-
Sytė dhe kujdesi ndaj tyre!
Syri, pa dyshim, ėshtė organi mė i rėndėsishėm i trupit, me tė cilin njohim
botėn, dallojmė e shijojmė ngjyrat dhe lexojmė shenjat e shkronjat.
Pjesėt e syrit
Kornea. - gjendet nė majėn e syrit. Nėpėrmjet saj u nėnshtrohen dritės edhe fotografitė qė vijnė nė shikimin drejt retinės.
Shtresa e parė e syrit. - ėshtė shtresė e tejdukshme nė formė gjysmė topi, e pėrbėrė nga disa shtresa indesh. Ajo nuk ka enė gjaku, gjė qė e bėn tė tejdukshme dhe nėpėrmjet saj tė kalojnė rrezet e dritės.
Irisi. pjesa me ngjyrė e syrit, e cila pėrbėhet nga kapilare gjaku dhe fije muskulore. Ajo e kontrollon sasinė e dritės qė depėrton nė sy, nėpėrmjet zgjerimit dhe ngushtimit tė bebzės sė syrit nė dritė tė fortė bebėza ngushtohet, ndėrsa nė errėsirė ajo zgjerohet.
Bebėza. - pjesė e syrit nėpėrmjet tė cilės kalojnė rrezet e dritės.
Objektivi - gjendet pas irisit. Detyra kryesore e irisit ėshtė thyerja e figurave qė ato tė arrijnė mė lehtė nė retinėn e syrit.
Thjerrėza. - bėn thyerjen e dritės dhe i fokuson dhe drejton rrezet e dritės nė retinė. Thjerrėza mundėson drejtim tė saktė tė dritės. Tek sytė e shėndetshėm thjerrėza mund ta ndryshoj formėn e saj dhe tė mundėsoj shikim tė qartė, nė varėsi tė largėsisė sė objektit qė shihet.
Retina. - gjendet nė dy tė tretat e pasme tė syrit dhe mundėson fushė tė gjerė shikimi. Pėr shikim tė qartė rrezet e dritės duhet tė pėrfundojnė nė retinė. Nėse ato do tė pėrfundojnė para ose pas retinės (shkurtpamėsi ose largpamėsi), atėherė kemi tė bėjmė me shikim tė mjegulluar. Retina pėrmban fotoreceptues tė shumtė (qeliza qė e pranojnė dritėn) dhe elemente tė tjera, tė cilat e shndėrrojnė dritėn nė sinjale elektrike dhe i dėrgojnė nė tru nėpėrmjet nervit tė shikimit.
Nervi optik. - gjendet menjėherė pas retinės. Ai bėn bartjen e figurave qė i shikoni nė tru.
Preventivat
Kujdesi pėr sytė ėshtė i gjithanshėm, ndėrsa njė pjesė e tij ėshtė edhe ushqimi i rregullt. Ushqimi mund t'ju ndihmoj t'i mbroni sytė nga sėmundjet e ndryshme dhe ta ruani shikimin. Kėto janė ushqimet mė tė mira pėr sytė tuaja:
Karotat. - Karotat janė ushqimi mė i njohur pėr sy tė shėndetshėm. Karotat janė tė pasura me vitaminė А e cila mund ta pengoj verbėrinė e natės dhe ėshtė shumė e rėndėsishme pėr shėndetin e retinės sė syrit. Karotat gjithashtu janė tė pasura me antioksidues, beta-karoten, likopen dhe lutein dhe prandaj e zvogėlojnė rrezikun nga degjenerimi makular dhe nga katarakti (perdja).
Lososi dhe sardinat. - Peshk duhet tė konsumoni sa mė shpesh nėse dėshironi ta ruani shikimin e mirė. Peshku ėshtė shumė i dobishėm pėr sytė sepse ėshtė burim i pasur i thartirave yndyrore omega-3. Konsumi i rregullt i thartirave yndyrore omega-3 i mbron enėt e vogla tė gjakut tė cilat gjenden nė sytė. Konsumoni peshq, siē janė lososi, harenga ose sardina, tė paktėn dy herė nė javė.
Brokoli. - Ky zarzavat ėshtė burim i pasur i antioksiduesve dhe vitaminave dhe ėshtė mėnyra mė e mirė tė pranoni aq shumė materie ushqyese vetėm me njė kafshatė. Nėse do tė konsumoni brokole, ju nė tė njėjtėn kohė do tė fusni brenda organizmit vitaminė A, vitaminė E dhe vitaminė C, tė cilat sė bashku do tė luftojnė pėr ruajtjen e shikimit tuaj tė mirė.
Spinaqi. - Kjo bimė pėrmban karotenoide, siē janė beta-karoteni, luteini, zeaksantini, vitamina C dhe vitamina E. Spinaqi ndihmon shumė nė mbrojtjen nga degjenerimi makular dhe nga verbėria e natės.
Vezėt. - Vitamina A qė e pėrmbajnė vezėt e pėrmirėson shėndetin e retinės sė syrit. Pėrveē kėsaj, vezėt pėrmbajnė vitamina tė grupit B, thartira yndyrore esenciale dhe zink. Prandaj rekomandohet qė tė konsumoni vezė mė shpesh. Kėshtu do ta pėrmirėsoni shikimin tuaj dhe do ta ruani linjėn.
Bajamet. - Bajamet janė produkt i shijshėm dhe tė pasur me vitaminė E. Kjo vitaminė e ngadalėson zhvillimin e problemeve me shikimin, tė cilat shfaqen si rezultat i plakjes dhe mund ta parandaloj shfaqjen e kataraktės.
Luleshtrydhet, boronicat, mjedrat. - Kėto janė fruta tė vogla tė ėmbla dhe tė shijshme me burim tė pasur tė antioksiduesve pėr tė cilat hulumtimet kanė treguar se e zvogėlojnė rrezikun pėr shfaqjen e sėmundjeve tė syve. Ato pėrmbajnė shumė vitaminė C dhe me tė formojnė kombinim ideal pėr mirėmbajtjen e shėndetit tė syve
Bajamet, lajthitė, farat e lulediellit. - Kėto bimė janė tė pasura me vitaminė E, e cila e pengon zhvillimin e kataraktit dhe degjenerimin e makulės tek tė moshuarit.
Majdanozi. - Majdanozi ėshtė tonik natyral i shkėlqyer pėr pastrimin e syve. Nė kėtė bimė ka sasi tė mėdha luteolin, i cili u ndihmon syve gjatė mbrojtjes nga rrezatimet e dėmshme UV.
Produkte tjera: Kungulli, Domatet, Lakra, Hudhra, Qumėshti, Avokadoja, Papaja, Kajsitė, Limonėt, Portokalli, Ēokollata e zezė, Frutat e detit, Ēaji i gjelbėr, etj.
Ushtrime tė rėndėsishme
Ushtrimi 1. - Pozicionohuni mirė. Mbulojini sytė me pėllėmbėt e duarve tuaja, por mos i shtypni mollėzat e syve. Provoni tė relaksoheni dhe shikoni nė pėllėmbėt tuaja rreth 30 sekonda. Gjatė kėsaj kohe merrni frymė thellė dhe qetė.
Ushtrimi 2. - Duke qėndruar nė tė njėjtin pozicion drejtojeni shikimin tuaj lart dhe qėndroni nė atė pozicion rreth 5 sekonda, ndėrsa mė vonė uleni dhe kthejeni nė pozicionin e mėparshėm. Pastaj shikoni poshtė rreth 5 sekonda dhe pas kėsaj pėrsėri kthejeni shikimin nė pozicionin fillestar. Pėrsėriteni kėtė veprim 5 herė.
Ushtrimi 3. - Drejtojeni shikimin majtas dhe mbajeni nė atė pozicion 5 sekonda, pastaj kthejeni nė pozicionin fillestar. Pastaj shikimin drejtojeni djathtas dhe pas 5 sekonda kthejeni nė pozicionin fillestar. Kėtė veprim pėrsėriteni 5 herė.
Ushtrimi 4. - Mbyllini sytė sa mė fortė dhe mbajini tė mbyllur rreth 5 sekonda, pastaj hapini sa mė gjerė dhe mbajini kėshtu rreth 5 sekonda. Kėtė veprim pėrsėriteni 5 herė.
Ushtrimi 5. - Rrotullojini sytė 5 rrathė majtas, pastaj shikimin lėshojeni poshtė. Tė njėjtėn gjė pėrsėriteni edhe nė anėn e djathtė dhe pėrsėri lirojeni shikimin.
Ushtrimi 6. - Shikimin drejtojeni drejt majės sė hundės, mbajeni atje rreth 3 sekonda dhe pastaj kthejeni nė pozicionin e mėparshėm. Kėtė veprim pėrsėriteni 5 herė.
Ushtrimi 7. - Gjeni ndonjė objekt qė ndodhet afėr jush dhe fokusojeni shikimin nė atė objekt rreth 2 sekonda, ndėrsa mė vonė menjėherė hidheni shikimin nė ndonjė objekt tjetėr dhe mbajeni atje 2 sekonda tė tjera. Ushtrimin pėrsėriteni 10 herė.
Ushtrimi 8. - Nga pozicioni nė tė cili jeni ulur me shikimin "skanojini" objektet qė gjenden pėrreth jush, si pėr shembull, karrigen, pikturėn, orėn, derėn etj.
Midis kėtyre ushtrimeve bėni njė pushim pėr t'i ēlodhur sytė. Gjithashtu pėr shikimin ėshtė mirė qė kohė pas kohe fytyrėn ta lani me ujė tė ftohtė. Masazhin qė mund t'ua bėni kohė pas kohe kapakėve tė syve dhe vendit pėrreth syve ndikon nė shikimin mė tė mirė. Pėrdorni sasi tė mjaftueshme tė vitaminės E, e cila ėshtė e nevojshme pėr tė pasur sy tė shėndetshėm. Nė fund, bėni pėrpjekje tė flini aq sa duhet.
Burimi: www.EEH-Mk.com
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt