-
Banka vlonjate e 1850-s, njė pioniere e sistemit bankar shqiptar
OPINION
Banka vlonjate e 1850-s, njė pioniere e sistemit bankar shqiptar
27-05-2011 /
Nga Gėzim Llojdia
Studiuesi Fahri Shaska pas njė kėrkimi shumėvjeēar ka nxjerre nga botimi njė libėr qė paraqet interes pėr shumė si nė fushėn historike por edhe nė atė tė ekonomisė. Historiku i bankave nė Shqipėri mbetet disi i mjegullt, por tė dhėnat historike qė sjell studiuesi Shaska tė pėrqendrojnė vėmendjen te koha e ngritjes sė bankave tė para nė vend por edhe nė qytetin e Vlorės. Autori Shaska shprehet: “Nė Londėr, nga mesi i sek XIX nė vitin 1845 filloi tė botohet Almanaku i Bankave. Ky ishte njė vėllim voluminoz qė pėrmbante tė dhėna historike, teknike mbi bankat, bursėn dhe gjithēka lidhej me to nė gjithė botėn. Ky studim ka vlera historike dhe teknike, ka vlera pėr tė gjithė ata qė punojnė nė kėtė fushė mbasi jep eksperiencėn botėrore. Anglia si vend i fuqishėm kolonial, tregtar e detar pėr tė zhvilluar ekonomin e saj kishte nevojė pėr tė dhėna tė hollėsishme, tė sakta pėr zhvillimet nė ekonomin botėrore. Pėr kėtė qėllim u bashkuan specialistėt e ekonomisė, tė financave dhe bankier tė grumbullonin tė dhėna nė kėtė fushė. Tė dhėnat pėrpunoheshin nga specialistėt dhe filluan ti botojnė nė njė vėllim qė u quajt almanaku i bankave kjo u bė traditė dhe Almanaku botohej ēdo vit. Kemi nė dispozicion (biblioteka e familjes Shaska) botimin e 91 tė tij, e vitit 1935-1936, njė vėllim voluminoz me 2400 faqe. Nė faqet e kėtij Almanaku jepen tė dhėna pėr tė tėra shtetet dhe Bankat nė gjithė botėn. Nė faqet e kėtij Almanaku natyrshėm jepen tė dhėna edhe pėr Shqipėrinė, pėr bankėn e parė qė ėshtė bankė private, vitin kur u themelua, vendin ku e kishte qendrėn, pronarėt dhe aktivitetin, kapitalet etj. ALMANAKU na jep shpjegime pėr bankėn shtetėrore, ky botim jep tė dhėna deri edhe festat e tė gjithė shteteve, pėr kohėn kur botohet. Hollėsi tė tilla na jep puna e kėtij ekipi qė nė kėtė vėllim kryesohet nga Thomas Skinner. Studimi i z Shaska vijon me informata tė tjera si: Tė pakta janė bankat e ēelura nga kompani dhe familje tė pasura para vitit 1845. Bankat e para nė kėtė vėllim figurojnė nė Napoli 1539, Frankfod Main 1586. Por disa shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Belgjika, Amerika etj kanė hapur banka private nė vitet ‘700 si nė Frankfurt tė Gjermanisė nė 1748, USA Filadelfia 1764, Francė 1774, Spanjė 1776, Belgjikė 1778 etj. Janė mė pak se 200 banka pėr tė mbėrritur nė vitin 1850 kur u hap banka private nė Shqipėri.
Banka nė Shqipėri ėshtė nga bankat e vjetra tė Evropės. Banka Qendrore Franceze u hap nė 18 janar 1800. Bankat Kombėtare tė Ballkanit u hapėn: Banka Greke me qendėr nė Athinė 1841, Hungari-Budapest 1839, 1841, 1844, Bullgari-Sofje 1879, Rumani-Bukuresht 1880, Serbi-1883, Zagreb 1895, Shqipėria 1925, Maqedoni 1929 me qendėr nė Sofje. Janė mijėra banka qė ka regjistruar Almanaku dhe Banka private “Bezhani” ėshtė nga mė tė vjetrat. Kemi pak tė dhėna pėr kėtė Bankė, por janė tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e kėsaj Banke. Banka e parė nė Shqipėri u themelua nė vitin 1850 nė qytetin e Vlorės nga familja “Bezhani”, tė njohur si tregtarė tė fuqishėm nė qytet. Por tregtia nuk mund tė kishte sukses po tė zhvillohej vetėm brenda njė qyteti. Porti ishte njė mundėsi pėr tė zhvilluar tregtinė edhe jashtė qytetit. Familjet tregtare i ēonin prodhimet e vendit jashtė shtetit si nė Greqi dhe Itali dhe sillnin prej andej materiale ndėrtimi, manifakturė etj. Duke u marrė me tregti me shtetet e tjerė fitonin eksperiencė dhe kontakte me ekonomi dhe firma tė fuqishme nėpėrmjet tyre edhe me banka. Bezhanėt ranė nė kontakt dhe kuptuan se pėr tė shtuar kapitalet e tyre u duhej njė bankė. Me kalimin e kohės mendimi pėr tė krijuar njė bankė tė tyre forcohej. Pėr tė ndihmuar kėtė ide filluan tė siguronin pasurin e tyre, njė dėshmi e tillė ėshtė ajo e sigurimit nė Trieste tė godinė sė tyre nė lagjen Muradije, e cila mban datėn 1831. Bezhanajt kishin krijuar marrėdhėnie me banka nė Angli, Athinė, Nju Jork etj. Autori i botimit tė vogėl pėr bankat, nxjerr nė dritė tė vėrteta pėr familjen Bezhani qė njihet si krijuese e bankės nė qytetin e Vlorės. Me mbiemrin Bezhani ėshtė e lidhur edhe Banka e 160 vjetėve mė parė. Bezhanėt e Vlorės sollėn me vete mentalitetin e kapitalit tė lėvizshėm, pasurimin nėpėrmjet parasė, tregtisė. Aty nga fillimi i shekullit XIX ndėrtuan nė lagjen Muradie tė Vlorės njė shtėpi trekatėshe pėr banim, e cila ėshtė edhe sot pronė e tyre. Nė lagjen Muradie kishin edhe njė fabrikė sapuni. Nė fasadėn e kėsaj godine ndodhet njė pllakė bronzi ku shkruhet “Assicurazioni Generali Trieste 1831”. Kėtė godinė e shoqėruan edhe me tė tjera, shtėpi banimi e magazina dhe Bezhanėt e siguronin kapitalin e tyre nė shtetet fqinje, sikundėr shihet edhe nga kjo pllakė e cila ndodhet edhe sot nė fasadėn e kėsaj godine. Marrėdhėniet tregtare tė kėsaj familje me shtetet fqinjė bėnė qė t’u lindė ideja dhe dėshira pėr tė hapur njė bankė, kjo u realizua kur reformat e Tanzimatit u dhanė mė shumė hapėsirė tregtarėve. Pra nė vitin 1850 u ēel njė bankė nė Shqipėri qė sivjet ka 160-vjetorin e saj. Ndofta e vlente qė bankierėt tanė, sidomos ata tė Bankės sė Shqipėrisė ta vinin nė dukje dhe tė bėnin njė ceremoni me kėtė rast, ta shkruanin edhe nė historinė e Bankės Shqiptare.
55
.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt