Ju jeni titistë të përbëtuar të vëllazërim-bashkimit!
VERA DUSHI, Gjakovë, qershor 2011
Eshtë shumë qesharake se politikanët e Kosovës po krekosen para kamerave dhe po hedhin hundet përpjetë se që 12 vjet ka ardhur dita e lirisë, flasin për dëshmorët e kombit, flasin për UÇK-në, ndërsa për heronjtë e gjallë, veteranët e luftës së UÇK-së, që po mbajnë grevë urie, sepse nuk po miratohet në parlament ligji për vlerat e luftës, askush prej këtyre politikanëve nuk shkon t'i takojë.
As pas 12 vjet Kosova nuk është e lirë; përkundrazi, Kosova është nën sundimin e huaj neokolonial të UNMIK-EULEX-it që bashkëpunojnë me Serbinë në të gjitha fushat.
Serbia po ndikon shumë në Kosovën kinse “e pavarur”, pikërisht edhe nëpërmjet këtyre politikanëve antikombëtarë, që po u dhanë serbëve “të drejta” të përfaqësohen në parlament me 10 vende të akorduara falas, me zëvenëskryeministër dhe zëvendësministra, ndërsa enklavat në terren të serbëve janë formuar në një entitet serb brenda Kosovës, jo vetëm në veri, por edhe në shumë zona të Kosovës.
Pra, është tendencë të qartë anakronike e manipulimit të qytetarëve të Kosovës se paska ardhur liria dhe skemi më pse të luftojmë për të tjerat gjera.
Më shumë, dihet edhe se trojet shqiptare akoma nuk janë të bashkuara në një shtet të vetëm kombëtar.
Ky ka qenë ideali dhe betimi i të gjithë dëshmorëve të kombit dhe të luftëtarëve të UÇK-së dhe jo i një “lirie” të “mbikëqyrur” skllavi, jo një diktaturë e matrapazëve siç është tani në Kosovë.
Ju, politikanë të të gjitha rangjeve (qendrorë apo vendorë) keni shkelur dhe po shkeleni me këmbët tuaja mbi gjakun e dëshmorëve të kombit.
Ju po krekoseni se i keni sjellë Kosovës lirinë, kur ju, vetëm për të mbuluar petkun e robërisë që po ia sjellni me dialogjet tuaja me Serbinë, me lëshimet, kompromiset me serbë dhe politikat tuaja antishqiptare.
Keni zëvendësuar flamurin shqiptar me leckën me 6 yje, keni këmbyer himnin kombëtar me nje “himn” pa tekst, madje keni arrestuar shqiptarët që po zbukuronin qytetin e Prizrenit me flamuj kombëtar!
Ju jeni titistë të përbëtuar të bashkim-vëllazërimit.
Skeni interes që në Kosovë të miratohet një ligj për vlerat e luftës çlirimtare, sepse e dini se ju po shkelni këto vlera të luftës dita-ditës, ndërkohë që e komercializoni luftën çlirimtare dhe e mbuloni me një kult të personalitetit partiak. Prandaj po i injoroni edhe veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, ata që i kanë qendruar më besnikë veprimtarisë kombëtare dhe vlerave të luftës çlirimtare dhe nuk po qani kokën për ta, sepse nuk bëjnë pjesë prej lojërave të tuaja dhe biznesëve tuaja mafioze antikombëtare.
Por nuk do të mbetet ashtu përgjithmonë. Populli shqiptar do të arrijë të bëjë ribashkimin kombëtar dhe do të ju dëbojë prej pushtetit të korruptuar sa më shpejt, ashtu siç i ka dëbuar prej pushtetit kolaboracionistët e italianëve dhe gjermanëve fashistë pas luftës së dytë botërore. Ju e dini këtë prandaj po e kundërshtoheni ribashkimit, sepse në Shqipërinë e Ribashkuar nuk do të keni më shansë të veproni dhe ta orjentoni me kokën në Beograd, siç është Kosova tani.
Krijoni Kontakt