Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 63
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    O Bravo I Qoft Hashim Thaqit;vetem Presenca E Tij Prej George Cloonit I Ben Komunistat Xhihadistat E Kriminelet Lokal Tju Bie Infrakti,jam Dakort Qe Te Jet Sistemi Amerikan Nje Poltikan Te Qeveris Vetem 8 Vite,po Ne Rastin E Thaqit Do Te Beja Perjashtim Vetem Deri Sa Te Vdes Komunisti Fundit

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Lajmi nuk eshte i trilluar por eshte i dokumentuar (shifni shtypin gjerman) se nga ky lloj kastraveci ka pasur 17 te vdekur e mijera tjer ne gjendje te rende shendetesore

    E etmja shprese eshte se gjermanet e kan marre kastravecin ne rruge orale kurs Hasha si po duket e ka tepru pak e ka dashte ka rruga anale,por shpresa shuhet e fundit dhe duke ditur aftesit e shikut eshte e mundur me shpetu edhe nje here hashen.

  3. #13
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ani thonin ka vdek Veli Deva-kur qe i gjalle eshte!(Njimend a nuk ka vdek Veli Deva a?)
    Ti njimend kastravec i merdhir je,po cfar tema hap si mos te kishe tru fare!Teme kote!
    Ps.Nuk me intereson emri i personit qe perdore per ,,ngrenje te kastravecit''por titull me katastrofe nuk hasa!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të zgjeruar të afaristëve zviceranë dhe gjermanë

    Prishtinë, 2 qershor 2011

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të zgjeruar të afaristëve zviceranë dhe gjermanë, të kryesuar nga përfaqësuesi i Sëis Air, Bruno Gehrig.

    I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pasi iu ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ka zhvilluar një bashkëbisedim me afaristët zviceranë dhe gjermanë.

    Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka njoftuar afaristët që pas shpalljes së pavarësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës prioritet numër një ka konsolidimin dhe forcimin e shtetit, e në këtë kuadër zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e investimeve vendore dhe ndërkombëtare në vend, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në funksion të përmbushjes së kritereve dhe standardeve të integrimit në institucionet euro-atlantike.

    Në takim, kryeministri Thaçi ka potencuar edhe investimet e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në infrastrukturën rrugore, përkatësisht autostradën Vërmicë-Merdarë, autostradë kjo që është duke e ndërtuar konsorciumi i njohur Bechtel-Enka. Në vazhdim, kryeministri Thaçi ka përmendur fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, procesin e privatizimit të PTK-së, një mundësi kjo e mirë për investitorët seriozë për të zhvilluar sektorin e telekomunikimit në Kosovë, pastaj procesin e suksesshëm të koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sektorin e energjisë dhe shumë projekte tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

    Në bashkëbisedim me afaristët zviceranë dhe gjermanë, kryeministri Thaçi ka theksuar përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e sektorit të Bujqësisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Në takim, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka njoftuar investitorët zviceranë dhe gjermanë, për Planin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, që është hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, një plan ky i hartuar nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, që përcakton prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës, afatet kohore për implementimin e këtyre prioriteteve dhe rrjedhimisht një plan që hap mundësi të shumta për investitorët e huaj për të investuar në Republikën e Kosovës.

    Kryeministri Thaçi po ashtu theksoi se forcimi i sektorit privat, infrastruktura ligjore në fuksion të lehtësirave të të bërit biznes, rritja e vendeve të reja të punës do të vazhdojë të jetë në agjendën prioritare të punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Më tej, kryeministri Thaçi pasi ka theksuar raportet e shkëlqyera të Kosovës me Zvicrën dhe Gjermaninë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, ka ripotencuar ftesën e tij dhe të qeverisë që drejton, për të gjitha bizneset zvicerane dhe gjermane për të rritur investimet e tyre në Republikën e Kosovës.

    Nga ana e tyre, afaristët zviceranë dhe gjermanë, falënderuan kryeministrin Thaçi për mikëpritjen dhe theksuan interesimet e tyre konkrete për të investuar në Republikën e Kosovës, në sektorë të ndryshëm ekonomikë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Hapet nje teme kunder Thaqit dhe ja si e shfaqin veten te gjithe perkrahesit e tij.Po edhe nese nuk eshte e vertete ju ka mbetur juve te korigjoni njerezit se qfare teme hapin.
    Me te vertete jeni me te ulte sesa hapesi i temes,postimet tuaja e tregojne kete.

    Ti Veli44 a 45 a ske diqka me te menqur per te thene apo ke marre vesh se te pergjigjen njerez militant te verber ne temat tua palidhje dhe ky esht shkaku pse po i hap keto tema....

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Humbje e madhe ekonomike, Kosova futet në krizë

    Publikuar: Sot, më 02 qershor 2011

    Prishtinë, 2 qershor - Në buxhetin e Kosovës është planifikuar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, që, sipas ekspertëve të ekonomisë, vështirë se do të mund të realizohet gjatë këtij viti. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa thotë për Radion Evropa e Lirë se në mungesë të këtyre mjeteve, Kosova do të futet në krizë financiare.
    “Buxheti i Kosovës ka planifikuar t’i ketë rreth 150 milionë euro si ndihmë direkte nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat tani vështirë se do të mund të realizohen, në veçanti ato nga Fondi Monetar Ndërkombëtar”, thotë Musa.
    Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se vlera e mjeteve buxhetore duhet të ketë burime të sakta dhe nuk duhet futur në asnjë mënyrë burime jo të sigurta, ashtu siç ka bërë Qeveria në buxhetin e këtij viti.
    Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Musa Limani thotë se buxheti i Kosovës parasheh vlerë më të madhe të mjeteve buxhetore sesa që mund të sigurohen përmes të hyrave.
    “Me siguri se mungesa e mbështetjes së FMN-së do të shprehet në paraqitjen e deficitit të mjeteve buxhetore. Po ashtu, edhe mjetet tjera që janë paraparë nuk besoj se mund të realizohen, siç janë qasja e grumbullimit të tatimeve përmes Administratës Tatimore të Kosovës, pastaj zvogëlimi i ekonomisë joformale, shitja e PTK-së etj. Jam shumë skeptik në këtë drejtim”, shprehet Limani.
    Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thekson se largimi i 150 milionë eurove nga buxheti i Kosovës është një humbje e madhe ekonomike për vendin.
    “Viti 2012 do të jetë shumë i vështirë. Çka nëse nuk bëhet privatizimi i Postë- Telekomit të Kosovës, ose nëse privatizohet dhe mjetet shpenzohen në këtë vit?! Çfarë do të jetë qasja në buxhet për këtë vit?! Është një aventurë që nuk do të kisha lejuar të ndodhte”, shprehet Gërxhaliu për REL.
    Fondi Monetar Ndërkombëtar pas ndërprerjes së marrëveshjes Stand By Arrangement ka paraparë që të bëhet një program i monitorimit të personelit deri në vitin 2011.
    Lidhur me këtë monitorim, ekspertët e ekonomisë theksojnë se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta zgjerojë bazën e shpenzime operative.
    Por, për të dalë nga kjo krizë e thellë financiare, Limani thotë se Qeveria duhet të bëjë reduktimin e shpenzimeve aty ku mundet, mirëpo ai thekson se nuk duhet të heqë dorë nga investimet kapitale iç është autostrada.
    “Ka edhe mundësi tjera, p.sh, të hyhet në borxhe, qoftë në borxhe vendore ose te institucionet ndërkombëtare. Këto janë rrugë që mund të bëjnë zgjidhje, por janë shumë të hidhura, sepse shprehen negativisht në proceset tjera ekonomike, politike dhe shoqërore”, vlerëson Limani.
    Ndryshe, mosmarrëveshjet e Kosovës me FMN-në kanë pasur të bëjnë me shpenzimet për vitin 2011, në veçanti rritjen e pagave për shërbyesit civilë.
    Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ishte dakorduar me këtë institucion ndërkombëtar që pagat në sektorin publik të rriten për 7-8 për qind, por këto pagesa janë ngritur mbi 30 për qind.
    Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë e disiplinës fiskale si parakusht për mjedis stabil makroekonomik dhe investime në Kosovë.
    Në komunikatë thuhet se autoritetet kosovare kanë shpjeguar hollësisht programin ekonomik, të miratuar së fundi nga Qeveria, dhe planin shoqërues të veprimit.
    “Komisioni theksoi nevojën për përcaktimin e prioriteteve dhe radhitjen e masave të ndryshme, si dhe përvijimin e tyre me veprimet në kuadër të Planit të Veprimit të Qeverisë për Partneritet Evropian, si dhe me strategjitë tjera, që gjithashtu ndikojnë në aktivitetet ekonomike dhe të punësimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
    “Këto masa duhet të vlerësohen kundrejt efekteve të mundshme negative anësore dhe të analizohet si duhet ndikimi i tyre fiskal”, ka qenë kërkesa e Komisionit Evropian.
    Takimi ishte pjesë e dialogut të rregullt në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.
    Në takim është diskutuar një spektër i gjerë i temave si: zhvillimi makroekonomik i Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, privatizimi i ndërmarrjeve publike, sistemi statistikor dhe menaxhimi financiar, si dhe kontrolli i fondeve publike.
    “Shërbimi i Komisionit mirëpriti regjistrimin e rregullt që është bërë në muajin prill dhe kërkoi nga Kosova të përmirësojë mbledhjen e të dhënave statistikore për qëllime socio-ekonomike, pasi që ato janë të domosdoshme për politikë-bërje”, thuhet në komunikatën për media të Komisionit Evropian.
    Takimi është bashkëkryesuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare.

  7. #17
    përjashtuar për [.] qefi Maska e carbondcd
    Anëtarësuar
    30-11-2007
    Vendndodhja
    n'Mal
    Postime
    161
    Llapi je duke bere nje pun te shkelqyshme dhe je duke dhen nje kontribut te madh per lajmet me te reja per kosoven ..... Po ndisa raste je duke mlue ***** me shur. si psh nket rast ... krejt lajmet komentojn Fondin monetar nlidhje me kosoven a ti stabilitet kallxon - po ec more ruj dhent se ti piti sora mend. Populli i kosoves osht vertet ne nje varferi a ky llapi meriton me ja thy pc'n

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Kjo Qeveri Tash Po Behen Mbi 10 Dit Qe Ich Ushtaret E Uck-s Jan Ne Greve Kjo Esht Pashqyr Me E Mire Se Si Ka Punuar Qeveria Taci Me Dhie Ne To

  9. #19
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Përgëzimet e mia për z. Hashim Thaçi. Kosova me cilindo politikan në krye të saj do të humbte me përjashtim me Liderin e UÇK-së. Urime edhe një herë.
    Kombi mbi të gjitha

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pagat retroaktive do të jepen
    Publikuar: E enjte 2 Qershor 2011, 5:34 0

    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se pagat retroaktive do të jepen. “Pagat do të vazhdohet të jepen me rritje, për vonesat e janarit dhe shkurtit ne si Qeveri kemi qenë të gatshëm t’i kryejmë këto obligime”, tha ai. Përderisa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka plotësuar këtë deklaratë të Thaçit, duke thënë se Qeveria do të jetë korrekte në këtë drejtim dhe do t’i japë pagat sipas premtimit të bërë. “Besoj që kryeministri ka qenë shumë i qartë lidhur me pagat. Besoj që edhe punëtorët që tani më kanë filluar t’i marrin pagat janë shumë mirënjohës për vendimin që e ka marrë dhe besoj që ato janë duke i gëzuar me familjet e tyre. Tani më ministrat tanë kanë ranë kontakt më punonjësit dhe Qeveria e Kosovës do të jetë korrekte”, tha ai. Kuçi tha se Qeveria është e kënaqur nga bisedimet me FMN-në. “Ka pasur kontakte afatgjata dhe të vështira dhe besoj që përfaqësuesit e sindikatave e dinë se nuk ka qenë lehtë. Është bërë një rritje, nëse mund ta them kështu, marramendëse e pagave, në krahasim me kushtet në të cilat kemi qenë. Por, ne kemi arritur që të negociojmë shumë mirë, në takimet dhjetëra herë të ministrit të Financave, të kryeministrit dhe besoj që është arrit një marrëveshje me FMN-në. Draft-marrëveshja është mjaft e mirë, por raporti i Kosovës do të jetë më permanent”, tha Kuçi. Ai mohoi të ketë humbje të donacioneve.

    Presion nga sindikatat

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nuk heq dorë nga vendimi i Qeverisë i 6 janarit për rritjen e pagave, ndërkaq e kërkon pagesën retroaktive të shtesave për janar dhe shkurt për të gjithë shërbyesit civilë. Ata gjatë një konference kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta bëjë pagesën retroaktive të shtesave për shërbyesit civilë, për muajt janar dhe shkurt. Ata thanë se shuma, e cila duhet të paguhet për afro 75 mijë shërbyes civilë, nuk është edhe aq e madhe dhe se nuk është ndonjë problem i madh për Ekzekutivin.

    Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se Qeveria duhet ta bëjë pagesën e pagave retroaktive dhe se i japin afat Qeverisë që realizimin e tërësishëm të vendimit ta bëjë në një afat sa më të shkurtër. BSPK-ja nuk heq dorë nga vendimi i Qeverisë i 6 janarit për rritjen e pagave dhe e kërkon pagesën retroaktive të shtesave për muajt janar dhe shkurt për të gjithë shërbyesit civilë. Kryesindikalisti Haxhi Arifi tha se nuk ka vendim tjetër, prandaj kërkoi që pagesa të bëhet sa më shpejt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •