Njė lutje pėr Shqipėrinė
2011-05-28


Flet nė “Shqip” nga Rudina Xhunga, atė Antonio Bellusci

Nga Himara nė Kalabri


Nė Frashineto, Kalabri jeton njė studiues, njė filozof, njė atdhetar, njė prift. Atė Antonio Bellusci, njė burrė, si njė gur i ēmuar. Njė shtėpi-bibliotekė, ku ruhet shqipja e tė gjitha kohėrave, e gjithė shkrimtarėve shqiptarė. Njė libėr miqsh ku kishte lėnė firmėn Dritėro Agolli, Dhimitėr Shuteriqi, Veton Surroi, Nasho Jorgaqi, Ylli Polovona, Gjovalin Shkurtaj, Visar Zhiti, Eda Derhemi, Floresha Dado, Valdete Sala etj. Foto takimesh me Ismail Kadarenė, Alfred Moisiun, Ibrahim Rugovėn, Sali Berishėn, Rexhep Meidanin. Ishin aty edhe pikturat e Ibrahim Kodrės dhe pėrqafimi me Nėnė Terezėn. Nė atė shtėpi, mes atyre librave bindesh sa e pavėrtetė ėshtė shprehja: Ky vend nuk bėhet kurrė. Aty gjen pohimin qė ky vend nuk humb kurrė. Atė Antonio Bellusci me shqipen dhe dashurinė pėr Shqipėrinė, ėshtė dėshmia.



Rudina Xhunga:
Jam kėtu nė shtėpinė e atė Antonio Bellusci-t nė Frascineto, Kalabri. Unė jam jo vetėm e nderuar, por edhe shumė e gėzuar, atė Antonio, qė jam kėtu sot me ju.

Atė Antonio Bellusci: Gėzimi ėshtė edhe i imi, se me ardhjen tuaj kėtu ėshtė tamam vėrtet Shqipėria e gjallė dhe e pavdekshme.

Rudina Xhunga: Ēfarė do tė thotė Frascineto? Ėshtė njė emėr qė ka tė bėjė me Shqipėrinė?

Atė Antonio Bellusci: Po, ka njė lidhje tė madhe me Shqipėrinė pasi etėrit tanė qė kanė ardhur kėtu kanė nėnshkruar kapitolacionet, siē i themi ne, mė 1490-n me Episkopin e vendit. Duhet thėnė se ky dokument thotė zyrtarisht, kur janė vendosur etėrit tanė shqiptarė kėtu nė Frasnitė dhe kur kanė qenė tė njohur me kėtė dokument tė kapitulacionit, pra nė vitin 1490. Por me siguri ata kanė ardhur disa vite pėrpara. Familjet e para qė kanė ardhur kėtu, pra njė ndėr familjet mė tė nderuara, ishte familja Frascino, Frashėri, qė kanė nxjerrė priftėrinj dhe njerėz me kulturė nė kėtė katund. Disa studiues, si edhe Vincenzo Dorsa qė ishte njė shkrimtar i madh, prift, nga ky katund, Frasnita, qė ėshtė i njohur nė letėrsinė shqiptare. Frascino nė italisht u shkrua Frascineto nė Bashki. Por Frashėri, si me thėnė Sami Frashėri, Naim Frashėri jetuan nė shpirtrat e frasnjotėve dhe jetojnė edhe sot.

Rudina Xhunga: Po vetė mbiemri juaj, Bellusci?

Atė Antonio Bellusci: Edhe familja Belushi ishte ndėr familjet e para qė erdhėn kėtu, njė familje e madhe qė gėzonte shumė privilegje dhe kjo familje vjen nga jugu i Shqipėrisė, nga Himara, nga Korēa. Mbiemri ka qenė Blushi, por kėtu nė Itali u bė Bellusci. Jemi shumė tė nderuar se kemi familje me mbiemrin Gropa ose Dorsa, pra dora, dhe kjo tregon se tė gjithė mbiemrat tanė kanė rrėnjė shqiptare. Kur njė njeri thotė unė jam shqiptar, kjo e tregon edhe vetė rrėnja, pra mbiemri. Familja Luci ka mbiemrin Toshku-Toshkrat, domethėnė ka prejardhje nga toskėrishtja.

Rudina Xhunga: Tani nė Himarė njerėzit thonė qė janė grekė. Ēdo t’u thotė atyre njė himarjot, prej 500 vjetėsh?

Atė Antonio Bellusci: Kam bėrė njė poezi ku thuhet se lidhja e sotshme e arbėreshėve ėshtė me atė Shqipėri, dhe thosha gjithashtu se edhe gurėt e katundit tė thonė se je arbėresh. Kėtė gjė do t’i thosha edhe atij himarjoti, i cili thotė se ndihet grek. Pra, edhe gurėt e vendit tė shenjtė tė Shqipėrisė tregojnė rrėnjėn shqiptare tė Himarės e tė gjithė truallit shqiptar, si pėr ne arbėreshėt ashtu edhe pėr ēdo njeri. Por fjalėt i merr era, e rėndėsishme ėshtė ajo ēka ndien njeriu nė shpirtin e tij. Kėto janė vlera qė trashėgohen nė shekuj tė shekujve. Ne nuk kemi frikė nga fjalėt qė njeriu thotė, pasi jemi tė gjithė vėllezėr dhe neve na bashkon gjuha, na bashkon zemra, na bashkojnė kėto ndjenja. Pėr kėtė, Himarė e dashur, dhe unė e them me krenari, mė duket sikur jam himarjot. Ma tregon si fytyra ashtu edhe e folura ime. Pse ai vend i shenjtė ka Epirin, dhe kėtė e thotė historia, dhe gjithė Gadishullin Ballkanik nė kohėn qė erdhėn kėtu, pra nė njė kohė ku nuk ekzistonte as Shqipėria, as Greqia dhe as Italia. Kėto erdhėn mė vonė. Ne jemi dėshmi e gjallė, e vjetėr dhe e bukur.

Rudina Xhunga: Edhe gjuha qė ju flisni atė, ėshtė njė dėshmi e gjallė, e vjetėr, e bukur dhe shumė emocionuese. Ē’ėshtė kjo shqipe kaq e bukur qė flisni ju atė Bellusci?

Atė Antonio Bellusci: Ėshtė gjuha e mėmės sime qė kėtu nė vatrėn tonė gjithmonė ėshtė folur arbėrisht ashtu si dhe tata im qė flet nė arbėrisht. Mund tė themi edhe ndonjė fjalė nė italisht, i dimė tė gjitha fjalėt italiane, por nė shtėpi ėshtė tempulli i shqiptarizmit, atje ku shikohet shpirti, zakonet, gjuha dhe gjithė Kanuni, atė kanun qė prindėrit tanė nuk e dinin se ē’ishte Kanuni i Dukagjinit apo Kanuni i Skėnderbeut, se ne jemi nė diasporė, pak tė shkolluar, nga ta dinim ne se ē’ishte Kanuni. Por ajo vjen nga njė rrėnjė e thellė, nga dashuria pėr atdheun, nga dashuria pėr gjuhėn etj. E mbi kėtė gjuhėn qė mė mėsoi mėma ime nga arbėrishtja pastaj pata dėshirėn dhe fatin e madh tė shkoja mė 1977-n nė Prishtinė tek Universiteti i Prishtinės dhe atje mėsova gjuhėn letrare shqipe. Ky mishėrim, i gjuhės arbėreshe qė tingėllon bashkė me shqipen mėmė qė kemi nė Shqipėri qė mė 1972-shin, qė na nderon tė gjithėve kjo gjuha letrare e sotme pse na bashkon si komb tė gjithėve, kėto janė tė gjitha bukuri qė Zoti na dha si njė dhuratė e ēmuar dhe ne e kemi tė shtrenjtė nė zemėr.

Rudina Xhunga: Po a keni dėgjuar kėto kohė, ndėrsa flitet pėr ta ndryshuar gjuhėn e njėsuar letrare vetėm pse ajo i pėrket kohės sė Enver Hoxhės dhe i njė gabimi rrjedhimisht?

Atė Antonio Bellusci: Jo, jo, kombi ėshtė njė, gjuha letrare ėshtė njė, njė dhuratė e fitim i madh qė ka ardhur me djersėn e tė gjithėve dhe kjo bibliotekė i zbukuron tė gjithė librat, gjuha letrare shqipe ashtu siē zbukuron tė gjithė tė folurat arbėreshe si motra me motrėn, por sot ėshtė gjuha letrare ajo qė na bėn tė ndihemi krenarė dhe na jep mundėsi tė bisedojmė mirė e me shėndet. Ėshtė njė gabim i madh tė krijojmė akoma kopshte me gardhe pėr tė kufizuar lidhjet tona e tė mos kuptohemi mė njėri me tjetrin.

Rudina Xhunga
: Por jo ta prishim dhe tė bėjmė njė fytyrė tjetėr, njė gjuhė tjetėr.

Atė Antonio Bellusci: Jo, ajo ėshtė njė gjė pa tru, i themi ne. Duhet tė jemi konstruktivė, jo tė kemi inate personale njėri me tjetrin. Gjuha nuk ėshtė as e Hoxhės dhe as e ndonjė njeriu tjetėr, gjuha ėshtė e tė gjithėve. Gjuha ėshtė e popullit shqiptar. Ne e kemi sot njė gjuhė letrare shqipe qė pėr shekuj e shekuj e kanė ėndėrruar ata qė kanė krijuar alfabetin shqip. Alfabeti i Manastirit 1908 e pastaj nė 1972 qė u bė Kuvendi pėr drejtshkrimin e gjuhės letrare shqipe, ai ishte njė fitim i madh pėr gjithė kombin tonė. Dhe pėr kėtė gjuha letrare shqipe nuk duhet tė harrohet kurrė se pėr ne qė jemi nė diasporė nuk na intereson toskėrishtja apo gegėrishtja, gjithė kėto luftėra, pasi kėshtu do tė qėndrojmė gjithmonė te njė baltė qė njeriu nuk shkulet kurrė. Ne duhet tė fluturojmė se kultura ėshtė njė shqipe, si njė zog qė fluturon lart, lart, lart dhe shikon nga lart. Pse duhet ta lėmė kėtė shqipe nė llucė, nė baltė, ajo duhet tė fluturojė. Ne duhet tė kemi qėllime tė larta tė pėrbashkėta. Shqipėria ėshtė njė dhe ajo sot ka njė gjuhė letrare qė e nderon.

Rudina Xhunga: Edhe njė tjetėr qėllim i pėrbashkėt qė ėshtė flamuri, dhe ai ėshtė njė pėr tė gjithė, edhe atė po e bėjmė pis ne shqiptarėt. Shume flamuj kemi, por a na duhen kaq shumė flamuj?

