, kultivues i modernitetit
Shkruan: Mr. ci. Flori BRUQI
Shkrimet e para nė letėrsi Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siē veprojnė tė thuash tė gjithė shkrimtarėt, kur fillojnė tė merren me letėrsi. Ai botoi nja njėzetė poezi , tė cilat ishin nė nivelin e poezive qė botoheshin nė atė kohė. Por shumė shpejt e braktisi kėtė gjini pėr tiu kushtuar studimit tė letėrsisė, veēmas kritikės letrare.
Madje qysh nė pėrmbledhjen e tij te parė tė shkrimeve nė kėtė lėmi, nė atė Prekje lirike 1971, dėshmoi pėr njė prirje drejt letėrsisė se avancuar perėndimore duke e iu shmangur asaj tė realizmit socialist, qė kishte pėrfshi njė pjesė tė letėrsisė sė kampit tė ashtuquajtur socialist, trevė kjo sė cilės i takonte edhe Shqipėria por edhe Kosova si pjesė pėrbėrėse e Jugosllavisė sė atėhershme. Tė shtojmė se punimet e kėtij libri se pari u botuan nė tė pėrkohshmen Fjala me mbititull Zenite letrare, ku shihej orientimi i tij qė tė merrej me kulmet e letėrsisė, kryesisht asaj botėrore. Nė kėtė kontekst duhet shikuar edhe pėrpjekjet e kėtij krijuesi qė tė lirohet nga dogmat e realizmit socialist,qė e kishin kapluar letėrsinė qė krijohej nė atė kohė, veēmas atė qė krijohej nė Shqipėri e qė nė njėfarė mėnyrė ndikonte edhe nė krijimtarinė letrare qė krijohej nė trojet e ish Jugosllavisė, ku jetonin dhe vepronin shqiptarėt. Ėshtė thėnė dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndėr tė parėt qė e kundėrshtoi kėtė drejtim letrar me shkrimet e tij tė botuara nė shtypin e kohės. Nė tė vėrtetė qė nė shkrimet e botuara nė librin e tij paralajmėronte orientimin e tij qė synonte nga kulmet e letėrsisė botėrore, tė asaj pjesė mė progresive tė kėsaj letėrsie. Kėtė orientim tė tij ai do ta pėrsosė pas qėndrimit disa muajsh nė Paris tė Francės. Madje mund tė thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin nė kulturėn shqiptare, me modernitetin e kritikės letrare dhe shkencore, jo vetėm tė asaj qė krijohej nė trojet e ish Jugosllavisė, ku jetonin shqiptarėt, por nė tė gjitha rasone botėrore, ku flitet e shkruhet shqipja. Nė kėtė mėnyrė veprat e tij bėhen fanar qė ndriēojnė aspekte tė ndryshme tė letėrsisė, shikuar nga aspekte qė deri mė atėherė nuk ishin kultivuar nė letrat shqipe.
Libėr pėr Rugovėn Engjėll Koliqi : Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisė sė Re
Nė ndėrkohė Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera Kah teoria 1971, Strategjia e kuptimit- 1980, Vepra e Bogdanit 1675-1685 1982, Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983- 1983, Refuzimi estetik 1987 dhe ėshtė koautor i dy veprave tė tjera Kritika letrare(bashkė me Sabri Hamitin) 1979, si dhe Bibliografia e kritikės letrare shqiptare, 44-74 (bashkė me Isak Shemėn) 1976. Shtėpia botuese Faik Konica e Prishtinės e botoi kompletin e veprave tė tij pėr tė dėshmuar kėshtu vlerat e pakontestueshme me tė cilat disponon kjo krijimtari e qė nuk e kanė humbur aktualitetin as sot e kėsaj dite. Nė tė gjitha kėto vepra hetohet mprehtėsia e tij pėr ti kapė gjerat, pėr tė shqyrtuar me mjeshtri dhe aftėsi tė rrallė ēėshtje qė i shtron nė kėto punime. Nė tė gjitha kėto vepra duket qartė prirja e tij pėr tė ndriēuar sa mė mirė ēėshtjet pėr tė cilat shkruan, duke i qėndruar besnik orientimit tė tij primar, qė veprėn ta analizojė nga aspekte e artit dhe tė rolit tė saj nė zhvillimin e dijes. Ibrahim Rugova ka bėrė zgjedhjen dhe pėrgatitjen pėr shtyp tė vjershave tė zgjedhura tė poetėve bashkėkohorė, si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, tė cilat i shoqėronte me parathėnie, qė nė realitet janė analiza tė thukta tė vlerave tė kėtyre veprave.
