robi i trashe ket erionin gjithmon e kam pas inat dukt qe eshte tip sneaky. i qenka hapur barku per te derguar email asap. kjo ishte ceshtje personale edhe sikur te ishte e vertet duhej te respektohej privacy e familjarve po ku marin vesh idiotet cdo gje e perdorin per interesa politike.
I LOVE GOD
j&g
Siq po shihet aty po perzihet leshi....e hec e meree vesh se ?
[COLOR="Blue"][/COLO
Duart e plakes, jan duar te arta.
Natyrisht qe nuk humbasin , por i shtohen vota,Ndonese ju moren votet e LSI, perseri ato rrezikojne, pasi i shtohen votat e atyre vendeve ku eshte bere investim madhor.Pra jane votat e bukeshkalit, si Rresheni dhe gjithe zona ku perfshin autostrada.Jane bregdeti apo Vlora e saranda, ku infrastruktura rrugore u be krejt e re.
Injorantin e kam frike,
Budallin e meshiroj,
Te diturin (civilin) e dua pa mase.
kom dergu ca emails anej ka tirona se me kon met akoma ca mikesha thashethemaxhije neper ministrira hahahahahahahaha. sa te mur vesh nai gjo do ta sher me ju. ene ato i kon lajmet e verteta.
kalamoja dini gjo ka o zhduk ai shkurtabiqi se ai ishte i thek per thashethushe
ndrova menje. as qe me duhet mo fare se care bohet n'albani. po shkoj per drek sot anej ka fifth ene central park. do vij nanjona per shoqni hahahahahahahahaha
sofkeeeeeeeeeeeeeeee sofke meeeeeeeeeeee do vic per lunch hahahahahahahahaha
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TikTak : 03-06-2011 mė 11:31
no glove no love
Flet Griselda: S’bėja dot fėmijė, shpika shtatzėninė
Gazeta zbardh dėshminė e 28-vjeēares pėrpara prokurorėve tė Krimeve tė Rėnda. Rrėfimet e plota tė personave qė kontaktuan me Griseldėn “nė orėt e rrėmbimit”. Ēfarė doli nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe pikėpyetjet mbi bashkėshortin qė pėr 9 muaj besoi se e kishte gruan shtatzėnė. Elvis Roshi kthen Griseldėn pasdite nė shtėpinė e prindėrve dhe kėrkon falje publike
Gruaja e bashkiakut, 140 minuta para prokurorėve: S’bėja dot fėmijė
Griselda Roshi, gruaja qė bashkėjetonte me kryetarin e Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, ka shembur vetė dje gjithė rrėfi-min e tmerrshėm qė shpėrndau nė publik tri ditė mė parė.Ndonėse sajimi i ngjarjes sė rėndė ishte verifikuar nga policia, mjekėt ligjorė dhe prokuroria, protagonistja e historisė sė pazakontė ka pranuar mashtrimin, madje ka shpjeguar edhe shkakun e gjithė kėsaj. Pėr plot 2 orė e 20 minuta, Griselda Roshi dėshmoi dje nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda nė lidhje me ngjarjen. E shoqėruar nga njė fuoristradė e Policisė sė Shtetit dhe njė ambulancė, Griselda Roshi ka mbėrritur dje rreth orės 12:00 nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, ku ėshtė marrė nė pyetje nga prokurorėt e ēėshtjes, nė praninė e njė psikologeje dhe tė oficeres sė caktuar posaēėrisht nė grupin e hetimit pėr tė lehtėsuar komunikimin. Gjatė dėshmisė sė saj nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, Griselda Roshi vazhdimisht ka pasur vėshtirėsi dhe ndėrprerje nė komunikimin e saj pas pyetjeve qė i janė bėrė nga grupi i hetimit. Megjithatė, prania e njė oficereje femėr dhe e njė psikologeje duket se ka ndihmuar ecurinė e procesit derisa 28-vjeēarja ka mbyllur ciklin e shpjegimeve tė saj duke sqaruar edhe motivin e ngjarjes sė sajuar qė tronditi opinionin publik. Nė thelb duket se shkaku ka qenė fakti se Griselda Roshi nuk bėnte dot fėmijė. Njė fakt pėr tė cilin, me sa duket, rreth njė vit mė parė ishte vėnė nė dijeni edhe Elvis Roshi, kryetari i Bashkisė sė Kavajės.
Dėshmia e Griseldės nė Prokurori
Rezultatet e ekspertizave nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore dhe mė pas nė maternitet, ku ėshtė hedhur poshtė dhuna dhe shtatzėnia e 28-vjeēares, duket se e kanė kthjelluar Griselda Roshin. Pas ekzaminimit nga mjekėt, gjatė dėshmisė nė prokurori, e reja ka qenė mė e qartė se tri ditė mė parė kur teksa tregonte njė histori tė frikshme rrėmbimi, nė rrėfimin e saj artikulonte plot kontradikta. “E kam sajuar kėtė histori pa qėllim tė keq dhe duke menduar se do tė funksiononte pėr njė kohė”, mėsohet se ėshtė shprehur Griselda Roshi nė prokurori. Ajo ka pėrsėritur disa herė nė deklarimet e saj para hetuesve, se qėllimi i saj i vetėm ka qenė qė tė mos humbiste bashkėshortin e saj, Elvis Roshin. Nė dėshminė e vet, 28-vjeēarja ka shpjeguar edhe frikėn qė ka pėrjetuar pėr njė kohė tė gjatė, frikė e cila e kishte shtyrė qė pėr mėse 9 muaj tė krijonte idenė e shtatzėnisė fillimisht te vetja e mė pas te njerėzit qė e rrethonin.
Pamundėsia e lindjes
Sipas tė dhėnave hetimore tė konfirmuara edhe nga Griselda Roshi dje nė prokurori, 28-vjeēarja ka probleme shėndetėsore qė e bėjnė tė pamundur qė ajo tė lindė fėmijė. Ky problem shėndetėsor duket se ka qenė shkaku i ngjarjes qė alarmoi policinė dhe Prokurorinė shqiptare. Rreth njė vit e gjysmė mė parė, Griselda Roshi dhe bashkėshorti i saj, sot kryetar Bashkie nė Kavajė, sipas dėshmisė sė 28-vjeēares, kishin marrė vesh se ajo nuk mund tė lindte. Pa dashur tė cenojnė privatėsinė dhe marrėdhėnien mes bashkėshortėve, burimet e hetimit thonė se njė lajm i tillė kishte ndikuar pėr keq nė raportin mes Griseldės dhe Elvis Roshit. Megjithatė, mjekėt, sipas dėshmisė sė Griseldės, nuk kishin dhėnė pėrgjigje pėrfundimtare negative. Ndaj, disa muaj mė vonė, 28-vjeēarja ka shpjeguar se ka pasur njė shėndoshje dhe njė zmadhim tė barkut, ēka e bėri tė mendojė se kishte mbetur shtatzėnė. Disa javė mė pas ajo ka dėshmuar se ia komunikoi kėtė lajm bashkėshortit tė saj, Elvis Roshit. Nė kėtė moment, ndėrsa ēifti mendonte se do tė kishte njė fėmijė, komunikimi dhe marrėdhėnia mes tyre, sipas Griseldės, ndikoi pėr mirė. Ajo ka shpjeguar se e ka kuptuar qė nuk kishte mbetur shtatzėnė rreth njė muaj mė pas, por pas idesė sė krijuar dhe gėzimit qė kishte pėrjetuar i shoqi, pati frikė t’i tregonte se shtatzėnia kishte qenė vetėm njė iluzion. Kėshtu, pėr nėntė muaj me radhė, Griselda Roshi jetoi fillimisht me disa rroba dhe mė pas me jastėk tė vendosur nė bark, duke krijuar te shumėkush idenė e njė shtatzėnie normale, por edhe pritshmėrinė se pas nėntė muajve bashkėshortėt do tė bėheshin me fėmijė. Pėr kėtė mjafton tė thuhet se bashkėshortėt kishin biseduar mes tyre edhe emrin e djalit tė ardhshėm. Pikėrisht nė kohėn kur afati 9-mujor po plotėsohej, Griselda Roshi ka dėshmuar se e sajoi ngjarjen pėr tė justifikuar “humbjen” e fėmijės, qė nuk e kishte pasur kurrė. Pas dhėnies sė kėtyre deklarimeve, 28-vjeēarja ka dalė dje nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda rreth orės 14:50.
Nė klinikė u paraqit me emrin e shoqes
TIRANE – Bashkėshortja e kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės ka pėrdorur njė emėr tė rremė kur ėshtė paraqitur nė klinikėn “Ikeda” dhe ka marrė njė serum mesnatėn e sė hėnės. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mėsohet se kur ėshtė paraqitur nė klinikė dhe ka kėrkuar ndihmė mjekėsore, Griselda Roshi ka pėrdorur emrin e rremė, Erisa Avnimulaj, shoqja e saj. Ky emėr ėshtė gjetur nė dokumentet e mbajtura nė klinikė pėr t’i dhėnė serumin 28-vjeēares. Ndėrkohė, nė klinikėn “Ikeda” janė sekuestruar edhe kamerat e vėzhgimit qė kanė regjistruar hyrje-daljet e Griselda Roshit.
U kėrkuan gjatė dėshmisė Psikologė nė seancat me Griseldėn
TIRANE – Tė gjitha veprimet hetimore tė kryera nga policia, Mjekėsia Ligjore apo materniteti me Griselda Roshin, janė kryer nė praninė e psikologėve. Qė nga momenti i paraqitjes sė saj nė Polici pėr tė dhėnė deklarime, e duke vazhduar mė pas me kryerjen e ekspertizės dje te Mjekėsia Ligjore, procedurat e hetimit janė asistuar e ndjekur nga afėr prej psikologėve. E njėjta gjė ka ndodhur dje gjatė dėshmisė sė Griselda Roshit nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, ku pėr mė shumė se dy orė, njė psikologe ka asistuar marrjen nė pyetje tė 28-vjeēares. Prania e psikologėve nė procedurat e kėtij hetimi ėshtė bėrė pėr tė lehtėsuar komunikimin dhe pėr tė marrė sa mė shumė tė dhėna nga 28-vjeēarja, duke supozuar gjendjen e ndėrlikuar emocionale nė tė cilėn ajo ndodhej.
TRAZHGIM SOKOLAJ
Versioni i Policisė pėr “shtatė orėt e tmerrit” tė Griseldės
Policia e Tiranės deklaroi dje njė pjesė tė itinerarit tė ndjekur nga Griselda Roshi (Zaimi) mbrėmjen e sė hėnės, kohė kur ajo pretendoi se ishte marrė peng.Nė njė deklaratė pėr median, policia shpjegoi dje gjithė lėvizjet e Griselda Roshit, duke nisur nga mbrėmja e sė hėnės, kur 28-vjeēarja ka pirė kafe te qendra “Kristal”, te “Komuna e Parisit” dhe derisa ka mbėrritur nė klinikėn “Ikeda” nė Tiranė. Ndėrkohė, gazeta “Panorama” ka mėsuar se edhe pas pėrfundimit tė veprimeve nė klinikė, gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės ėshtė kthyer atė natė nė shtėpinė e saj me njė taksi tė marrė nga Tirana dhe ka zbritur shėndoshė e mirė, ndryshe nga ē’pretendohej, se ishte hedhur nė njė kanal.
Sipas Policisė, denoncimi me pretendimin pėr rrėmbim tė 27-vjeēares ėshtė bėrė tė mėrkurėn, rreth orės 10:00, nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Padia ėshtė paraqitur nga kunati i saj (vėllai i bashkėshortit), shtetasi Saimir Rroshi. Ai ka depozituar njė kallėzim penal, nė tė cilin shprehej se kunata e tij, gruaja e vėllait, Elvis Rroshi, ėshtė rrėmbyer nga disa persona tė paidentifikuar nė rrugėn “Komuna e Parisit” nė Tiranė. Saimir Rroshi, sipas policisė, nė deklaratėn e tij shprehej se, “Griseldėn e kanė marrė forcėrisht dhe e kanė detyruar tė lindė jashtė dėshirės sė saj. Mė pas i kanė rrėmbyer foshnjėn e sapolindur. Rreth orės 04.00 tė datės 1 qershor 2011, ajo ėshtė lėnė e lirė nga personat qė e kishin rrėmbyer, pranė shtėpisė sė saj, nė qytetin e Kavajės”.
Menjėherė pas denoncimit, policia dhe prokuroria kanė kryer tė gjitha verifikimet e nevojshme pėr zbulimin e ngjarjes pėr tė cilėn ishte bėrė kallėzim penal. Gjatė hetimeve janė identifikuar dhe pyetur personat qė janė takuar me Griselda Zaimin. Rrethi i personave ka nisur me shoqen e saj me inicialet J. T., e cila ka pohuar se “kam pirė kafe me Griseldėn tek ambientet e lokalit tė qendrės ‘Kristal’ (nė pronėsi tė bashkėjetuesit tė saj), ku kemi qėndruar deri rreth orės 19:00 (ditėn e martė)”. Policia tha se mė pas kėto shtetase kanė dalė nga qendra “Kristal” dhe aty, pėrpara saj, Griselda ka hipur nė njė taksi duke i thėnė shoqes qė do tė shkonte nė shtėpi. Shtetasja J. T. deklaron se Griselda dukej shtatzėnė pranė muajit tė lindjes. Nė vazhdim tė hetimit, policia ka identifikuar dhe marrė nė pyetje shoferin e taksisė me inicialet A. C. Nga dėshmia e tij ka rezultuar se ai e ka marrė shtetasen Griselda Zaimi, qė nė dukje ishte shtatzėnė, pranė qendrės “Kristal” dhe nga aty ka ndaluar te njė farmaci nė rrugėn “Gjik Kuqali”, ku Griselda ka blerė diēka dhe mė pas, sipas kėrkesės sė klientes, e ka dėrguar kėtė tė fundit tek hotel “Broadway”, qė ndodhet pranė stadiumit “Selman Stėrmasi” nė Tiranė. Griselda ka bėrė pagesėn e taksisė, shoferi ėshtė larguar, ndėrsa ajo ka hyrė nė hotel.
QENDRIMI NE HOTEL
Sipas policisė, janė identifikuar dhe marrė nė pyetje punonjėsit e hotelit “Broadway”, qė kanė kontaktuar me shtetasen Griselda Zaimi, nga ku rezulton se nė deklarimin e recepsionistes me iniciale G. H. thuhet se, “Griselda ėshtė paraqitur nė hotel e vetme, rreth orės 19:30, ka prenotuar njė dhome duke bėrė pagesėn dhe mė pas ka hyrė brenda nė dhomė”. Recepsionistja deklaron se Griselda Zaimi dukej se ishte shtatzėnė. Nga deklarimi i shtetasit me iniciale A. M., qė punon nė kėtė hotel, rezulton se Griselda ka qėndruar e vetme nė dhomė dhe gjatė kėsaj periudhe nuk ka hyrė asnjė person nė hotel apo nė dhomėn e saj. Nė orėn 01:50 pas mesnate, Griselda Zaimi ka dalė nga dhoma dhe i ka kėrkuar kėtij punonjėsi tė marrė njė taksi, pasi nuk ndihej mirė fizikisht. Personi i pyetur deklaroi se nė kėtė moment Griselda nuk dukej mė si shtatzėnė.
Jastėku nė bark
Policia dhe prokuroria dyshojnė se gjatė gjithė kėsaj kohe, 28-vjeēarja ka pasur njė jastėk tė vendosur nė pjesėn e barkut, qė ta bėnte tė dukej sikur ishte shtatzėnė. Pronari i hotelit u shpreh dje pėr gazetėn “Panorama” se gruaja ėshtė paraqitur nė hotelin e tij, ėshtė prezantuar me emrin Erisilda Mulaj, nga Tepelena, dhe i ka kėrkuar njė dhomė, pasi ishte vonė dhe nuk kishte ku tė shkonte. Madje i ka thėnė qė kishte nevojė tė pushonte, pasi ishte vetėm dhe shtatzėnė. Pėr kėtė arsye, pronari i ka ofruar dhomėn, siē tha ai dje, pa pagesė. Policia shpjegoi nga ana e saj se gjatė hetimit ėshtė marrė nė pyetje edhe njė taksist tjetėr me inicialet B. K., qė ka marrė Griseldėn nga hoteli dhe e ka transportuar pėr nė klinikėn “Ikeda”, pasi ajo nuk ndjehej mirė dhe pasi e ka lėnė, ėshtė larguar. Punonjėsit e klinikės “Ikeda”, tė marrė nė pyetje, mjeku me iniciale L. G., ka deklaruar se gruaja ėshtė paraqitur nė klinikė rreh orės 02:10 dhe ankohej pėr tė vjella dhe diarre. Pasi i ėshtė bėrė njė seruam, ajo ėshtė larguar nga klinika rreth orės 03:20. Mė pas ajo ėshtė larguar me njė taksi tė tretė, qė e ka transportuar deri nė Kavajė dhe gruaja ka zbritur pranė shtėpisė sė saj, nė vendin qė dy ditė mė parė pretendonte se ishte hedhur nga personat qė e kishin rrėmbyer. Si prova materiale grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike tė kamerave tė sigurisė sė qendrės “Kristal”, hotelit dhe klinikės mjekėsore ku 28-vjeēarja ka lėvizur nė Tiranė.
Ora 19:00
Kafja me shoqen.
Griselda Zaimi ėshtė ndarė nga shoqja e saj me iniciale J. T, me tė cilėn ka qenė duke pirė kafe nė lokalin nė pronėsi tė bashkėshortit tė saj, Elvis Rroshi, te qendra “Kristal” nė Tiranė. Vajza me inicialet J. T. ka deklaruar nė polici se ka qėndruar me Griseldėn deri nė orėn 19:00, mė pas kanė dalė nga qendra dhe Griselda ka hipur nė njė taksi duke i thėnė shoqes qė do tė kthehej nė shtėpi. Sipas shoqes sė saj, 27-vjeēarja dukej shtatzėnė pranė muajit tė lindjes.
Ora 19:05
Taksia e parė
Para qendrės “Kristal”, rreth orės 19:05, Griselda Zaimi ka hipur nė njė taksi. Policia ka identifikuar dhe marrė nė pyetje shoferin e taksisė me inicialet A. C., i cili ka treguar se e ka marrė gruan qė dukej shtatzėnė pranė qendrės “Kristal” dhe nga aty ka ndaluar te njė farmaci nė rrugėn “Gjik Kuqali”, ku Griselda ka blerė diēka dhe mė pas, sipas kėrkesės sė saj, e ka dėrguar kėtė tė fundit te hotel “Broadway”, qė ndodhet pranė stadiumit “Selman Stėrmasi”, nė Tiranė. Griselda ka bėrė pagesėn e taksisė dhe mė pas shoferi ėshtė larguar.
Ora 19:30
Qėndrimi nė hotel
Rreth orės 19:30, Griselda Zaimi ka prenotuar njė dhomė nė hotelin “Brodway”, ku ka qėndruar deri nė orėn 01:50. Recepsionistja G. H., e pyetur nga policia, ka treguar se gruaja ėshtė paraqitur e vetme, ka bėrė pagesėn e dhomės dhe nė dukje ishte shtatzėnė. Punonjėsi tjetėr i hotelit, me iniciale A. M., tregon se gruaja ka qėndruar vetėm nė dhomė dhe gjatė kėsaj periudhe nuk ka hyrė asnjė person nė hotel. Mė pas, nė orėn 01:50, ajo ka dalė nga dhoma dhe i ka kėrkuar A. M. qė tė merrte njė taksi pasi nuk ndjehej mirė.
Ora 02:10
Vizita nė klinikė
Rreth orės 02:10, Griselda Zaimi ėshtė paraqitur nė klinikėn “Ikeda”, pranė Rrugės Bardhyl, nė Tiranė. Policia ka pyetur mjekun dhe punonjėsin e kėsaj klinike qė kanė qenė nė shėrbim. Mjeku me inicialet L. G. ka treguar se Griselda ėshtė paraqitur nė klinikė rreth orės 02:10 dhe ankohej pėr tė vjella dhe diarre. Ėshtė bėrė terapia nga stafi mjekėsor, duke e trajtuar me serum. Sipas mjekut, nė dukje gruaja nuk ishte shtatzėnė dhe nuk ka pasur ankesa nė lidhje me shtatzėninė.
Ora 03:20
Mbėrritja nė Kavajė
Rreth orės 03:20, Griselda Zaimi, pasi ka pėrfunduar serumin, ka dalė nga klinika, ka marrė aty njė taksi tė tretė dhe shoferit i ka kėrkuar qė ta transportonte drejt Kavajės. Policia ka identifikuar edhe taksistin e fundit me tė cilin ka pasur kontakt Griselda Zaimi, i cili gjithashtu ka treguar se nė dukje gruaja nuk ishte shtatzėnė dhe e ka paguar qė ta dėrgonte nė Kavajė. Rreth 50 metra larg shtėpisė sė bashkėshortit tė saj Elvis Rroshi, gruaja i ka kėrkuar tė ndalojė dhe ka zbritur rreth orės 04:00.
Shoqja: Mezi e priste lindjen e fėmijės
Njė prej shoqeve tė Griselda Zaimit, vajza me emrin Ilda, ka treguar dje pėr mediat se gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės mezi e priste lindjen e fėmijės dhe nė asnjė moment nuk kishte pasur dyshime pėr shtatzėninė e saj. Ajo tregoi se menjėherė pasi ka mėsuar pėr ngjarjen e rėndė nėpėrmjet mediave, ka udhėtuar drejt Kavajės pėr t’i qėndruar pranė asaj dhe familjes pėr atė ēfarė kishte ndodhur. Por, sipas saj, nuk ka arritur tė flasė me Griseldėn, pasi ajo ishte shumė e tronditur nga ajo ēka i kishte ndodhur.ETLEVA DELIA
Mjekėt: Shenja brisku nė damarėt e 28-vjeēares
TIRANE – Mjekėt ligjorė kanė gjetur dje shenja tė njė tentative vetėvrasjeje te shtetasja Griselda Zaimi. Sipas burimeve zyrtare nga Mjekėsia Ligjore dhe nga Policia, mėsohet se tė vetmet shenja qė u konstatuan nė trupin e gruas sė kryebashkiakut tė Kavajės ishin nė njėrin krah, ishin te damarėt, qė sipas mjekėve, ėshtė njė shenjė e vjetėr, qė tregon se ajo mund tė ketė tentuar vetėvrasjen duke prerė damarėt. Mjekėt kanė sqaruar se bėhet fjalė pėr lėndime dhe shenja nė lėkurė tė krijuara tė paktėn njė vit apo mė parė. Varianti i ngritur nga mjekėt ka qenė se shenjat nė fjalė mund tė tregojnė njė tentativė vetėvrasjeje tė ndodhur kohė mė parė.
“Te IKEDA kėrkoi serum pėr helmim”
Mjekėt e klinikės “Ikeda” kanė mbyllur krejt ciklin e dėshmitarėve tė policisė dhe prokurorisė qė mohojnė shtatzėninė e gruas sė kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės. Nė njė deklaratė pėr median, mjekėt e klinikės “Ikeda” kanė mohuar qė Griselda Zaimi (Roshi) tė ketė kryer lindje apo tė jetė paraqitur nė gjendje shtatzėnie. Griselda Roshi mėsohet se ka shkuar nė kėtė klinikė nė orėt e vona pas mesnatės sė tė martės. Sipas hetimeve tė policisė dhe prokurorisė, pasi ėshtė dėrguar nga njė taksist te klinika nė fjalė, 28-vjeēarja ka marrė vetėm njė serum. Ajo, sipas mjekėve, pretendoi se kishte njė helmim nė stomak. Mjeku i klinikės “Ikeda”, Shuaip Beqiri, ka deklaruar dje se 28-vjecarja ishte paraqitur me emrin e rremė Erisa Avnimulaj.
Vajza ishte shtruar nė klinikė e mė pas i ėshtė bėrė vetėm njė serum. Sipas mjekėve, vajza nuk ka qenė shtatzėnė. Gjithė veprimet e kryera nė kėtė klinikė janė dokumentuar dhe filmuar nga kamerat ku nuk ka pasur abort apo lindje tė fėmijės nė asnjė rrethanė.
Roshi shkoi nė dasmė nė Itali pa gruan
TIRANE – Kryetari i Bashkisė sė Kavajės nuk ndodhej nė Shqipėri nė kohėn kur vajza me tė cilėn ai bashkėjetonte prej kohėsh, u paraqit dhe bėri denoncimin tronditės me gjithė kunatin e saj pėr rrėmbim dhe detyrim pėr lindjen e fėmijės. Elvis Roshi, sipas burimeve hetimore, ndodhej prej tė paktėn 2-3 ditėsh nė Itali pėr njė ēėshtje private familjare, pasi ishte i ftuar nė njė dasmė. Ai mėsohet se do tė merrte me vete bashkėshorten e vet, Griselda Roshi, nė kėtė gėzim tė njė tė njohurit tė tij, por duke qenė se ajo po plotėsonte me ditė afatin 9-mujor tė lindjes, ėshtė menduar qė udhėtimi i saj tė mos realizohej pėr shkak tė problemeve qė mund tė shkaktonte fluturimi me avion. Sipas rregullores, nėse gruaja shtatzėnė ka kaluar afatin prej shtatė muajsh, fluturimi me avion nuk kėshillohet pėr shkak tė komplikimeve qė mund tė lindin. Pėr kėtė shkak, Elvis Roshi kishte udhėtuar i vetėm nė Itali prej nga ėshtė kthyer menjėherė ditėn e mėrkurė, pasi mėsoi nga vėllai i tij ngjarjen qė pretendohej se kishte ndodhur me Griselda Roshin.
Ekspertiza: Griselda s’ka qenė asnjėherė shtatzėnė
Instituti i Mjekėsisė Ligjore dhe mė pas materniteti kanė rrėzuar dje njėra pas tjetrės pretendimet e Griselda Zaimit pėr rrėmbim dhe lindje tė fėmijės me detyrim.Nė orėn 09:00, me kėrkesė tė Prokurorisė, gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės, Griselda Roshi, u dėrgua nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nė Tiranė. Aty iu nėnshtrua ekspertizės mjeko-ligjore, tė cilėn dy ditė mė parė e refuzoi. Fillimisht ekspertėt kanė kryer ekzaminimet pėrkatėse pėr tė verifikuar nėse ajo kishte shenja dhune fizike, referuar deklarimeve tė njė dite mė parė pėr goditje me tytė arme etj. Instituti i Mjekėsisė Ligjore ka pohuar dje se nė trupin e 27-vjeēares nuk ėshtė konstatuar asnjė shenjė dhune, duke hedhur poshtė nė kėtė mėnyrė pretendimet e saj pėr rrėmbim.
Tė mėrkurėn, nga shtėpia e bashkėshortit tė saj nė Kavajė, Griselda Zaimi rrėfeu para prokurorėve se personat qė e kishin “rrėmbyer” e kanė goditur me sende tė forta mbrapa koke, tė paktėn tri herė. Goditje qė nė rast se do tė ishin tė vėrteta, do tė kishin lėnė shenjė qė mund tė ekzaminohej lehtėsisht nga mjekėt ligjorė. Gjithashtu, nė pretendimet e saj ajo tregonte se para lindjes sė detyruar i kishin injektuar njė serum. Edhe ky pretendim u hodh poshtė nga mjekėt ligjorė, tė cilėt nuk konstatuan vrimė shiringe nė asnjėrin krah tė saj.
EKSPERTIZA GJINEKOLOGJIKE
Pas pėrfundimit tė ekspertimit mjeko-ligjor pėr zbulimin e shenjave tė dhunės nė trupin e Griselda Zaimit, 28-vjeēarja ėshtė transportuar nga ekipi i Mjekėsisė Ligjore drejt maternitetit “Mbretėresha Geraldinė”. Njė ekip i posaēėm mjekėsh gjinekologė kryen vizitėn dhe ekzaminimin gjine-kologjik, pėr tė vėrtetuar nėse kishte pasur lindje apo abort nga gruaja e re. Atyre iu kėrkua njė akt-ekspertimi nga Prokuroria pėr kėtė verifikim. Pikėrisht pas kėsaj vizite doli dhe e vėrteta e “shtatzėnisė” sė saj, ēka sipas mjekėve, ka qenė njė improvizim. Burime nga stafi i mjekėve thanė se Griselda Zaimi, tė paktėn nė njė hark kohor prej 5 muajsh, nuk ka qenė shtatzėnė dhe nuk ka kryer lindje, as abort. Zyrtarisht, nga Policia e Tiranės thuhet se “ėshtė bėrė ekzaminimi mjeko-ligjor nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore dhe ekzaminim gjine-kologjik nė maternitetin ‘Mbretėresha Geraldinė’, nga ku rezulton se shtetasja Griselda Zajmi nuk ka qenė asnjėherė shtatzėnė”. Specialistėt shpjegojnė se gjatė ekzaminimit nuk ėshtė zbuluar asnjė shenjė lindjeje apo aborti, shenja qė sipas tyre janė tė dukshme nė rast se aborti ndodh pas muajit tė parė tė shtatzėnisė.
Akt-ekspertimi: Griselda nuk lind fėmijė
Siguria absolute e mjekėve pėr faktin se Griselda Roshi kishte sajuar shtatzėninė e saj, ėshtė krijuar dje kur gjatė verifikimeve ėshtė konstatuar me akt-ekspertimi se ajo nuk ėshtė nė gjendje pėr tė lindur fėmijė. Burime nga grupi hetimor kanė thėnė se mjekėt ligjorė, gjatė akt-ekspertimit tė tyre, janė shprehur se 28-vjeēarja ėshtė nė pamundėsi pėr tė lindur fėmijė.
Bashkiaku dorėzon gruan te familja, kėrkon falje publike
Elvis Roshi, kryetar i Bashkisė sė Kavajės, duket se i ka dhėnė fund dje historisė dhe marrėdhėnies sė tij me Griselda Zaimin.Me anė tė njė deklarate pėr median, ai kėrkoi dje ndjesė pėr lajmin e tmerrshėm tė tri ditėve mė parė, qė rezultoi i rremė. Pak minuta pasi gruaja kishte dalė nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, ku edhe vetė kishte pranuar sajimin e ngjarjes, Elvis Rroshi, me ndihmėn e disa miqve tė tij, e ka transportuar Griseldėn drejt shtėpisė sė prindėrve tė saj nė Tiranė. Edhe pasi ka marrė vesh tė vėrtetėn, burime nga grupi hetimor thanė se Rroshi ka kėrkuar pėrkujdesje maksimale ndaj saj dhe kurimin nė rast se vėrtet ajo vuan nga ndonjė depresion, ashtu siē i ėshtė prezantuar situata nga oficerėt e policisė dhe psikologia. Rreth orės 15:30, Elvis Rroshi ėshtė shfaqur nė oborrin e pallatit tė ri ku banon familja e Muhamet Zaimit, me njė fuoristradė tė zezė, i shoqėruar nga bashkėshortja, Griselda Zaimi dhe dy persona tė tjerė. Dėshmitarė qė i kanė parė nė momentin kur zbrisnin nga makina treguan dje se pavarėsisht se nuk debatonin, burrė e grua nuk qėndronin pranė njėri-tjetrit. Pėr disa minuta Elvis Rroshi ėshtė ngjitur bashkė me Griselda Zaimin nė katin e katėrt tė pallatit ku banon familja e saj dhe ka qėndruar vetėm disa momente aty. Mė pas ai ka dalė nga godina e banimit dhe ėshtė larguar pėr tek miqtė e tij. Disa burime, persona tė njohur tė ēiftit, treguan se kryebashkiaku ka vendosur tė ndahet nga 28-vjeēarja pas gjithė historisė qė u sajua nga vetė ajo. Nė njė moment ai ėshtė shprehur se ndjehet i turpėruar nga e gjithė kjo qė ka ndodhur dhe nuk gjen dot shpjegim pėr tė arsyetuar tė gjitha veprimet e tė shoqes nė njė kohė qė ai priste tė bėhej baba, madje me njė djalė.
