Jo që s’e dinë sa është ora, por as dita, muaji dhe viti
Portsmouth, 26 maj - Fisi Amondava nga pjesa braziliane e Amazonës në gjuhën e vet nuk ka fare fjalë për nocionet e kohës siç janë java, ditët, muaji apo vitet, tregoi një hulumtim i ekspertëve nga universiteti i Portsmouthit, që u publikua në revistën “Language And Cognition”.
“Për këtë fis koha nuk është para, ata nuk nguten për të kryer me kohë obligimet dhe askush nuk flet për javën, muajin apo vitin e ardhshëm. Sipas kësaj, mund të thuhet se ata e kënaqen në liri në kuptimin e plotë të kësaj fjale”, shkruan në publikim.
“Për popullin Amondava koha nuk ekziston në kuptimin si ekziston për ne. Tashti pa fije dyshimi mund të themi se ekziston të paktën një gjuhë dhe kulturë që nuk e shikojnë kohën si diçka që mund të matet. Kjo nuk do të thotë se populli Amondava jeton ‘jashtë kohës’, por do të thotë se jeton në një botë të ngjarjeve, në bvenmd që ato ngjarje t’i shikojë si diçka që është pjesë përbërëse e kohës”.
Ekipi i antropologëve dhe linguistëve i kaloi tetë javë në mesin e njerëzve të fisit Amondava, duke hulumtuar gjuhën dhe mënyrën e tyre të jetesës. Gjatë kësaj kohe është konstatuar se në gjuhën e tyre ekzistojnë nocione siç janë “dita”, “nata”, “stina e shirave” dhe “stina e thatë”, por jo edhe nocionet që masin kohën, andaj askush në këtë bashkësi nuk di sa janë të vjetër.
Në vend të moshës, ata disa herë gjatë jetës i ndërrojnë emrat personalë, në mënyrë që ë tregojnë se në cilin stad të jetës gjenden. Bie fjala, fëmija do të braktisë emrin e vet dhe do atë emër do t’ia lë të porsalindurit në familje.
Krijoni Kontakt