-
Shpejtësia më e madhe-shpejtësia e dritës
Shpejtësia më e madhe-shpejtësia e dritës
Qasje studimore | - Perkthyen nga gjuha angleze: Ajni & Mimoza SINANI . - E Enjte, 2 Dhjetor 2010; 10:29
Për shpejtësinë më të madhe C, që tregon shpejtësinë e dritës në zbrazëtirë, është aluduar në dy ajete të Kur’anit të Lavdishëm, duke e lidhur këtë konstante universale themelore C, me lëvizjen e sistemit Tokë-Hënë.
Interpretimi i ri relativist, i kësaj thënie kur’anore, jep një vlerë prej C=299792.5 km/s, në një përputhje jashtëzakonisht mahnitëse me vlerën e pranuar ndërkombëtare. Ky rezultat mahnitës, vë në dukje unitetin e botës fizike, vlefshmërinë e Teorisë Speciale të Relativitetit dhe autencitetin e Kur’anit të Lavdishëm për pabesimtarët.
Hyrje:
Shpejtësia e dritës në zbrazëtirë i përket një grupi të vogël të konstanteve themelore; por, ajo mban një pozitë të shquar, brenda këtij grupi. Para së gjithash, ajo ndeshet në shumë degë të ndryshme të fizikës. Nuk ekzagjerohet, nëse ndonjëri thotë, se historia e përcaktimit të shpejtësisë së dritës, është një histori e përmbledhur e fizikës. Dhe kjo histori, nuk ka përfunduar ende.
Prej Antikitetit të Greqisë së Lashtë, deri në Mesjetë, shpejtësia e dritës besohej të ishte e pafundme. Aristoteli, besonte se drita përçohet menjëherë! Në shekullin e njëmbëdhjetë, shkencëtari arab Alhasan, sugjeroi se drita udhëton me shpejtësi të kufizuar. Galileu (1600), u përpoq t’a përcaktojë këtë shpejtësi, por nuk ia doli dot, duke thënë se drita është jashtëzakonisht e shpejtë. Roemer (1676) ishte i pari që mati C, duke përdorur eklipset e satelitit Jupiter. Ai përftoi një vlerë të pasaktë të C (215000 km/s), sepse diametri i orbitës së Tokës nuk njihej saktësisht.
Duke filluar prej shekullit të 17-të, eksperimentet nxorrën në pah përparimin e metodave dhe teknikave në përcaktimin e shpejtësisë C.
Vlera e Froome-it, konsiderohet të jetë më e sakta për një periudhë të gjatë kohe, deri më 1983, kur u aplikuan interferometrat e rrezatimit lazer të moduluara, për përcaktimin e C, me precizitet tepër të lartë.
Sipas Zyrës Kombëtare Amerikane të standarteve, vlera e C-së është: C = 299792.4574 + 0.0011 km/s, ndërsa sipas Laboratorit Fizik Kombëtar Britanik C = 299792.4590+0.0008 km/s.
Sipas Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit të Ajnshtajnit (1917), ligji i qëndrueshmërisë së shpejtësisë C të dritës në zbrazëti, nuk mund të pretendojë ndonjë vlefshmëri të pakufizuar, sepse përkulja e rrezeve të dritës, mund të ndodhë vetëm, kur shpejtësia e përhapjes së dritës, ndryshon me pozicionin! Ajnshtajni e zgjidhi vetë këtë kontradiktë, midis relativitetit special dhe atij të përgjithshëm, duke shpallur botërisht në referatin e tij shkencor, të shkruar (1917):
“Rezultatet e relativitetit special vazhdojnë vetëm aq gjatë, sa që ne jemi të aftë të mos përfillim ndikimin e fushave gravitacionale mbi fenomenet“.
Ky kusht vlefshmërie, i postulatit të dytë të relativitetit special, është marrë parasysh në punimin e tanishëm, për arsye se për qëndrueshmërinë e shpejtësisë C, nevojitet hapësirë absolute (vakum). Për të arritur hapësirë të zbrazët të kësaj bote, sipas vështrimit të Ajnshtajnit, nuk është e mjaftueshme thjesht të mënjanohen, prej një vëllimi të hapësirës, të gjitha atomet, molekulat dhe grimcat, por është e nevojshme, gjithashtu, çlirimi prej fushës gravitacionale. Si rrjedhim, ne e kemi shmangur efektin e fushës gravitacionale diellore, në lëvizjen orbitale gjeocentrike të hënës, e cila është marrë parasysh këtu, sipas ekuacionit kur’anor të zbatuar, si një referim standard matjeje, për vlerësimin e shpejtësisë më të madhe kozmike, të përshkruar në ajetet e Kur’anit të Shenjtë.
Lëvizja Orbitale Hënore përshkruhet në Kur’an:
Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Kur’ani, Libri i Shenjtë i Fesë Islame iu drejtua, prej Zotit, të gjithë njerëzimit, nëpërmjet Profetit Muhammed (s.a.v.s.), i cili jetoi në Gadishullin Arabik.
Populli arab, përdorte sistemin hënor, në llogaritjen e kohës. Kur’ani iu adresua atyre, në të vetmen gjuhë, që ata të mund t’a kuptonin, pa i ç’rregulluar zakonet e tyre. Zoti (në Arabisht ALLAH: NJË dhe i VETMI ZOT, KRIJUES) thotë në Kur’an:
“Ai (Zoti) e bëri diellin, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që t’a dini numrin e viteve dhe llogarinë.“
(Kur`ani, 10:5)
Viti hënor ka dymbëdhjetë muaj; një muaj është përcaktuar, kohët e fundit, si koha e një rrotullimi të hënës, në orbitën e saj rreth tokës. Zoti, përmend tërthorazi, një orbitë të tillë, në Kur’an:
“Ai (Zoti) është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.“
(Kur’ani, 21:33)
Këtu, është njoftuar qartë, një fakt shkencor themelor dhe pikërisht, ekzistenca e orbitave të tokës, diellit dhe hënës; për më tepër, është folur për udhëtimin e këtyre trupave qiellorë në hapësirë, me lëvizjen e vetë atyre! Si rrjedhim, një koncept i ri ka qenë i njoftuar në Kur’an, mijëra vjet përpara, se të ishte zbuluar prej shkencës moderne.
Sot, koncepti i vitit hënor është përhapur gjerësisht dhe siç e dimë, hëna është fqinji ynë më i afërt në hapësirë, dhe bashkëudhëtar i planetit tonë. Shpesh thuhet se, toka dhe hëna formojnë një planet binjak. Ndërsa, hëna rrotullohet rreth tokës, ndryshimi në pozicionet relative të hënës, tokës dhe diellit, shkaktojnë dukjen e hënës në faza të ndryshme të saj. Koha, midis hënave të reja të njëpasnjëshme, është 29.53 ditë dhe është quajtur muaj sinodik. Gjatë kësaj kohe, sidoqoftë, toka dhe si rrjedhim orbita e hënës, ka udhëtuar një pjesë të trajektores së saj rreth diellit, kështu pozicioni i hënës kundrejt sfondit të yjeve është i ndryshëm. Koha, që i duhet hënës të kthehet në të njëjtin pozicion në qiell, si shikohet prej tokës, quhet muaj siderik (27.32 ditë), i cili paraqet kohën aktuale neto të një rrotullimi në orbitën e hënës. Kjo orbitë është pothuaj rrethore, duke pasur një rreze mesatare r = 384264 km.
Duke iu referuar ajetit kur’anor (10:5), ne vërejtëm diferencimin midis periudhës së dukshme sinodike, për njohjen e numrit të viteve dhe periudhës së vërtetë siderike, për njehsimet në llogaritjet shkencore.
Koha
Siderike
Sinodike
Muaji Hënor T
27.321661 ditë = 655.71956 orë
29.53059ditë
Dita tokësore t
23 h, 56 min4.0906s = 86164.0906s
24orë=86400s
Qëllimi i këtij punimi është të përcaktojë vlerën e shpejtësisë më të madhe, të përmendur në ajetet kur’anore relativiste të poshtëpërmendura. Në këto ajete, duhet të përdoret sistemi siderik, edhe për muajin hënor, edhe për ditën tokësore, si periudha të matura të përpikta (përsa i përket një ylli të largët, në dukje të palëvizshëm).
Relacioni i ri në Sistemin Tokë - Hënë:
Gjatësia e orbitës së Hënës L dhe koha t e një dite tokësore, janë bashkalidhur në një ajet të mrekullueshëm kur’anor, i cili paraqet shpejtësinë konstante universale, të një ngjarjeje të përcaktuar kozmike, si vijon:
“Zoti e udhëheq çështjen prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai, në një ditë, që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.“
(Kur’ani, 32:5)
Shprehja kur’anore “sipas llogaritjeve tuaja“, nuk lë dyshim për të kuptuarit tonë të vitit, si vit hënor.
Ajeti fillon në lidhje me një “ngjarje kozmike“ të caktuar, të cilën Zoti e shkakton dhe e komandon. Kjo ngjarje, përhapet vazhdueshmërisht, nëpër tërë universin, midis qiejve dhe Tokës, me shpejtësi të tillë, saqë ajo përshkon në NJË DITË, një distancë maksimale në hapësirë, të barazvlershme me atë, që hëna përshkon gjatë NJË MIJË VITEVE HËNORE (pra gjatë 12.000 muajve siderike). Pyetja, që pason vetvetiu, është: çfarë mund të jetë kjo ngjarje kozmike dhe cila është shpejtësia e saj më e madhe, që shprehet në këtë ekuacion kur’anor?
T’i përgjigjemi kësaj pyetje. Ajeti i mësipërm kur’anor kuptohet në shprehjen e ekuacionit, që vijon:
Ct = 12000 L .........(1)
Ku: C është shpejtësia e ngjarjes kozmike, t është intervali kohës së një dite tokësore siderike, që përcaktohet si koha e një rrotullimi të tokës rreth boshtit të vet (i lidhur me yjet), pra (23 orë, 56 min, 4.0906 sek = 86 164.0906 sek).
L është largësia inerte, të cilën hëna e përshkon në rrotullimin rreth tokës, gjatë një muaji siderik; pra, L është gjatësia neto e orbitës së hënës, për shkak të lëvizjes gjeocentrike të vet asaj, pa ndërhyrjen e lëvizjes së saj spirale, të shkaktuar prej rrotullimit të tokës rreth diellit, pra është gjatësia e orbitës hënore, duke përjashtuar veprimin e fushës gravitacionale diellore në vlerën e matur.
Le të jetë V shpejtësia orbitale mesatare e matur e hënës, e nxjerrë prej një rrezeje mesatare R të orbitës gjeocentrike hënore, e matur prej tokës orbituese, gjatë rrotullimit të saj heliocentrik.
V = 2 π R / T........(2)
duke zëvendësuar R= 384264 km dhe T = muajin hënor siderik = 655.71986 orë:
V = (2 x 3.1416 x 384264) / 655.71986 = 3682.07km/ orë.
Kjo shpejtësi, jepet në të gjitha librat mësimorë të astronomisë dhe është pranuar prej NASA-s.
Le të jetë α këndi i udhëtimit prej sistemit tokë – hënë përqark diellit gjatë një muaji siderik, prej 27.32161 ditësh. Ne mund të llogarisim α, nëse marrim parasysh kohën (365.25636 ditë) të një rrotullimi heliocentrik (një vit), të sistemit tokë-hënë.
27.321661 * 360 / 365.25636 = 26,92848
Kështu α është një karakteristikë konstante e këtij sistemi, në varësi të periudhave të muajit dhe vitit.
Derisa, prania e diellit ndryshon vetitë gjeometrike të hapësirës dhe kohës, ne duhet të shmangim efektet e tij gravitacionale, në sistemin tokë–hënë, në bazë të kushtit të vlefshmërisë të postulatit të dytë të relativitetit special, pra ne duhet të marrim parasysh vetëm lëvizjen gjeocentrike hënore, pa lëvizjen heliocentrike të sistemit tokë-hënë. Kështu, përbërësja e shpejtësisë VO = V cos O, duke përfaqësuar shpejtësinë orbitale neto të hënës, është futur për të llogaritur gjatësinë neto L të orbitës hënore, duke e supozuar tokën të palëvizshme.
L = V cosα T ...................(3)
Prej ekuacionit (1) dhe (3) ne marrim një lidhje të re, për sistemin tokë-hënë:
Ct = 12000 V cos α T ................(4)
C = 12000 V cos α T /t .............(5)
Duke zëvendësuar vlerën siderike të periudhave t dhe T prej tabelës, vlerës së pranuar nga NASA të shpejtësisë orbitale hënore të matur V = 3682.07 km/orë, dhe vlerën e llogaritur të cosα= cos 26.92848 = 0.89157, ne marrim shpejtësinë e ngjarjes kozmike prej ekuacionit (5), e shprehur qartë në Kur’anin e Shenjtë.
C = 12000 x 3682.07 x 0.89157 x 655.71986 / 86 164.0906
C = 299792.5 km/s
Duke iu drejtuar vlerës internacionale C = 299792.458 km/s, ne gjejmë një pajtim jashtëzakonisht mahnitës. Kështu, ne nxjerrim përfundimin se ngjarja kozmike, e përmendur në ajetin e mëparshëm kur’anor, identifikohet me DRITËN dhe të gjitha ngjarjet e ngjashme kozmike të përhapura në vakuum me këtë shpejtësi maksimale, të tilla si: të gjitha llojet e valëve elektro-magnetike të përhapura midis qiejve dhe tokës, valët e parashikuara gravitacionale të përhapura nëpër tërë universin, dhe të gjitha grimcat, që lëvizin me këtë shpejtësi shumë të madhe kozmike, të tilla si neutrinot.
Është tepër interesante të përmendim këtu, ajetin e dytë kur’anor, që bën aluzion për të njëjtin ekuacion kur’anor relativist, në sistemin tokë-hënë. Zoti i Lartësuar, thotë:
“...një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju. “
(Kur`ani, 22:47)
Përfundim:
Është njëkohësisht e rëndësishme dhe interesante, të gjesh një lidhje të re astronomike midis rrezes R të orbitës hënore dhe kohës t të një dite tokësore të deduktuar, në bazë të një interpretimi të ri relativist të një ajeti kur’anor kozmik, duke aluduar mbi shpejtësinë më të madhe universale, të njëjtë me shpejtësinë C të dritës në zbrazëti.
Është kaq mbresëlënëse të gjesh unitet në kompleksin e fenomeneve, që në shikim të parë duken të mos kenë asgjë të përbashkët. Ky punim vërteton universalitetin dhe qëndrueshmërinë e konstantes themelore C, si Shpejtësia më e Madhe Kozmike dhe e dëshmon Kur’anin e Shenjtë, si një Libër të Shenjtë, që vlen të shqyrtohet me analizime të hollësishme, përderisa, autor i tij është KRIJUESI i Universit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt