
Postuar mė parė nga
MaDaBeR
Tani mere kte shkrimin, edhe lexoja sateme, sat motre, sat kusherire etj etj. Ose me thuaj ku je e ku i ke e te vij te ta lexoj une ty edhe atyre qe te thashe me lart.
I dėnuari pėr trafik droge, kandidat pėr Kryebashkiak i PS nė Kavajė
Kryesocialisti Edi Rama kandidon pėr kryetar Bashkie nė qytetin e Kavajės Elvis Roshin, qė ėshtė njė person me precedent penalė, i cili gjatė viteve 1997-2000 ka kryer dėnimin me burg pėr trafik droge nė shtetin e Zvicrės.
Pa ndonjė tė shkuar si anėtar i Partisė Socialiste nė qytetin e Kavajės, kandidati i "Aleancės pėr tė Ardhmen" ėshtė zgjedhja personale e kryesocialistit Edi Rama. Roshi njihet nga tė gjithė nė Kavajė pėr lidhjet e tij me trafikun e drogės. Ai deklaron nėpėr qytet se ka njė pasuri qė i kalon 4 milionė eurot dhe me paratė e fituara nga trafiku i drogės ka ngritur nė qendėr tė qytetit tė Kavajės edhe njė hotel.
I kushtėzuar nga kriteri i vendosur nga vetė ai pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve tė cilėt do tė ofronin shumėn mė tė lartė pėr tė qenė pjesė e listave tė PS-sė nė zgjedhjet vendore tė 8 majit, Edi Rama ofron si rrugė tė vetme pėr qytetarėt e Kavajės njė kandidat pa lidhje politike, por tė dėnuar nga drejtėsia ndėrkombėtare pėr trafik droge. Fakti qė kandidati i opozitės pėr Bashkinė e Kavajės Elvis Roshi, ka kryer dėnimin me burg pėr trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanė konfirmuar burime zyrtare tė drejtėsisė zvicerane. "Kam qenė emigrant pėr shumė vite, sa herė kthehesha nė qytetin tim ndjeja keqardhje pėr Kavajėn dhe tė gjithė familjarėt apo miqtė e mi qė jetonin nė njė qytet tė harruar", ėshtė shprehur Roshi nė njė intervistė i pyetur pėr arsyet e tij tė kandidimit pėr Bashkinė e Kavajės. Por ajo qė ai nuk i ka shpjeguar banorėve tė kėtij qyteti ėshtė jeta e tij si emigrant dhe aktiviteti i tij gjatė atyre viteve, pėrgjigjen e tė cilės e ka dhėnė drejtėsia zvicerane.
Ėshtė e kuptueshme se pėrse Rama ka selektuar pikėrisht kėtė person pėr tė kandiduar pėr Bashkinė e Kavajės. Nga stafi i kandidatit tė PS deklarojnė se shuma e dhėnė prej Roshit pėr tė kandiduar pėr siglėn e PS ka arritur shifrėn e disa qindra mijėra eurove. Kjo duket se e ka joshur Ramėn, qė ai tė pranojė kandidimin e Roshit. Nuk ėshtė rasti i parė qė Rama pėrdor mėnyra tė tilla pėr tė vendosur kandidatėt pėr kryetarė tė bashkive dhe komunave.
Janė edhe njė sėrė rastesh tė tjera tė pėrzgjedhjes sė kandidaturave si nė rastin e Kavajės, tė cilat do tė zbardhen gjatė ditėve tė ardhshme pėr tė kuptuar mekanizmin me tė cilin funksionon kreu i PS. Pėrmes njerėzve tė tillė si kandidati i Kavajės, Rama synon qė nė zgjedhje tė ndjekė taktikėn e blerjes sė votave me paratė e pista tė drogės, por edhe organizmin e paramilitarėve nė rastin e bllokimit dhe prishjes sė zgjedhjeve.
Kjo ėshtė njė skemė tė cilėn Rama e ka ndjekur edhe nė pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr deputetė. Dihet tani se grupi i miliarderėve deputetė janė ata qė financuan edhe grushtin e dėshtuar tė shtetit mė 21 janar. Tashmė e njėjta skemė e pėrdorur nė zgjedhjet parlamentare po funksionon nga Rama edhe nė zgjedhjet lokale.
Kjo mėnyrė e pėrzgjedhjes sė kandidatėve nga Rama ka ngjallur njė reaksion nė strukturat e PS, e nė rastin konkret nė ato tė Kavajės. Njerėz qė kanė kontribuar pėr vite nė strukturat e kėsaj partie ndjehen jo vetėm tė mėnjanuar, por edhe tė tradhtuar nė idealet e tyre. Degradimi i PS nė njė parti trafikantėsh droge ėshtė njė kosto mjaft e lartė pėr kėtė parti jo vetėm pėr tė sotmen, por edhe pėr tė ardhmen.
Rama nuk mund tė justifikohet se nuk e ka ditur se kandidati i tij nė Kavajė ka qenė njė i dėnuar nga drejtėsisa zvicerane pėr trafik droge, pasi ai thjesht ka menduar se njė gjė e tillė nuk do tė zbulohej nga media. Kandidatė tė tillė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me vlerat e politikės. Ata po kėrkojnė me ēdo kusht pushtetin politik pėr tė pastruar paratė e trafiqeve. Nė asnjė vend nuk gjen njė rast tė ngjashėm qė njė trafikant droge tė kandidojė pėr siglėn e njė partie, sepse nė asnjė rast njerėz tė tillė nuk kanė vizion pėr t'i shėrbyer qytetarėve. Vizioni i tyre ėshtė ai i pasurimit tė vetes dhe bosėve tė tyre tė cilėve i kryejnė shėrbimet, nė rastin konkret tė Ramės.
Autori: Kreshnik MERSINLLARI
Krijoni Kontakt