Libri i simbiozės zhanrore

Prof. dr. Hysen Matoshi

Tė shkruash njė krijim letrar dhe tė shkruash njė vepėr shkencore kėto janė dy punė konceptualisht e metodologjikisht tė ndryshme, dy perceptime, dy procedime, dy rezultate, dy lexime, dy interpretime. Aftėsia e pėrtej tė mundshmes, e cila e karakterizon imagjinatėn, na hyn mė shumė nė punė nė rastin e parė; fuqia argumentuese e mendjes mbizotėron nė rastin e dytė. Autori nė rastin e parė e krijon realitetin artistik nė suaza tė imagjinatės sė papėrsėritshme tė individuas; teksa i dyti e zbulon imagjinatėn krijuese nė trajtėn e realitetit tė pashmangshėm faktografik.
Po, a mund tė bashkohen kėto dy lloje shkrimi nė njė tė vetėm? Nė esenė si njė trajtė transzhanrore tė shkrimit, bie fjala. Sigurisht qė eseja realizuar mbi bazėn e simbiozės letraro-shkencore bėhet gjithnjė mė e lakmuar pikėrisht pėr faktin se pėrpiqet tė pėrafrojė fiksionin me erudicionin, pse synon, sikundėr e kemi nė rastin e autorit qė po pėrurojmė sot, tė zgjidhė enigmėn e magjikes. Tė pajtosh kėto pole tė kundėrta, t’i bėsh tė bashkėveprojnė fjalėt nė kuadėr tė njė kompozite, shpeshherė krejtėsisht tė parėndomtė, tė shkruash pėr artin shkencėrisht dhe pėr shkencėn artistikisht – kjo ėshtė ēėshtja qė preokupon aftėsitė imagjinative dhe mendimtare tė Mehmetali Rexhepit, pa pasur drojėn se eksperimentimi jo gjithnjė ofron atė qė e pret autori i tij, pa lodhur kokėn se eksperimentuesit, pavarėsisht se tė cilės lėmė tė veprimtarisė njerėzore janė, kthehen nė gjedhe tė papėrsėritshme tė vetvetes.
Nė planin strukturor libri Enigma e magjikes i Mehmetali Rexhepit ndahet nė shtatė kapituj tematikė qė karakterizohen pėr aspekte homogjene e identifikuese brenda njėsive tė tyre pėrbėrėse. Kapitulli i parė, i titulluar Pėrsiatje imagjinare, pėrmban koncepte teorike letrare tė autorit, sikurse edhe pėrpjekjen pėr t’i konkretizuar me faktografinė tonė letrare. Synimi pėr ta lexuar nė mėnyrė tė veēantė kėtė realitet, pėr ta pėrshkruar me terminologji tė veēantė, qė, jo njė herė, krijohet zorshėm, pėr ta letrarizuar interpretimin kritik letrar, duke e zhvendosur balancėn ndėrmjet shkencės dhe letėrsisė nė tė mirė tė kėsaj fundit, u japin kėtyre shkrimeve njė dimension tė qasjes origjinale, e cila ndonjėherė bėn jetė nė kufirin moskomunikimit konvencional letrar.
Diēka mė tė konkretizuara, jo vetėm nė planin e perceptimit tė objektit shkrimor, por edhe tė interpretimit tė tij, dalin shkrimet e kapitullit Pėrqasje estetike. Nė to shpėrfaqet kultura e gjerė tejkombėtare letrare e autorit Mehmetali Rexhepi, qoftė kur merret me interpretimin e veēorive tė personazhit, qoftė kur merret me pėrbėrės tė tjerė strukturorė, gjithnjė nė njė pėrqasje tė gjerė kontekstuale letrare.
Kompozita treshe artjetėshkrimi pėrfaqėson konceptin autorial tė Mehmetali Rexhepit pėr skicimin eseistik tė jetės dhe tė veprės sė dy krijuesve tanė, Rexhep Elmazit dhe Beqir Musliut, si pėrfaqėsues tė dy prirjeve tė ndryshme tė poetikave letrare. Duke vėnė na pah frymėmarrjen padrejtėsisht tė ndėrprerė tė njėrit dhe individualitetin krijues tė tjetrit, autori Rexhepi, pėrmes leximit tė veēantė biobibliografik, hedh dritė mbi kėto personalitete letrare tė cilat Gjilani ia fali kombit.
