PDL e presidentit te keshillit te ministrave te Italise humbet zgjedhjet lokale.
Pas humbjes ne Torino dhe Bologna, PDL dhe Lega Nord detyrohen te arketojne edhe humbjet ne Milano e Napoli.
Kur humbjet ne Torino e Bologna mund te konsiderohen edhe normale pasi kane qene gjithmone bastione te se majtes, humbja e Milanos dhe e Napolit jane mjaft te veshtira per t'u kaperdire.
Ne Milano fiton avokati Pisapia me 55,10% te votave kundrejt ish kryetares Letizia Moratti e cila mori 44,89% te votave. Milano konsiderohet si bastion i djathte dhe fitorja as qe mund te diskutohej. Cfare mund te diskutohej ishte diferenca e fitores. Nje vetekenaqesi solli edhe nje fushate te vaket lokale, ndersa presidenti Berluskoni zbriti vete ne fushaten per Milanon duke kaluar disa here edhe ne tone te nxehta. Megjithe intensifikimin e fushates pro Moratti ne raundin e dyte nga ana e Berlusconit, ai nuk arriti te zhbente nje humbje qe pritej tashme.
Por ajo qe duhet t'i djege edhe me shume Berlusconit eshte humbja ne Napoli, qyteti i plehrave. Qyteti i Napolit vinte nga nje administrim i majte ku puna e kryetares Jervolino ne mandatin e saj te fundit linte shume per te deshiruar. Pas nje turi te pare ku kryesues ishte kandidati i djathte Lettieri, ne turin e dyte ish magjistrati i Italia dei Valori, De Magistris, arrin te fitoje me nje maxhorance 65.37%.
Berlusconi i konsideroi keto zgjedhje te pjesshme lokale nje referendum per qeverisjen e tij. Mesa duket nje referendum i humbur ...
Krijoni Kontakt