Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    FMN: Kosova jashtë binarëve, i pret qeverisë fondet për 2011

    FMN: Kosova jashtë binarëve

    LONDËR- Një dështim për Kosovën. Kështu e përshkruan gjendjen e tanishme monetare në Kosovë, ish-shefi i njësitit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO, në Kosovë, Andrea Capussela, të botuar në të përditshmen britanike “The Guardian”. Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, të hënën, pritet të dalë publikisht për të treguar se programi me Kosovën ka dalë jashtë binarëve. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi që qeveritë rrallë ndodhë t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së.

    “Kosova kërkoi një program nga FMN për të forcuar kredibilitetin e saj si dhe për t’i plotësuar kushtet e lidhura me grantet e mëdha nga BE dhe nga Banka Botërore. Megjithatë, tani duket se edhe paratë edhe kredibiliteti ka rënë, dhe papërgjegjshmëria e qeverisë po e çon Kosovën drejt një krize fiskale”, thotë Capusella.

    Capusella vazhdon të kritikojë, duke thënë se elita e paaftë dhe shpesh grabitqare në Kosovë është e lirë nga llogaridhënia: sistemi juridik është jofunksional dhe i nënshtrohet ndërhyrjeve politike, shoqëria civile është e dobët dhe zgjedhjet – të cilat rregullisht përcillen me mashtrime – tërheqin më pak se gjysmën e votuesve. Ndërkaq, duke krahasuar Kosovën, të dalë nga kthetrat e Serbisë, autori thekson se cilësia e demokracisë është më e mirë në Serbi sesa në Kosovë.

    “Nëse përballet me krizë fiskale, Kosova do të kërkojë të ndihmohet nga donatorët. Kjo do ta shpërblente papërgjegjshmërinë, do ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia ndaj qytetarëve të saj dhe do ta vononte për një kohë shumë të shkurtër krizën. Për fat të keq, donatorët mund të jenë të obliguar”, përfundon Capusella.

    FMN i pret fondet Kosovës për këtë vit

    FMN i pret fondet Kosovës për këtë vitPRISHTINE- Kosova nuk do të mund të përfitojë nga fondet e FMN-së për këtë vit. Sic raportojnë mediat kosovare, vendimi është marrë nga vetë FMN, sipas së cilës një marrëveshje e re është arritur mes fondit dhe qeverisë së Kosovës, për një monitorim të rreptë të politikave fiskale por pa patur mundësi që Kosova të ketë qasje në fondet e FMN-se për këtë vit.

    Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të FMN-së ku njoftohet se marrëveshja 18 mujore e quajtur Stand By Arrangement (SBA), e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010, është ndërprerë më 2011. Në deklaratë thuhet se elemente të buxhetit të vitit 2011, në veçanti rritja e madhe e pagave, kanë devijuar nga programi. Si rezultat, nuk do të përfundojë rishikimi i programit".- thuhet në njoftimin e publikuar nga FMN. Qeveria e kryeministrit Thaci është përpjekur ta quaj një fitore të saj arritjen e këtij kompromisi, pavarësisht faktit se fondet e dedikuara në marrëveshjen paraprake mbesin të pashfrytëzuara.

    Vetë kryeministri Thaçi ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me FMN për mbikëqyrje të rreptë të politikave fiskale deri në fund të vitit në Kosovë dhe gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë tha se kjo marrëveshje nuk do të prekë vendimin për rritjen e pagave ndërsa do të vazhdojë edhe ndërtimi i autostradës.

    Mosmarrëveshjet e Kosovës me FMN-në kanë të bëjnë me shpenzimet për vitin 2011, në veçanti rritjen e pagave për punojësit civilë. Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës u dakordua me këtë institucion ndërkombëtar që pagat në sektorin publik të rriteshin për 7-8 për qind, por ato u rritën mbi 30 për qind. Kosova u bë anëtarja e 186-të e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009.

    (m.a/kd/BalkanWeb)

    Hashim Thaqi e ka hanger kastravecin.Veq sa u njoftua se kastraveci i ka mbete ne fyte dhe shiku eshte duke hulumtuar mundesin me ja fute kastravecin nga zgavra tjeter se perndryshe rrezikon shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-06-2011 më 14:50

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    ajiiiiiiiii...kastraveci i Spanjes ,shum keq ket met bakterije jan ata,,,,,,,,,,,,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Kush eshte autori,kush ja paska shti,apo ndoshta e ka shti vet,si ai shkau i gjilanit,po ai e ka pas shti poshte,e ky nalt.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi: Qeveria dhe FMN-ja nuk kanë acarime, kanë partneritet

    Kuçi: Njëqind ditë qeverisje stabile

    Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 17:59

    Qeveria Thaçi 2 është në përmbyllje të 100 ditëshit të parë. Zyrtarët qeveritarë besojnë se për këto ditë, kanë arritur t’i realizojnë shumicën e premtimeve që kanë bërë gjatë fushatës elektorale.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi të mërkurën ka vlerësuar punën që ka bërë Qeveria gjatë kësaj periudhe, ndërkohë ka paralajmëruar se të hënën në një konferencë për media do të prezantojë në mënyrë më të detajuar për punën 100 ditëshe.

    Ai ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Kosovës ka instaluar një stabilitet politik në Kosovë dhe ka krijuar një qeverisje stabile në vend.

    “Bilanci më i mirë është që kemi një qeverisje stabile, kemi ndërtuar një ambient të mirë për funksionim brendapërbrenda qeverisë, kemi një stabilitet politik brenda Kosovës, kemi filluar në realizimin e premtimeve për qytetarët dhe nëse merret me premtimet elektorale do të thosha që tanimë i kemi realizuar shumicën e atyre premtimeve, nëse e shihni në kuptimin jetik për qytetarët. Kemi filluar me bazë të legjislacionit të gjerë që është në përputhje të plotë me integrimet evropiane dhe jemi në fazën e konsolidimit demokratik”, është shprehur Kuçi.

    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mos mund të vërehen punët dhe sukseset e një Qeverie që është në kontinuitet, por ka thënë se në tri vjetët e kaluara ka qenë faza e shtet-ndërtimit dhe plotësimit të institucioneve, kurse tani është faza e funksionalizimit të plotë.

    Për punën 100-ditëshe, Kuçi ka thënë se të gjitha ministrit do të bëjnë raporte dhe Qeveria do t’i shqyrtojë dhe miratojë, ndërkaq po ashtu, ai ka shprehur gatishmërinë që edhe në Kuvend të debatohet për këtë çështje.

    “Ne kemi dhënë obligim secilës ministri veç e veç, secili dikaster do të përgatis raportin 100 ditor dhe do ta vëmë në Qeveri për ta miratuar….Askund nuk është obligative që Qeveria të japë raport, por nëse kërkohet nga deputetët ne jemi të gatshëm të bëjmë një debat të tillë”, ka thënë ai.

    Edhe sa i përket Ministrisë së Drejtësisë, të cilën e drejton zëvendëskryeministri Kuçi, ai ka thënë se suksesi i parë i tij si ministër ka qenë fuzionimi i qartë i sistemit të drejtësisë.

    Kuçi ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka dërguar disa ligje të mira në Kuvend, ndërkaq gjatë këtij muaji do ta dorëzojë edhe Kodin Penal dhe disa ligje të tjera./kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Pavarësia e Kosovës është minimumi i së drejtës historike të shqiptarëve
    http://www.kryeministri-ks.net/repos...-03_%5B%5D.jpg

    Prishtinë, 1 qershor 2011

    Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të shtatëmbëdhjetë, në të cilën ka aprovuar katër projektligje dhe vendime tjera nga fushëveprimi i saj ligjorë dhe kushtetues.

    Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka thekuar se ditëve të fundit janë shfaqur prononcime të liderëve të ndryshëm nga Serbia të përcjella me pompozitet edhe nga mediat, për Kosovën. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të institucioneve dhe popullit të Kosovës, ritheksojmë fuqishëm se në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territoresh, nuk do të ketë autonomi në veri por integrim territorial dhe gjithetnik, nuk do të ketë ndryshim kufijsh” – theksoi kryeministri Thaçi.

    “Beogradi duhet t’u thotë troç serbëve në veri të Mitrovicës se ajo pjesë është territor i Kosovës dhe se ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kryeqytet i tyre është Prishtina”, ka thënë kryeministri Thaçi në fjalën e hapjes.

    Kryeministri Thaçi i ka vlerësuar antihistorike dhe antievropiane, idetë për ndarje dhe ndryshim kufijsh në rajon. ”Pavarësia e Kosovës është minimumi i së drejtës historike të shqiptarëve”, ka ritheksuar kryeministri Thaçi dhe ka theksuar përcaktimin e Qeverisë së Kosovës për paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike.

    Në fjalën e hyrjes, kryeministri Thaçi ka fokusuar edhe bisedimet e zhvilluara me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ka qëndruar në Prishtinë nga data 17 deri më 30 maj. Kryeministri Hashim Thaçi i ka vlerësuar diskutimet të hapura dhe të suksesshme.

    “Si rezultat i këtyre diskutimeve është arritur pajtimi për një program të monitoruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë deri në fund të vitit 2011. Kjo marrëveshja ka për synim kryesor ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe menaxhimin e buxhetit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka theksuar se zbatimi i këtij programi do të mundësojë vazhdimin e asistencës nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe nga donatorët tjerë.

    Çështja më e diskutueshme me Fondin Monetar Ndërkombëtarë ka qenë ngritja e pagave për punëtorët e sektorit publik në Kosovë. Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka qenë kundër rritjes së pagave, por falë politikave të qëndrueshme të Qeverisë së Kosovës shumë të argumentuar është arritur marrëveshje dhe çështja e pagave është e zgjidhur një herë e përgjithmonë – u shpreh z. Thaçi.

    Kryeministri Thaçi ka ftuar të gjithë ata që kanë pretenduar që këtë proces ta politizojnë, ta shikojnë këtë proces në prizmin e raporteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    “Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe nuk është në kohën e UNMIK-ut. Ka politikat e veta, ka lidership të legjitimuar, ka qeveri të legjitimuar dhe të zgjedhur në mënyrë legale dhe me legjitimitet të plotë, dhe natyrisht se tani kemi partneritet definitiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    Çështje tjetër që është diskutuar me Fondin Monetar Ndërkombëtarë ka qenë edhe çështja e Autostradës Vërmicë – Merdarë. Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se edhe kjo çështje është e mbyllur dhe mjetet janë të siguruara, të garantuara dhe nuk do të ketë as edhe një ditë vonesë të punëve sa iu përket mjeteve dhe as rrethanave dhe faktorëve tjerë.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë, Projektligjin për Markat Tregtare, Projektligjin për Dizajnin Industrial dhe Projektligjin për Patenta.

    Në mbledhje është aprovuar edhe ndryshimi i vendimit të Qeverisë për pajisje me pasaportë diplomatike si dhe vendimi për kompensimin e qytetarëve të fshatit Debëllde për dëmet e shkaktuara nga mosshfrytëzimi i pronave të tyre.

    Qeveria ka miratuar Projektrregulloren për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore.

    Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe vendimin për kompensimin e qytetarëve për dëmet nga vërshimet e vitit të kaluar dhe mjetet për mbështetjen e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    po cfare qeverije stabile ia vrane ushtarin e azem syles e hetimet vazhdojn!
    le ma llap se cdo postim qe po e be po me dukesh se ke qen i paguar nga hashimi me ja vra azem syles argatin per te mbyll shume gjurme vrasjesh!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    .....ajt mos jav nin juve se tek e fundit qaj qe ja menon dikujna , t'ja ka ngul vetit ...veli44 veq vetit tja ke fut se kekrujna jo....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    Hashim Thaqi e ka hanger kastravecin.Veq sa u njoftua se kastraveci i ka mbete ne fyte dhe shiku eshte duke hulumtuar mundesin me ja fute kastravecin nga zgavra tjeter se perndryshe rrezikon shume.

    Po qfar Teme ju lutem eshte kjo
    qfar permbajtje qfar burimi etj.
    Lus Moderatoret qe ta mbyllin ket Tem
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    E po qef keni me ja hanger kastravecin hashimit ju po sjau jep hiq mos u lpini
    ti veli lyp kastraveca tjer se koke untu po shihet qe sta don pa hanger te paska ra ne tesull ,hahah po hajgaregji kokshe oo veli kastraveci

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi: Qeveria dhe FMN-ja nuk kanë acarime, kanë partneritet

    Thaçi: Qeveria dhe FMN-ja nuk kanë acarime, kanë partneritet

    Publikuar: E mërkure, më 01 qershor 2011

    Prishtinë, 1 qershor - Qeveria e Kosovës nuk i ka acaruar marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por ka ngritur në një nivel më të lartë partneritetin me ketë institucion ndërkombëtar financiar. Kështu ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ka njoftuar për diskutimet që janë zhvilluar në Prishtinë me përfaqësuesit e FMN-së, nga data 17 deri më 30 maj, raporton Kosovapress.
    Thaçi ka thënë se si rezultat i diskutimeve mes Qeverisë dhe përfaqësuesve të FMN-së, është arritur pajtimi për një program të monitoruar nga stafi i FMN-së lidhur me një pako masash të politikave që monitorohen nga FMN-ja deri në vitin 2011.
    Ai ka thënë se këto politika kanë për synim kryesor ruajtjen e mëtutjeshme të qëndrueshmërisë fiskale, menaxhimin dhe ekzekutimin më të fuqishëm të buxhetit dhe se zbatimi i suksesshëm i këtij programi do të mundësojë vazhdimin e asistencës nga FMN-ja dhe nga donatorët tjerë.
    “Kjo është një dëshmi se marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me FMN-në jo vetëm që nuk janë shkëputur, por janë vendosur në bazë të një partneriteti të fuqishëm”, ka thënë Thaçi.
    Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se gjatë diskutimeve me FMN-në, çështja më e diskutueshme ka qenë ngritja e pagave për rreth 80 mijë punëtorë të Kosovës, ngase pozicioni i FMN-së fillimisht ka qenë mos të ketë rritje të pagave, por në të njëjtën kohë është kërkuar që të ndërpritet dhënia e pagave me rritje pas fillimit të zbatimit të vendit të qeverisë për rritjen e pagave.
    “Nga sot unë siguroj dhe garantoj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe gjithë punëtorët e Kosovës, se falë politikave të qëndrueshme tona, shumë argumentuese dhe vendosmërisë sonë, kemi arritur marrëveshje me FMN-në dhe çështja e pagave është e zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Kjo nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë premtim dhe vendim i yni”, ka thënë ai.
    Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka theksuar se Kosova tani nuk është në kohën e UNMIK-ut, por është shtet i pavarur dhe i ka politikat e saj ekonomike dhe politikat për rritjen e mirëqenies sociale.
    Andaj sipas tij, për kritikët e qasjes së qeverisë aktuale, është i paimagjinueshëm realizimi i premtimeve dhe vendimeve.
    “Unë i kuptoj edhe kritikët e qasjes sonë për vendime jo të lehta, ndoshta të paimagjinueshme nga ana e tyre për t’u realizuar, por ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës që të vazhdojmë me realizimin e plotë të projekteve që ndryshojnë vendin tonë, e modernizojnë vendin tonë, që krijojnë vende të reja të punës, prandaj unë i ftoj të gjithë që me të vërtetë të japin ide dhe alternativa në vend të kritikave për projektet e shtetit dhe gjithë qytetarëve”, është shprehur Thaçi.

    Ai ka siguruar se edhe mjetet për autostradën Vërmicë-Merdare janë të siguruara dhe për asnjë moment, sipas tij, nuk do të ndalet puna për realizimin e këtij projekti madhor.
    Po ashtu, Thaçi ka bërë të ditur se brenda një periudhe prej 60 ditësh do të bëhet edhe shpallja e interesit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.
    Ndryshe, në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për markat tregtare, Projektligji për dizajnin industrial, Projektligji për patenta, ndërkaq ka miratuar po ashtu edhe kërkesën e Ministrisë së Jashtme për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit 02/31 të datës 27 gusht 2008 për pajisjen me pasaportë diplomatike të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe propozim-vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë nr. 11/128 të datës 11 qershor 2010 për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga mosshfrytëzimi i tokës për periudhën 2001-2009 në fshatin Debëllde.
    Gjithashtu, kabineti qeveritar ka miratuar projekt-rregulloren për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, dhe propozim-vendimin për rikonfigurimin e komitetit drejtues të projektit të asistencës teknike, energjia dhe linjiti.
    Veç tjerash, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe kërkesën për ndarjen e 200 mijë eurove për dëmet e shkaktuara në disa komuna nga përmbytjet gjatë muajit maj.

    http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,22,61067
    ----------------------------------------------------
    Kryeministri Thaçi: Pavarësia e Kosovës është minimumi i së drejtës historike të shqiptarëve
    Prishtinë, 1 qershor 2011

    Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të shtatëmbëdhjetë, në të cilën ka aprovuar katër projektligje dhe vendime tjera nga fushëveprimi i saj ligjorë dhe kushtetues.

    Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka thekuar se ditëve të fundit janë shfaqur prononcime të liderëve të ndryshëm nga Serbia të përcjella me pompozitet edhe nga mediat, për Kosovën. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të institucioneve dhe popullit të Kosovës, ritheksojmë fuqishëm se në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territoresh, nuk do të ketë autonomi në veri por integrim territorial dhe gjithetnik, nuk do të ketë ndryshim kufijsh” – theksoi kryeministri Thaçi.

    “Beogradi duhet t’u thotë troç serbëve në veri të Mitrovicës se ajo pjesë është territor i Kosovës dhe se ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kryeqytet i tyre është Prishtina”, ka thënë kryeministri Thaçi në fjalën e hapjes.

    Kryeministri Thaçi i ka vlerësuar antihistorike dhe antievropiane, idetë për ndarje dhe ndryshim kufijsh në rajon. ”Pavarësia e Kosovës është minimumi i së drejtës historike të shqiptarëve”, ka ritheksuar kryeministri Thaçi dhe ka theksuar përcaktimin e Qeverisë së Kosovës për paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike.

    Në fjalën e hyrjes, kryeministri Thaçi ka fokusuar edhe bisedimet e zhvilluara me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ka qëndruar në Prishtinë nga data 17 deri më 30 maj. Kryeministri Hashim Thaçi i ka vlerësuar diskutimet të hapura dhe të suksesshme.

    “Si rezultat i këtyre diskutimeve është arritur pajtimi për një program të monitoruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë deri në fund të vitit 2011. Kjo marrëveshja ka për synim kryesor ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale dhe menaxhimin e buxhetit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka theksuar se zbatimi i këtij programi do të mundësojë vazhdimin e asistencës nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe nga donatorët tjerë.

    Çështja më e diskutueshme me Fondin Monetar Ndërkombëtarë ka qenë ngritja e pagave për punëtorët e sektorit publik në Kosovë. Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka qenë kundër rritjes së pagave, por falë politikave të qëndrueshme të Qeverisë së Kosovës shumë të argumentuar është arritur marrëveshje dhe çështja e pagave është e zgjidhur një herë e përgjithmonë – u shpreh z. Thaçi.

    Kryeministri Thaçi ka ftuar të gjithë ata që kanë pretenduar që këtë proces ta politizojnë, ta shikojnë këtë proces në prizmin e raporteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    “Të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova është vend i pavarur dhe sovran dhe nuk është në kohën e UNMIK-ut. Ka politikat e veta, ka lidership të legjitimuar, ka qeveri të legjitimuar dhe të zgjedhur në mënyrë legale dhe me legjitimitet të plotë, dhe natyrisht se tani kemi partneritet definitiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

    Çështje tjetër që është diskutuar me Fondin Monetar Ndërkombëtarë ka qenë edhe çështja e Autostradës Vërmicë – Merdarë. Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se edhe kjo çështje është e mbyllur dhe mjetet janë të siguruara, të garantuara dhe nuk do të ketë as edhe një ditë vonesë të punëve sa iu përket mjeteve dhe as rrethanave dhe faktorëve tjerë.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë, Projektligjin për Markat Tregtare, Projektligjin për Dizajnin Industrial dhe Projektligjin për Patenta.

    Në mbledhje është aprovuar edhe ndryshimi i vendimit të Qeverisë për pajisje me pasaportë diplomatike si dhe vendimi për kompensimin e qytetarëve të fshatit Debëllde për dëmet e shkaktuara nga mosshfrytëzimi i pronave të tyre.

    Qeveria ka miratuar Projektrregulloren për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore.

    Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe vendimin për kompensimin e qytetarëve për dëmet nga vërshimet e vitit të kaluar dhe mjetet për mbështetjen e trajtimit të ujërave të zeza në Gjilan.

    http://www.kryeministri-ks.net/index.php?page=1,9,2066
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •