Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Exclamation Bosnja në udhëkryq kritik

    Rreziku i përshkallëzimit të konfliktit mund po ashtu të inkurajojë një rol më efektiv të BE-së në afrimin e reformës shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Asgjë më shumë nuk tërheq vëmendjen ndërkombëtare sesa duhma e luftës me rrezikun se ndarja e Bosnjës do të nxiste përhapje të konfliktit në mbarë Ballkanin



    Shteti i ndarë i Bosnjë-Hercegovinës shumë shpejt po arrin udhëkryqin më të madh në ekzistencën e saj. Boshnjakëve dhe të tjerëve duhet bërë e qartë një herë e mirë se cilat janë opsionet e vendit dhe pasojat e vendimmarrjeve të pasuara nga zgjedhjet e përgjithshme. Qeveritë nuk mund gjithnjë t’i kalojnë situatat sa për sy e faqe. Në momente të caktuara, shtetet arrijnë në pengesa kritike dhe duhet të vendosin sesi do të çahet përpara. Sarajevës tani i ofrohen tri drejtime: izolim, konflikt ose modernizim.
    Opsioni i parë është një skenar tërësisht i zi në të cilin status quo-ja politike vazhdon pafundësisht dhe nuk ka ndryshim në strukturën e shtetit ose lidhje ndërmjet qeverive të shumta rajonale. Megjithëse teorikisht një stagnim i tillë do të mbante jashtë konfliktin, në praktikë do të inkurajojë ndarje të mëtejshme etnike dhe rënie ekonomike me pasoja të parashikueshme sociale. Vendi do të futej në një vetizolim të brendshëm, derisa Ballkani po mundohet të kualifikohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
    Kushtet ekonomike në Bosnjë-Hercegovinë janë projektuar që të dështojnë gjatë vitit të ardhshëm. Derisa falimentimi në Federatë mund të jetë më pak dëmtues sa të ketë përfitime nga turizmi, prania ndërkombëtare në Sarajevë dhe remitencat e diasporës. Republika Sërpska është e stërcentralizuar dhe duhet të reduktojë shpenzimet publike pothuajse sa një e treta e buxhetit.
    Të dyja entitetet duhet të ndjekin reforma fiskale dhe disiplinë financiare, meqë kryeqytetet e Bashkimit Evropian do të hezitonin të jepnin një pako ndihmuese si pasojë e shpenzimeve të tejkaluara të qeverive të Bosnjës. Madje disa analistë po bëjnë thirrje zëshëm që të shfrytëzohet ky rast për reformim të institucioneve shtetërore dhe për luftimin e nivelit të lartë të korrupsionit.
    Skenari i dytë është ai i përshkallëzimit të konfliktit – një prej atyre që ka ndjekur Bosnjën për shumë vite me radhë, por që nuk ka ndodhur për shkak të presioneve nga jashtë dhe frikës së brendshme. Një dështim i tillë do të krijonte perceptimin se nuk mund të realizohet një qeveri qendrore e të gjithë boshnjakëve, do të ishte rritje të betejave politike dhe rritje të nacionalizmit në mesin e serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve.
    Skenari i konfliktit në mes të degradimit ekonomik dhe krizës së shumë politikave ekonomike qeveritare do të mund ta shpinte Bosnjën drejt kursit të ndarjes, konfliktit, madje edhe në shpërthim dhune. Do të shpërthenin politikat militante në të dyja kampet, derisa aktorët ndërkombëtarë do të ishin të paaftë t’i zaptonin palët. Ndarja territoriale nuk do të ishte e qartë, por shumë e pështjellët dhe konfliktuoze me një rezistencë të madhe për konsolidimin e dy minishteteve të krijuara nga masakrimet dhe përplasjet etnike.
    Ndarja e Bosnjës po ashtu do të kishte edhe implikime të thella rajonale. Do ta nxiste krijimin e një shteti të frustruar dhe kukull të boshnjakëve, të prirë prej radikalizmit dhe irredentizmit karshi fqinjëve të Republikës Sërpska. Në planin më të gjerë ballkanik, një ndarje e Bosnjës do të nxiste kërkesa të reja për ndarje, pavarësi dhe do të përhapej edhe në shumë shtete të tjera. Konfliktet që ishin menduar se u shuan do të shpërthenin përsëri dhe do të vinin në hije përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësim dhe parandalim të krizave. Pamundësia e NATO-s dhe e SHBA-së për të parandaluar plasjen konflikteve dhe ndarjet e shteteve do ta shfaqte dobësinë që do të mund të përhapej edhe tjetërkund.
    E treta, mundësia e vetme progresive për Bosnjën është zhvillimi ekonomik ku qeveria dhe shoqëria mund të tërheqin të hyra dhe investime, dhe do të përfshinin institucionet ndërkombëtare të Bosnjës. Kjo do të kërkonte dorë të zgjatur të shtetit dhe nevojën e madhe për reformë institucionale, me qëllim që vendi të plotësojë kriteret e Bashkimit Evropian dhe që ta zërë hapin e fqinjëve.
    Misioni i fundit ndërkombëtar për ta kthyer Bosnjën në një shtet funksional në rrugë për integrim euroatlantik, ka dështuar. As politikat instruksioniste, as ato të buta nuk kanë dhënë sukses pasi politikanët e Bosnjës në mënyrë të vazhdueshme kanë kundërshtuar krijimin e një shteti unik. Aktorët ndërkombëtarë mundohen të gjejnë shteg për pyetjen sesi t’ia bëhet që Bosnja të futet në rrugën e duhur.
    Do të ketë thirrje të reja nga Washingtoni dhe Brukseli për nxitje të qeverisë për zbatimin e reformave kushtetuese dhe për t’i hequr të drejtat e vetos për etnitetet. Këtu do të përfshihet edhe bërja thirrje Milorad Dodikut dhe politikanëve të tjerë që të distancohen nga thirrjet për ndarje. Është vështirë që të shmanget nga kjo rrugë derisa ka qeveri që bëjnë thirrje për ndjekje të politikave separatiste. Do të ketë përpjekje për ribalancim të lidhjeve ndërmjet shtetit dhe entiteteve.
    Do të ketë përplasje për të ardhmen e Përfaqësuesit të Zyrës së Lartë (OHR). Kundërshtuesit do të thonë se ky post duhet të shuhet që boshnjakët të kenë kontroll direkt mbi fatin e vet. Përzierja ndërkombëtare në procesin politik promovon varësi dhe nënvlerëson marrjen e vendimeve në mënyrë të pavarur. Përkrahësit e kësaj qasjeje mendojnë se kështu do të bëhej e mundur që politikanët të drejtonin politika në interes të vendit, sesa të ndiqnin interesat e ngushta.
    Mbështetësit e OHR-së do të thonë se pa Zyrën e ndërkombëtarëve do të ketë çintegrim të vendit. Vetëm një misioni i Bashkimit Evropian në vend të atij ndërkombëtar do të ishte zëvendësim i Marrëveshjes së Daytonit. Një mandat i tillë evropian do të duhej të kishte kompetenca monitoruese me të drejta të bindjes së politikanëve boshnjakë që të zbatojnë reformat kushtetuese që promovojnë lidhje ndërmjet shtetit dhe entiteteve.
    Përplasjet sesi të menaxhohet Bosnja do të ashpërsohen pafundësisht derisa kushtet në këtë vend do të përkeqësohen. Duke marrë këtë si sebep, mbase ajo që është e nevojshme në fund të fundit është një version boshnjak i terapisë shok në të cilën konflikti eventual do të lejohej të përshkallëzohet. Megjithëse kjo mund të jetë një strategji e rrezikshme, me gjithë vijat e kuqe të tërhequra nga bashkësia ndërkombëtare, spektri në rritje i ndarjes dhe i rikthimit të konfliktit të armatosur mund të traumatizojë liderët dhe publikun në një gjendje serioze për arritje të një marrëveshje për të siguruar stabilitetit dhe vlefshmërinë afatgjate të vendit.
    Me fjalë të tjera, rreziku i përshkallëzimit të konfliktit mund po ashtu të inkurajojë një rol më efektiv të BE-së në afrimin e reformës shtetërore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Asgjë më shumë nuk tërheq vëmendjen ndërkombëtare sesa duhma e luftës me rrezikun se ndarja e Bosnjës do të nxiste përhapje të konfliktit në mbarë Ballkanin. Mbase skenari i tretë është i arritshëm vetëm nëpërmjet kërcënimit të prekshëm të opsionit të dytë.

    (Autori është drejtues i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare. Komenti është shkruar ekskluzivisht për “Kohën Ditore”.)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Bosnja eshte viktime e vetes. Eshte viktime e boshnjakeve te cilet e humben identitetin kombetar dhe u perzien u bene lesh e li me shkijet e Serbise. E vetmja gje qe i dallonte te dyja entitet (Boshnjaket dhe Serbet) ishte ajo qe ata quajne RELIGJION TE TYRE.

    Boshnjaket edhe sot po t'i pyesesh CFARE JE te pergjigjen JAM MYSLIMAN e jo JAM BOSHNJAK.

    Normalisht, ata s'jane as myslimane sepse rakine e derrin s'e heqin nga goja (shumica e tyre), por po them qe humbja e prioritetit kombetar ndaj atij religjioz (inekzistent tek ata) u kushtoi kete situate.

    Mendimi im - Bosnja do ndahet e do shkaterrohet. Serbet do marrin "hisen" e tyre qe e fituan ne lufte, Kroatet nuk e di nese do marrin dicka, por s'perjashtohet mundesia dhe ajo cope e Bosnjes qe do mbetet do jetoje ne paqe. Perndryshe - keshtu sic eshte tani, Bosnja do jete ne vendnumero edhe per 1,000 vite tjera...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3

    Serbët e Bosnjës hedhin poshtë kërkesat e BE-së

    | 13.02.2011 | 16:00 UTC

    Serbët e Bosnjës hedhin poshtë kërkesat e BE-së

    Serbët e Bosnjës kanë hedhur poshtë kërkesën e Bashkimit Evropian për një forcim të shtetit të përbashkët Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e shprehu presidenti i gjysmës serbe të vendit -Republika Srpska - Milorad Dodik, pas kthimit nga një takim në Berlin me kancelaren Angela Merkel. BE ka kërkuar më shumë kompetenca për qeverinë qëndrore në Sarajevë, për të lehtësuar rrugën e Bosnjës për të hyrë në Bashkimin Evropian. Edhe kërkesën e Merkelit për një përfshirje të së ashtuquajturës "klauzolë evropiane" në kushtetutën boshnjake, Dodik nuk e pranoi. Pas përfundimit të luftës në Bosnjë në 1995 vendi u nda në dy Republika autonome të serbëve si dhe të kroatëve dhe myslimanëve, të cilat janë mbajtur së bashku vetëm nga një qeveri qëndrore e dobët. Për shkak se të dyja pjesët e vendit bllokojnë njëri-tjetrin, nuk po realizohen reformat që janë urgjentisht të nevojshme. Edhe ekonomia ndodhet në gjendje të rëndë.


    DW

  4. #4
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  5. #5
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Bosnja eshte viktime e vetes. Eshte viktime e boshnjakeve te cilet e humben identitetin kombetar dhe u perzien u bene lesh e li me shkijet e Serbise. E vetmja gje qe i dallonte te dyja entitet (Boshnjaket dhe Serbet) ishte ajo qe ata quajne RELIGJION TE TYRE.

    Boshnjaket edhe sot po t'i pyesesh CFARE JE te pergjigjen JAM MYSLIMAN e jo JAM BOSHNJAK.

    Normalisht, ata s'jane as myslimane sepse rakine e derrin s'e heqin nga goja (shumica e tyre), por po them qe humbja e prioritetit kombetar ndaj atij religjioz (inekzistent tek ata) u kushtoi kete situate.

    Mendimi im - Bosnja do ndahet e do shkaterrohet. Serbet do marrin "hisen" e tyre qe e fituan ne lufte, Kroatet nuk e di nese do marrin dicka, por s'perjashtohet mundesia dhe ajo cope e Bosnjes qe do mbetet do jetoje ne paqe. Perndryshe - keshtu sic eshte tani, Bosnja do jete ne vendnumero edhe per 1,000 vite tjera...



    Nuk do lejoj bota te ndahet ,do kerkonin shume vende te ndaheshin pastaj ,duke filluar nga Belgjika ,Mali i zi ,Maqedonia ,Serbia ,Greqia etjetj
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Kur fare thjeshte mund te ndryshosh edukimin , persedo te preferosh nje jete me konflikt?!Si mund te jene njerzit kaq te percipte?Zot na ruj nga budallepsja.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    bravo i qofte ketij shqiptarit
    ky qenka djal trim dhe atdhetar

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washingtonit ?!

    http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1810


    Frantz Fanoni e thotë në librin e tij : “The Wretched of the Earth” :



    “Në kontekstin kolonialist, kolonializmi arrin kulmin e përmbylljes së suksesit të tij vetëm në momentin kur i kolonizuari fillon t’a konsiderojë kolonizatorin si ‘shpëtimtar’” [10]
    "Shoku Mjekesise"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Problemet e Bosnjes me duket te pazgjidhshme ne kuadrin aktual centralizt. Vetem decentralizimi real dhe i pa-ekuivok i pushtetit ne njesite vendore mund ta ndihmojne vendin.

  10. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Hagë: Serbët donin ti dëbonin gjithë myslimanët thotë dëshmitari

    http://www.mesazhi.com/artikuj/hage-...ote-deshmitari
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •