-
Atentat ndaj kryeministrit turk Erdogan
Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan i shpëtoj një sulmi terrorist.
E mërkure 1 Qershor 2011 12:37
Reçep Tajip Erdogan, ishte duke shkuar në mitingun e qytetit Trabzon, kur konvoji elektoral në qytezën Hopa, u sulmua nga persona ende të panjohur. Indeksonline.
Përshpejtimi i policisë për tu larguar me autobus, nuk shkoi mirë. Në një kohë autobusi humbi ekuilibrin dhe një nga pjesëtarët e sigurisë së kryeministrit ra nga autobusi dhe përfundoi nën autobus.
Polici i lënduar u dërgua në spital dhe sipas të dhënave të para ai është në gjendje kritike për jetë.
Nga ana tjetër, forcat e sigurisë qëlluan në ajër.
Megjithatë kryeministri turk mbajti fjalimin e paraparë dhe duke iu referuar sulmit ai deklaroi “se lufta kundër terroristëve nuk do të ndalet”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt