin pjesė nė ndarjen e ēmimeve tė kėtij edicioni, si: Zana Krasniqi, Blerim Destani, Aleksandėr Gjoka, Nik Xhelilaj, Oni Pustina etj.

    Nisur nga kjo maratonė me 128 kėngė, ēfarė tė rejash u pikasėn nė muzikėn moderne shqiptare? Sipas jush, a ekziston hendek midis kėngėtarėve tė njohur dhe panjohur?

    Mund tė them qė muzika moderne shqiptare ėshtė ende nė fazat e saj tė para dhe do tė duhet edhe pak kohė qė ajo tė arrijė pjekurinė e duhur. Sigurisht qė ky edicion na njohu nga afėr me ritmin aktual tė artistėve shqiptarė, tė cilėt po tregojnė qė po ecin me shpejtėsi nė plotėsimin e tyre profesional dhe emocional dhe pėrballja e tyre me sistemin e tė kėnduarit live na surprizoi pėrsėri. Sa i pėrket hendekut mes artistėve tė rinj dhe atyre tė njohur, mendoj qė nuk ekziston njė i tillė, por gjithsesi pėrvoja ka tė mirat e veta, duke sjellė njė qėndrueshmėri nė pėrballjen me sfidėn e konkurrimit.

    Ndėrkohė qė njė festival dikton edhe rrymėn tendencė, ky vit cilės rrymė muzikore i dedikohet?

    Kėtė vit kanė qenė baladat ato qė kanė pasur njė prurje shumė tė madhe. Sa i pėrket tendencės apo stilit i cili mund tė ndikojė nė prodhimet e ardhshme nė tregun muzikor, mund tė veēoj ritmet House nė kooperim me motive muzikore folklorike. Mendoj qė edhe ky edicion do tė sjellė emocione tė bukura tek shikuesit e, sidomos te artistėt, tė cilėt do tė prekin edhe njė herė nga afėr skenėn gjigante tė plotėsuar nga orkestra e madhe e “Top-Channel” e cila do tė luajė live. Artistėt do tė shoqėrohen nga njė skenografi tepėr moderne, nga efekte dhe ngjyra shumė speciale, duke mos harruar qė regjia televizive dhe cilėsia e audios nė kėtė edicion do tė sjellin risinė e radhės pėr evente tė kėtij lloji nė vendin tonė.

    http://www.panorama.com.al/panorama-...0%9ctop-fest-8

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Nusja gjinit e fiton ose ato tetovaret me rina rina lol
    Nuk jan te Tetoves por te Pejes

  9. #9
    ELVANA GJATA meriton fitore !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145
    Citim Postuar mė parė nga Nolka Lexo Postimin
    ELVANA GJATA meriton fitore !



Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •