Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 198
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Zbardhet vrasja e dyfisht në Zvicër pranë familjes shqiptare nga Maqedonia




    Lidhja e dashurisë së vajzës 24 vjeçares Gjyle Leskovica ka bërë që babai i saj Gani Leskovica ta vrasë atë dhe nënën e saj të shtunën në mbrëmje në Einsiedeln të Zvicrës.

    Gazeta zvicerane Blick.ch ka zbardhur tragjedinë familjare duke përshkruar se si u vra nga dora e babait studentja e shkëlqyeshme në Universitetin e Luzernit, e cila ëndërronte të bëhej profesoreshë e shkollave të larta, një femër e bukur që ëndërronte jetën normale dhe me dashuri.

    Ishte nata e të Shtunës kur vajza e fqinjëve Kimete L. kishte ndëgjuar një grindje me zë të lartë. Ajo britmë vinte nga shtëpia e Gjylës. Babai i saj Gani Leskovica, 56 vjeçar kishte blerë shtëpinë para dy vitesh, punonte me zell pranë “Kloster Einsiedeln” si ngjyrorës (maler).

    Ndëgjova 3 të shtëna spjegon Kimetja dhe vrapova të shoh se çfarë ka ndodhur, duke dalur në ballkonin tim. Në oborrin e shtëpisë pash një grupë njerëzish të cilët ishin duke vrapuar në ikje. Ndër ta ishte edhe motra 20 vjeçare e Gjylës, Kefserja, e cila duke britur ”mami, mami, çfarë na ka bërë babi”, e cila duke qarë vazhdonte ikjen e saj.

    Kimetja alarmon policinë dhe emergjencën. Vetëm tani Kimetja kishte kuptuar se çfarë ka ndodhur në brendësi të familjes së fqinjëve!

    „Dy nga gratë e martuara të kësaj familje, mora në shtëpinë time për t`i strehuar dhe për t`i fshehur, ndërsa ato i kishin treguar se çarë kishte ndodhur në brendësi të shtëpisë“, tregon Kimetja.

    Sipas rrëfimit të parë, Gjyla kishte filluar një grindje me babain e saj, pasi ajo kishte pyetur të atin se a guxon të martohet me një person të cilin ajo dashuron.

    Por, siç shkruan Blic.ch, Ganiu jeton qe 13 vite në Zvicërr, mirëpo ai ende ka mentalitetin sikur të ishte në fshatin e tij në Maqedoni.

    Gjithashtu gazeta shkruan se Gjyla nuk kishte guxuar kurrë të dal nga dera me ndonjë bluzë të verës, tërë kohën nuk guzonte të tregoj lëkurën e saj, vetëm e vetëm për shkak të babait të saj, i cili ishte tejet i thelluar në besimin fetar.

    Gjyla për një vit kishte një lidhje dashurie me një djalë të një familje emigrantësh shqiptarë, por ajo nuk kishte treguar rastin pranë familje, sepse nuk kishte guxim për këtë. Por, para vendimit të Gjyles për ta njohur babain, ka qenë ky i fundit Ganiu që ka mësuar se dikush ka parë vajzën e tij me një djalë duke ecur pranë shkollës dorë për dorë.

    Ganiu me të marrë lajmin mori pistoletën dhe shtiu në vajzën e tij. Plumbi i parë nuk qëlloj atë, ndërsa plumbi i dytë goditi Gjylën ndër mjekër, duke e shpuar atë deri në anën tjetër të qafes. Gruaja e Ganiut, bie mbi trupin e vajzës së vdekur duke qarë dhe britur, ndërsa Ganiu godet edhe atë në kokë. Mediat zvicerane, por edhe opinioni i gjërë në Zvicër janë të tmerruar nga vrasja e tmerrshme që ndodhi pranë familjes shqiptare. Babai vrasës menjëherë është ndaluar nga policia dhe se ai gjendet në paraburgim. (Antonio Martinni/INA)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Belulo si ke goje me fol o hipokrit qe shkrimet e tua entuziaste per vrasjet pak me perpara e bene nje forum te tere t'i vije peshtire . Une e perseris qe kam hidherim per te gjitha viktimat e islamit , qofshin te deklaruara apo jo , qofshin te varrosura per se gjalli me kater mure apo qofshin me dhe persiper prej dores vrastare fetare .

    Sa per fe , kot i shani katoliket ne emer tim se u mjaftojne te zezat e veta , une jam thjesht besimtar dhe jo fetar .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Eshte i treti rast brenda ketij viti qe nje shqiptar vret gruan,nje ishte ne Gjermani dhe ky eshte i dyti ne Zvicer..... Cpo ndodh me shqiptaret?Cfardo qe te jete arsyeja,vrasesi duhet te kalbet ne burg. Paska shpetuar ska kush ti bej telashe me. Po femijeve te tjere (nese ka edhe te tjere) cfare do tu bej tani? Ti lere rrugeve.
    Me e keqja ka edhe te tjere qe e perkrahin.
    AUTOCHTHONOUS

  4. #24
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    une po rropatem perdite vetem per femijet.

    nuk vritet gjaku yt o trima.burra leshi ...se do shkoj ne pune

  5. #25
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    si gjithmon , nja ca bubuzhela do e kthjene kete teme tragjedike ne sulme fetare. Na e hapen zorret keta idiota njerez. Per ceshtje nderi ne shqiperi , edhe sot e kesaj dite vriten njerez , qofshin ata fetara apo jo. Eshte tradite leshi shqiptare , po lerini fete menjane.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    kush e di cfar orospijash kane qene te dyaja , shqiptari nuk vret kot
    Na hapet barkun me kete shprehje. Ndonjehere me vjen turp qe jam shqiptare kur degjoje shprehje te tilla. Askush nuk vret kot sipas atyre. Te gjithe e kane nje arsye. Na nxirrni njerez primitiv, te prapambetur. Edhe sikur ta kete tradhetuar gruaja ne ate moshe gje qe se besoj shteti te ka dhene te drejten ta divorcosh gruan, por jo ta vrasesh. Ku pyetni ju per ligje. Akoma jetoni ne kohen e kanunit. Njerez primitive!

    Njerez te semure! Ju gjynah qe martoheni! Rrini beqar dhe e ruani me mire nderin tuaj ashtu.
    Nese gruaja arrin te te tradhetoje ne ate moshe atehere shikojeni gabimin te vetja. Po te rrini kafeneve e ta trajtoni femren si sherbetoren tuaj e jo si te barabarte, e ta mbyllni brenda 4 mureve keto gjera do ndodhin. Nuk besoj se e ka vrare per nderin e gruas. Me siguri sic e permenden me lart gruaja do jete hedhur per te mbrojtur vajzen. Cfaredo lloj arsye te kete qene vrasja duhet te ishte shmangur.
    Vrasja justifikohet vetem per vetmbrojtje. Ne te gjitha rastet e tjera eshte e denueshme.

    Mire do ishte shqiptari te vriste dhe veten kur bredh vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 30-05-2011 më 09:20
    Feelings change - memories don't.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    si gjithmon , nja ca bubuzhela do e kthjene kete teme tragjedike ne sulme fetare. Na e hapen zorret keta idiota njerez. Per ceshtje nderi ne shqiperi , edhe sot e kesaj dite vriten njerez , qofshin ata fetara apo jo. Eshte tradite leshi shqiptare , po lerini fete menjane.
    Shume me vend ke shkru,po si nuk lane teme pa e perzier me fe,me duken te quditshem keta njerez,nuk te jepet as ti lexosh..

  8. #28
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Citim Postuar më parë nga agimbeluli Lexo Postimin
    ka vrare familjen e vete e jo tenden ,kush e di cfar pisesh kane qene ata
    Pse ti i ke prone private familjaret, mund ti vrasesh e presesh nese nuk te lajne kembet, nese te ofendojne nderin? Skllaveria nuk lejohet, me ligj!
    Hajde mendje e ndritur hajde.
    Po ne internet si mesove te hysh zoti shpellar?
    Ku eshte nderi tani ne burg zoti shpellar?
    Uroj qe personi qe ka bere kete krim te qendroje ne qeli me ndonje motumbo afrikan, t'a nderoje e cnderoje sa here te kete qejf.
    Cdo gje eshte relative...

  9. #29
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Nice Boy, ky vrasesi ishte shqiptar apo maqedon?

    Jo trullan, por i semure do thoja une, i semure psiqikisht apo edhe injorant. Po a vritet femiu yt aman.

    Pastaj vajza paska qene e madhe ne moshe e jo femije, qe te mesohet se si te jetoje.

    Disa njerez ende jetojne ne kohen e gurit.........besa as atehere s'besoj qe i kan vra femijet e tyre.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Ku shkeli turku,nuk doli bari...Keshtu pati shkruar Frang Bardhi(i cili jetonte edhe vete dhunen dhe tmerrin osmanik )dikur,jo fort larg,per njerezit qe shohin,e shume larg per shkelesit e ATEDHEUT TE KASTRIOTEVE,sepse,keta shkeles humben ne humneren qe solli osmanija.
    ..Edhe shume vite do te shkojne e osmanija do e percielle kete toke,qe ende renkon nga terri i osmanise....Ore njerez te DHEUT TE KASTRIOTEVE,largohuni nga islami,sepse,mesimet e talebaneve_bahajeve_alkaides,nuk i duhen ATEDHEUT TONE,sepse ne i perkasim PERENDIMIT,te cilit i dham edhe shume figura,te cilat ishin dhe do mbeten perhere figura urelidhese me EUROPEN,se ciles edhe i perkasim....

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •