Nuk e di sa eshte zbardh kjo ngjarje, po nese te gjitha detajet qendrojne eshte makaber....
Por, sipas NOA, se fundi po thuhet se ka pas qene sajese..??
---------------------------------
Horror nė Kavajė, apo film horror “i xhiruar”
Transmetuar me: e Mėrkurė, 1 Qershor 2011 23:23
Rrėmbimi i Griselda Rroshit, ngjarja horror ishte njė sajesė? Prokuroria dhe Policia pritet tė dalin zyrtarisht me rezultatet e hetimit
Tiranė, 1 Qershor 2011 NOA – Ajo qė u denoncua tė kishte ndodhur nė Tiranė dhe qė sot mbajti ngėrthyer mediat gjatė gjithė ditės, sipas zbardhjes sė tė dhėnave mė tė fundit tė hetimit, dyshohet se ishte njė sajesė.
Burimet nga prokuroria dhe policia i konfirmuan agjencisė NOA se kanė gjetur dhe shoqėruar njė taksist i cili ka pranuar se me vullnet tė lirė, ėshtė shoqėruar nė klinikė mjekėsore Griselda Rroshi, me kėrkesėn e saj.
Po ashtu hetuesit kanė zbuluar edhe klinikėn ku ėshtė bėrė lindja e fėmijės nga 28-vjeēarja, sipas hetimeve, pa asnjė detyrim.
Klinika mjekėsore gjendet pranė Maternitetit tė Ri tek vendi i quajtur “Bėrryli” nė Tiranė.
***
Griselda Rroshi denoncoi se ishte rrėmbyer dhe mė pas ishte detyruar tė lindte fėmijėn e saj dhe ishte flakur nė rrugė e pėrgjakur.
Dėshmia e pretenduar iu dha prokurorėve tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Ky organ ka kryer sot gjatė gjithė ditės hetime intensive.
Dhe ka marrė nė pyetje tėrė ditėn Griselda Rroshin pėr tė zbardhur sa mė shumė detajet e ngjarjes.
E deri tani, disa versione janė dhėnė nga Griselda Rroshi mbi ngjarjen horror qė ajo pretendon.
Gjasat e deritashme ishin se versionet e ndryshme vinin pėr shkak tė tronditjes psikike, por burime nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda dhe Drejtoria e Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur mbrėmjen e sotme se po hetojnė intensivisht mbi denoncimin dhe se po hetojnė edhe pistėn e mundshme tė sajesės sė ngjarjes.
Dyshimet e hetimit janė se gruaja ka kryer lindjen nė njė klinikė private dhe mė tej ka precipituar nė njė denoncim tė paqartė.
Pritet qė brenda natės sė sotme tė dilet me njė deklaratė zyrtare nga organet qė janė pėrfshirė nė kėtė hetim.
***
Ditėn e sotme nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda doli lajmi se Griselda Rroshi, gruaja e kryetarit tė Bashkisė sė Kavajės, Elvis Rroshi i sapozgjedhur nė kėtė detyrė i propozuar dhe mbėshtetur nga Partia Socialiste, kishte bėrė njė denoncim.
Griselda thoshte sipas prokurorisė, se nė orėn 21.15 tė sė Hėnės 31 maj 2011 kishte mbėrritur nė Tiranė ku edhe kishte kėrkuar tė merrte njė taksi dhe nė ato momente ėshtė marrė me dhunė nga tre persona me njė makinė me xhama tė errėt tė cilėt sipas saj e kanė qėlluar me tytė Kallashnikovi.
Mė tej e kanė futur sipas saj nė njė ambient tė errėt ku edhe i kanė bėrė injeksion dhe mandej i kanė nxjerrė fėmijėn nė njė lindje tė detyruar dhe mė pas e kanė marrė ndėrsa ishte nė gjendje pa ndjenja dhe me njė makinė e kanė ēuar nė Kavajė ku 50 metra larg shtėpisė e kanė flakur nė rrugė ndėrsa kishte qenė e pėrgjakur nga hemorragjia e ndodhur dhe i ishin veshur rroba tė reja.
Tė gjitha kėto pretendime tė ngritura nga denoncuesja, janė nėn hetim e sipėr nga prokuroria dhe policia, por krahas tyre po hetohet dhe pista e sajesės dhe lindjes sė fėmijės me dėshirėn e saj nė njė klinikė private dhe mė tej largimit tė saj nė vendbanimin nė Kavajė.
***
Sakaq kryetari i PS ishte sot nė Kavajė dhe qėndroi nė banesėn ku ndodhet familja e 28 vjeēares Griselda Rroshi. Pasi doli qė andej duke iu drejtuar Tiranės, Edi Rama refuzoi tė fliste me mediat.
Edhe shumė deputetė socialistė shkuan nė banesėn e Griselda Rroshit.
e.t/NOA
Krijoni Kontakt