Reagimi i Roshit
Pas versionit zyrtar tė Prokurorisė, Policisė dhe Mjekėsisė Ligjore pėr trillimin e Griselda Roshit, kryetari i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, pėrmes njė deklarate shpėrndarė pėrmes e mail-it redaksive tė mediave, kėrkoi ndjesė publike. “Nė emėr tė familjes sime, tė babait, nėnės, vėllait, motrės dhe tė afėrmve, si edhe nė emrin tim personal, i kėrkoj ndjesė opinionit publik pėr tmerrin e lajmit tė djeshėm qė sot rezultoi i pavėrtetė. U kėrkoj ndjesė bashkėqytetarėve tė mi kavajas qė ndanė me mua dhe familjen orėt e mia mė tė vėshtira tė jetės duke na ndenjur pranė gjatė kohės kur e vėrteta pėr ne ishte fare tjetėr nga sa doli. U kėrkoj ndjesė tė veēantė miqve tė Partisė Socialiste qė nuk u kursyen nė solidaritetin me familjen time”, shprehet nė deklaratėn e tij Roshi. Gjithashtu ai falėnderon dhe Prokurorinė dhe mjekėt e pėrfshirė nė zbardhjen e ngjarjes. “Ata bėnė gjithēka me shpejtėsi, profesionalizėm dhe mirėsjellje njerėzore. U kėrkoj ndjesė edhe atyre pėr gjithė atė stres. Falėnderoj edhe median pėr vėmendjen e veēantė. Kėrkoj tė na falin pėr mundimin dje tė tė gjithė gazetarėve e kameramanėve qė qėndruan me orė deri natėn nė rrugėn para shtėpisė”, shprehet Roshi. Si kryetar i sapozgjedhur pėr tė drejtuar Bashkinė e Kavajės, Elvis Roshi angazhohet se do t’i shėrbejė kėtij komuniteti me pėrgjegjėsi maksimale. “Ēdo njeri mund ta kuptojė fare mirė gjendjen shumė tė vėshtirė ku unė vetė ndodhem. E vetmja gjė qė premtoj me bindjen mė tė thellė ėshtė angazhimi im maksimal pėr t’u shėrbyer qytetarėve kavajas dhe qytetit tim, me tė cilin ndjehem sot nė njė borxh edhe mė tė madh”, shprehet Roshi nė deklaratėn e tij pėr ndjesė publike.
Ēfarė ėshtė sindromi i shtatzėnisė sė fantazuar
Literatura mjekėsore dhe ligjore njeh konceptin e mashtrimit apo vetėmashtrimit nė shtatzėni. Sipas mjekėve dhe specialistėve, “sindromi i shtatzėnisė histerike” ėshtė i njohur nė praktikė. Pa qenė nė gjendje shtatzėnie, gruaja krijon bindjen te vetja ose te tė tjerėt se ėshtė nė pritje tė njė fėmije. Kjo gjendje shoqėrohet me njė formė halucinacioni. Gruaja stimulon gjendjen e shtatzėnisė dhe pėrjeton njė situatė qė ėshtė krejtėsisht fiktive. Por pse stimulohet shtatzėnia histerike?
Gruaja e pėrjeton kėtė efekt nėn ndikimin e dėshirės dhe tendencės sė lartė pėr tė pasur njė shtatzėni. Shpesh, gra me instinkt tė fortė mėmėsie dhe me dėshirė tė lartė pėr tė pasur njė fėmijė, krijojnė psikologjikisht bindjen se janė shtatzėna. Zakonisht kjo ndodh pas njė momenti tė gjatė dyshimesh dhe pritje pėr tė konfirmuar njė shtatzėni tė mundshme. Kjo situatė ėshtė patologji shėndetėsore dhe rasti kėrkon mjekim dhe kurim. Pėr rastin e ndėrprerjes sė shtatzėnisė, njė abort i pavullnetshėm apo njė rrethanė qė shkakton ndėrprerje tė shtatzėnisė nuk pėrcillet me realizėm nga gruaja. Vijon pėr tė i njėjti pėrjetim i gjendjes sė mbajtjes sė fetusit dhe rritjes sė tij. Edhe ky ėshtė rast qė kėrkon trajtim mjekėsorė pėr tė sjellė nė gjendje normale gruan nėn veprimin e shtatzėnisė me histeri. Parashikohet gjithashtu edhe stimulimi psikologjik i njė mashtrimi. Pėrveē instinktit tė fortė tė mėmėsisė, njė grua nė moshė riprodhimi mund tė pėrjetojė njė shtatzėni histerike edhe pėr shkaqe qė pėrkojnė me ambicien e saj pėr tė pėrdorur shtatzėninė si mjet pėr tė rritur pozitėn sociale e familjare. Ky rast qėndron ndėrmjet sjelljes psikike dhe sjelljes sociale qė shoqėrohet me veprimin e mashtrimit. Gruaja nė gjendjen e sipėrshėnuar vijon tė stimulojė sjellje tė natyrshme tė gruas shtatzėnė, madje mund tė provokojė edhe nga ana fiziologjike sjellje qė pėrkojnė me gjendjen shėndetėsore tė shtatzėnisė.Aranita Brahaj
“Zėri i Popullit”: Po kthehen rrėmbimet e SHIK tė ‘92-’97
Partia Socialiste, pėrmes gazetės sė saj “Zėri i Popullit”, u pėrpoq dje qė ngjarjen me gruan e kryebashkiakut tė Kavajės, tė paraqitur nė variantin e parė tė saj, ta trajtonte politikisht. “ZP” u hap dje me titullin e madh bombastik, “Nė humnerė, rikthehen metodat e rrėmbimeve tė SHIK-ut 1992-1997. Nė shok Kavaja dhe gjithė Shqipėria”. Partia Socialiste u rezervua qė tė bėnte deklarata politike ndaj kėsaj ngjarjeje. Mbrėmjen e sė mėrkurės, kreu socialist, Rama, me bashkėshorten e tij, Linda, por dhe njė grup prej mbi 20 deputetėsh dhe grash deputete, ishin nė mbėshtetje tė familjes sė Elvis Roshit, por si rrallė ndonjėherė nė raste tė tilla tė rėnda, nuk ėshtė bėrė asnjė deklaratė nga eksponentėt e saj. Por nė mėngjes, kur njė pjesė e historisė filloi tė sqarohej, gazeta “ZP” doli me qėndrim politik ndaj kėsaj ngjarjeje.
Zbulohet e-maili i Veliajt pėr ambasadorėt: Kanė rrėmbyer gruan e Roshit
Anėtari i Asamblesė sė PS-sė, Erion Veliaj, i ka informuar dje ambasadorėt nė Tiranė se gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės ėshtė rrėmbyer dhe i ėshtė marrė peng fėmija. Nėpėrmjet njė e-mail-i, Veliaj ka pėrshkruar nė anglisht ngjarjen me nota politike, duke pėrmendur edhe kėrcėnimet gjatė fushatės pėr kandidatin e PS nė Kavajė. Veliaj ka paralajmėruar edhe njė reagim tė Ramės pėr ngjarjen, por qė pas vizitės nė shtėpinė e Roshit mund tė jetė anuluar. Mė poshtė po botojmė tekstin e plotė tė e-mail-it tė Erion Veliajt.
Miq,
Njė lajm i trishtuar na ka shokuar tė gjithėve ne nė PS. Natėn e kaluar, gruaja shtatzėnė e kryetarit tė sapozgjedhur tė Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi, u rrėmbye nė njė qendėr tregtare nė Tiranė. Pasi ėshtė keqtrajtuar barbarisht nga rrėmbyesit, ajo ėshtė dėrguar nė njė vend tė panjohur, ku i kanė hequr fėmijėn. Nė orėn 4 tė mėngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi ėshtė lėnė afėr shtėpisė sė saj nė Kavajė (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjė njoftim nga policia. Kavaja ka qenė zona elektorale ku ėshtė zgjedhur Berisha deputet pėr 20 vjet. Socialistėt fituan nė Kavajė pėr herė tė parė mė 8 maj, dhe kjo ėshtė konsideruar si fitorja mė simbolike e zgjedhjeve. Gjatė fushatės elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanė marrė kėrcėnime pėr shkak tė garimit tė tij pėr postin e kreut tė Bashkisė. Kreu i PS, Edi Rama, do tė lėshojė njė deklaratė shtypi pas njė ore…
…Duke pasur parasysh rrethanat shumė tė rėnda tė situatės nė Kavajė, ky njoftim do tė jetė i shkurtėr dhe mė tepėr informacion politik do t’ju japim nesėr.
Faleminderit
Erion
Panorama
Kjo trapja u arratis la familjen femije ,nene,baba,burre per dashuriēka te jashtme
e kur ne ēfare vitesh ..nuk rri dot pa shku ne tirane me shume se 6 muaj te shoh ato /a qe kam atje ,imagjino te rrija gjith jeten....e kjo e ka bere ,e ne te njejten kohe shkruante ca romane medioker qe te perzihen zorret ...nuk na lente dhe pa pershkruar se si bente seks dhe sa here e bente ...
e punto nero punto nerokush ben analisten ...
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Ti more karafil, do jesh mesuar qe te terheqin prej hunde, apo te terheqesh te tjere prej hunde. Ne ne forum nuk e bejme kete gje, por pasqyrojme lajmin nga te gjitha burimet, dhe titullin e temes e mbajme qe te pershkruaje sa me qarte e sa me drejt lajmin.
E bejme kete gje pasi nuk jemi ne biznesin e "mashtrimit" te publikut, jemi ne biznesin e fitimit te besimit te vizitoreve tane nga mbare bota, fale informacionit te bollshem e te vertete.
Perpara se te dilte nje prokurore e nje zedhenese e policise te shpallte se lajmi eshte trillim e i paqene, kjo u be ne forumin shqiptar ne kete teme.
Prandaj boll "na dhe mend", meso prej forumit dhe atyre qe shkruajne ketu, se nuk kane interest tjeter pervecse te shpehin lirshem ate qe mendojne.
Albo
Krijoni Kontakt