Eshte e vertete se verehet nje dukuri e tille, mirepo poashtu eshte e vertete se te gjithe ata mesues tenisi (psh Bolleteri) kane "akademi" tenisi dhe shkollimi kushton atje. Ceshtja eshte se prinderit sllave sigurojne mjete ne nje menyre ose tjeter (kam lexuar te kene shitur gjithe pasurine ne raste te caktuara, ose edhe u ndihmon shteti per shkak te permiresimit te imazhit!) dhe sakrifikojne disa vjete te jetes se tyre duke percjellur nga afer ngritjen profesionale sportive te femijeve te tyre. Pra, per disa vjet, ata nuk kane karriere personale, por vetem percjellje dhe ndihmese ndaj femijeve te tyre. Them se ka te beje edhe me motivin shtese qe kane popujt e lindjes, poashtu me faktin se tashme eshte bere efekt domino, pra kane "role model" keta tenistet e ri. Ne ish Jugosllavi nder te paret ka qene Slobodan Zhivojnoviq, pas tij ka ardhe Monika Selesh, se fundi eshte kjo gjenerata e "arte" serbe: Nebojshja Gjokoviq, Ana Ivanoviq dhe Jelena Jankoviq.
Ne mund te thojme cfare te dojme per ta, mirepo e verteta eshte se ata kane ndikuar shume ne permiresimin e imazhit te Serbise, si shtet gjenocidial dhe gjakatar sic shihej ne fund te viteve te 90-ta. Vetem nje gjest i Gjokoviqit, kur shkroi "support for Japan"
http://tinyurl.com/3ew529d beri shume buje mediatike dhe i fitoi shume miq Serbise ne Japoni.
Ne shqiptaret, duke qene komb i vogel numerikisht, do te duhej qe te krijonim fonde te vecanta permes te cilave do te mund te mbeshteteshin yje te tille sportive. Sigurisht se shtetet respektive (Shqiperia dhe Kosova) do te duhej te krijonin lehtesi te ndryshme tatimore per persona qe kontribuojne ne keto fonde. Them se do te ishte mire te perkraheshin sportet individuale, ku suksesi varet nga nje person i vetem i motivuar (peshngritje, xhudo, tenis, ping pong, citje, vrapim, etj, te gjitha disiplina Olimpike e jo si karate!) dhe imazhi yne do te mund te permiresohej dukshem kur njerezimi do te mund te shihte djem dhe vajza te reja shqiptare qe pervec se jane te bukur, jane edhe te zote dhe te shkathte.
Krijoni Kontakt