
Postuar mė parė nga
darwin
Hiqni Maradonėn nga kėto krahasime se tregoni qė keni parė vetėm youtube dhe wiki. Mundohuni pak me ESPN classic tė paktėn.
Maradona nuk ishte thjesht futbollist si kėta tė tjerėt. Pėrveē se ishte vetė futbolli, ai i dha shpresė dy realiteteve gri, qytetit tė Napolit (mes varfėrisė) dhe kombit argjentinas (sapo kishin humbur luftėn me Anglinė).
Maradona ka kryer jo mė shumė se 50 trajnime gjithsej gjithė jetėn e tij (nė fakt nė ato gjirize ku kryente stėrvitjen Napoli kishte plotėsisht tė drejtė). Maradona nuk pinte qumėsht rregullisht dhe flinte nė ora 10, pėrkundrazi. Imagjinoni sikur tė ishte atlet super-profesionist si janė kėta tė sotmit.
Pėr tė janė kujdesur imtėsisht kėpucarėt dhe druvarėt e radhės qė me Xhentilen, Goikoeēean,e me radhė kasapėt e tjerė. Ju kujtoj qė Goikoeēea i theu kaviljen duke e lėnė 1 vit jashtė fushave tė futbollit. Qė prej asaj dite ka lozur me 70% tė mundėsive tė kėmbės sė MAJTĖ.
E keni idenė se sot mbrohet nė mėnyrė zonale dhe mund t'ju duket e ēuditshme por ka mė shumė hapėsirė se asokohe, pasi kur lozte Maradona veprohej me mbulimin njė pėr njė, dhe "pulla e postės" (pėr ata qė e kuptojnė kėtė shprehje) e grinte me shkelma mirė e mirė lojtarin/sulmuesin qė mbulonte para se tė merrte tė verdhėn rreth minutės sė 80. Tek Maradona hynin gjithmonė me ndėrhyrje nga mbrapa (nga ato pėr tė cilat sot tė nxjerrin direkt kartonin e kuq) dhe gjithmonėn e bėnin pėr topin ose kėmbėn. Nė rastin e Maradonės 95% kapnin kėmbėn. Por edhe kur kaloje pullėn e postės, tė priste mbrojtėsi i lirė.
Nga ē'mbaj mend unė VETĖM Barezi ishte i vetmi mbrojtės i lirė qė nuk bėnte ndėrhyrje tė kėqia, sepse kishte tempizėm dhe teknikė fenomenale dhe sidomos ishte futbollist korrekt. Kohler, Xhentile, Ferri, Vierchwood.. medet, e nxorėn van Bastenin nė pension qė 29 vjeē.
Ja, kundėr lojtarėve tė tillė lozte Maradona.
Nuk e keni idenė fare se ēfarė ekipi ishte Napoli qė fitoi kampionatin e parė nė saj tė tij.
Ėshtė si tė ēosh Mesin sot nė Premier League dhe tė fitojė kampionatin me Evertonin, kundėr ManUtd, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Man City.
Asokohe Zico lozte me Udinezen, Falcao me Romėn, Verona e Osvaldo Banjolit lozte me Briegel dhe Elkjaer nė formacion, Torino kishte Zhuninjon. Nuk po flas pėr 3 ekipet e mėdha.
Maradona lozte me Garelėn, Bruskolotin, Banjin (limonin e shtrydhur nga Interi), Xhordanon (klas, por 35 vjeē), Ferrarion, Maxantinin.. fubollista ndėrmarrjesh. Napoli kishte vetėm Maradonėn (po e vėrtetė, pėr kampionatin e dytė kishin ekip tė mirė - karekėn, Alemaon, De Napolin, Ferrarėn adoleshent -, por tė keni parasysh qė fituan kundėr Milanit tė Sakit!).
Ju kujtohet Argjentina e 86? Valdano (nė prag tė pensionit) dhe Burruēaga (lojtarė i mirė - jo mė shumė). Tė gjithė tė tjerėt anonimė. Apo tė kujtojmė ekipin e 1990, qė kishte vetėm portierin dhe Kanixhian si lojtarė tė mirė.
Mos u nisni nga trofetė, se pėr trofe Kanavaro ka fituar dhe kampionat botėror dhe topin e artė, po tė thoni qė rrjedhimisht ishte mė i mirė se Barezi nė atė moment do ju gjuajė zoti me ndonjė rrufe.
Maradona kur lozte kishte aftėsinė tė shikonte hapėsira nė fushėn e lojės qė truri i lojtarėve kundėrshtarė dhe i ne spektatorėve nė tv nuk e kishim idenė se ekzistonin.
Balistika e Maradonės ėshtė e pa-arritshme, jo nga Mesi, por nga ata inxhinierėt qė krijojnė lojrat pėr play-station. Nėse ju duket budallallėk kjo qė ju them, shikoni golin me ence brenda zonės kundėr Juves. Ėshtė i pashpjegueshėm me ligje fizike. Pa dashur qė tė ul Mesin, ju them se ato qė Mesi bėn me top, Maradona i bėnte me portokall.
Pėr mendimin tim futbollisti i vetėm qė i afrohet pak nga karakteristika e magjisė, ishte Ronaldinho 2004-2006 me Barcelonėn. Por vetėm pėr kėtė karakteristikė. Maradona ishte Xavi (shpėrndarėsi i topave) + Iniesta (krijimtaria) + Mesi (efektiviteti fenomenal) nė njė person. Pėr mė tepėr ishte dhe lider i skuadrės, nuk e di a ju kujtohet Roy Keane. Ja, ky ishte Diego Armando Maradona.
Tani, Mesi. Ėshtė fenomenal, futbollist i jashtėzakonshėm dhe mbi tė gjitha i thjeshtė. Pa dyshim qė ėshtė mė i miri nė botė. Por Maradonėn hiqeni veē, "mos e mundoni me kėto gara" dhe lėreni aty ku ėshtė, nė fronin e futbollit.
Ata qė e kanė parė tė lozė, thonė qė Garrinēa ishte mė magjik se Pele, plus qė Brazili kishte Didin, Vavan, Garrinēan, Karlos, Rivelinjon.
se harrova, qė ta mbyll krahasimin
A keni idenė si ėshtė Mozart pėr muzikėn? Ashtu ėshtė Maradona pėr futbollin.
Krijoni Kontakt