Atė Antonio Bellusci: Ēdo zemėr ėshtė njė flamur. Ne jemi kėtu nė kėtė bibliotekė dhe unė, ti, dhe miqtė kėtu kanė flamurin nė zemėr, kemi njė qėllim, njė mendim, por kur dalim pėrjashta nė rrugė jemi tek universi, kozmosi dhe erėn qė ndiejmė nė rrugė nuk ėshtė as e imja dhe as e jotja dhe e askujt tjetėr. Ajo era qė na frymėzon ėshtė e tė gjithėve. Sa pėr flamurin, kur kam qenė nė Melburn mė 20 korrik 1997, tė gjithė shqiptarėt qė ishin nė Australi, nga Sidnei, Adelaide, Melburn dolėm nė rrugė pėr ēėshtjen maqedonase nė atė kohė ose po ashtu nė Uashington dhe nė Nju Jork pėr ēėshtjen e Kosovės. Tė shikoje shqiptarėt me flamuj nė duar, ai flamur tė lartėson shpirtin, tė shikosh flamurin i lėviz zemrat e shqiptarėve. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr ata qė jetojnė larg Shqipėrisė, por mė duket sikur, megjithatė shpresoj tė mos jetė kėshtu, qė nuk ka rėndėsi dhe domethėnie tė plotė nė Shqipėri. Edhe kėtu, pėr shembull, e kemi vendosur flamurin shqiptar nė ballkon dhe po mė thoshte motra qė po bie shi dhe kishte frikė se do prishej flamuri i dashur. Unė i thashė ta linte aty, pasi ai flamur na nderon neve, bibliotekėn dhe Italinė. Flamuri ėshtė njė gjė e shenjtė dhe aq mė tepėr sot, ku jemi nė paqe dhe jo nė luftė kundėr armikut.
Pa ndjenja njeriu bėhet kafshė, prandaj duhen kėto ndjenja tė larta. E flamuri e ka kėtė domethėnie tė madhe.

Rudina Xhunga: Ndjenja kėrkon kulturė, e ne kemi probleme me kulturėn sidomos kėto 20 vjet.

Atė Antonio Bellusci: Duhet tė mos shuhet kjo dritė, drita e kulturės ėshtė shumė e bukur. Ne me kulturėn italiane kemi fituar shumė, kemi marrė diploma dhe tė gjithė gjėrat e tjera pėr rritjen fetare ortodokse, pavarėsisht se nuk jemi ortodoksė nga pikėpamja juridike; kemi ritin lindor tė etėrve tanė tė ardhur kėtu nga Shqipėria dhe jemi nėn juridiksionin e Papės sė Romės prej 500 vjetėsh, qė na ndihmoi tė jemi edhe sot me ritin bizantin ashtu si nė Himarė e nė tė gjithė Jugun e Shqipėrisė. Ne arbėreshėt jemi si bijtė e Concilit tė Florensisė ku u bė Bashkimi i Kishave (1436-1439). Me gjithė kėtė, ne kemi mbajtur tė gjallė kulturėn pėr ēėshtjet tona si shqiptarė, si dhe me ritin bizantin. Edhe kjo bibliotekė ka kėtė fytyrė shumėkulturore dhe njerėzit nė Shqipėri duhet tė mendojnė pėr kėto institucione kulturore qė kemi ne arbėreshėt, siē ėshtė kjo bibliotekė. Kur shqiptarėt, kosovarėt dhe shqiptarėt e Maqedonisė vijnė kėtu fillojnė tė qajnė. Kėto emocione e pika loti duket sikur tregojnė tė gjithė historinė e madhe tė njė populli qė vjen nga shumė shekuj dhe kėtu duket sikur tė plotėsohet zemra. Dhe tė gjitha kėto vijnė nga flamuri, vijnė nga librat, nga kultura qė ėshtė kėtu. Kėtu janė tė gjitha librat dhe revistat shqipe si Dielli i Bostonit, Drita, Zgjimi, revistat arbėreshe tė Italisė nga Sicilia, Kalabria, Pulia etj., qė kanė shkruar poezi, histori, kanė shkruar nė dy gjuhė qė i kanė djersitur. Pastaj kemi libra tė tjera nga Shqipėria, Kosova, qė vijnė ēdo vit. Nė kėtė bibliotekė kemi historinė, gjuhėsinė, historinė e Skėnderbeut. Kjo ėshtė njė bibliotekė tėrėsisht shqiptare qė nderon Shqipėrinė, nderon arbėreshėt dhe gjithmonė tregon lidhjen e ngushtė midis diasporės dhe arbėreshėve me atdheun, kėtė atdhe qė De Rada gjithmonė e ka ėndėrruar, njė ėndėrr qė nuk e pa dot kurrė. Ai sot ėshtė kėtu gjallė ashtu si Vincenzo Dorsa, Jul Variboba.

Rudina Xhunga: Atė, si u bėtė prift?

Atė Antonio Bellusci: Kur isha i vogėl shkoja gjithmonė nė kėto malet afėr Frasnitės dhe rrija me dhentė, lopėt, pasi ishte kohė lufte. Babai im ishte i zėnė rob nė Afrikė dhe kur ai u kthye nė vitin 1946 unė isha 12 vjeē. Gjatė kėsaj kohė rrija me tatėmadhin tim, gjyshin tim. Pra, kur babai im u kthye mė tha, biri im, ti duhet tė ecėsh pėrpara, duhet tė studiosh. Por nė zemrėn time ishte gjithmonė dėshira pėr njė jetė tė hapur, jo tė kufizuar. Ashtu si ēobani qė ecėn ēdo ditė pėr tė kullotur dhentė, ai nuk shkon vetėm nė njė vend, por endet nė vende tė ndryshme nė kėrkim tė ushqimit pėr dhentė e tij. Nga pikėpamja fetare, imzot mė ka zgjedhur dhe pastaj episkopi mė ka emėruar famullitar. Kreva studimet nė Romė pėr filozofi dhe teologji nė Universitetin Gregoriana, i mora tė gjitha gradat akademike nė 1962. Dhe atje nė Romė ishte edhe profesor Ernest Koliqi qė mė futi si bashkėpunėtor nė revistėn e njohur Shejzat e kėshtu fillova tė shkruaja mbi blegtorinė, mbi tekstilin, mbi kulturėn popullore arbėreshe dhe nisa tė shkruaj arbėrisht-shqip. Ai mė mėsoi pėr herė tė parė kush ishte Jeronim de Rada, pasi nuk dija asgjė. Nė kėtė kolegj grek njoha nė vitin 1960 edhe Vincenzo Malajn, qė ishte nga Tuzi dhe qė shkroi libra shumė tė bukur. Dhe gjithmonė kisha ėndrra tė shkoja nė Tuz, nė Prishtinė, pasi Malaj mė tregoi se nė Prishtinė, Kosovė, kishte shqiptarė. Kush e dinte nė atė kohė? Prandaj kisha kėtė dėshirė tė madhe tė shkoja t’i takoja kėta vėllezėr, t’i puthja ata dhe tokėn. Tjetėr gjė ishte nė katundet arbėreshe kur isha prift. Unė kam qenė famullitar pėr tetė vjet nė Shėn Kostandin Arbėresh (1965-1973), pastaj famullitar pėr gjashtė vjet nė Falconara Albanese (1973-1979), njė nga katundet arbėreshe me pamje nga deti. Pastaj mė dėrgoi peshkopi si famullitar nė Kozencė (1979-2000). Atje vinin shumė profesorė dhe emigrantė nga Shqipėria dhe nga Kosova dhe shtėpia ime ishte e hapur pėr tė gjithė. Nė 13 korrik 1990 dhe nė mars tė vitit 1991 isha nė Brindisi, i dėrguar si pėrkthyes, pėr tė ndihmuar vėllezėrit shqiptarė. Tani jam famullitar kėtu nė Frasnitė, katundi i lindjes, ku themelova dhe drejtoj bibliotekėn. Gjatė gjithė kohės kemi pasur programe me ftesa pėr kumtesa nė Australi, nė Amerikė pėr ēėshtjen e Kosovės, po kėshtu nė Kosovė kam ardhur pėr herė tė parė nė 1970 dhe nė Shqipėria nė shtator 1972 kur u bė Kuvendi i parė pėr Ilirėt. Kam shkuar atje me makinėn time. Ky udhėtim ka qenė i jashtėzakonshėm. Bisedat me E.Ēabej, Shaban Demirajn, Mahir Domin, Dhimitėr Shuteriqin etj., pastaj udhėtimet e mia tė shumta gjatė viteve 1965-2000 nė krahinat tė Elladhės pėr kėrkime etnografike qė janė tė botuara nė dy libra: Kėrkime dhe studime ndėr arbėroret tė Elladhės – Tekste dhe dokumente, Frasnita 1994, dhe Arbėroret-Arvanit - Njė popull i padukshėm – Tekste dhe dokumente, Frasnita 2004. Kam shėnuar tė gjitha udhėtimet e mia tė shumta, qė nė vitin 1989, nė Nju Jork pėr ēėshtjen e Kosovės, duke bashkėpunuar ngushtė me Joseph Dioguardin dhe, si anėtar nderi, me gjithė anėtarėt e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, si edhe me anėtarėt e Lidhjes sė Prizrenit dhe tė Lidhjes Demokratike pėr Kosovėn nė Nju Jork, Detroit, Filadelfia, Boston. Mė 1997-n kam qenė i ftuar nė Melburn pėr njė kumtesė dhe pastaj gjithė shqiptarė mėrgimtarė nė Melburn, Sidnei dhe Adelaide mė kanė ftuar dhe nderuar nė shtėpitė e tyre, ku nė vatėr, gėzonte fotografia e Ibrahim Rugovės me kėngėn: “Ti, Kosova, je nėna ime”, qė dėgjohej nė makinė, rrugė, shtėpi e nė qiell.

Dikur pashė njė herė nė ėndėrr sikur De Rada mė zgjoi nga gjumi dhe mė tha: “Ēfarė bėn kėtu Belushi qė rri e fle”? Ēfarė kam bėrė, i them unė?! Ngrehu, mė tha, shko bashkoi vėllezėrit tanė qė janė tė shpėrndarė nė boshtin e tokės. Po si t’ia bėj, i thashė unė. Unė jam i vogėl, nuk kam fuqinė, nuk kam energjinė. Ai mė tha, mos ki frikė biri im, tė jap unė fuqinė. Do tė tė jap kėtė flamur mė tha, merre kėtė flamur dhe ec kudo. Dhe kėshtu ndodhi qė ky flamur ishte si i fatosur, i magjepsur. Ai flamur bėri bashkimin. Ajo qė pashė ishte njė ėndėrr, por qė vinte nga zemra. Nga njė zemėr e pjekur, e butė, e mirė qė ishte pasuruar nga takimet me kėta vėllezėr shqiptarė kudo nė botė si nė Ēikago, Nju Jork. 3 milionė vėllezėrit qė jetojnė nė krahinat e Greqisė si nė Korinthi, nė Argolidhė, nė Peloponez, nė Beoti, nė Evja. Listėn e plotė tė krahinave dhe katundeve arbėrore-arvanite nė Elladhė, studiuesit mund t’i lexojnė nė librin tim “Kėrkime dhe studime” nė faqet 31-42. Ėshtė njė mrekulli qė tė gjithė vėllezėrit tanė janė nė kėtė vend ku kanė ruajtur punimet, kėngėt, 3 milionė shqiptarė me 900 katunde. Ai ėshtė njė popull i padukshėm dhe i panjohur. Disa njerėz, qė punojnė nė institucionet shqiptare, e kanė shitur me shpirt kombin dhe janė frikėsuar nga ky libri im, qė sjell vetėm tė dhėna dhe dokumente etnografike dhe nuk lidhen kurrė me politikėn. Kur flasin njerėzit pėr ēėshtjen e Himarės, ėshtė njė gjė qesharake qė nuk ka kuptim me problemet qė kemi sot. Pse duhet? Gjaku nuk bėhet ujė! Njė gjak, njė shpirt, njė histori. Ēudia e madhe ėshtė se Greqia krijon zhurmė pėr Himarėn, e cila gjendet nė Shqipėri, dhe Shqipėria s’thotė dhe s’bėn asgjė, por qė me turp mbyll gojėn pėr tė drejtat minimale tė pakicės historike dhe gjuhėsore arbėrore-arvanite nė Greqi, duke shkelur qėndrimet e Parlamentit Europian. Botimet e mia etnografike mbi vėllezėrit arbėrorė-arvanitė nė Greqi kanė qėllimin tė lartėsojnė Greqinė homerike dhe tė afrojnė dhe bashkėpunojnė me vėllezėrit tanė arbėrorė-arvanitė, qė jetojnė prej shekujsh nė Elladhė dhe njė pjesė e sė cilės (siē dihet nga Korova e Methona nė vitet 1512-1520), kanė ardhur mėrgimtarė nė katundet tona.

Rudina Xhunga: Aktiviteti juaj kulturor shprehet sot nė kėtė bibliotekė, ku kanė ardhur akademikė dhe profesorė nga Tirana, Prishtina e Tetova, si edhe nė revistėn Lidhja dhe nė veprat tuaja. Cilat janė botimet tuaja dhe ēfarė ndihmese kėrkoni nga institucionet shqiptare?

Atė Antonio Bellusci: Botimet e mia fillojnė nė vitin 1966 nė Shėn Kostandin Arbėresh (Potenza) ku themelova revistėn e parė Vatra Jonė (1965-1972). Botimet e mia kryesore qė lidhen me kėrkime etnologjike nė katundet arbėreshe nė Itali, si edhe nė katundet arbėrorė-arvanitė nė Greqi janė: “Argalia/Veku ndėr tekstet origjinale arbėreshė” (1977); “Magjia, mite dhe besime popullore – Kėrkime etnografike ndė arbėreshėt” (1983); “Fjalori frazeologjik tė shqiptarėve t’Italisė dhe tė Greqisė” (1989); “Blegtoria nė Frasnitė” (1991); “Kėrkime dhe Studime ndėr Arbėroret tė Elladhės” (1994), hyrja nga Aristidhi Kolljas dhe Gjovalin Shkurtaj; “Antologji Arbėreshe” (2003); “Arbėroret-Arvanitė-Njė popull i padukshėm” – Kėrkime etnografike nė Elladhė - Tekste dhe dokumente - Hyrja nga A.Xhagolli, Z.Neziri, V.Ljapi (2004).

Studiuesit i njohin mirė kėta libra. I kanė studiuar dhe kanė shkruar recensione shumė tė holla nė disa revista shqiptare, kosovare dhe arbėreshe. Dėshira ime ėshtė qė Departamenti i Diasporės, Ministria e Arsimit dhe institucione tė tjera tė mė ndihmojnė pėr tė shpėrndarė kėto libra nė tė gjitha bibliotekat shqiptare dhe kosovare, nė mėnyrė qė tė njohin mė mirė kulturėn popullore arbėreshe-arbėrore qė ekziston edhe sot nė katundet e diasporės shqiptare nė Itali dhe Greqi. Njohja e arbėreshėve pėr shqiptarėt nuk mbaron te De Rada, por duhet tė vazhdojė edhe nė ditėt e sotme. Shqipėria e sotme nuk duhet tė mjaftohet vetėm me mistifikimin e arbėreshėve.

Rudina Xhunga: Kush kanė qenė personalitetet nga Shqipėria, Kosova dhe Greqia qė kanė ardhur nė bibliotekėn tuaj? Cilat kanė qenė pėrshtypjet e tyre?

Atė Antonio Bellusci: Kėtu kanė ardhur e mė kanė nderuar shumė akademikė dhe profesorė nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe gjithė bota. Dua tė kujtoj vetėm disa prej tyre pasi katalogu i emrave ėshtė shumė i gjatė: Dhimitėr Shuteriqi, Ali Xhiku, Jup Kastrati, Esad Myftari, Alfred Xhullima, Pjerin Dedaj, Jorgo Bulo, Nasho Jorgaqi, Pėllumb Xhufi, Floresha Dado, Gjovalin Shkurtaj, Anastas Dodi, Kristaq Filipi, Jorgo Gjinari, Eqrem Ēabej, Niko Ketgri, Zana Karapici, Hysen Kordha, Sert Mansaku, Thomas Qendro, Dritėro Agolli, Alfred Uēi, Mariana Semiri, Agim Sinani, Afėrdita Surrexhi, Ramazan Vozga, Llesh Kola, Flamur Gashi, Polovina, Hamil Xhaferi, Ejup Aidini, Vehbi Bexheti, Zeqir Kadriu, Agim Vinca, Rexhep Ismaili, Edmond Islami, Ardian Visha, Ilirjan Celibashi, Agron Gaxho, Arben Hasani, Pėrparim Golli, Laureta Sinani, Ekrem Bardha, Rexha Xhakli, Sabit Bitiēi, Aristidhi Kolljas, Vangjeli Ljapis, Jorgo Gerou, Jorgo Marougas dhe shumė tė tjerė. Nė bibliotekė kanė ardhur mė se 5000 njerėz pėr tė studiuar. Pėr kėtė falėnderoj gjithė ata qė dėrgojnė nė bibliotekė time, nė Via Pollino, 84 - 87010 Frascineto (CS), librat dhe botimet e tyre.

Rudina Xhunga: Dua tė kthehem sėrish te Himara. Si i duhet t’i thuash njė njeriu nė Himarė, i cili thotė unė jam grek, gjuha ime ėshtė greke, gjyshėrit e mi janė grekė?

Atė Antonio Bellusci: Shqipėria ėshtė nė zemrėn tonė nė shekuj tė shekujve. Historia ėshtė me gjuhėn e saj, me kulturėn e saj, me zakonet e saja bashkė me trashėgimin qė vjen nga etėrit tanė. Ai himarjot qė thotė se ėshtė grek e jo shqiptar, mė vjen tė them se ai njeri nuk ka dashuri nė zemėr, ėshtė njė pjesė dashurie qė nuk ekziston nė zemrėn e tij. Prandaj duhet tė kemi dashuri nė jetė. Mrekullia e diasporės dhe e katundeve kėtu rreth vjen nga kjo dashuri qė ėshtė e ndezur jo pėr diēka qė ėshtė larg, por pėr prindėrit tanė, pėr nėnėn, babanė dhe gjyshėrit tanė. Sot jemi bėrė si kafshėt se nuk kemi mė dashuri nė zemėr. Ne duhet tė punojmė qė tė mos shuhet kjo dashuri nė zemėr. Pėr kėtė diaspora gjithmonė e ka tė gjallė Shqipėrinė si komb, si atdhe, e dėshiron dhe i lutet Perėndisė qė Shqipėria tė pėrparojė.

Rudina Xhunga: Po ju atė, keni punuar gjithmonė pėr kėtė. Mendoni ndonjėherė qė nuk ia vlen, qė ėshtė kohė e ēuar dėm, qė kėta njerėz nuk bėhen?

Atė Antonio Bellusci: Mendoj se njerėzit qė sot punojnė nė politikė nė Shqipėri dhe kudo, bėjnė njė shėrbim tė shenjtė, pasi koha nė tė cilėn jetojmė ėshtė e ngatėrruar nė shumė pikėpamje, nga pikėpamja ekonomike, nga pikėpamja politike njerėzore botėrore. Pėr kėtė, ne duhet tė ndihmojmė, tė themi kėshtu, politikanėt qė janė nė Shqipėri e kudo, sepse bėjnė shėrbesėn e shenjtė tė tyre me gjithė problemet e pėrditshme qė popullsia ka atje, kėtu dhe kudo. Nėse ēdo njeri, ashtu si dhe politikani, ka nė shpirt tė tij kėtė ndjenjė dashurie pėr njė shėrbim nė kulturėn e popullit, lirinė e popullit, pėr tė mirėn dhe pėrparimin e popullit, kjo dashuri duhet tė mbahet fort dhe e bashkuar. Nė qoftė se janė dhjetė njerėz qė kėrkojnė tė shuajnė kėtė dritė dashurie, duhen njėzet tė tjerė qė ta mbajnė tė gjallė kėtė dritė dashurie. Mua nuk mė duket e drejtė qė partitė tė turpėrojnė ēdo ditė njėri-tjetrin, duke harruar ndjenjat e tyre dhe vlerat kulturore qė kanė nė ndėrgjegje dhe qė populli i shpreh atyre ēdo ditė qė t’i shėrbejnė me humanizėm.

Rudina Xhunga: Ne kemi edhe diēka tjetėr atė, padurimin. Nuk durojmė dot mė. U lodhėm, njėzet vjet.

Atė Antonio Bellusci: Jo, jo, e dimė mund tė lodhet njė njeri, por shqiptari nuk lodhet kurrė. Nėse njė njeri ka njė makinė, do tė ketė dhjetė tė tjera, nėse njė njeri ka njė celular, do tė ketė edhe dhjetė tė tjera. Njeriu nuk ėshtė kurrė i kėnaqur me atė qė ka, kėrkon gjithmonė njė lumturi qė nuk e gjen kurrė jashtė kopshtit tė shpirtit tė tij. Pra, lumturinė ēdo njeri e ka pėrpara syve, por shkon dhe e kėrkon atje pėrtej. Kjo ėshtė pjesė e natyrės sonė. Filozofia tė ndihmon shumė nė gjetjen e zgjidhjeve, ashtu si dhe feja dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit e i Skėnderbeut pra, nderi, besa dhe mikpritja. Kėto janė tė kodifikuara dhe japin dritė nė ēdo shtėpi e ēdo njeri. Pra, besa, nderi, burrėria, mikpritja, por nėse Kanunin e Lekė Dukagjinit ne shqiptarėt e kemi akoma nė zemėr, kėto na japin dritė dhe na afrojnė me Zotin, me njeriun, me politikėn. Pėr kėtė duhet njė edukatė e pėrditshme. Ne duhet tė bisedojmė pėr kėto gjėra, pasi nėse grindemi gjithmonė, atėherė argumentet nuk kanė mė vend.

Rudina Xhunga: Mund t’ju pyes pėr diēka qė po ndodh sot nė Shqipėri atė, siē ėshtė regjistrimi i popullsisė nė bazė tė fesė? Ju jeni prift, jeni edhe shqiptar, jeni edhe filozof. Si mendoni ju, si ėshtė regjistrimi i shqiptarėve nė bazė tė fesė?

Atė Antonio Bellusci: Ju e dini se Parlamenti Europian pretendon nga tė gjithė anėtarėt qė bėjnė pjesė nė tė, respektin pėr fenė dhe pėr gjuhėn. Sipas kėtij koncepti dhe sipas Kushtetutės italiane qė respekton tė gjitha pakicat, ne si pakicė historike qė kemi gjuhėn shqipe, nėse zbatojmė atė koncept aut-aut, o kėshtu o ashtu, kjo bibliotekė shqiptare kėtu nė Itali, nė provincėn e Kozencės, nė Frasnita, nuk do tė kishte kuptim. Perėndia dashuron njeriun qė do me zemėr, jo me buzė apo me etiketa tė tjera. Kjo ėshtė kohė e bjerrė, le tė themi kėshtu, nuk ka asnjė rėndėsi dhe asnjė kuptim tė numėrosh popullsinė sipas fesė. Ē’mė intereson mua se ēfarė feje ke ti, apo ē’tė intereson ty se e cilės fe jam unė. Kjo ėshtė njė gjė personale. Unė kam pėr detyrė, me jetesėn dhe veprimtarinė time, tė bėj tė bukur dhe tė shkėlqyer fenė qė kam pranuar, por jo t’i imponoj fenė time tjetrit, pėr ligj. Perėndia do njerėz tė lirė dhe tė gėzuar nė shpirt. Nuk fitohet asgjė kėshtu, ėshtė njė kohė e bjerrė, njė pėrēarje dhe njė gabim. Ėshtė jashtė kuptimit tim dhe jashtė kuptimit tė Europės qė kėrkon respektin. Nė Shqipėri kėrkohet kjo gjė? Po atėherė ku shkuan tė gjitha shkrimet filozofike tė Naim Frashėrit, Sami Frashėrit, tė bektashianėve etj? Ku ėshtė bukuria e thėnies sonė kombėtare se “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”? Fjala “shqiptari” mban dhe zbukuron tė gjitha vlerat shpirtėrore kanunore shqiptare.

Rudina Xhunga: Po Shqipėria ėshtė e sėmurė atė...

Atė Antonio Bellusci
: Kur shkova nė Australi, vajta dhe nė Sidnei mė 1997-n dhe atje po flisnim pėr Shqipėrinė, kishin ardhur njerėz mėrgimtarė edhe nga Shqipėria, tė cilėt tregonin pėr gjithė ato gjėra tė kėqija qė po ndodhnin nė Shqipėri. Ishte edhe njė plak atje, i cili nisi tė qante dhe thoshte “Ah moj nėnė, Shqipėria ėshtė e sėmurė” e nuk pushonte se qari. Ai thoshte: “Na ndihmo o Zot se Shqipėria nuk ėshtė e keqe, ėshtė e sėmurė”. M’u kujtua kjo nga fjala qė sapo the, pra nėse njė vend ėshtė i sėmurė, atėherė ka nevojė pėr ilaēe tė buta, tė mira. Ky ėshtė njė moment qė jo vetėm Shqipėria po e kalon, por edhe ne kėtu dhe e gjithė Europa. E shikon ē’po ndodh me bombat nė Libi, Siri, ajo qė ndodhi nė Egjipt? Ėshtė si njė vullkan. Por ne duhet tė kemi besė te Perėndia dhe shpresė e tė mos e humbim rrugėn e drejtė, rrugėn me dritė, rrugėn e njerėzimit.

Rudina Xhunga: Tė gjitha kėto libra qė kam mbi tryezė, janė libra qė i keni shkruar pėr kėtė, se nuk humbėt shpresėn te drita?

Atė Antonio Bellusci
: Pėr shembull, libri “Arbėroret-Arvanitė-Njė popull i padukshėm” e bėra qė tė mos i shuhej shpresa arbėreshėve, shqiptarėve dhe arvanitėve. Por kėrkova edhe rrėnjėt tona nė Gadishullin Ballkanik ku ndodhej dhe ndodhet Elladha nė shekullin XV. Nė kėtė libėr, arbėrisht dhe italisht, ti gjen njė popull shqiptar nė mėrgim, i harruar dhe i shkelur, i cili kėndon arbėrisht dhe tregon pėrralla, emrat e vendeve dhe mban zakonet etj. Kėtu ke njerėz qė, pėr herė tė parė, fillojnė e me shkruajnė arbėrisht ashtu siē e ndjenė nė zemrėn e tyre. Njė thesar me mrekulli. Njė histori e panjohur! Shumė mė kanė thėnė se na zgjove nga gjumi, shumė njerėz nuk dinė bukuritė qė kemi ne. Ndėrsa librin tjetėr e bėra pėr 40 vjet udhėtim, duke punuar nėpėr rrugė, katund mė katund duke filluar nga Peloponezi etj., mora fotografi, tekste dhe e ndezėm kėtė zjarr sa u zgjuan edhe ata. Filluam tė kishim kėmbime, ata vinin kėtu e ne shkonim atje. Me Aristidh Koljan kemi krijuar njė urė, por pastaj na e prishėn.

Rudina Xhunga: E prishėn sepse e helmuan Aristidh Kolėn.

At Antonio Bellusc
i: Historia e Aristidhit mund tė kuptohet shumė mirė edhe nė letrat qė ai mė ka shkruar dhe qė janė botuar nė revistėn time “Lidhja”. Nė maj 2000 unė kam shkuar nė Athinė pėr promovimin e librit tė fundit tė Aristidhit: “Antonio Bellusci dhe magjia e traditės popullore” Adoni, Athina 2000. Kur shkova nė Athinė ai kishte shkuar nė spitalin e Athinės njė ditė mė parė. Promovimi u bė. Ishe edhe ambasadori i Shqipėrisė dhe shumė gazetarė tė huaj. Nė tetor Aristidhi vdiq. Vėllazėrimi mes nesh ishte shumė i fortė, sepse kishim krijuar njė lėvizje popullore midis arbėrorė nė Greqi dhe arbėreshėve nė Itali. Revista ime “Lidhja” dhe revista e tij “Arvanon” ishin shumė tė forta dhe tė pėrhapura nė vatrat e arbėrorėve dhe arbėreshėve. “Ne i themi arbėrorė, jo arvanitė”, kėshtu mė kanė treguar shumė njerėz kudo shkoja nė Elladhė pėr tė mbledhur tė dhėnat etnografike. Si vdiq Aristidh Kolas? Ashtu siē vdiq edhe Jorgo Marougas, drejtori i revistės “Dialogoi”, nė njė operacion pėr apandesitin? Vetėm Perėndia i di kėto. Ata qė kanė kundėrshtuar shumė ashpėr njerėz si Aristidh Kolėn, Jorgo Marougasin dhe mua, janė njerėz pa sy, pa tru e pa ndėrgjegje, tė cilėt kanė menduar t’i bėjnė njė shėrbim Greqisė pėr ēėshtjen politike por kanė dėmtuar Greqinė nga pikėpamja kulturore, shpirtėrore, njerėzore dhe europiane. Botimet tona mbi arbėrorėt janė si njė himn dhe njė lavdi pėr Greqinė. Por fanatizmi i verbėr frikėsohet edhe nga hija e vet.

Rudina Xhunga: Kush u frikėsua nga Aristidh Kola?

Atė Antonio Bellusci: Ėshtė Perėndia qė e di se si shkuan gjėrat. Thonė fjalė tė ndryshme, por unė nuk mund tė them se cila ėshtė e vėrteta. Ai ishte njė njeri i ri, i fortė, i butė, i shenjtė, e donte gjuhėn dhe ka luftuar e bėrė shumė. Edhe libri i tij pėr arvanitėt ėshtė si Bibla te tė gjitha shtėpitė e arvanitėve, tė arbėrorėve siē i them unė. Kjo punė e begatėson Greqinė, fakti se janė 3 milionė me origjinė shqiptare, nuk ka pse i shqetėson ata. Edhe ne arbėreshėt kėtu jemi si njė lulishte pėr shtetin italian, por prapė ne nuk luftohemi nga ata, nuk sulmohemi.

Rudina Xhunga: Por atėherė ēfarė kanė grekėt ndryshe nga italianėt qė nuk e kuptojnė?

Atė Antonio Bellusci: Gjithmonė ėshtė fanatizmi qė u fut edhe te qeveritarėt, pasi problem ėshtė edhe Turqia pėr grekėt. Marrėdhėniet jo tė mira tė grekėve me turqit, futėn edhe Shqipėrinė, pra pikėrisht pėr ēėshtje feje dhe kėto bėhen pėr tė pėrēarė. Nga kjo vjen pastaj lufta, sulmet dhe vrasjet. Zoti i madh nuk i do kėto gjėra. Vetėm me dashuri rregullohen gjėrat. Si thotė Perėndia “unė jam drita, unė jam paqja, unė jam rruga”. Ashtu dhe njeriu, sa mė shumė mbyllet nė veten e tij aq mė i egėr bėhet, aq mė i keq bėhet, nuk shikon dritėn. Kėshtu ėshtė edhe njė komb, kur mbyllet bėhet i egėr. Mėkati ėshtė njė nga dobėsitė qė ka natyra njerėzore dhe kėto dobėsi, kėto pengesa duhet tė kapėrcehen me fenė personale dhe shoqėrore, me kulturėn, me filozofinė. Kur shkova njė herė nė Boston ishte njė shqiptar i madh atje, Anthony Athanas, i cili mė thoshte se ne shqiptarėt fluturojmė si njė zog. Zogu ka dy krahė, njėri krah ėshtė gjuha ndėrsa krahu tjetėr ėshtė feja. Nėse ti i pret njė krah zogu bie. Kėshtu qė feja, ēdo fe, si katolike, ashtu edhe ortodokse dhe myslimane, bektashiane ose asnjė fe e kodifikuar, ėshtė njė krah qė ndihmon krahun tjetėr pėr tė fluturuar. Idetė e Naim Frashėrit janė kėto, janė ide tė bukura qė sot nė shkollėn italiane dhe Europė thuhet multikulturė, multilinguizėm. Ēfarė do tė thotė multi? Do tė thotė se janė shumė gjuhė, shumė kulturė pėr tė pasuruar njėri-tjetrin, jo pėr t’i pėrēarė. Kjo ėshtė rruga qė Europa na jep sot. Pra kėto grindje pėr fenė nuk kanė kuptim dhe nuk ecin pėrpara pikėrisht pse janė tė gabuara, janė tė kalbura qė nė rrėnjė.

Rudina Xhunga: Atė, nė fund tė kėsaj interviste do tė doja ta mbyllnim me njė lutje pėr Shqipėrinė, njė lutje qė nuk vjen nga feja, por nga besimi. Njė lutje jo pėr Shqipėrinė nga unė vij, por pėr Shqipėrinė qė gjeta edhe kėtu, Shqipėrinė qė ėshtė kudo qė ka shqiptarė.

Atė Antonio Bellusci: O Perėndi, ēdo dhuratė vjen prej Teje, prej sė largėti qė nė fillim tė kohėve. Dhurata mė e madhe o Perėndi, neve na vjen nga ndihma Jote gjatė shekujve qė tė mbajmė gjallė kėtu nė Itali, nė Kalabri, nė disa katunde, ritin bizantin me fenė ortodokse, dhe tė mbajmė tė gjallė gjuhėn arbėreshe shqiptare dhe zakonet tona qė kanė ardhur, siē kam thėnė mė parė, o Perėndi e madhe, nga jugu i Shqipėrisė, nga Himara, Dibra, Epiri dhe krahina tė tjera tė Gadishullit Ballkanik. O Perėndi, gjatė shekujve kėtu nė Itali Ti na ndihmove ēdo herė tė mbajmė tė gjallė kėtė burim qė na vinte nga besa dhe nga shpirti i etėrve tanė tė cilėt na e kanė trashėguar si qumėsht nga sisa e tyre nė shpirtin tonė. O Perėndi, ne jemi dėshmi e gjallė, ne arbėreshėt kėtu, se kjo Shqipėri ėshtė e gjallė e kjo dhuratė erdhi kur gjithė gjėrat ishin si tė humbura. Edhe sot kur tė gjitha gjėrat duket sikur kanė humbur, ato janė tė gjalla, si ardhja jote kėtu. O Perėndi, Ti e shpėtove gjithmonė nga humbjet dhe nga e kėqija atdheun tonė e me lutjet tona, me veprimtarinė tonė, o Perėndi, do tė shpėtosh prapė, atdheun tonė dhe gjithė popujt e botės nga ēdo e keqe. Amin!