Dy janė veprat mė tė ēmuara tė kėtij krijuesi, e qė me duket se janė kryeveprat e Ibrahim Rugovės dhe ato Vepra e Bogdanit 1675-1685 dhe Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983. Derisa nė tė parėn ai do merret me studimin e gjithanshėm tė veprės sė kėtij humanisti dhe shkrimtari, nė tė dytėn Rugova do tė merret me rrugėt e zhvillimit tė kritikės letrare nė letėrsinė shqipe. Sipas tij mendimi kritik pėr veprat e artit tė fjalės sė shkruar nė letrar shqipe ėshtė shumė i hershėm, madje ai zė fill me paraqitjen e shkrimeve tė para tė shkrimtarėve shqiptarė. Kėshtu, pėr shembull, ai ka shkruar edhe kėta rreshta: Po ashtu nė vijėn e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi nė frymėn e elegjive tė Katulit dhe bėnte interpretimin poetik tė botės sipas Lukrecit. Mė 1497 botonte dy vepra tė njohura «Epigrame» dhe «Himnet e natyrės», si dhe la nė dorėshkrim veprėn «Mbi edukimin princėror». Duke vepruar kėshtu ai dėshmonte pėr pėrkushtimin e tij qė tė gjurmojė dhe tė gjejė elemente tė mendimit kritik pėr vepra letrare, edhe nė vende tė tjera e ndėr popuj tė tjerė, qė ishin tė botuara mė herėt.
Nė vazhdim tė kėtij studimi Ibrahim Rugova do tė pėrqėndrohet nė vlerėsimet qė janė dhėnė pėr letėrsinė dhe pėr veprat letrare nė kohė dhe nė hapėsira tė ndryshme. Njė vend tė rėndėsishėm nė veprėn e tij zė mendimi kritik i shkrimtarėve tė Rilindjes kombėtare dhe kontributi i ēmuar i shkrimtarėve tė kėsaj periode, tė cilėt kishin botuar vepra tė shumta nė poezi, prozė apo edhe gjini tė tjera tė krijimtarisė artistike, por qė kishin dhėne edhe vlerėsime pėr veprat e botuara, nė mesin e tė cilėve ai do tė pėrmendė Jeronim De Radėn, mandej Faik Konicėn, tė cilin e radhiste nė mesin e kritikėve mė tė ēmuar tė mendimit estetik nė letrat shqipe, i cili qė nė shkrimin e tij nė Kohėtoren e letrave shqipe dėshmonte pėr njė vetėdije tė lartė pėr nevojėn e kritikės letrare shqipe, si pjesė e letėrsisė, tė cilėn edhe e ndihmon nė zhvillimin e saj .Mund tė themi lirisht se Faik Konica ēmohet si njėri ndėr kritikėt mė tė mprehte dhe njė ndėr ata qė i ndihmoi zhvillimit tė mendimit kritik nė letėrsinė shqipe.
Nė kėtė vazhdė duhet pėrmendur edhe shumė bashkėkohanikė tė Konicės, nė mesin e tė cilėve po pėrmendim Fan S. Nolin, i cili veprat e pėrkthyera nga gjuhėt e ndryshme nė shqip i shoqėroi me introduksione, andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. Pa dyshim se kėto interpretime tė Nolit janė njė thesar i ēmuar nė zhvillimi dhe rritjen mendimit kritik e estetik nė letrat shqipe.
Si do qė tė jetė konsolidimi i kritikės letrare shqiptare fillon mė mjaft vonesė. Ai nis tė zhvillohet dhe tė kultivohet pas fillimit tė botimit tė shumė revistave letrare nė gjuhėn shqipe, qoftė nė Shqipėri apo edhe nė diasporė. Nė kėto gazeta e revista fillojnė tė botojmė shkrimet e tyre shumė penda qė mė vonė do tė bėhen tė njohura , duke i ndihmuar kėshtu kultivimit tė kritikės letrare si pjesė pėrbėrėse e letėrsisė. Kjo ndodh nė vitet 20 dhe tė 30 tė shekullit tė kaluar kur edhe fillojnė tė botohen revistat Djalėria, Shqipėria e re, Minerva, Illyria, Hylli i Dritės etj. Nė faqet e tyre do tė gjejmė shkrimet e Eqrem Ēabejt, Justin Rrotės, Mitrush Kutelit, Krist Malokit, por edhe ato tė Dhimitėr Shuteriqit, Gjergje Fishtės e shumė e shumė emrave tė njohur tė letėrsisė shqiptare. Njė pjesė tė mirė e studimeve tė Ibrahim Rugovės i kushtohet kritikės bashkėkohore, veē asaj qė u krijua nė Shqipėri e veē asaj qė u krijua nė Kosovė, gjegjėsisht nė ish Jugosllavi. Autori i veprės nė shqyrtim ka sjellė analiza tė hollėsishme pėr orientimet dhe vlerat e kritikėve bashkėkohor, qofshin ata qė punimet e veta i botuan nė shtypin e Shqipėrisė apo edhe tė Kosovės, bashkė me orientimet e tyre nė kėtė lėmi tė krijimtarisė.
Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka pėrcjellė me aparaturė shkencore, duke cituar fusnotat pėr burimet e shfrytėzuara, ashtu siē ka vepruar edhe me numėrimin e literaturės sė shfrytėzuar, treguesin historik tė termave, treguesin e emrave e tė ngjajshme me kėto. Nė dy veprat tjera, nė njėrėn ai e ka botuar edhe listėn e pėrmbledhjeve tė poezive bashkė me vlerėsimin e shkurtėr pėr secilėn veē e veē, kurse nė tjetrėn, nė atė tė fundit Refuzimi estetik i ka numėruar romanet e botuara nga viti 1949 deri nė vitin 1986, pra vetėm njė vit para botimit tė veprės nė fjalė. Tė gjitha kėto e bėjnė veprėn e tij me vlera tė larta jo vetėm estetike, por edhe shkencore.
Mesjeta shqiptare dhe mesjeta evropiane
Studimi i Ibrahim Rugovės, Vepra e Bogdanit, ku ėshtė studjuar nė mėnyrė integrale vepra e njėrit ndėr krijuesit mė tė mėdhenj tė mesjetės shqiptare, Pjetėr Bogdani, bėn pjesė nė ato arritje kulturore pėrgjithėsisht, e shkencore veēanėrisht, qė pos tė tjerash, ngjallin respekt edhe pėr objektin e studimit. Njeriut tė kohės sonė, tė kėsaj ngutie e hutie sikur nuk i mbetet kohė tė merret edhe me trashėgiminė kulturore, shkencore, filozofike dhe letrare tė stėrgjyshėrve. Kjo mund tė jetė edhe pasojė e mentalitetit tonė se gjoja ēdo gjė fillon me ne ose sė paku ka arritur zhvillimin e lakmushėm me ne. Andaj, vėshtruar nga ky kėnd, studimi i Ibrahim Rugovės hap dritare tė reja tė dijes, duke shpaluar nė kėtė mėnyrė errėsirėn shekullore, sidomos tė Mesjetės, ku edhe si faktografi, ende nuk dihet pėr gjithė thesarin e trashėgimisė sonė shpirtėrore. Mė tutje, Vepra e Bogdanit heq, pos tė tjerash, edhe napėn e mosnjohjės sė trashėgimisė, e qė ėshtė burim dialektitk i njohjės sė drejtė edhe tė sė tashmes, qė bėn tė mundur tė gjenden rrugė pėr perspektivat e ardhmėrisė.Studimi i Ibrahim Rugovės insiston me ngulm nė kėtė ēėshtje. Ēėshtjet qė ka bėrė pėrpjekje ti ngrisė nė nivel interesimi e interpretimi, ti analizojė e ti zgjidhė janė ēėshtje tė mėdha, qė dalin para studiuesit, e nė tė njėjtėn kohė janė edhe pjesė e trashėgimisė sonė shpirtėrore, por edhe tė mira shpirtėrore, nė fondin e arritjeve kulturore europiane. Duke u marrė me veprėn e Pjetėr Bogdanit, autori i studimit ka hetuar vlerat madhore tė saj nė fusha tė ndryshme tė dijes, nė plane tė ndryshme tė dijes dhe nė plane tė ndryshme tė arritjeve tė mendjes njerėzore.Vepra e Bogdanit Cuneus Prophetarum, e botuar pėr herė tė parė nė vitin 1685, nė Padovė, nė shtypshkronjėn e Kardinal Barbarigos, ėshtė dėshmia mė e mirė e zhvillimit tė artit, tė shkencės e tė filozofisė mesjetare shqiptare. Duke e vėshtruar kėtė ēėshtje, autori ka hetuar pararendėsit shqiptarė dhe pararendėsit europianė, pėr tė krijuar hallkat e kontinuitetit tė kėtij zhvillimi. Nė planin europian ky zhvillim ėshtė moshatar i mendjeve tė ngritura tė Dekartit, Mellbranshit, Spinozės, Paskalit. Nė planin e zhvillimit nacional, ėshtė pjellė e arritjeve dhe e pėrpjekjeve tė Barletit, Buzukut, Budit e Bardhit.