Vėmendja e autorit tė librit Enigma e magjikes nga tradita nė kapitullin Metafora e dhimbjes zhvendoset nė bashkėkohėsi. Tani objekt trajtimi bėhen krijime tė autorėve aktualė. Gjeografia e autorėve zgjerohet, megjithėse ruhet njė dominim i natyrshėm i autorėve tė trevės. Gjithsesi, Ramadan Mehmeti, Shefik Shkodra, Sabit Rrustemi, Sarė Gjergji, Nuri Plaku dhe Hasije Selishta nė shkrimet e Mehmetali Rexhepit gjejnė njė interpretim, nė tė cilin, pėrveē veprėn e tyre, e gjejnė pashmangshėm edhe interpretuesin.
Kapitulli metakritik, i titulluar si Kureshtje e pėrmasa tė valorizuara, pėrmbledh kontributet e Mehmetali Rexhepit lidhur me veprat studimore tė Shefik Shkodrės, Nuhi Ismajlit, Ilhan Berkut dhe Tahir Arifit.
Pasi trajton nė kuadėr tė pesė kapitujve letėrsinė, autori i librit Enigma e magjikes gamėn e interesimit e shtrin nė atė qė mund tė quhet tematikė pėrtejletrare, saktėsisht tematikė kombėtare. Fillimisht kemi njė vėshtrim pėr librin publicistik-letrar Joplotėnia e lirisė tė Ismail Sylės, pėr tė vijuar me tri shkrimet pėr librat e karakterit publicistiko-historik tė Selatin Novosellės, pėrkatėsisht pėr librat Demonstratat e gjashtėdhjetetės (vėllimi i tretė); Rexhep Mala – Anteu i Lėvizjes ilegale dhe njė shkrim pėrgjithėsues pėr veprimtarinė 45-vjeēare tė Selatin Novosellės. Pena qė trazoi heshtjen ėshtė shkrim i Mehmetali Rexhepit qė merr nė shqyrtim veprėn polemizuese tė Bislim Pirevės, si njė pėrgjigje adekuate ndaj falsifikimeve tė pseudoshkencės serbe, kėtė herė tė rishfaqura nėn emrin e Radomir Trajkoviqit.
Kapitulli i fundit i kėtij libri, i titulluar Flijimsublima, ėshtė kushtim pėr vlerat kombėtare, pėr flijimin e tyre, pėr ngjarjet madhore qė shėnuan rrugėn e vėshtirė tė lirisė sė kombit. Duhet thėnė se edhe kėtu faktografia, si nė shumicėn e shkrime tė tjera tė kėtij libri, nė pjesėn mė tė madhe, i hap rrugė pėrshkrimit poetik.
Do tė doja tė vija theksin tek invariantėzimi dhe kompozitat si dy veēanti tė kėtij libri.
Sė pari, invariantėzimi ėshtė njė procedim shkrimor i padiskutueshėm i autorit Mehmetali Rexhepi, ėshtė pėrpjekje pėr ta tejkaluar klishetizimin e strukturave tė fjalive dhe shabllonizmin e skajshėm e mbizotėrues tė shkrimeve tona pėrgjithėsisht. Krijimi i vetėm njė mėnyre gjykimi, i njė mėnyre argumentimi, i njė qėndrimi ekskluziv herė glorifikues e herė krejt mohues, e varfėron ndjeshėm jetėn tonė kulturore. Rrjedhimisht invariantėzimin nė kėtė kontekst duhet parė edhe si njė ikje legjitime e autorit nga ligjėrimi i standardizuar.
Sė dyti, duke e lexuar kėtė libėr hasim nė njė mal kompozitash, veēmas ato qė nė strukturėn e tyre kanė fjalėn shkrim. Po zė ngoje vetėm disa: Fatshkruesi, shkrimqėmtuesi, shkrimgatuesi, shkrimkėrkushi, shkrimlakmuesi, shkrimkėrkimtari, artjetėshkrimi, zbrazmbushje, vlimftohje, shtrigėgjatat, fatecja, fatngecja, synimcaqet, muzikėmjeshtėr, shtresėkuptimėsi, mospėrtrollisje etj. Kam pėrshtypjen se shartimet e kėtilla, si pėrpjekje pėr tė krijuar mjete vetjake shprehėse, marrin parasysh vetėm kriterin konceptual tė autorit dhe jo gjithnjė tingėllojnė nė pėrputhje me logjikėn e krijimit tė kompozitave nė gjuhėn shqipe, por dhe me natyrėn e saj.
A e ka zgjidhur me kėtė libėr enigmėn e magjikes Mehmetali Rexhepi ėshtė njė pyetje krejt normale qė mund tė shtrohet nė fund tė kėsaj fjale. Pėrgjigjja mė e sigurt, duke pasur parasysh karakterin ezoterik tė magjikes, ėshtė se ky libėr, megjithatė, e ka zgjidhur enigmėn e magjikes sė Mehmetali Rexhepit.

Gjilan, 28 prill 2011