Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    “Tirex Resources" merr me koncension menaxhimin e minierave ne Shqiperi

    Qeveria shqiptare ka nxjerrė nė shitje ēdo aset shqiptar dhe mes tyre ndodhen minierat e vjetra tė bakrit dhe arit nė zonėn e Mirditės. Dikur Shqipėria krenohej se mund tė nxirrte ar nė Mirditė ndėrsa sot kėtė gjė mund ta bėjė njė kompani kanadeze. “Tirex Resources ėshtė e lumtur tė informojė se ka marrė koncesionin e minierave nė Shqipėri”,- thuhet mes tė tjerash nė njoftimin e kėsaj kompanie kanadeze. “Tirex Resources” ka punuar prej vitesh nė kėtė zonė dhe tashmė po planifikon tė nisė kėrkimet pėr bakėr dhe ar, duke pasur nė vėmendje edhe prodhimin e zinkut.

    Kjo ofertė e kanadezėve ėshtė pranuar menjėherė nga qeveria shqiptare edhe pėr shkak tė gjendjes financiare dhe ekonomike qė ndodhet vendi ynė. Ky fakt pranohet edhe nga vetė kompania. “Tirex Resources” ka planifikuar qė kėrkimet dhe aktiviteti pėr nxjerrjen e arit e tė bakrit vijnė nė njė kohė emergjence kritike tė ekonomisė shqiptare, e cila mbahet kryesisht vetėm nga taksa e sheshtė prej 10% dhe taksat personale tė qytetarėve”,- thuhet nė njoftimin e kompanisė. Duke parashikuar fitime tė shpejta dhe tė mėdha nga nxjerrja e arit, forma kanadeze ka planifikuar tė nisė ekspeditėn mė tė madhe tė historisė sė Shqipėrisė nė zonėn e Mirditės pėr tė zbuluar zonat mė tė mėdha mineralmbajtėse.

    Zonat ku do tė punojė kjo kompani janė Tuci, Qaf Bari, Paluca, Fushė Arrės, Gurthi-Koshaj dhe Letitna. “Disa prej depozitave nė kėto zona janė miniera tė vjetra, tė cilat prodhonin, ndėrsa tė tjerat ishin zona premtuese tė zbuluara nga industria minerare shqiptare pėrpara se ajo tė ndalonte sė funksionuari”,- thuhet nė njoftimin e kompanisė kanadeze. Sipas saj, gjatė katėr viteve tė shkuara, kjo kompani ka punuar pėr tė rindėrtuar minierat dhe pėr tė krijuar njė data-base tė depozitave shqiptare tė arit dhe bakrit. Kompania thotė se rivėnia nė punė e minierave do tė sjell punėsim dhe zhvillim nė zonėn e Mirditės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shto dhe portin e Durresit qe thelen e madhe e moren turqit.
    Ja si shitet Shqiperia kur ka antishqiptare ne krye.
    Ku kryeministri eshte gati te shese dhe gruan e vet jo me Shqiperine boll te jete ne karrike e te paguaje rrogat e besnikeve te tij.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    .Ja si shitet Shqiperia kur ka antishqiptare ne krye.
    i kam pare edhe une vaporet duke mbartur copa shqiperie per jashte..cka flisni o jarane..u shitka shqiperia..te ben per te qeshur...

    feqi..nje here thua zonen e bulqizes e ne shkrim na del mirdita..a e di qe ne mirdite nuk ka miniera ari..ar nuk eshte zbuluar askund ne shqiperi...ka nje % shume te vogel ari ne mineralin e bakrit ..per ta shkeputur nga bakri duhet rrafineria dhe per kete enveri pati ngritur rafinerine e rrubikut...tani kjo rafineri nuk punon me dhe per pasoje kushdoo qe ta nxjerre kete baker eshte i detyruar ta shese jashte pasi nuk e perpunon vete..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    i kam pare edhe une vaporet duke mbartur copa shqiperie per jashte..cka flisni o jarane..u shitka shqiperia..te ben per te qeshur...

    feqi..nje here thua zonen e bulqizes e ne shkrim na del mirdita..a e di qe ne mirdite nuk ka miniera ari..ar nuk eshte zbuluar askund ne shqiperi...ka nje % shume te vogel ari ne mineralin e bakrit ..per ta shkeputur nga bakri duhet rrafineria dhe per kete enveri pati ngritur rafinerine e rrubikut...tani kjo rafineri nuk punon me dhe per pasoje kushdoo qe ta nxjerre kete baker eshte i detyruar ta shese jashte pasi nuk e perpunon vete..
    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...it-ne-bulqize/

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bravo qeveria. Afrimi i firmave te huaja te specializuara ne kete fushe, dhe dhenia me koncesion e minierave, ka per te rritur punesimin ne keto zona, ka per te rritur prodhimin, ka per te rritur te ardhurat e buxhetit te shtetit nga perqindja qe merr nga fitimi dhe taksat, dhe mbi te gjitha, kompania e huaj do te sjelle nje eksperience pune qe shqiptareve u mungon, ne keto vite koncensioni shqiptaret mund te mesojne nga kanadezet. Me perfundimin e koncensionit, minierat do ti kalojne perseri ne pronesi shtetit, dhe nese shteti i nxjerr perseri me koncension, firmat shqiptare mund te konkurojne.

    Ata qe nuk u pelqejne privatizimet e ndermarrjeve publike jane hijenat dhe parazitet si puna e Koco Kokedhimes se Shekullit, qe u mesuan te bejne pasuri duke vjedhur e korruptuar pronat publike. Dhe lajme te tilla, i pikellojne, pasi nuk po ngelet me gje ne duart e shtetit qe keta ta vjedhin kur njerezit e tyre te vijne ne pushtet.

    Albo

  6. #6
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    "...minierat do ti kalojne perseri ne pronesi shtetit, dhe nese shteti i nxjerr perseri me koncension, firmat shqiptare mund te konkurojne..."
    Te konkurojne per te nxjerrur cka? Zalle,dheun dhe gure?

    Minjerat nuk jane burime te perjetshme.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga unreal Lexo Postimin
    Te konkurojne per te nxjerrur cka? Zalle,dheun dhe gure?

    Minjerat nuk jane burime te perjetshme.
    Minierat nuk jane burime te perjetshme, por asnje njeri nuk i njeh me saktesi resurset minerale te Shqiperise si vend, pasi per gati gjysem shekulli, ne bazoheshim vetem "ne forcat tona" dhe vetem ne ata pak eksperte qe mbaronin ne Moske e Pekin.

    Sot teknologjia ka avancuar dhe ka shume menyra per te eksploruar nentoken. Dhe ato kompanite e huaja sjellin me vete eksperiencen dhe teknologjine me te fundit te eksplorimit dhe perpunimit. Mbi te gjitha jane gati qe te bejne investime te medha qe shkojne ne qindra miliona dollare e euro, per aq kohe sa rezervat e nentokes jane atje.

    Mos valle duhet ti leme minierat ne duart e fshatareve te zones qe dergojne femijet e tyre te mbledhin krom me shporta ne koke, apo duhet ti leme ne duart e njerezve te korruptuar te ndermarrjeve publike, qe duan vetem te vjedhin sa te mundin?

    Ky eshte dallimi, dhe kjo eshte arsyeja perse ti e kushdo duhet te gezoheni nga prania e kompanive te huaja ne vend. Boll jetuat me mentalitetin komunist te "forcave tona", se keni 20 vjet pluralizem e kapitalizem.

    Albo

  8. #8
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Avancimi i shkences dhe teknologjise nuk dtth se patjeter duhet shitur minjerat,fushat,malet,detin ,and so on!

    Ti Albo,cdokush qe nuk pajtohet me veprimet e qeverise(shumicen e tyre te cmendura),e akuzon si komunit!
    Edhe kur qeveria vrau njerez te pafajshem,ti e perkrahe,dhe vazhdon.Kush eshte komunist ketu?

    Ka edhe rruge tjera per te vleresuar pasurine e minjerave,pa i shitur ato.

    Nuk ishte tragjedija e shekullit pse Shqiperia ra nen sistemin komunist.Tragjedi eshte se,kjo ende udhehiqet nga ta.

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    ja qe me kete rast nuk duhet ta shohesh me sy me shekullin feqi..a nuk e ke kuptuar se shekulli non stop punon per te erresuar cdo gje qe ben qeveria..shpifjet e shekullit jane nga me monstruozet..ku e gjeti shekulli minieren e arit ne shqiperi..paska mirdita miniera ari me demek..cila eshte ajo miniere qe nxjerrka ar...nje shpifje qe veq budallenjt e hane..

    heqni dore nga shekulli dhe ko.qet qe e drejtojne ate...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Avancimi i shkences dhe teknologjise nuk dtth se patjeter duhet shitur minjerat,fushat,malet,detin ,and so on!
    Qeveria nuk po i jep me koncesione minierat vetem per anen e ekspertizes dhe teknologjise. Po i jep mbi te gjitha, pasi:

    a. Sepse i mungon ekspertiza per ti shfrytezuar sic duhet keto resurse.
    b. Sepse nuk disponon qindra miliona dollare investime qe kerkon kjo industri per tu zhvilluar.
    c. Sepse per cdo dite qe keto ndermarrje e miniera ngelen te pashfrytezuara, shteti shqiptar eshte duke humbur te ardhura, dhe keto resurse po vidhen dhe keqmenaxhohen nga njerezit e administrates publike.

    Ato qindra miliona euro qe nevojiten per tu investuar ne miniera, qeveria zgjedh qe t'ua kaloje pensionisteve dhe buxhetoreve, qe te luftoje varferine ne vend dhe te rrisi mireqenien e shqiptareve. Dhe ato leke do te dalin nga xhepi i firmes private kanadeze, qe para se te mund te nxjerri nje fitim nga shitja e mineralit, i duhet qe te beje ato investimet e medha. Dhe te gjithe ato investime te bera, do ti ngelen shtetit shqiptar pas perfundimit te kohes se koncensionit, qe mund te jete 20 apo 30 vjet.

    Keto jane dy rruget: ose investimet i ben shteti ose i ben privati. Dhe duke qene se ne tregun privat shqiptar mungon ekspertiza ne kete industri, investitoret e huaj jane zgjidhja me e mire.

    Une nuk po shkruaj ne kete teme qe te mbroj qeverine, une po shkruaj ne kete teme qe te te shpjegoj ty se si funksionojne gjerat ne nje ekonomi tregu te pakomanduar nga shteti. Vendimet e qeverise une i mbeshtes kur duhen mbeshtetur dhe i kundershtoj kur duhen kundershtuar. Rruga e koncensioneve eshte rruga me e mire e provuar tashme ne Shqiperi ne keto dy dekadat e fundit: shiko si u transformua aeroporti i Rinasit me koncension.

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •