Greqia ka 50 vjet jashtë binarëve por ndihmat vazhdon i merr ke parë ti.
Greqia ka 50 vjet jashtë binarëve por ndihmat vazhdon i merr ke parë ti.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
G-2,mua me vret se tere kjo odise bie mbi kurrizin e punetorit te thjeshte te Kosoves,kjo me dhemb mua.Sa per pushtetaret tone,si i dha FMN-ja fondet,si i ndali keto fonde ,per pushtetaret tone eshte njejte-ata prapeseprape mbesin te pasur,nuk ndikon shume kjo ne strajcen e tyre prej miliona eurove.
fajet i ka albin-tadiq-daqiqi..
fajet i ka edhe fmn-ja qysh jo,fajet nuk i ka fmn fajet i ka qeveria e kosoves me hajdutet ne krye !
kur fmn-ja ben marreveshje me qeveri jolegjitime te dal nga vjedhjet,
ateher s'ka qka pret.. dihet qe ne starte e ardhmja. Fmn-ja nuk eshte organizem i pavarur nga politika.. nuk eshte dicka e pavarur jashtetokesore.
Ne njeren ane kemi perkrahje nga te njejtit(delli..etj..) per qeveri jolegjitime te korruptuar e ne tjetren kinse monitorime(fmn-ja)..??
Kjo eshte loje me skllavin, ne jemi skllever ne sy te bote se "qyteteruar".
Duhet rrenjesisht te ndryshoje politika ekonomike ne vend dhe kete "qendrat e vendosjes"(amerikanet) ja lene ne dore kujt..? Hajnave, plaqkitesve, miafise.
Fajet i ka populli, gjegjesisht lideret e ketij populli, qe e mbeshtesin mbijetesen e tyre ne kete burokraci marramendese.Marrin pagat marramendese me burokracine e tyre e kendej sugjerojne nje popull te jetoj ne varferi te skajshme.
Duhet me i pervjel menget sha zotin se kemi me mbet lypsa per jete te jeteve.. do ta qelbim dyjen me kerkesat tona per nje cop buk.
Kosova eshte e zonja me mbajt vehten kurdoher pa asnje problem.. duhet vetem pune e sakrifica. Ne kete rast behesh vertet i pavarur dhe kete nuk ta lejojn.. o shqiptar!
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Hamza thotë se nuk ka krizë buxhetore
Postuar: 15:06 / 4.06.2011
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se me Fondin Monetarë Ndërkombëtar i kanë mbyllur çështjen e pagave për të cilat ma nuk do të diskutohet, ai tha po ashtu se e kanë edhe një shanc për ti fituar mjetet nga FMN-ja pas misionit monitorues i cili do të vije në tetor.
Ministri Berdi Hamza të shtunën gjatë prezantimit të punës së tij 100 ditëshe tha se është i kënaqur me punën e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të cilat kanë rritur të hyra 18 për qind më shumë se sa viti i kaluar.
Pavarësisht se i kanë humbur një shumë të madhe të parave në formë të kredisë ai tha se nuk do të ketë krizë pasi sipas tij ka rezerva të mjaftueshme buxhetore. Hamza bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje që rezervat buxhetore në fund të vitit të jenë 300 milionë euro. /Telegrafi/
“Çështja e pagave me Fondin Monetar Ndërkombëtar është çështje e mbyllur”. Aktualisht bilanci bankar i Kosovës është 342 milionë euro, që i bie 51 milionë e uro më shumë. /Telegrafi/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Arbana Xharra | 15-06-2011 12:47 CET
Për 30 milionë euro Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kundërshtuar rritjen e pagave, ka bërë të ditur gjatë një interviste dhënë gazetës “Zëri” ministri për Financa, Bedri Hamza, i cili ka shtuar se FMN-ja ka qenë dakord të rriten pagat deri në 15 për qind dhe jo më shumë.
Si rezultat qeveria sivjet nuk do të guxojë të miratojë asnjë ligj i cili ka të bëjë me financa pa u pyetur FMN-ja. Për secilën rritje të shpenzimeve duhet marrë leja nga FMN-ja.
Hamza ka thënë se sivjet buxhetin e Kosovës me shumë kujdes duhet shpenzuar duke ruajtur në të njëjtën kohë bilancin bankar si kusht për ta fituar kredinë nga FMN-ja për vitin e ardhshëm. Hamza mos përmbushjen e marrëveshjes me FMN-në e arsyeton me mungesën e institucioneve në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti.
Zëri: Çfarë ndodhi me FMN-në?
Hamza: Ka qenë një marrëveshje që patëm arritur në korrik të vitit 2010 një program 18- mujor i cili ka pasur të kalojë nëpër faza të ndryshme, por që zhvillimet politike bënë që ajo marrëveshje të mos përmbahet.
Rishikimi i parë ka pasur të bëhet në tetor të vitit 2010 por nuk ka mundur të bëhet në mungesë të institucioneve, në janar patëm vakumin institucional ku sërish nuk është bërë rishikimi. Buxheti u diskutua në mars të vitit 2011, ndërkohë që në strukturë të shpenzimeve kemi pas progres por jo harmonitizim për paga.
Zeri: Cilat kanë qenë kërkesat e FMN-së për paga?
Hamza: FMN-ja është pajtuar të rriten pagat deri në 15 për qind, që i bie rreth 30 milionë euro më pak sesa rritja që ka ndodhur realisht. Ndërkohë kemi shkuar në Uashington për të biseduar me instanca të larta për këtë çështje.
U arrit marrëveshje për monitorim dhe që gjatë vitit 2011 do të bëhen dy vlerësime, një në tetor dhe një në dhjetor. Atëherë hapet mundësia për një program të ri me FMN-në ku hapet qasja për fonde brenda FMN-së edhe te donatorët tjerë.
Zeri: Çfarë është duke kërkuar FMN-ja nga ju sivjet?
Hamza: Kërkohet që të kemi ekzekutim të mirë të buxhetit, kërkohet që të ruhet bilanci bankar në tri periudha të vitit 30 qershor, 30 shtator dhe 31 dhjetor.
E paraparë që bilanci bankar të jetë në lartësi prej 305 milionë euro duke përfshirë edhe paratë që janë paraparë të vijnë nga procesi i privatizimit apo transferi i parave nga shitja e PTK-së.
Pastaj janë ligjet për kategorinë e të dalëve nga lufta, për të burgosurit politikë etj., para se ato të miratohen duhet të dihet kosotja e tyre në mënyrë që të akomodohen në buxhet.
Zëri: FMN-ja ka kërkuar që të mos rriten shpenzimet në këto kategori?
Hamza: FMN-ja ka kërkuar që të mos rritet numri i kategorive të caktuara, të jetë ai numri real. Ligji për sigurime shëndetësore duhet paraprakisht të diskutohet me FMN-në dhe më pas të futet në proces që të caktohet kostoja e këtij ligji, të dihen burimet e financimit për mbulimin e kësaj kostoje.
Është edhe projekti tjetër i cili do të diskutohet, ai i rrugës Prishtinë- Shkup R6 për të cilën kërkohet që të dihet kostoja e financimit në mënyrë që të harmonizohet me buxhetin për vitin 2012. Tek më pas të procedohet në Kuvend. Por, çështja e pagave është çështje e mbyllur tashmë.
Zëri: A ishin pagat ato që i humben fondet e FMN-së?
Hamza: Jo nuk kanë qenë vetëm pagat, ka qenë një nga elementet që nuk kanë pasur harmonizim të plotë, mirëpo edhe buxheti s’ka mundur të procedohet, nuk ka ndodh privatizimi i PTK-së .
Zëri: Si do t’i shfrytëzonit paratë po t’i merrnit nga FMN-ja?
Hamza: Ato para do të ishin për rritjen e likuiditet dhe rritjen e rezervës buxhetore. Mirëpo Kosova edhe në të kaluarën edhe tash nuk ka vështirësi sa i përket likuiditetit.
Neve na duhet që në fund të vitit të kemi në rezervë 305 milionë euro, këto do t’i arrijmë nese i shohim tendencat e rritjes së të hyrave të cilat kanë kaluar parashikimet.
Deri më 10 qershor kemi arritur t’i mbledhim 61 milionë euro më shumë sesa shpenzimet. 306 milionë euro janë rë hyra nga doganat, 108 milion nga ATK-ja, 21 milion nga të hyrat jotatimore qeveritare, 23 milionë euro nga të hyrat vetjake, 20 milionë euro janë të hyrat vetjake nga komunat.
Pastaj kemi 45 milionë euro dividenta, prej tyre 40 milionë të PTK-së, 5 milionë të ANP-se dhe 3.7 milionëdonacione që kanë ardhur përmes buxhetit të Kosovës. Për 18 % kemi të rritura të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Zëri: Sivjet keni edhe rritje të shpenzime në mallra dhe shërbime?
Hamza: Në mallra dhe shërbime kemi pasur rritje simbolike edhe pse ka pasur zgjerim te insituciomeve të Kosovës, bartje të kompetencave nga ndërkombëtaret tek vendorët, ka qenë rritje simbolike.
Pret rezultate për Huruglicën
Zeri: Si i komentoni hetimet ndaj drejtorit të Doganave?
Hamza: Ne e dimë që pushtetet janë të ndara, ai ekzekutiv dhe pushteti i drejtësise, ne jemi të vendosur që të gjitha veprimet i bëjmë brenda infrsatrukturës legale dëshirojmë që të jemi të kujdesshëm që të mos marrim veprime të nxituara edhe të pakonsultuara edhe me faktorë të tjerë, të cilët e kanë përgjegjësinë e vet në këtë proces.
Mirëpo ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë, kjo është një akuzë e ngritur nga prokurori, e cila ende nuk është konfirmuar nga gjyqtari dhe sigurisht që ende nuk kemi një vendim të prerë se a janë këta njerëz të fajshëm apo të pafajshëm.
super hamza
,me duket edhe Skenderbeu e ka pas nje Hamzai
Ky Hamzai jo i Skenderbeut po i hashos ka qene kontabel i disa kiosqeve e tash minister i financave
krejt si Uganda e Idi Aminit
ky hamze kontabilisti po thot a?ky mire ja kan kosoves kontabilitetin.ktij kontabilisti i beson vetem ai qe eshte pa asni dite shkolle,ose ky kto pallavra veq munet me ja shit llapit edhe dostav tij qe skan pas msuse kurr.
(Publikuar: 22.06.2011 - 20:19, Enver Robelli)
Kosova para rrezikut të rrëshqitjes në kolaps financiar dhe të ndarjes faktike territoriale: si e solli punën deri këtu Qeveria e Kosovës?
Ekziston një hile karnavaleske e daullexhinjve të kryeministrit Hashim Thaçi, të cilët kritikët e mënyrës së qeverisjes së tanishme i shpallin herë mohues të gjoja sukseseve, herë – edhe më keq – armiq të Kosovës. Nëntoni i këtyre akuzave qesharake është ky: kritikët qenkan shërbëtorë ose të Serbisë ose të qarqeve të errëta perëndimore. Kjo është metodë tashmë e sprovuar nga të gjitha regjimet komuniste. Të gjithë e dimë se si përfunduan këto regjime: në bërllokun e historisë, pasi u ngulfatën nga politikat e tyre të këqija qeverisëse. Qeveria e Thaçit është larg të jetë komuniste, por ky nuk është kompliment. Kjo qeveri është një kombinim i sundimit arbitrar, legjitimitetit të dyshimtë demokratik dhe vendimmarrjes jotransparente. Nuk ka njeri në Kosovë që mendon se është keq të rriten rrogat e shërbyesve civilë, pra të atyre që e mbajnë shtetin mbi supet e tyre të ligshta. Por, për t’i rritur rrogat duhet të piqen kushtet ekonomike. Nuk rriten rrogat derisa qypat dhe vegshat e shtetit janë të zbrazët. Nëse çmimi i rritjes së rrogave është rreziku i kolapsit financiar dhe fundosja e shtetit, atëherë askujt nuk i keni bërë mirë, as mësuesve, as policëve. Tagrin e paguajnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Premtimi i pamoralshëm
Më shumë se një herë tellallët e kryeministrit në debatet e mërzitshme televizive kanë thënë se vetëm kjo qeveri i rriti rrogat. Thaçi madje kur ligjëron për këtë vendim të tij (përherë në veten e parë: “unë, unë, unë”) tingëllon sikur të hollat për rritjen e rrogave i ka nxjerrë nga xhepi i tij. E vërteta është kjo: këto janë para të popullit të Kosovës, të cilat kryeministri i ka përdorur për të dhënë premtimin solemn se pagat do të rriten. Ky premtim është bërë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Qëllimi ka qenë i qartë: të joshen arsimtarët, profesorët, policët, nëpunësit që votën e tyre t’ia japin Partisë Demokratike të Kosovës. Sikur kuleta e shtetit të ishte e mbushur, ky premtim nuk do të ishte moralisht dhe politikisht i dënueshëm, as cinik. Jo pak qeveri, sidomos në Ballkan, veprojnë kështu. Jo pak komuna i shtrojnë rrugët në prag të zgjedhjeve. Por, në Kosovë rritja e rrogave për shërbyes civilë është bërë duke e ditur se nuk ka bazë financiare, prandaj kemi të bëjmë me një premtim të pamoralshëm. “T’i fitojmë zgjedhjet njëherë, pastaj shohim” – ky duket të ketë qenë kalkulimi aventuresk i kastës së tanishme qeveritare. Me këtë mentalitet mund të sundoni, por jo të qeverisni ndershëm. Çmimin e kësaj politike dashakeqëse populli i Kosovës e pagoi tashmë duke humbur mbështetjen nga ana e institucioneve të rëndësishme financiare me seli në Washington. Llogari të tjera mund të vijnë në muajt në vijim.
Një pseudoargument tjetër i daullexhinjve publicistikë, të cilët me dhëmbë të zverdhur i kërcënohen publikut si pijanecë kafehanesh ballkanike, ndërlidhet me autostradën e qorrsokakëve nga Vërmica në Merdar. Thuhet se kjo rrugë e bashkon kombin, se do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë, në afrimin e njerëzve etj. Dakord, por kjo është muzikë për një ardhmëri që s’shihet askund dhe momentalisht nuk ka asnjë bazë reale. Kjo muzikë do të tingëllonte mirë në rrethana të tjera, kur Kosova do të kishte së paku 100 prodhime që do t’i eksportonte në vendet e rajonit dhe më tutje. Atëherë vërtet Kosovës do t’i duhej një rrugë e gjerë që kamionët të mbërrijnë në portin e Durrësit, gjithsesi të ngarkuar me mallra për eksport. Puna është se Kosova nuk eksporton pothuajse asgjë. Pas një ose dy vjetësh qytetarët e Kosovës do të shkojnë për nja 30 minuta më shpejt në plazhin e Durrësit dhe, nga ana tjetër, vendet e rajonit (para së gjithash Serbia) do ta kenë edhe më lehtë t’i plasojnë prodhimet në tregun e Kosovës dhe të Shqipërisë. Përfitues të menjëhershëm të projektit aventuresk të autostradës do të jenë ata ministra dhe zyrtarë qeveritarë, arat e të cilëve kanë qëlluar m’u në trasenë e rrugës me emrin “Ibrahim Rugova”, dhe ndonjë firmë nga Serbia ose Shqipëria.
Qeverisje me tahmin
Sa i përket Shqipërisë: kush nuk është i verbër e ka parë se Kontrolli i Lartë i Shtetit (ekuivalenti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës) ka konstatuar se gjatë ndërtimit të shtegut të kombit (Durrës-Kalimash-Kukës-Morinë) janë avulluar nja 250 milionë dollarë. Për “shkaqe procedurale” hetimet janë ndërprerë, ministri i atëhershëm dhe pretendenti i tanishëm për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk ka dhënë llogari – ose thënë më but: nuk ka pasur rastin të shpjegojë para drejtësisë se ku mbetën paratë. Kështu dyshimet s’do të hiqen kurrë, një njollë e (pa)drejtë për Lulzim Bashën. Në Kosovë qeveria ka refuzuar të bëjë publike kontratën për ndërtimin e autostradës me konsorciumin “Bechtel-Enka”. Vetëm presioni publik e ka shtyrë kryeministrin të tregojë se rruga do të kushtojë rreth 700 milionë euro. Kësaj i thonë qeverisje me tahmin! Nëse ndërtimet kushtojnë një miliard, atëherë s’përjashtohet mundësia që zyrtarët qeveritarë të arsyetohen se kanë thënë “rreth 700 milionë” – dhe kjo shumë vërtet i afrohet një miliardi. Qëllimi nuk është të qeveriset me duar të pastra dhe që paratë publike të investohen me përgjegjësi, por mundësisht të mashtrohet opinioni me gënjeshtra ose lakim të së vërtetës. Kjo traditë e neveritshme tashmë është instaluar thellë në sistemin qeverisës. Janë kryesisht firmat e njëjta (të afërta me partinë e George Washingtonit, pardon George Clooneyit, pardon Hashim Thaçit), të cilat fitojnë tenderë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Janë firmat e njëjta, të cilat ndërtojnë shkolla dhe objekte të tjera publike. Janë firmat e njëjta, të afërta me pushtetin, që shtrojnë asfalt dhe ndërtojnë ura në hava. Dihet po ashtu se cila komunë e vogël me numër banorësh dhe me territor merr më shumë mbështetje financiare se disa qytete të Kosovës, dihet se cilët kryetarë komunash e hapin derën e kabinetit qeveritar me shkelm dhe cilët kryetarë komunash kthehen nga Prishtina duarbosh. Njëri ndër ta është kryetari i Komunës së Gjilanit. Krerët politikë të Anamoravës kanë bërë gabim që nuk e kanë themeluar një parti rajonale për t’i përfaqësuar më mirë interesat në kryeqytet. Kështu do të ndiqnin vetëm shembullin e bajraktarëve të tjerë kosovarë. Drenica e ka partinë e vet, Dukagjini po, edhe Llapi po ashtu. Pse të mos e ketë edhe Anamorava, kur po shihet se secili kujdeset jo për përparimin e shoqërisë pa dallime rajonale, por për asfaltimin e kopshteve dhe torishtave klanore?
Përveç futjes së Kosovës në një qorrsokak financiar, kjo qeveri ka nisur edhe të ashtuquajturat bisedime teknike me Serbinë pa konsensus të gjerë shoqëror. Për disa çështje nuk mjafton vetëm legjitimiteti i votës (në rastin e qeverisë Thaçi kemi të bëjmë madje me legjitimitet tejet të cunguar). Bisedimet me Serbinë prekin themelet e shtetit të Kosovës. Nga vendimi sa a do të pranohen vulat doganore të Republikës së Kosovës nuk preket vetëm Thaçi dhe tarafi i tij politik, por gjithë shteti. Nga vendimi se si do të udhëtojnë qytetarët e Kosovës nëpër Serbi preken të gjithë, jo vetëm Thaçi, i cili edhe ashtu s’mund të kalojë nëpër territorin e fqinjit verior. Bisedimet cilësohen si teknike, por diplomatët e Bashkimit Evropian tashmë hapur flasin për “Ahtisaarin plus”, një plan për autonominë e veriut, madje për këtë thuhet se Thaçi prapa kulisave paskësh dhënë edhe pëlqimin parimor. Nuk mund të përjashtohet ky skenar: Serbia do të lëshojë pe për disa çështje (liria e lëvizjes, kthimi i regjistrave civilë, bashkëpunimi në sektorin e telekomunikimit dhe energjetikës) dhe këtë “marrëveshje orale” do ta shesë në Bruksel si kompromis të madh. Si shpërblim Serbia do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pastaj mbahen zgjedhjet në Serbi dhe krijohet një qeveri e re: ose vazhdon koalicioni aktual mes demokratëve të Boris Tadiqit dhe socialistëve të Ivica Daçiqit, këtij çunit që po lufton për Shqipërinë e madhe, ose një koalicion mes Tadiqit, Daçiqit dhe progresistëve të Tomislav Nikoliqit, njërit prej shefave të dikurshëm të varrezave në Kragujevc.
Rrobat e zhytura
Një diplomat perëndimor i afërt me proceset mendon se me gjasë gjatë verës së vitit të ardhshëm do të hapet çështja e autonomisë për veriun. Bashkimi Evropian nuk do ta refuzojë këtë kërkesë të Beogradit. Qeveria e Kosovës do të kundërshtojë autonominë sa për sy e faqe (këtë duhet ta bëjë edhe për shkak të presionit që do të krijohet nga publiku kosovar) dhe Beogradi, në shenjë hakmarrjeje, mund të tërhiqet nga marrëveshja për çështjet teknike. Jo rastësisht negociatori serb Borislav Stefanoviq ka thënë para disa ditësh se Serbia nuk do të nënshkruajë asgjë sa i përket rregullimit të çështjes së targave, pasaportave, regjistrave civilë etj. Me këto bisedime Kosova vetëm është duke ia krijuar rrethanat Beogradit për shantazh. Kështu mund të ndodhë nëse nuk ndryshon cilësia e qeverisjes në Kosovë. A do të ndryshojë? Me gjasë po, por jo për të mirë, së paku gjykuar nga çfarë kemi parë viteve të fundit. Kështu ndodh kur qëndrimi në pushtet shndërrohet në qëllim në vetvete dhe nuk shikohet si mundësi për të punuar në të mirën e shoqërisë. Sa u përket bisedimeve daullexhinjtë e kryeministrit do të thonë se Kosova ka qenë e obliguar të hyjë në negociata pas miratimit të një rezolute përkatëse nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator 2010. Kjo është e saktë, por as rezoluta e OKB-së, as emisarët e BE-së nuk kanë kërkuar të hyhet në bisedime symbyllur dhe vetëm duke i varur shpresat se “miqtë tanë ndërkombëtarë” do të jenë në anën tonë. Miqtë mund të të nxjerrin pak nga balta, por rrobat mbesin të zhytura. Me fjalë të tjera: zgjidhja në fund do të gjendet, por Kosova do të jetë shtet edhe më jofunksional. Atëherë Hashim Thaçi do të gjendet në pozitë komode: nëse dëshiron mund t’i fitojë zgjedhjet edhe një herë me metodat tashmë të njohura industriale ose mund të rrezitet në opozitë, duke lënë prapa një shtet para kolapsit financiar dhe me një “Republika Sërpska Mitrovica”. Qeverisë së ardhshme s’do t’i mbetej gjë tjetër përveçse të përpiqet të sanojë dëmet e shkaktuara.
robelli@bluewin.ch
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Ku i ka “vijat e kuqe” Qeveria e Kosovës?
Është qesharake sjellja e Qeverisë së Kosovës karshi gjendjes në terren, e me theks të veçantë në veri të vendit. Kjo nuk vlen vetëm për këtë qeveri në pushtet, por për të gjitha radhazi që nga paslufta. Megjithatë, ajo që e bën kontrastin më të mprehtë për këtë qeveri është vazhdimi i indiferencës së plotë të saj përballë përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes në terren matanë lumit Ibër. Duke u nxituar turravrap në të ashtuquajturat “tema teknike” të bisedimeve me Beogradin, pa e përfillur asnjë normë më themelore demokratike ndaj institucioneve të vendit - Kuvendit të Kosovës, duke mos menduar fare për interesat e vendit, duke i injoruar me vetëdije të plotë komunat shqiptare në Kosovën Lindore, qeveria e Kosovës i ngjan njeriut që me plot fuqinë e lëvizjes së vet të mbrapshtë përplas kokën për muri.
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëvendëskryeministres Tahiri thirret në disa “vija të kuqe”, që në këtë rast simbolizojnë murin e lartpërmendur. Sipas Qeverisë, vijat të cilat ia ka “vendosur” Serbisë dhe mbi të cilat nuk mund të kalohet me asnjë kusht janë: integriteti territorial i Kosovës, që sipas saj është i paprekshëm, dhe rregullimi kushtetues i Kosovës, që po ashtu sipas saj është i panegociueshëm. Shto këtu edhe parullën e fundit në këtë seri se nuk do të flasin për “ndarjen e Kosovës” e as për “shkëmbim territoresh” me Serbinë (kjo e fundit e aktualizuar më vonë) apo për bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet tjetër (lexo: Republikën e Shqipërisë)(sic!).
Këto vija të kuqe janë vetëm në fjalorin dhe në letrat nëpër sirtarët e zyrave të qeverisë, e assesi nuk janë vija që mund t’i vendosë apo t’i zbatojë në terren Qeveria e Kosovës. Në fakt, disa vija i ka vendosur qysh në qershor 1999 Qeveria e Serbisë, e cila e ka kontrollin faktik mbi lumin Ibër dhe i ka forcuar në vijimësi me kalimin e viteve, që sot e kanë marrë karakterin e një muri mjaft të fortë, vija përtej të cilave Qeveria e Kosovës mund të depërtojë vetëm përmes valëve të mjeteve të komunikimit masiv: TV, radiove apo komunikimit tjetër elektronik; vija të cilat Qeveria e Kosovës e di fort mirë se nuk mund t’i kalojë; vija të status quo-së, të cilat jo vetëm që funksionojnë e mbrohen nga strukturat e Serbisë në veri, por edhe tolerohen me vite nga faktorët ndërkombëtarë të cilët (përkundër të gjitha kapaciteteve ushtarako-policore që i kanë) nuk i fshijnë ato, për shkak se ato vija janë një realitet i pashmangshëm në terren dhe janë në përputhje me interesat e një pjese të faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë.
Këto vija, që me kohë janë forcuar nga Serbia dhe toleruar në heshtje nga ndërkombëtarët, janë forcuar edhe nga mosveprimet e Qeverisë së Kosovës. P.sh. qytetarët shqiptarë nga veriu i Mitrovicës, që u dëbuan me dhunë nga serbët në shkurt të vitit 2000 para hundëve të pranisë ndërkombëtare, u lanë që atëherë në mëshirë të fatit. As edhe mbështetja më minimale nuk u dha për këta njerëz, të cilët brenda natës u shndërruan në refugjatë në shtetin e vet. Ndryshimi i dhunshëm i strukturës etnike të qytetit të Mitrovicës sipër Ibrit nga ana e strukturave administrative të mbështetura nga Serbia u përcoll me indiferencë të plotë institucionale nga Qeveria e Kosovës. Kaluan tre vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe nuk është e njohur as edhe një nismë e vetme nga ana e institucioneve të shtetit për kthimin e njerëzve në vatrat e veta në pjesën urbane të qytetit të Mitrovicës, prej nga ata u larguan me dhunë. Këto nisma do të mund të ishin këmbëngulja-presioni ndaj institucioneve ndërkombëtare përgjegjëse për sigurinë dhe qetësinë në atë pjesë të Kosovës, që njerëzit e përndjekur të kthehen në pronat e veta. E drejta e pronës është një e drejtë e patjetërsueshme themelore, të cilën, ashtu siç e kanë shfrytëzuar serbët e shpërngulur nga Kosova pas v. 1999, duhet ta shfrytëzojnë edhe shqiptarët e përndjekur nga pronat e veta në veri. Si hap i parë në këtë drejtim do të ishte zbatimi i programit “Shko, shiko dhe kthehu!”, që është zbatuar shpesh nga serbët që kanë vazhduar për vite t’i vizitojnë pronat e veta nëpër Kosovë, nën përcjelljen e trupave të KFOR-it. Nuk ka asnjë pengesë ligjore apo politike që kjo të fillojë të vlejë edhe për shqiptarët. Duhet vetëm vullnet politik nga institucionet e Kosovës dhe kjo realizohet pa vështirësi të madhe.
Gjepurat e mos-heqjes dorë nga “vijat e kuqe” në bisedimet “teknike” me Serbinë, të cilat po synojnë t’i shndërrojnë në dogmë, nuk janë asgjë tjetër veç një përpjekje për mashtrimin dhe shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik nga pozita tejet e rëndë politike ku e ka futur vendin Qeveria e Kosovës përmes nisjes së bisedimeve në këtë mënyrë. Bisedimet që bëhen në emër të “përmirësimit të jetës së qytetarëve në veri” janë në të vërtetë bisedime që bëhen për ta legjitimuar situatën në terren, situatë kjo e cila është plotësisht në dëmin e interesit kombëtar shqiptar, duke pasur parasysh situatën e krijuar në veri të qytetit të Mitrovicës dhe të fshatrave shqiptare përreth, situatë e cila është rezultat i spastrimit etnik të kryer gjatë ngjarjeve të shkurtit 2000, ku rreth 12000 qytetarë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga kjo pjesë e qytetit. Qeveria, duke biseduar “teknikisht” me Serbinë për “përmirësimin e jetës së qytetarëve të veriut”, në fakt i ka mbyllur sytë para këtij dëbimi. Në këtë mënyrë Qeveria e Kosovës godet rëndë interesin tonë kombëtar në këtë pjesë të vendit, duke i mbyllur sytë e veshët nga rreziku potencial - e pse jo edhe real - që e kërcënon vendin dhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese të Kosovës, pjesë kjo e cila, për shkak të shpopullimit të saj nga popullata autoktone shqiptare, me kalimin e çdo dite po mbetet gjithnjë e më pak shqiptare.
Këto bisedime “teknike”, edhe nëse kurorëzohen me marrëveshje “teknike”, do të kenë pasoja të drejtpërdrejta politike. Në situatën e dhënë dhe me politikën e ndjekur nga ana e Qeverisë së Kosovës gjatë zhvillimit të këtyre bisedimeve, pozita e rëndë e Kosovës do të përkeqësohet më tej. Në vend se të ulet dhe të bashkëpunojë me forcat politike për këtë çështje kaq të rëndësishme që i tejkalon të gjitha ngjyrat partiake, Qeveria zgjodhi rrugën e injorimit dhe arrogancës ndaj Kuvendit dhe vullnetit politik të shumicës shqiptare në Kosovë. Në vend që ta hartonte platformën politike në bashkëpunim me të gjitha forcat politike, ajo vendosi të ecë e vetme në bisedime me Serbinë. Qeveria i pati të gjitha mundësitë që të mos e vërë veten dhe - çka është edhe më me rëndësi - vendin, në këtë pozitë shumë të papëlqyeshme.
Shkruan: Driton Avdiu, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun i LB-së.
Prishtinë, 19.6.2011
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Krijoni Kontakt