Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thirsty : 02-06-2011 mė 23:51
We never really grow up, we only learn how to act in public.
Kjo ėshtė njė nga ato shprehje me tė cilėn shqiptarėt pėrgjatė gjysėm shekullit tė diktaturės i etiketonin njerėzit e Sigurimit famėkeq tė Shtetit, qė pėr tė shpikur kundėrshtarė, pėr t'i vrarė dhe dėnuar ata bėnin gjithēka. E kush e kishte menduar se ajo proverb do tė ishte shumė mė jetėgjatė nga koha dhe rrethanat qė e prodhuan. Askujt nuk i kishte shkuar ndėrmend se do tė ishte po aq aktuale sot, madje duke e tejkaluar veten. Me ngjarjen e Kavajės kjo shprehje mund tė quhet e mangėt, sepse dy ditė mė parė nuk kishte as "kopil" dhe ai u sajua nė funksion tė qėllimit politik pėr t'ia lėnė nė derė kundėrshtarit-armik tė partisė.
Imagjinata njerėzore nuk kishte arritur deri nė kėtė pikė. Ėshtė jashtė ēdo pėrfytyrimi njė monstruozitet i tillė. I hartuar me detaje nga mendje tė ftohta, u vu nė zbatim nė mėnyrėn jo mė perfekte tė mundshme. Ēaloi jo tek autorėt e planit, por tek mėnyra se si ai u zbatua.
Faktori qė nuk ishte llogaritur nė kėtė mes, ishte efektshmėria e policisė. Hartuesit e planit nuk e kishin menduar se kjo forcė policore do tė ishte e aftė tė zbardhte ēdo detaj tė ngjarjes. Pėrpjekja pėr tė devijuar hetimin dėshtoi. Policia Hetimore sė bashku me Mjekėsinė Ligjore, Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda dėshmuan nė kėtė rast se kanė arritur standardet mė tė larta. Profesionalizmi i tyre arriti tė triumfojė mbi kalkulimet politike tė njė bande. A mund tė imagjinohet se ēfarė do tė mund tė ndodhte sikur institucionet e luftės ndaj krimit tė kishin dėshtuar nė kėtė rast?
I gatshėm pėr tė pėrfituar ishte "xhindi" i fatkeqėsive. Ai pėr kėtė ka ardhur nė kėtė botė tė politikės. Tė mėrkurėn nė mbrėmje shkoi menjėherė nė vendin ku ishte pėrgatitur plani. Pėr t'i dhėnė ngjyra sa mė emocionale kishte marrė nė krah edhe bashkėshorten e radhės. Jashtė qėndronin njė gardh i madh deputetėsh. Ishte bėrė gati tė ulėriste, por e mbajti ulėrimin, pasi mėsoi se diēka nuk kishte shkuar sipas planit. U anulua konferenca e shtypit, ndėrsa nuk u anulua lajmi pėr mediat qė ka nėn kontroll. Ato duhet tė hapeshin domosdoshmėrisht me autorin kryesor tė ngjarjes "horror".
Pėrgjegjėsi kryesor duhet tė ishte as mė shumė e as mė pak Kryeministri i vendit. "Fajin e ka Saliu" tingėllonte kėsaj rradhe mė e fortė se kurrė, dhe e vetmja rrugė shpėtimi, me reale se kurrė pėr njerėzit e kėtij vendi, mbetej Rama. Sfondi po ashtu ishte i qartė. Kryeministri kishte humbur bastionin e tij politik nė garėn lokale, pasi kandidati fitues i zgjedhjeve nė Kavajė ishte i PS. Tani njerėzit duhet tė shikonin se si hakmerrej Kryeministri ndaj atyre njerėzve qė fitonin me votė tė lirė.
