Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Papa në Kroaci, mbështet anëtarësimin e Zagrebit në BE

    Papa në Kroaci, mbështet anëtarësimin e Zagrebit në BE

    Papa Benedikt arriti në Kroaci për një vizitë dyditëshe, duke përsëritur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Zagrebit në Bashkimin Evropian. Papa u tha gazetarëve se anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian është logjik, i drejtë dhe i nevojshëm. Por ai pranoi se ekziston një farë frike për pranimin e saj në BE, gjë që ai e quajti të kuptueshme. Ai tha se një frikë e tillë vjen për shkak të një burokracie tepër të centralizuar dhe të një kulture racionaliste. Papa i bëri thirrje Kroacisë të punojë kundër kësaj frike dhe të risjellë në Bashkimin Evropian pasurinë e kulturave të larmishme që përfaqëson krishtërimi.

    Gazeta Sot

  2. #2
    Kroaci, Papa Benedikti rithekson vlerat tradicionale të familjes

    Zëri i Amerikës

    Uashington E dielë, 05 Qershor 2011


    Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Kroaci, Papa Benedikti ritheksoi vlerat tradicionale të familjes, duke u bërë thirrje katolikëve të martohen dhe të kenë fëmijë e jo thjesht të bashkëjetojnë.

    Gjatë një meshe të mbajtur sot, Papa Benedikti tha para 300 mijë të pranishmëve që mbushnin hipodromin e Zagrebit se katolikëve u kërkohet të kundërshtojnë laicizmin, i cili, deklaroi ai, kërcënon familjen. Papa u bëri thirrje prindërve të pranojnë natyrën e shenjtë të jetës, që nga ngjizja deri në vdekje.

    Papa arriti në kryeqytetin kroat dje dhe tha se ai mbështet me forcë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian nëse ky vend kryesisht katolik ndihmon për të mbrojtur vlerat e krishtera.

    Kroacia pritet të jetë vendi i radhës për të hyrë në bllokun prej 27 vendesh. Anëtarësimi i saj pritet në vitin 2012 ose 2013

  3. #3

    Papa mbështet Kroacinë

    BALLKANI | 05.06.2011

    Papa mbështet Kroacinë

    Papa Benedikti XVI ka shkuar të shtunën për vizitë dyditore në Kroaci. Është kjo vizita e parë e tij në këtë vend. Vizita realizohet në një moment të rëndësishëm politik për Kroacinë.

    Papa në Kroaci - është kjo një vizitë mes miqëve. Që në fillim të vizitës, ende pa zbritur nga avioni në Zagreb, Benedikti XVI foli për raportet e mira tradicionale mes Vatikanit dhe popullit kroat.

    „Ne mund të flasim për 13 shekuj lidhjesh të veçanta, të krijuara dhe forcuara në kohëra të vështira. Kjo histori është dëshmitari më i mirë i dashurisë së popullit kroat për evangjelizmin dhe kishën", tha ai.

    Vizita e Papa Benediktit XVI në Kroaci realizohet në një moment të rëndësishëm politik. Këtë muaj duhet të përfundojnë negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një proces ky të cilin Vatikani e ka mbështetur prej fillimit. Këtë bëri të ditur Papa edhe gjatë bisedimeve politike në Zagreb.

    Kroacia shembull për të tjerët

    Pas mbërritjes atje, Benedikt XVI theksoi se 20 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë dhe në prag të anëtarësimit të saj në BE, historia e mëparshme dhe ajo e fundit e Kroacisë paraqet një bazë mbi të cilën të gjithë popujt tjerë të kontinentit mund të reflektojnë, me qëllim ruajtjen e vlerave të krishtera.

    „Që prej fillimit ky komb i përkiste Evropës dhe ka dhënë një kontribut të veçantë me vlerat morale dhe shpirtërore, të cilat me qindra vjet janë kultivuar në jetën e përditshme dhe në ruajtjen e identitetit personal dhe kombëtar", tha Benedikti i XVI.


    Katolicizmi në Kroaci edhe sot është një pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar, në veçanti sa i përket përkufizimit të saktë me kishën ortodokse serbe. Rreth 90 % e banorëve të Kroacisë janë katolikë. Besimi dhe kisha kanë vlera tradicionale. Teologu Zhelko Tanjiq, drejtor i butesit katolik në Kroaci flet për afërsi të mëdha shpirtërore mes besimtarëve në këtë vend dhe Papës.

    "Papa dhe kroatët të ngjashëm"

    Do të thosha se mes Papës dhe kroatëve ka disa ngjashmëri. Ai vjen nga Bavaria ku katolicizmi mbahet në mënyrë tradicionale. Ngjashëm është edhe me kroatët. Kultura dhe historia kroate shprehen bukur fuqishëm edhe përmes katolicizmit", thotë Tanjiq.

    Pika kulmore e vizitës ishte takimi i Papës të shtunën në mbrëmje me të rinjtë në sheshin qendror Bana Jelaçiqa si dhe mesha e shenjtë e parashikuar për ditën e diel, ku priten rreth 300.000 besimtarë.

    DW

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Papa mbeshtetje Kroacise per ne BE ?

    Nejse pajtohem dhe un , Kroacia i ka plotsu disa kushte , ka leju paraden e homoseksualve , me siguri do te lejojn martesat e tyre , kishes do ti thon lamtumir , sikur qe ndodhi para disa kohe kur kroatet protestuan kunder kishes katolike etj.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Papa mbeshtetje Kroacise per ne BE ?

    Nejse pajtohem dhe un , Kroacia i ka plotsu disa kushte , ka leju paraden e homoseksualve , me siguri do te lejojn martesat e tyre , kishes do ti thon lamtumir , sikur qe ndodhi para disa kohe kur kroatet protestuan kunder kishes katolike etj.
    Po c'hall ke ti atëher që trumbeton për katolicizime lart e poshtë nëse Kroacia teorikisht po e humb lidhjen që ka patur gjithmonë me Vatikanin me futjen në BE ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ditet e fundit papa po mbeshtet gati gjithckah ....une them qe kroatet ne kete rast te mos solidarizohen me papen dhe te bojkotojne BE-n dhe kete duhet ta beje secili shtet europian i mirefillt !

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    po ky ka shkuar per te bere politike ne kroaci

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Mr.Sojeva
    Anëtarësuar
    14-04-2011
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    ditet e fundit papa po mbeshtet gati gjithckah ....une them qe kroatet ne kete rast te mos solidarizohen me papen dhe te bojkotojne BE-n dhe kete duhet ta beje secili shtet europian i mirefillt !
    Pse po mendon keshtu?

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    kroacia normal qe do futet ne BE-ne, por cfare i duhet peshkopit te romes, qe fut hundet kudo?
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •