Vellai i kryeministrit Thaci sulmon fizikisht ish-drejtorin e PTK-se
12.06.2009, ora 22:03
Ish-drejtori i PTK-së, Etrur Rrustemi është sulmuar nga Gani Thaçi, vëllai i kryeministrit. Ai thotë të jetë sharë fillimisht dhe më pas është grushtuar në fytyrë. Vëllai i tij, deputeti Naim Rrustemi, ka deponuar një pyetje në Parlamentin e Kosovës lidhur me këtë rast.Vëllai i Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi, të enjten pasdite në ora 14:30 në Prishtinë ka sulmuar fizikisht ish Drejtorin e Postës dhe Telekomit të Kosovës Etrur Rrustemin, duke e goditur brutalisht me grushte në kokë, njoftojnë mediat e Kosovës. Sipas vëllait të Etrurit, deputeti Naim Rrustemi (PDK) ky sulm mbase ka konotacion politik, sepse deputeti Naim Rrustemi (PDK) që është vëllai i Etrur Rrustemit kohëve të fundit në Parlamentin e Kosovës ka qenë tepër i zhurmshëm në luftimin e korrucionin dhe skandalet korruptive.
E përditshmja e Kosovës, “Koha Ditore” ka njoftuar se Etrur Rrustemi është sulmuar nga Gani Thaçi dhe se vet Etruri nuk i di arsyet e këtij sulmi.
Etrur Rrustemi është shtetas britanik dhe rastin e ka paraqitur në ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë si dhe i ka informuar aktorët ndërkombëtarë në Kosovë.
Rrustemi ka thënë: "Unë nuk e di arsyen për këtë sulm, por ai (Gani Thaçi) e di. Unë nuk kam asnjë ide se pse ka ndodhur kjo. Isha në kafe me një shtetas të huaj, ndërsa Gani Thaçi ishte brenda. Doli jashtë duke më sulmuar mua", ka thënë Rrustemi. Gani Thaçi më ka fyer dhe më pas me grushte më goditi në ballë. Ndërsa, gazeta "Koha Ditore" nuk ka arritur të marrë ndonjë deklaratë nga Gani Thaçi.
Vëllai i viktimës Etrur Rustemi, Naim Rustemi është anëtar i partisë së Hashim Thaçit - Partisë Demokratike të Kosovës.
Naim Rustemi ka thënë se ndjehen fajtor për sulmin ndaj vëllait të vet, sepse siç ka sqaruar ai kohëve të fundit ka qenë shumë aktiv në hapjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ai ka vendosur që në Parlament të shtrojë pyetje publike për Hashim Thaçin, duke kërkuar një përgjigje.
"Unë Naim Rustemi, kohëve të fundit isha shumë aktiv në çështje të hapura që lidhen me skandalet e korrupsionit. Hapja e këtyre çështjeve kishte vetëm një qëllim, zhvillimin e jetës institucionale dhe demokratike. Ju jeni Kryeministër, z. Hashim Thaçi, dhe më keni sulmuar familjen time, nëpërmjet vëllait tuaj Gani Thaçi. Unë nuk kërkoj gjë nga ju, por unë besoj se funksionimi i institucioneve demokratike duhet të jetë i mundur, edhe pse më keni sulmuar familjen" ka thënë Naim Rustemi. Sipas gazetës “Koha Ditore” ditëve në vijim pritet që kjo pyetje të parashtrohet publikisht në seancën e ardhshme të Parlamentit të Kosovës.
Krijoni Kontakt