Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar mė parė nga number Lexo Postimin
    Oo benseven11 atje nuk kam oferte pune kam eksperience ketu prej 2 vitesh kam te mbaruar fakultetin e shkencave kompjuterike anglishten e di mire atje kam familje cketo jane te gjitha besoj por te shoh te departamenti i punes njehere mos gjej dicka ose nese ke edhe ti ndonje shok ose familje mund te kontaktoj nese me ofron dicka heheh (nese ka ndonje kompani ose dicka)

    Ne cilen krahine te kanadase do shkosh,supozojme do shkosh ne Ontario.Atehere duhet te shkosh te faqja www e departamentit te punes te Ontario
    Aty shiko per link looking for job,si dhe link submit your rezume.Aty klik dhe poston rezumene qe nuk duhet jete shume e gjate
    (llogarite deri ne nje faqe letre)Aty fut specifika cfare shkolle ke mbaruar,kur,cfare ke studiuar.Per cfare lloj pune po aplikon(position)
    supozojme Computer network specialist,ose computer repair,help desk,ose network administrator.Fut nje nga ato qe ti ke bere shkolle
    dhe e njeh mire si fushe.Fut eksperience pune,nqs ke pas dhe pershkruaj cfare ke bere ne ate pune.Ne fund fut nje shenim qe aktualish
    t ndodhesh ne;adresa jote ne Maqedoni dhe kerkon sponzorizim per vize nga punedhenesi.Ai qe do ta lexoje dhe tregoje interes do te pergjigjet.
    Postet ne kete faqe shteterore te zyres se punes jane te monitorizuara nga administratori nga dep i punes ne kanada dhe administrohen
    nga ky dep.Personat qe postojne per pune jane te identifikuar sipas numrit Ip.Gjithashtu postet e punedhenesve,pergjigjet qe ato japin jane te
    identifikuara nga dep. i punes.Cdo punedhenes kur poston jep numrin ID te tij me te cilen njihet nga dep i punes.Ky numer ID identifikon
    punedhenesin.Departamenti i punes sipas numrit ID ka nje dosje te vecante per ate punedhenes,emri biznesit,adresa,te ardhurat e biznesit,
    taksat e paguara nga ky biznes etj.Keshtu qe nqs merr nje pergjigje pozitive aty dhe punedhenesi merr persiper sponsorizim per vize,
    atehere dep i punes merr pjese sindermjetes dhe ndihmon punedhenesin me letrat qe duhet beje dhe ja kalon emigracionit.
    Emigracioni i kerkon leke per sponsorizim punedhenesit.Pas kesaj punedhenesi te dergon garancine qe e con ne ambasade dhe te nxjerr vize ambasada.
    Keshtu behen punet ,nqs do te shkosh ne Kanada dhe fillosh pune menjehere.E vetmja gje negative ketu eshte qe pagesa qe do te jepet do jete
    me e ulet se sa e nje personi kanadez qe ka nje kualifikim dhe eksperience identik me tendin
    .Perse ai te merr ty ne pune kur ka kandidate me te njejtin kualifikim e Kanada?
    Te merr ty te te paguaje me pak se sa nje kanadez,pra ka me pak shpenzime per ate punedhenes.
    Nqs ty ai do te paguaje njelloj si nje kanadez atehere s'ka llogjike.Pse duhet te te marri ty ne pune ai,te paguaje edhe emigracionin
    per sponsorizim,te plotesoje nje tufe formularesh,kur ai mund te marre ne pune nje kanadez pa u ngaterruar fare me emigracionin?
    Puna overtime(jashte 8 oreshit),kujdes se mund te mos te paguhet korrekt,ose s'paguhet fare qe eshte e paligjshme eshte krim,
    por qe ka ndodhur ne disa raste nga punedhenes qe marrin punonjes me vize pune.Benefits te tjera si inshurance shendetsore,pushime 2-3 jave
    varet sipas kompanise duhet pyesesh punedhenesin dhe diskutosh compesation package,eshte negociate,qe percaktohet nga kualiteti i intervistes
    qe do kesh me ate punedhenes dhenqs kualifikimin e ke te larte kerko gjithmone per lart si ne page plus benefits.
    Si fillim shiko se cfare ofron ai punedhenes,per page benefits kushte pune etj.
    Kujdes ne interviste!
    Kurre mos genje.
    Per motive te ndryshme,si mburrje,tendenca per te lene te punedhenesi nje impresion te
    forte pozitiv,per te fituar nje pune etj.Nje kandidat qe kerkon pune mund te genjeje ne interviste,per shkollat qe ka bere,per shkallen
    e kualifikimit qe ka dhe eksperiencen e punes.Politika me e mire ne kete rast eshte JI I SINQERTE..
    Pse nuk duhet genjyer?Eshte idiotesi te genjesh ne intervista pune.
    Genjeshtra ne interviste len pasoja me vone shume te keqia dhe te rrezikshme.