Ndaj plani ishte aq i hatashėm, aq ēnjerėzor dhe aq i pėrbindshėm pėr mendjet normale tė kėtij vendi. Duhej demonizuar sa mė shumė pėrgjegjėsi i pėrcaktuar i "pengmarrjes" imagjinare dhe nė funksion tė kėsaj, skema e krimit duhet tė ishte ndėr mė tė rėndat qė kishte prodhuar ndonjėherė imagjinata njerėzore. Vetėm kėshtu mund tė ngrihej temperatura deri nė vlim tek njerėzit normalė. Vetėm nė kėtė mėnyrė bėhej nxemja, papėrgatitja pėr ēdo reagim tė mundshėm tė ashpėr dhe radikal, nė funksion tė vendimit qė do tė japė sot Kolegji Zgjedhor pėr Tiranėn. Njė skenar pak a shumė i ngjashėm me atė qė prodhoi 21 janari, veēse shumė herė mė i rėndė, sepse kėsaj here vendimi qė do tė japė Kolegji ėshtė shumė herė mė i rėndėsishėm se konteksti politik i 21 janarit, qė ishte preludi i fushatės elektorale tė 8 majit pėr Ramėn.
Fatmirėsisht, sot jemi nė kushte tė ndryshme nga ato qė ishin supozuar. Ėshtė dėmtuar edhe njė herė tjetėr imazhi i vendit, por dhe ai i shqiptarėve nė tėrėsi. Me dhjetėra media tė huaja qė nuk kishin dėgjuar ndonjėherė pėr njė monstruozitet tė tillė, e vendosėn ngjarjen e Kavajės nė krye tė lajmeve tė tyre. Bota sėrish u gėnjye, pasi ajo nuk ka kohė pėr tė gjetur se ku fle monstra e vėrtetė. Pėr ta, tė gjithė janė shqiptarė.
Ndodhi si nė rastin e orės sė Presidentit Bush. Historia pėrsėritet, duke pasur nė qendėr tė saj tė njėjtėn monstėr politike. Edhe atėherė imazhi i vendit ra thuajse pėrtokė dhe sajesa erdhi nga zyra e tė njėjtės qenie qė kalkulon vetėm monstruozitete. Shqiptarėt nuk u shfaqėn nė media si njerėzit qė ishin zgjedhur pėr t'u vizituar nga Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, por u shfaqėn si hajdutė, pasi kėshtu ishte shpėrndarė video, nga mediat e kontrolluara nga monstra politike qė drejton PS.
Sot, jemi nė kushte shumė herė mė tė ndryshme se atėhere. Nėse deri pesė vite mė parė kishim vetėm njė monstėr, tani jemi dėshmitarė dhe po shohim se si ky pėrbindėsh politik ėshtė shtuar me kėlyshėt e vet. Ata po shtohen dita-ditės. Kanė tė njėjtin dimension, tė njėjtėn prerje dhe tė njėjtin pasion pėr t'i shėrbyer tė keqes me tė keqe. Shikojeni se si e kaluan dje turpin mė tė madh tė kėtij shekulli. Kėlyshi i monstrės doli publikisht dhe pranoi se kishte sajuar gjithēka, dhe mė tej tregoi devotshmėri pėr t'i shėrbyer popullit tė Kavajės. Ai nuk tėrhiqet nga politika, sepse as ati i kėsaj pjelle nuk u tėrhoq nga politika pas gėnjeshtrės botėrore me vjedhjen e orės sė Bushit, pėrkundrazi qėndroi nė tė njėjtin istikam pa shfaqur asnjė shenjė pendese.
Kėlyshi bėri vetėm detyrėn dhe ndoqi pikė pėr pikė monstrėn e vet. Nėse do tė kishte dalė "djalė", ai do tė ishte hero, dhe monstra do tė ishte duke pėrgatitur sot demonstratėn e radhės, data e sė cilės, natyrisht qė duhet tė ishte pas verdiktit final tė institucioneve pėr Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės. Policia i ka hequr nga dora njė rast tė madh pėr tė nxjerrė njerėz tė revoltuar nė rrugė me preteksin e kopilit tė humbur tė Kavajės, por qė pėrfitimet do t'i shkonin kopilit qė synon Bashkinė e Tiranės.
Rama nuk do tė mundet t'i shpėtojė pėrgjegjėsisė pėr kėtė kanibalizėm, jo vote, por njerėzor. Ai ėshtė i implikuar personalisht nė kėtė plan dhe dy detaje qė e forcojnė akoma mė shumė rolin e tij janė; mėnyra se si u servir lajmi nė mediat qė janė nė pronėsi tė tij, dhe e dyta, qendresa e deputetėve tė tij pėr tė mos lejuar qė Mjekėsia Ligjore tė bėnte ekspertizėn e personit qė mashtroi.
Si ēdo e keqe qė ka tė mirėn e vet, edhe kjo e keqe ka tė mirėn e saj. Shoqėria ka reaguar. Madje shumė fort. Mjafton tė shikoje faqet sociale nė internet pėr tė kuptuar se si demonizohej autori i kėtyre monstruoziteteve. Ishin reagime qė kalonin ēdo normalitet nė tė shprehur. Nė ato mesazhe lexohej njė gjuhė e urrejtjes jashtė ēdo limiti dhe gati-gati e frikshme, qė ishte gati tė shpėrthente dhe tė pėrpinte njeriun-monstėr. Urrejtja nuk ėshtė aspak shenjė e mirė, por ajo ėshtė e brendshme dhe emocionale. Moralizmat pėrballė saj ngjajnė si njė dogmė e vjetėruar dhe nuk hyjnė nė punė.
Shtypi
ku e more kte shkrim e kush e ka shkruar..
bravo shkruesi..
ne shenj u ka rene..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-06-2011 mė 01:42
konkluzioni..
'
kini kujdes nga industria shpifse e selise roze..
ne redaksi ose drejtori.. ose ne zyren e sajim-mashtrimit.. te kesaj industrie punojne profesore qe kan studiuar mire gjithe ustallikun e demagogjise qe nga inkuizicionin.. makiavelizmi... stalinoizma.. gebels-oizma... enver-zp-izmen.. (pran tij kan sherbyer) e plot e plot doktrina e mjeshtra te mashtrimit..
pra mashtrimi ka arritur kulme e sofistikime qe mendja jon e varfer nuk mund ti kape..
por qe te jemi imun.. nga kjo industri..mjafton nje lloj profilaksie e thjeshte..
MO (MOS) i Dil o milet.. Edvinos ne bulevard..
kaq..
lere m.utin me gjith mu.ta e m.utesha tjera vetem atje ku planifikojn maSAKREN E RADHES..
sot flet kolegji..
mundet qe topi plus milionat e mafies te ken.. blere kolegjin e tja japin edvinos bashkine..
por mundet dhe te jen te drejte e ti japin bashes bashkine ..
po ja dhan bashes edvini do bej revolucion..
pretekset i gjen..
falangat i ka te gatshme..
cfar duhet te bejme..
sic e thash.. te mos ja shtojme falangat me hajvane te mashtruar..
kaq..
TIRANĖ- Historia e rrėmbimit tė njė gruaje shtatzėnė, detyrimit pėr tė lindur dhe zhdukjes sė foshnjės, e cila tronditi dy ditė mė parė tė gjithė Shqipėrinė ka plasur dje si njė flluskė sapuni. Gruaja nuk ka qenė kurrė shtatzėnė dhe pėr nėntė muaj me radhė ajo ka mashtruar, duket nga deshira e fortė pėr ti dhėnė njė djalė bashkėshortit tė saj, Elvisit.
Prokuroria pėr Krime tė Rėnda nė kryeqytet, me ndihmėn e ekspertėve tė Mjekėsisė Ligjore dhe mjekėve specialist tė Maternitetit "Mbretėresha Geraldin" kanė konfirmuar dje sajesėn e 27 vjeēares Griselda Zaimi. Pėrveē ndihmės sė specialistėve tė fushės sė gjinekologjisė, institucioni i akuzės ka arritur tė siguroi disa prova materiale, qė
provojnė se pretendimet e vajzės nė denoncimin e saj nuk qėndrojnė.
E ndodhur nė kėto kushte tė rėnda psikologjike dhe tė tronditjes sė thellė, vetė 27 vjeēarja Zaimi ka pranuar tė rrėfej tė vėrtetėn, pas 24 orėve tension dhe ankth mbarėkombėtar. Sipas saj, gjithēka kishte bėrė pėr tė forcuar lidhjen me Elvisin (zyrtarisht nuk egzistojnė tė martuar, megjithėse kishin kohė qė bashkėjetonin).
Me frikėn e ndarjes, pasi kishte konstatuar me ndihmėn e disa analizave mjekėsore se nuk mund tė lind fėmijė pėr shkak tė problemeve shėndetėsore, vajza 27 vjeēare, duke shfrytėzuar edhe prezencėn e pakėt nė shtėpi tė Rroshit muajt e fundit, kishte vendosur tė shtiret sikur ishte shtatzėnė.
Madje pėr ta bėrė historinė mė tė besueshme, Griselda vendoste mbushje
poshtė rrobave (jastėk) dhe kishte nisur njė dietė intensive qė tė shėndoshej nė tė gjithė
trupin. Dhe nė kėtė mėnyrė historia e saj ishte besuar nga tė gjithė. Pak ditė mė parė, kreu i sapo zgjedhur i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi kishte udhėtuar pėr nė Itali ku do merrte pjesė nė njė gėzim familjar (dasmė).
Gjatė kėsaj kohe, vajza kishte shkuar tek prindėrit e saj nė Tiranė, konkretisht nė banesėn qė ndodhej nė rrugėn "Qemal Stafa". Sipas deklarimeve tė vetė 27 vjeēares, ditėn e premte ishte koha e lindjes sė fėmijės. Por, meqenėse fėmija nuk ekzistonte dhe
dita e premte po afronte, e reja ka pėsuar njė tronditje psikike nė pamundėsi pėr tė gjetur zgjidhje.
Tre ditė mė parė, konkretisht tė martėn e kaluar, aty rreth orės 19:15 minuta pasi ishte ndarė nga kunati dhe mikesha e tij nė afėrsi tė qendrės tregtare "Kristal" kishte
blerė njė thikė dhe mė pas i kishte kėrkuar njė taksisti qė ta shpinte nė njė nga hotelet
qė ndodhet pranė stadiumit "Selman Stermasi", nė Tiranė.
Prokuroria konfirmoi se pasi kishte zėnė njė dhomė, vajza ka tentuar tė kryejė vetėvrasje, me prerje tė venave tė dorės apo edhe me tentim varje. Por, mungesa
e guximit ka bėrė qė nė kushtet e rėnda psikike, tė sajoj historinė e mashtrimit. Aty rreth orės 02:00 pas mesnatės, ka zbritur nė hollin e hotelit duke i kėrkuar recepsionistes gjetjen e njė taksie pasi nuk ndihej mirė.
Nga hoteli me ndihmėn e taksisė ka zbritur para klinikės private qė ndodhet nė rrugėn "Kongresi i Manastirit", ku ka marr njė serum dhe mė pas po me ndihmėn e njė
taksisti ka marrė rrugėn drejt Kavajės. Nė ora 3:45 minuta ka mbėrritur nė banesėn e
Roshit, ku nė mėngjes ka lajmėruar kunatin e saj shtetasin Sajmir Roshi, duke i rrėfyer
"mashtrimin" e rrėmbimit. Nė kėto kushte Sajmir Roshi ka denoncuar nė polici, ku kanė nisur hetimet pėr tė zbardhur ngjarjen.
shekulli
Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.
Shqiptar me ne fund duhet te bindeni se deri ku mund te shkoi shizofrenia e socialisteve,rasti i gruas eshte rast per te ardhur keq ,sepse jam i bindur kjo grua ka probleme psiqike,por a eshte e domosdoshme qe kete rast ta perdorte edvin kristaqi i cili u tregua hiq me i mire se kjo grua,pra tregoi se ka probleme psiqike edhe edvin rama.
Ani ai kastraveci me emrin braqe thirri menjeher popullin ne protest sepse kete grua gjithmon sipas tij e paskan kidnapu njerzit e berishes per me keq edhe femiun e paskan nxjerr nga barku i nenes.
Kete metod braqe e ka mesu nga dik marti i cili na akuzon se kemi nxjerr organe dhe kemi shit.
Tani edvin rama nese ka dy gisht ftyr e as ato nuk i ka eshte dashte qe nga kavaja te mos kethehet fare ne tiran te shkoi e te mbytet ne deti bashk me zagaret e tij,por mire ka ber qe nuk e ka ndot as detin se ku do kalonim pushimet pastaj.
Po kur nuk shkon fare te mjeku cfare ndodh ??? Nuk kam degjuar ndonjehere mungese cikli 9 muaj, pervec menopauses, ti ke degjuar/pare ??? Po ku e polli femijen kur mjeku nates tek klinika Ikeda thote qe i beme serum per shkak se tha qe kishte pasur te vjella.
Normalisht ke mendimet e tua dhe nuk je e detyruar te lexosh cfare thone te tjeret. Por ky eshte Forum, ndersa ti me duket se e ngaterron me nje blog privat ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Vet Elvis Roshi me precedent penal, ka kryer dy vjet burg nė Zvicėr pėr trafik droge
Kryetari i ri i Bashkisė sė Kavajės, Elvis Roshi ėshtė njė person me precedent penal, i cili gjatė viteve 1997-2000 ka kryer dėnimin me burg pėr trafik droge nė shtetin e Zvicrės. Pa ndonjė tė shkuar si anėtar i Partisė Socialiste nė qytetin e Kavajės, Roshi, i kandiduar nga koalicioni i "Aleancės pėr tė Ardhmen" ėshtė zgjedhja personale e kryesocialistit Edi Rama. Ai njihet nga tė gjithė nė Kavajė pėr lidhjet e tij me trafikun e drogės. Ai deklaron nėpėr qytet se ka njė pasuri qė i kalon 4 milionė eurot dhe me paratė e fituara nga trafiku i drogės ka ngritur nė qendėr tė qytetit tė Kavajės edhe njė hotel.
I kushtėzuar nga kriteri i vendosur nga vetė ai pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve tė cilėt do ti ofronin shumėn mė tė lartė pėr tė qenė pjesė e listave tė PS-sė nė zgjedhjet vendore tė 8 majit, Edi Rama ofroi si rrugė tė vetme pėr qytetarėt e Kavajės njė kandidat pa lidhje politike, por tė dėnuar nga drejtėsia ndėrkombėtare pėr trafik droge. Fakti qė kandidati i opozitės pėr Bashkinė e Kavajės Elvis Roshi, ka kryer dėnimin me burg pėr trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanė konfirmuar burime zyrtare tė drejtėsisė zvicerane. "Kam qenė emigrant pėr shumė vite, sa herė kthehesha nė qytetin tim ndjeja keqardhje pėr Kavajėn dhe tė gjithė familjarėt apo miqtė e mi qė jetonin nė njė qytet tė harruar", ėshtė shprehur Roshi nė njė intervistė i pyetur pėr arsyet e tij tė kandidimit pėr Bashkinė e Kavajės. Por ajo qė ai nuk i ka shpjeguar banorėve tė kėtij qyteti ėshtė jeta e tij si emigrant dhe aktiviteti i tij gjatė atyre viteve, pėrgjigjen e tė cilės e ka dhėnė drejtėsia zvicerane.
Ėshtė e kuptueshme se pėrse Rama ka selektuar pikėrisht kėtė person pėr tė kandiduar pėr Bashkinė e Kavajės. Nga stafi i kandidatit tė PS kanė deklaruar se shuma e dhėnė prej Roshit pėr tė kandiduar pėr siglėn e PS ka arritur shifrėn e disa qindra mijėra eurove. Kjo duket se e ka joshur Ramėn, qė ai tė pranojė kandidimin e Roshit. Nuk ėshtė rasti i parė qė Rama pėrdor mėnyra tė tilla pėr tė vendosur kandidatėt pėr kryetarė tė bashkive dhe komunave.
http://www.rilindjademokratike.com/R...ka.htm#Autorėt e planit tė pengmarrjes nuk kishin menduar se Policia do tė zbardhte ēdo detaj tė ngjarjes
Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.
Vetem Shekulli thote qe ka tentuar vetevrasje. Vetem Shekullit i paska dhene Prokuroria kete "lakjm ekskluziv" ...Postuar mė parė nga SHEKULLI
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Krijoni Kontakt