Nė studimin Vepra e Bogdanit ėshtė ndjekur njė metodologji e ngultė shkencore, qė e ka kushtėzuar edhe objekti i studimit. Tė dhėnat e shumta historiografike, qė i ofrohen lexuesit tė sotėm, mund tė duket se e rėndojnė studimin, por kjo ėshtė e domosdoshme pėr veprat e lartėsisė, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė arrihet ai kontinuitet i mundshėm ndėrmjet nivelit qė i ofron objektit, i cili shqyrtohet nė nivelin e arritjeve tė mendimit shkencor nė kohėn e sotme.
Studimi Vepra e Bogdanit, hiq shtojcat, ndahet nė dy pjesė. Nė pjesėn e parė autori ėshtė marrė me gjenezėn e veprės, kurse nė pjesėn e dytė me analitikėn e veprės sė Pjetėr Bogdanit. Kėto ndarje kryesore i shqėrojnė pastaj nėndarjet e shumta tė mėpastajme, qė theksojnė ēėshtje tė shumta tė planeve tė veprės. Nė pjesėn e parė janė trajtuar ēėshtje qė janė kushtėzuar nga rruga e mundimshme e deri te krijimi i veprės sė parė origjinale kombėtare Cuneus Prophetarum. Autorit tė studimi i ėshtė dashur tė merret edhe me ēėshtjet e pėrkufizimit tė letėrsisė sė vjetėr shqipe, do tė thotė me probleme tė sistematizimit tė letėrsisė. Mė tutje, me klasifikimin e zhanreve dhe tė formave qė janė zhvilluar brenda letėrsisė sė vjetėr, edhe me biografinė e autorit, vepra e tė cilit ėshtė bėrė objekt studimi. Pėr tė hetuar kohėn e tij, rrethanat shoqėrore dhe kulturore tė asaj kohe, ėshtė marrė edhe me anė tė tjera jashtė natyrės sė veprės, pėr tė kompletuar kėsisoji jo vetėm kėrshėrinė shkencore, por edhe kėrkesėn e opinionit kulturor tė kohės sonė. Sepse, siē ka thėnė Shekspiri, e qė e ka cituar edhe autori, ti kthehemi tė vjetrės (antikės) se do tė jetė njė progres.
Mė poshtė autori ka dhėnė tė gjashtė botimet qė ka pasur vepra e Bogdanit duke filluar nga viti 1685 e deri mė 1977. Deri sot dihet se me veprėn e Bogdanit nuk janė marrė shumė njerėz, mendojmė nė mėnyrė studimore, edhe pse vepra nuk ka pushuar tė jetė objekt i interesimeve tė ndryshme qė nga botimi, 1685, e deri nė ditėt tona. Vepėr e veēantė qė dihet deri sot mbi Bogdanin dhe veprėn e tij ėshtė ajo e Matteto Sciambra me titull Bogdanica II, botuar nė Bolonjė mė 1965, ku janė dhėnė shumė dokumente tė reja pėr Bogdanin, kurse analizon aspektin gjuhėsor dhe aspektin filozofik tė veprės sė Bogdanit. Mirėpo, si objekt i interesimeve tė ndryshme, vepra e Bogdanit ishte pėrherė nė qendėr tė vėmendjes. Sipas autorit tė studimit Vepra e Bogdanit, ndėr studjuesit e shumtė mund tė veēohen disa prej tyre: Mark Harapi, i cili transkripton dhe e pajisė me shėnime pjesėn e parė tė Cunesit, tė cilėn e boton nė Shkodėr mė 1940-43. Duhet pėrmendur pastaj kontributi i Prof. Alberto Sratigonit, Anton Santorit, Zef Jubanit, Sami Frashėrit, Faik Konicės, Gaetano Potrotta, Eqrem Ēabejt, Justin Rrotės, Injac Zamputit, i studiuesit serb Radoniqit, ku janė me interes fotografia e pasur rreth Bogdanit dhe familjės sė tij. Studimi i Jovan Radoniqit, mė sa duket, ėshtė rezultat i polemikės qė pati me Ēedomir Mijatoviqin rreth origjinės sė Bogdanit dhe familjės sė tij, tė cilėn Mijatoviqi bėntė pėrpjekje ta nxirrte me origjinė serbe.
Nė pjesėn e e dytė janė trajtuar ēėshtje tė shumta qė dalin nga struktura e veprės. Kjo strukturė, siē del nga studimi i Ibrahim Rugovės, nis qė me organizimin e jashtėm e formal tė veprės Cuneus Prophetarum (Ēeta e Profetėve) e qė i shėmbėllen organizimit tė Bibiliotekės, duke shkuar deri te ndarja nė shkallė e rrathė tė veprės, pėr ta interpretuar, analizuar e vlerėsuar pastaj veprėn e Bogdanit.
Pėr tė hetuar tė gjitha kėto aspekte tė vlerave tė veprės sė Pjetėr Bogdanit, autori ka pėrcaktuar drejt edhe shtrirjen brenda kontekstit kohor, kur ėshtė krijuar ajo. Ky kontekst ka dy kahe: Mesjetėn europiane dhe traditėn nacionale. Siē shihet, plani krahasues ka qenė i pashmangshėm, sepse ai ka bėrė tė mundshme qė tė kuptohet drejt, dhe jo vetėm ēėshtja e krijimit tė veprės, por edhe niveli shkencor, filozofik e artistik i saj. Kėto dhe ēėshtje tė tjera, tė analizuara e tė interpretuara me njohuri nga Ibrahim Rugova, e bėjnė studimin e tij ndėr ato vepra qė vėjnė bazat e studimit tė trashėgimisė sonė shpirtėrore. Duke hulumtuar shtresimet e vlerave tė veprės, autori ka trajtuar ēėshtje tė estetikės e tė poetikės, tė retorikės e tė semiotikės, tė semantikės e tė poetikės, tė retorikės e tė semiotikės, tė semantikės e tė etikės. Tė gjitha kėto janė tė shoqėruara me argumente tė mbėshtetura, nė radhė tė parė nė vlerat burimore qė i ka ofruar Vepra e Bogdanit.
Nė traditėn e shkrimit dhe tė botimit tė Mesjetės, dihet se brenda botimeve tė natyrave tė ndryshme janė futur edhe shkrimet nė poezi. Autori i studimit poezinė qė ėshtė botuar nė Cuneus e quan praktikė poetike. Nė kėtė rrafsh autori ka folur edhe pėr stilin, pėr figurat, kurse nė tėrėsinė e veprės edhe pėr tipa tė ligjeratės e qė, sipas tij, janė dy: ligjėrimi shkencor dhe ligjėrimi artistik. Kėto dhe plane tė tjera tė vėshtruara nė veprėn e Pjetėr Bogdanit kanė bėrė tė mundshme shpalimin e kėndeve tė ndryshme tė vlerave, qė kanė kushtėzuar gjallėrimin e saj nga Mesjeta deri nė ditėt tona. Autorit tė studimit, duke mos iu mbushur mendja se ka prekur tė gjitha rrafshet e Cuneus-it, nė fund sjell njė ese. Me kėtė vepėr, autori ka bėrė pėrpjekje ta shqyrtojė praninė kreative tė veprės sė Bogdanit nė krijimtarinė e mėvonshme tė krijuesve tanė. Kėtė interesim e nis me De Radėn e Naimin dhe vazhdon me Nolin dhe Lasgushin, e vjen deri nė ditėt e vona, me Sabri Hamitin e ndonjė tjetėr. Edhe pse kėtė prani e quan si njė punė qė duhet tė hulumtohet, del fakti se madhėshtia e Veprės sė Botimit, me praninė e saj nuk ishte fiktive, por kreative.
(Botuar nė librin e autorit Engjėl Koliqi Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisė se re-Republika e Kosovės,Botues Rugova Art,Prishtinė,maj 2011,fq.55 deri fq.60).
Krijoni Kontakt