    Nqs thua nje genjeshter ajo duhet te mbahet e mbuluar qe te mos zbulohet.
    Qe ta mbash te mbuluar duhet te kesh kujtese te forte qe sipas rastit ta perserisesh thuash ate genjeshter ekzakt si e ke thene heren e pare.
    Perse genjeshtra do zbulohet?
    Punedhenesi te ben pyetje a e njeh microsoft office?
    Ti i pergjigjesh:Niveli i njohurive te mija eshte i avancuar,ose une jam ekspert
    ne ate fushe ose jep deklarate akoma me te forte jam GURU(super ekspert me njohuri ekstreme)
    Cdo te ndodhe?Ti ke genjyer,ke punuar pak vetem mikrosoft word dhe nuk e ke pare me sy ne jeten tende
    as power point, as excel ,as microsoft access,as mikrosoft publisher qe jane pjese e mikrosoft office.
    Kur ti thua Guru atehere punedhenesi mendon qe cdo pune ne mikrosoft office ti mund ta besh perfekt.
    Ai te jep pune per te bere ne power point per shembull.Ti nuk e njef fare power point,per pasoje
    nuk do besh asgje do ngecesh,nuk di si ta punosh ate program.Por ti ke thene ne interviste qe je guru??????Doli genjeshtra ne drite.
    Cfare do mendoje ai punedhenes?
    Ketu vijne pasojat e genjeshtres
    1.Punedhenesi do mendoje qe ti je genjeshtar i kalibrit te larte.
    2.Punedhenesi do humbase respektin per ty dhe kjo do i percillet edhe punonjesve te tjere te kompanise.
    3.Do marresh epitetin genjeshtar nga gjithe punonjesit e firmes.
    4.Do humbasesh besimin nga punonjesit komplet,dhe ka llogjike,kush i beson nje genjeshtari.
    5.Reputacion,nam i keq
    6.Pushim nga puna,pasi ke genjyer, je i paafte,ke mungesa ne njohuri.
    7.Paditje ne gjykate nga punedhenesi per ty per mashtrim dhe deme ne biznes per shkak te inkompetences tende.
    Ne interviste duhet te jesh shume i sakte i kujdeshemi qarte dhe i sinqerte.Nqs nuk ke punuar me mikrosoft power point psh, thuaj qe nuk e di.
    Nqs ke pak njohuri ne nje fushe thuaj qe jam fillestar,ose kam pak njohuri,ose just basics.
    Nqs ke njohuri mesatare ne nje fushe atehere thuaj qe niveli i njohurive eshte intermediate.Nqs ke eksperience ne nje fushe
    shoqeroje fjalen eksperience me vite ne studim/praktikim ne shtepi,ose muaj,vite pune qe ke bere.
    Kjo e ndihmon punedhenesin qe te te jape pune qe i pershtatet shkalles se njohurive qe ke.Edhe per ty do jete me e lehte.
    Pune te tilla jane me pergjegjsi,ku kualifikimi,njohurite,eksperienca ka rendesi shume te madhe.
    Punedhenesi kerkon persona te kualifikuar dhe ka llogjike pasi ajo kompani punon me kliente qe harxhojne
    me mijra dollare per porosite e tyre dhe nqs puna nuk behet,ose behet keq,klienti mund te hedhe ne gjyq
    kompanine ne ku ti punon.Kompania ku ti punon mund te behet ligjerisht e pergjegjshem(liable) dhe paguaje
    klientin sipas vendimit te gjykates miliona dollare per deme,per pune te keqe si dhe paguaje edhe avokatin e klientit.
    Mund te kesh te shkruar ne rezume qe ke bere shkolle per LAN configuracion,administrim rrjeti etj,por kjo per nje
    puneshenes nuk do te thote qe ti i njeh mire keto fusha.Perse?Sepse ti mund te kesh shkuar ne shkolle,ja ke fut
    gjumit ne oret e leksioneve,s'ke studiuar fare ne shtepi dhe i ke marre provimet duke paguar pedagoget lol.
    Pra kjo nuk verteton asnjehere nivelin e njohurive qe ke.
    Per kete arsye nje punedhenes ne interviste,mund te te prezantoje me
    situata dhe probleme dhe kerkoje nga ty si mendon dhe cfare rekomandon si zgjidhje.
    Ne varesi te pergjigjes qe i jep,ai studion menyren tende te te menduarit,komunikimit teknik,
    aftesite dhe shkallen e njohurive te tua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 31-05-2011 mė 21:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    161
    Benseven une kam aplikuar per ne Ontatio Toronto mund te ma tregosh andresen e departamentit te punes mos eshte kjoo http://jobs-emplois.gc.ca/index-eng.htm dhe http://www.canadavisa.com/canadian-a...mployment.html

    Mua me duhet nje Arranged Employment per me mire dhe me sigurt kjo ka 10 pike, dhe une fitoj Permanent Resident menjehere ku me gjet nuk e di
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga number : 10-08-2011 mė 14:49

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •