nje picture vlen nje mije fjale
mesiguri anetaret ketu duan te degjojne nje pese te vogel
si trishtim, vuajtse midis te tjerave.....
nje picture vlen nje mije fjale
mesiguri anetaret ketu duan te degjojne nje pese te vogel
si trishtim, vuajtse midis te tjerave.....
We never really grow up, we only learn how to act in public.
Kromi, njė histori abuzimesh
Historia minierės sė Bulqizės pėrbėn ndoshta njė nga dėshtimet mė tė mėdha me koncesionet, ku mpleksen viktima tė pafajshme, fitime marramendėse dhe afera tė dyshimta korruptive, qė shkojnė deri nė nivelet mė tė larta tė qeverisė.
Nė vitin 2001, ish-qeveria e atėhershme socialiste, miratoi koncesionin e parė tė minierės sė Bulqizės, sė bashku me disa objekte tė tjera qė pėrfshinėn dhe fabrikėn e pasurimit tė kromit.
Koncesioni iu dha njė kompanie italiane me emrin DARFO. Pėr mė shumė se 5 vite italianėt shfrytėzuan minierėn, rezervat dhe stoqet e akumuluara nė vite pa bėrė asnjė investim. Nga fundi i vitit 2006, DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin njė grupi, ruso-austriak te quajtur ACR.
Shitja u mbikqyr nga ministri i atėhershėm i Ekonomisė Genc Ruli, i cili ishte dhe njeriu qė negocioi marrėveshjen e re tė koncesionit. Sipas marrėveshjes, qė u votua nė kuvend nė vitin 2007, ACR detyrohej tė investonte deri nė fund tė 2010 tė investonte tė paktėn rreth 22 milionė euro, pėr tė rinovuar teknologjinė dhe pėr tė pėrmirėsuar kushtet e sigurisė nė punė.
Koncesioni i ri solli shpresėn se mė nė fund problemet nė minierė do tė pėrfundonin dhe investitorėt e rinj do tė nisnin investimet pėr tė pėrmirėsuar kushtet e minatorėve dhe rendimentin e minierės. Por historia u pėrsėrit. E nxitur nga cmimet rekord tė kromit nė vitet 2007-2008, kompania nisi shfrytėzimin masiv tė rezervave tė akumuluara nga vitet e komunizmit, ndėrsa investimet zvarriteshin. Ndėrkohė nė minierė, minatorėt humbisnin jetėn njėri pas tjetrit, pėr shkak tė mungesės sė investimeve.
Pas tre vitesh shfrytėzim, ACR kishte shkelur tė gjitha planet e investimeve qė detyronte marrėveshja. Nė kėtė situatė nė 7 korrik tė vitit 2009, kompania i drejtohet Ministrisė sė Energjetikės, ku i kėrkon tė ndryshojė marrėveshjen e koncesionit. Vetėm dy ditė mė vonė ish-ministri Genc Ruli firmos ndryshimin e marrėveshjes duke shtyrė mbi 13 milionė euro investime pėr vitet 2009-2013, edhe pse sipas koncesionit investimet duhet tė kishin pėrfunduar sakaq.
Vetėm pak ditė para se tė linte detyrėn Genc Ruli, kishte ndryshuar njė marrėveshje tė votuar nga kuvendi nė kundėrshtim tė hapur me ligjin.
Pas publikimit tė skandalit nė Top Channel, ish ministri Ruli reagoi duke dhėnė versionin e tij se pse e ndryshoi marrėveshjen pa e kaluar nė kuvend, duke thene si arsye pushimet verore te deputeteve.Pak ditė mė vonė prokuroria njoftoi publikisht celjen e hetimeve. Dosja edhe sot vazhdon tė endet nė zyrat e saj, ndėrsa abuzimet nė minierė vazhdonin.
Pas zgjedhjeve tė vitit 2009 nė krye tė Ministrisė sė Energjetikės vjen Dritan Prifti, i cili tentoi tė anullonte koncesionin duke e quajtur marrėveshjen zyrtarisht tė dėshtuar.
Por edhe kjo nismė u zhbė shpejt. Kėrcėnimet dhe akuzat pėr heqje koncesioni mbeten vetėm deklarata dhe nuk u mor asnjė hap ligjor pėr t’i dhėnė fund abuzimeve dhe shfrytėzimit barbar tė minierės.
Tani ekspertėt thonė se miniera rrezikon tė shembet, pėr shkak tė shfrytėzimit pa kriter dhe investimeve tė munguara. Ky do tė ishte kulmi tragjik i njė historie dėshtimi dhe korrupsioni qindra milionė dollarėsh, qė sheh tė implikuar qė nga bandat e kriminelėve ordiner e deri tek zyrtarė mė tė lartė tė kėtij vendi, qė kanė hedhur thonjtė dhe po abuzojnė me njė nga pasuritė mė tė mėdha tė kėtij tė shqipėrisė. Rezervat e kromit, pėr tė cilat thuhet se vendi renditet i katėri nė botė.
Marrė nga Top Channel
Ø
pse spekuloni..
kam folur per nje foto ku nuk duket fytyre femije arixhiu aopo gaxhoi.. por nje kazan dhe nje gjysem dore e pikerisht gishtat qe duket qe nuku jan te nje femije..
pra mos grini sallat..
dalim te tema me minerala e minatora..
prinder te babezitur shfrytzojn dhe femijet ne pun te renda..
sikurse rasti i fotos ku nje femij mban nje kosh me mineral..
ose sikurse ajo familja ne klos dikur qe fuste femijet me mbledh gezhoja neper tynele..
ose si ca tjera qe cojn kalamaqerit me plackit hekurat nga ndertesat shtetrore..
e ndodhin pastaj tragjedira..
puna e bulqizes..
le te zbardhet..
por futja e ca minatorve ne 1000 e ca metra thelle per te grev-uar.. eshte krim.. i atyre qe pranojne te futen dhe i organizatoreve..
Sot rruget jan mbushur me femije qe shfrytezohen, bizneset e ndryshme po ashtu. Varferia sjell gjera te tmerrshme.
Aurela dikur kendonte:
"Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"
Brari, po i njajti asht mor burr, dora e kti fmis asht
Gjyslluke te duhen gjyslluke XD
Pasi lexova postin tan, shikova edhe njeher foton e par, dhe me t'vertet qe n'foto duket si dore e nje t'rrituri.
Ndersa per pjesen tjeter t'shkrimit nuk bie dakort me ty, sepse:
Jo t'gjitheve u jepen te njejtat mundsi jetese....dhe per me shum jo t'gjith kan t'njejtat aftsi.....por kjo nuk i ben me t'keqinj apo me t'mir....
Then kto, ti, un apo dikush tjeter, per me fol rreth temes duhet t'futemi "n'rolin" e "protagonistve"....asht kollaj t'flasesh nga nje dimension tjeter....
paqen, e sjell vetem drejtsia
ky quni kure te rritet ka me sha qeverin gadi se une.
Turp Turp me vjen keq per kete femin qe ne vend te ishte me shoket ne shkoll,ose te lozi me top. por ky femi vete punon ne nje moshe aq te vogel sa edhe peshen e atyre gureve nuk po e mban dot
Turpi eshte i familjes te keti femijes ne qofse ka cfar baballaresh jan ???
pls mos thoni nje me dy qeveria qeveria se fajn e ka familja e para pastaj shteti qe nuk nderton nje organizat.
p/s vjet qe isha ne shqiperi po udhetoja nga vlora ne Gjirokaster kudo rruges kishe femi qe shisnin Misra ose dicka tjeter keto nuk ndodhin ketu ne amerik edhe besoj edhe ne europ shqiperia ka akoma shum per te aritur standartet e Perendimit
Partizoni
Krijoni Kontakt