Close
Faqja 9 prej 35 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 346
  1. #81
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga Mon.Alisa Lexo Postimin
    So per mu ēudit kjoo.....gjithqkaaaaaaaaa bon vakii te shqiptart...

    btw : Kto dy kunatat shumee t'poshtra..pluss kqyrja ksaj te dytes daten e lindjes te ish kon mare e mire nuk ish martuu fmi hala :S
    Gjilani esht i Kosoves me sa di un.. apo jo?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Lexone shtypin ku po ndodhin Marrina ma shume te Shqiptaret e Kosove apo ne Shqiperi?

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Keto jan raporte familjare qe per shkaqe ekonomike te dobeta jan te detyruar te jetojn ne bashkesi dhe si rezultat ka edhe konflikte,po ta kishim shtetin te fort ku secili do kishte pune ,ku do te kishte perkujdesje edhe ndaj pleqve keto gjera nuk do te ndodhnin.
    Prandaj sot nje pjes e mire e popullit jeton ne depresion dhe depresioni sjell dhunen

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Lexone shtypin ku po ndodhin Marrina ma shume te Shqiptaret e Kosove apo ne Shqiperi?
    Edhe ne shqiperi edhe ne kosove ndodhin keso gjerash,perderisa populli eshte ne gjendje depresive,shkaqet dihen.
    Mjafton vetem nje e dhen ku nje banor i kosoves per kok ka me pak se njevro te ardhura ditore,kurse ne perendim per nje kafsh qe mban ne shtepi jep dhetefishin atehere keto gjera arsyetohen sepse ka te bej me skamje te skajshme

  5. #85
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga Enii Lexo Postimin
    pa piken e ndryshimit kete mendim ... un do dij si te sillem me gruan e tim biri e jo te zihem me te si injorante ...lol madje do ta bej shoqe do dal shopping me te etc qe ta bej te ndjehet sa me mire , i bej nder djalit
    kJO ISHTE PERGJIGJEJA ME E MIR QE KOM DASHUR TA THEM POR ME MUNGOJN EDHE DISA POSTIME ..Te lumt Enii,pergjigje e shkelqyer

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e jeta_ime
    Anėtarėsuar
    16-09-2010
    Vendndodhja
    aty ku eshte gjithnje me mire
    Postime
    190
    wow,ngela pa fjal!
    Don't take life too seriously because you never get out alive.

  7. #87
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523

    Perleshje ne Prishtine,plagosen Kurti dhe Konjufca

    Prishtinė, 12 maj (E plotėsuar) - Aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje para pak ēastesh kanė nisur tė thyejė automjetet zyrtare qeveritare, duke thyer xhamat e tyre, pranė ndėrtesės qeveritare. Ka intervenuar Njėsia Speciale e Policisė sė Kosovės, me gaz lotsjellės dhe sprej, me ē’rast janė plagosur disa aktivistė, nė mesin e tė cilėve edhe deputetėt Albin Kurti e Glauk Konjufca. Sipas Vetėvendosjes, policia nuk po lejon as autoambulancėn tė afrohet dhe tė bartė tė plagosurit.
    Takimi ndėrkohė ka vazhduar tė mbahet nė ndėrtesėn qeveritare.
    kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq para pak ēastesh ėshtė parė tė hyjė nė ndėrtesėn e re tė qeverisė, ku brenda saj po e pret ministri i Drejtėsisė, njėherėsh zėvendėskryeministėr, Hajredin Kuēi.

    Mė herėt, nė afėrsi tė Ēagllaviēės, vetura e Borko Stefanoviqit ishte gjuajtur me stiropor,
    Lėvizja “Vetėvendosje” pėrmes njė kumtese ka njoftuar se aktivistėt e saj kanė bllokuar ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės, nė shenjė kundėrshtimi tė vizitės sė Stefanoviqit nė Kosovė. Shefi i ekipit serb nė negociata me Kosovėn Borko Stefanoviq tashmė ka hyrė nė Kosovė. Ai dhe ekipi i tij janė nėn pėrcjelljen e vazhdueshme tė Policisė sė Kosovės qė po e shoqėrojnė drejt Prishtinės, ku pritet tė takohet me zyrtarė tė lartė qeveritarė. Agjenda nuk ėshtė bėrė publike dhe madje nuk do tė ketė kurrfarė prononcime pėr media.

    Fillimisht ishte parashikuar qė Stefanoviq tė kalonte pėrmes pikės kufitare nė veri, ndėrsa para orės 10 ai ka kaluar nė njė pikė tjetėr kufitare. Shefi i delegacionit serb pėr bisedime do tė takohet me homologen Edita Tahiri, ndėrsa takimi me zėvendėskryeministrin Hajredin Kuēi dhe serbėt e Kosovės po mbahet fshehtė.>>\KohaNet

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    prap me duket pak kjo qa esht dasht te ndodh ne prishtin me ndertesat e qeveris se hashim gomari

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Hard;

    Citim Postuar mė parė nga Hard Lexo Postimin
    ...a ja paskan thy kapak turit ktyre qenve a? ...pak jav kan bo , ma shum u kan dasht .....
    ju si kaluat ne festen shtetrore me rastin e vizites se vllaut tuaj ngas beligradi normal ju do ti gezoheshi n je lendimi te ndonje shqiptari ne kso raste ju a ishit ne graqanic a pit hiq
    ju dhe klika juaj mos mu frigu jam shum i bindur do ti kishit ber nje pritje madheshtore shakaut te shkines por ju skeni **** me bo ket boni selam hashimit tash ti e ke rradhen me shku ne kosoven lindore spo them ne brograd se esht teren i pa pershtatshem per te po ne preshev
    por si duket ky esht fal nga qeveia e beligradit me kusht qe ta pranoj nje kompromis siq po thuhet te dhimshem per kosoven

    ju te PDK-s i plotconi kushtet me qen i diota dhe debilla te gjitha faktet jan kunder jush qe kurr skishit punuar pwer kosove ato kishin qen nje prapagand e kohes qe tash po zbuleht hapur se ju jeni marr me krim dhee biznes te pa ligjshem ne kurriz te shqiptarve
    nje ju duhet te dain i se po vijn kohe te veshtira per ju kur ju mendoni se gjdo gjeh esht harruar dhe ne heshtje bash at her dote ngritet populli si feniksi aty ky duket se esht gjdo gjeh ne heshtje mu at her esht rreziku per ju

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    keta klyshqi kurve i ka shti tadiqi e daqiqi
    po pak po me doket qe su kan qi nanen mei riep krejt si qet policija e jon


    shife se qfar thot per keta shpiuna Ambasadori Amerikan Dell

    -----------------

    Dell nė RTK:Imazhi i Kosovės po ndryshon

    Mentor Shala RTK
    -Por ju jeni kėtu dhe ka disa ide qė qarkullojnė nė Kosovė dhe nė Serbi pėr ndryshimin e kufijve nė Ballkan. Kishim edhe njė deklaratė tė presidentit serb, z. Tadiq nė lidhje me atė qė duan tė bisedojnė me Shqipėrinė, me zyrtarėt e Tiranės pėr ndarjen territoriale tė Kosovės midis shtetit tė tij dhe Shqipėrisė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ide?



    Ambasadori Dell:
    Nė thelb kėto janė ide tė dala mode tė shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tėra pėr vizatimin e kufijve, lėvizjen e kufijve, lėvizjen e popullatave. Kjo nuk ėshtė politika e Evropės sė shek. XXI. Shkurt, unė mendoj se kėto ide janė tė parėndėsishme nė kontekstin e tanishėm. Ēfarė mė habit mua ėshtė se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo ėshtė goxha intriguese, apo jo – duket se kanė tė njėjtėn formulė: t’ia lėmė Serbinė dhe Shqipėrinė qė tė zgjidhin problemet e Kosovės. Kjo mua mė duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumė interesante.



    Dell nė RTK:Imazhi i Kosovės po ndryshon
    Nė intervistė pėr RTK, ambasadori i SHBA nė Kosovė, Kristofer Dell flet pėr vrasjen e Bin Ladenit, dialogun Kosovė-Serbi, veriun e Kosovės dhe, pėrgjithėsisht, pikėpamjen amerikane pėr gjendjen dhe perspektivėn e Kosovės. ...
    Postuar: 10:43:02 / 12.05.2011
    - Nė fillim dėshiroj t’ju pyes rreth javės sė shkuar dhe aksionit tė forcave ushtarake amerikane nė Pakistan. Osama bin Laden, terroristi mė i kėrkuar nė botė, ėshtė vrarė. Ēka do tė thotė kjo pėr SHBA-tė dhe pėr tėrė botėn?


    Ambasadori Dell: Unė besoj se shumica e njerėzve do tė pajtoheshin se ky ėshtė lajm i mirė pėr botėn. Ky ishte njė person, i cili ishte i pėrkushtuar pėr tė kryer vrasje masive. Po ashtu, nuk mendoj se ka ndonjė dyshim qė njė e keqe e madhe ka lėnė kėtė botė. Kjo ndodhi nė ēastin e duhur, nė kohėn e kryengritjeve qė po i shohim nė botėn arabe – apo “Pranverės arabe siē po quhet dhe dėshira e qartė pėr liri dhe demokraci qė po shprehet nga popujt arabė – ėshtė e qartė se rruga e terrorit dhe dhunės qė e ka ofruar Al-Kaida nuk ėshtė konsideruar e vlefshme nga popujt e botės arabe, pikėrisht nga shoqėritė qė mendohej se do tė tėrhiqeshin nga ajo. Prandaj, unė mendoj se ajo qė kemi tash ėshtė mundėsia pėr tė ndihmuar botėn arabe pėr tė arritur lirinė dhe demokracinė qė e kėrkojnė. Dhe ndoshta njė mundėsi edhe pėr Kosovėn si njė vend islamik me formė demokratike tė qeverisjes – njė rast i vėrtetė qė ju t’i afroheni njė numri shtetesh nė Lindjen e Mesme dhe tė vendosni marrėdhėnie tė reja dhe ndoshta edhe t’iu ndihmoni duke shkėmbyer pėrvojat tuaja me to.


    -Le tė flasim pėr ēėshtjet e Kosovės, pėr dialogun ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Si i vlerėsoni bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė?


    Ambasadori Dell: Mendoj se procesi po shpaloset pak a shumė ashtu siē e kemi pritur me njė fillim tė ngadaltė – mė saktėsisht njė pėrpjekje pėr tė filluar pėrkufizimin e ēėshtjeve, pėr tė kėrkuar qartėsi dhe mėnyrat se si tė shkohet pėrpara dhe mendoj se do tė shohim njė pėrparim tė rėndėsishėm nė tė ardhmen e afėrt. Ky ėshtė proces i mirė, i projektuar pėr tė ndihmuar Kosovėn pėr tė zgjidhur disa probleme tė vėrteta praktike me tė cilat pėrballet. Siē kam shkruar, kjo ėshtė njė mundėsi pėr Kosovėn qė tė kėrkojė zgjidhje, jo vetėm pėr disa prej ēėshtjeve tė cilat ju ndajnė nga fqinji juaj, Serbia, por po ashtu edhe pėr tė pėrdorur dialogun pėr tė shtyrė pėrpara agjendėn tuaj tė brendshme, pėr tė fuqizuar ekonominė tuaj, pėr tė pėrforcuar sundimin e ligjit, ēėshtje kėto qė Kosova edhe ashtu mundohet t’i zgjidhė dhe ėshtė gjė e mirė pėr Kosovėn nėse ju ndihmojmė pėr t’i bėrė kėto nė kontekst rajonal.


    - Por disa parti politike, si Vetėvendosje janė kundėr kėtyre bisedimeve. Sipas mendimit tuaj, a rrezikon Kosova qė tė humbasė tėrėsinė e saj territoriale?


    Ambasadori Dell: Ne kemi qenė plotėsisht tė qartė, siē kanė qenė edhe evropianėt, se ēėshtja e tėrėsisė territoriale, statusi i Kosovės nuk kanė qenė [nė tavolinė], nuk janė [nė tavolinė] dhe nuk do tė jenė nė tavolinė. Mendoj se Vetėvendosje bėri njė vepėr tė mirė pėr vendin duke paraqitur debatin nė Kuvendin e Kosovės javėn e shkuar duke i dhėnė mundėsinė partive politike pėr tė debatuar ēėshtjet, por edhe pėr tė treguar se shumica dėrmuese, shumica mbizotėruese e klasės politike mbėshtet kėtė proces tė dialogut.


    -Por ju jeni kėtu dhe ka disa ide qė qarkullojnė nė Kosovė dhe nė Serbi pėr ndryshimin e kufijve nė Ballkan. Kishim edhe njė deklaratė tė presidentit serb, z. Tadiq nė lidhje me atė qė duan tė bisedojnė me Shqipėrinė, me zyrtarėt e Tiranės pėr ndarjen territoriale tė Kosovės midis shtetit tė tij dhe Shqipėrisė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ide?


    Ambasadori Dell: Nė thelb kėto janė ide tė dala mode tė shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tėra pėr vizatimin e kufijve, lėvizjen e kufijve, lėvizjen e popullatave. Kjo nuk ėshtė politika e Evropės sė shek. XXI. Shkurt, unė mendoj se kėto ide janė tė parėndėsishme nė kontekstin e tanishėm. Ēfarė mė habit mua ėshtė se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo ėshtė goxha intriguese, apo jo – duket se kanė tė njėjtėn formulė: t’ia lėmė Serbinė dhe Shqipėrinė qė tė zgjidhin problemet e Kosovės. Kjo mua mė duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumė interesante.


    - Por, nė Kosovė ka grupe politike qė mbėshtesin idenė e bashkimit tė Shqipėrisė dhe Kosovės. Sa realiste ėshtė kjo ide dhe ēfarė rreziku bart ajo?


    Ambasadori Dell: Nuk mendoj se ėshtė realiste si ide fare. Ta them prapė, koncepti i bashkimit kombėtar vjen nga shek. XIX dhe ne tė gjithė i fatkeqėsitė qė ia kanė sjellė Ballkanit kėto ide gjatė gjithė historisė. Unė mendoj se qasja e shekullit XXI ėshtė ideja e Bashkimit Evropian. Unė e kuptoj se ka shumė pakėnaqėsi nė mesin e kosovarėve pėr ritmin e ngadaltė tė pėrafrimit tuaj me Evropėn, si dhe zhgėnjimin qė evropianėt nuk duket qė po ju mirėpresin dhe mendoj qė kjo ka krijuar hapėsirė ku njerėzit kėrkojnė alternativa tjera, qė ka mundėsuar qė kjo ideja e bashkimit me Shqipėrinė sėrish tė ngjallet. Por, kjo nuk po ndodh pėr arsye se Shqipėria ėshtė rruga pėr tė shkuar pėrpara, por pėr shkak se njerėzit po kėrkojnė diēka tjetėr pėrveē Evropės. Mendoj se rruga e duhur ėshtė pėrqendrimi nė agjendėn tuaj evropiane, ri-dyfishimi i pėrpjekjeve pėr tė shkuar pėrpara nė kėtė rrugė. Tė gjithė ne, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kosova, miqtė tanė evropianė duhet t’i ri-pėrkushtohemi avancimit tė perspektivės tuaj evropiane. Mendoj se kjo ėshtė rruga e duhur pėr kėtė vend.


    -Le tė flasim pėr veriun e Kosovės. Si e shihni ju problemin e veriut duke ditur qė institucionet e Kosovės nuk kanė arritur tė shtrijnė pushtetin e tyre atje?


    Ambasadori Dell: Le tė jemi shumė tė sinqertė. Veriu ėshtė ēėshtja mė e vėshtirė e pazgjidhur qė ka mbetur nga trashėgimia e ngjarjeve tė viteve tė 90-ta. Unė mendoj se problemi kryesor nė veri ėshtė se ai ėshtė ndoshta vendi mė jashtė ligjit nė Evropė sepse atje nuk ka sundim tė mjaftueshėm tė ligjit. Kur Sekretarja Klinton ishte nė Prishtinė nė tetor tė vitit tė kaluar, ajo foli me disa serbė qė jetojnė nė veri, ata vetė e filluan bisedėn duke thėnė se problemi i tyre kryesor ėshtė mungesa e sundimit tė ligjit, se ata jetojnė nė njė mjedis pa ligje. Unė nuk mendoj se ka ndonjė papajtueshmėri nė mes tė institucioneve tė Kosovės dhe qytetarėve qė jetojnė nė veri tė Kosovės lidhur me kėtė. Tė gjithė ne duhet tė punojmė sė bashku - bashkėsia ndėrkombėtare, Qeveria e Kosovės, EULEX-i, KFOR-i - pėr fuqizimin e sundimit tė ligjit pėr tė siguruar drejtėsi tė barabartė pėr tė gjithė qytetarėt pa marrė parasysh aspektin gjeografik ose etninė. Sinqerisht, nuk kemi bėrė punėn mė tė mirė tė mundshme, ne duhet tė bėjmė mė shumė atje, kjo ėshtė e qartė. Shpresoj se pėrmes veprimeve qė do tė ndėrmerren nė muajt e ardhshėm, por po ashtu edhe pėrmes procesit tė dialogut – si procese plotėsuese me njėra-tjetrėn, ne me tė vėrtetė do tė mund tė gjejmė zgjidhje pėr disa ēėshtje atje.


    - A besoni se do tė gjinden zgjidhjet?


    Ambasadori Dell: Po, besoj. Mendoj se ka zgjidhje dhe ne mund t’i gjejmė ato me pėrpjekje pak mė tė mėdha dhe pak mė shumė vėmendje.


    - Kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė sė voni se ėshtė koha pėr t’i dhėnė fund mbikėqyrjes sė pavarėsisė dhe paralajmėroi se do tė ketė edhe ndryshime kushtetuese lidhur me kėtė. Edhe ambasadori francez, z. Fitou ka mbėshtetur kėtė pohim. A ėshtė Kosova e gatshme pėr tė funksionuar mė vete pa mbikėqyrje ndėrkombėtare?
    Ambasadori Dell: T’ia fillojmė duke shqyrtuar se ēka do tė thotė pavarėsi e mbikėqyrur. Me shpalljen e pavarėsisė, Kosova mori pėrsipėr disa detyrime, tė ashtuquajturin “Planin gjithėpėrfshirės pėr statusin, planin e Ahtisaarit”. Mbikėqyrja nėnkupton mbikėqyrjen e zbatimit tė kėtyre dispozitave qė Kosova i ka pėrshirė nė kushtetutėn e saj. Unė besoj se ju keni arritur progres tė shquar drejt zbatimit tė kėtyre dispozitave, por ende ka punė pėr tė bėrė, si p.sh. decentralizimi. Ende mbeten gjėra pėr tė bėrė, por, po unė mendoj se po afrohet koha pėr t’i dhėnė fund pavarėsisė sė mbikėqyrur pėrderisa kėto detyra pėrmbyllen. Nė njė mėnyrė, afati kohor mė shumė varet nga Qeveria e Kosovės. Sa mė shumė qė ajo pėrqendrohet nė zbatimin e detyrave tė Ahtisaarit, aq mė shpejt do tė merr fund pavarėsia e mbikėqyrur. Por ėshtė e qartė qė ēasti po afrohet dhe mendoj se mund tė fillojmė tė shohim se cilat janė ndryshimet nė kushtetutė dhe nė strukturat e tjera ligjore qė do tė nevojiten pėr ta mundėsuar kėtė. Ka shumė ēėshtje tė ndėrlikuara dhe unė nuk mendoj se duhet tė caktojmė afate artificiale, por duke parė drejt vitit tė ardhshėm, prej tash e deri nė fillim tė vitit tė ardhshėm ne duhet tė shqyrtojmė kushtetutėn, tė studiojmė se cilat ndryshime janė tė nevojshme dhe pastaj tė vazhdojmė pėrpara drejt qėllimit tonė tė pėrbashkėt tė pėrfundimit tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė.


    - Ēfarė janė marrėdhėniet midis SHBA-ve dhe institucioneve tė Kosovės?


    Ambasadori Dell: Ne kemi marrėdhėnie shumė tė ngushta, tė ndėrlikuara e tė shumėfishta do tė thosha me tė gjitha institucionet e shoqėrisė suaj, me qeverinė, partitė politike, Presidencėn, bashkėsitė fetare, grupet e shoqėrisė civile, me tėrė shoqėrinė. Nuk ėshtė kurrfarė e fshehte qė SHBA-tė dhe Kosova gėzojnė njė marrėdhėnie shumė tė ngushtė dhe besoj edhe me pėrfitim tė ndėrsjellė. Siē e dini, unė kam shėrbyer kėtu 10 vjet mė parė dhe edhe atėherė i kishim tė njėjtat marrėdhėnie tė ngushta, por mendoj se ato janė rritur dhe janė forcuar. Mbaj mend qė kam punuar me qeverinė e atėhershme tė LDK-sė qė udhėhiqej nga Presidenti Rugova. Mendoj se ka pasur njė partneritet tė natyrshėm, i cili ėshtė rritur dhe pėrmirėsuar duke u pjekur nė kėto 10-12 vitet e fundit.


    - A do tė vazhdojė kjo mbėshtetje?


    Ambasadori Dell: Po, absolutisht.


    - Cila ėshtė mbėshtetja e Ambasadės sė SHBA-sė pėr Qeverinė e Kosovės, qeverinė aktuale?


    Ambasadori Dell: Sėrish, ėshtė e ndėrlikuar, ėshtė komplekse. Ne kemi njė program tė USAID-it, i cili ėshtė mbi 60 milionė dollarė, pak mbi 40 milion euro, pjesa mė e madhe e kėsaj ndihme zbatohet nė bashkėpunim me Qeverinė. Ne padyshim konsultohemi ngushtė me Qeverinė pėr ēėshtjet e kėtushme. Shpesh na ėshtė kėrkuar nga ana e Qeverisė tė ofrojmė hapėsirat tona pėr tė mundėsuar diskutimet, pėr tė lehtėsuar kontaktet, pėr tė ndihmuar partitė politike tė bisedojnė me njėra-tjetrėn. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e mbėshtetjes, por nė kuptimin e lehtėsimit, duke ndihmuar Qeverinė pėr tė punuar me partnerėt e saj vendorė kosovarė.


    -Ēka mendoni pėr zhvillimin ekonomik nė njė kohė kur nuk shohim shumė interesim nga investitorėt e jashtėm, posaēėrisht pas raportit tė Dick Martit, i cili ka dėmtuar shumė imazhin e Kosovės?


    Ambasadori Dell: Unė jam optimist lidhur me ekonominė tuaj. Mendoj se programi i ri ekonomik i qeverisė qė ėshtė hartuar muajt e fundit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr disa arsye. Mė e rėndėsishmja ėshtė ndryshimi thelbėsor filozofik qė qeveria tani ėshtė duke u pėrpjekur tė tėrhiqet nga pėrpjekja pėr tė udhėhequr ekonominė, dhe nė vend tė kėsaj, nė mėnyrė intelektuale dhe filozofike ka pėrqafuar konceptin e fuqizimit tė sektorit privat. Biznesmenėt bėjnė biznes, politikanėt bėjnė politikėn. Nė gjithė botėn ėshtė vėrtetuar shumė herė, qė roli i tepėrt i qeverisė nė ekonomi ėshtė njė ngarkesė mbi ekonominė, nuk i ndihmon ekonomisė, por e tėrheq poshtė. Mendoj se qeveria ka filluar ta shohė sektorin privat si partner tė saj, jo si njė kundėrshtar qė duhet tė kontrollohet. Tani kjo ėshtė lajm i mirė sepse unė besoj se vendi juaj ka potenciale tė bollshme, ka energji, ka tė rinjtė me idetė e tyre kreative, e nėse Qeveria u jep kėtyre njerėzve mė shumė hapėsirė pėr tė lėvizur, pėr tė themeluar ndėrmarrje dhe pėr tė krijuar vende tė punės, atėherė mendoj se kjo do ta ndihmojė ekonominė nė mėnyra thelbėsore. Qeveria ėshtė e angazhuar pėr reformimin e procedurave pėr marrjen e licencave, thjeshtimin e rregulloreve: tė gjitha kėto gjėra do tė fuqizojnė sektorin privat. Unė e di se ata janė duke punuar tani nė detajet e planit dhe mendoj se me klimėn e qetė politike qė kemi tani, kjo ėshtė njė mundėsi e vėrtetė pėr tė filluar procesin e rritjes sė qėndrueshme qė do tė mundėsojė krijimin e mė shumė vendeve tė punės dhe tė ardhura mė tė mira pėr popullin.


    - Por, kėtu ende mbetet problemi i korrupsionit. A po bėjmė mjaft pėr tė luftuar korrupsionin nė Kosovė? Ēka mendoni ju?


    Ambasadori Dell: Ėshtė e qartė qė jo. Ēdokush e di qė korrupsioni ka qenė problem nė rritje. Unė mendoj se ju keni ndėrmarrė disa hapa tė rėndėsishėm sė voni. I pari ka qenė pėrkushtimi pėr njė qeveri me duar tė pastra dhe me mendoj se po shohim fytyra tė reja nė kabinet, njė model shumė tė ndryshėm tė qeverisjes nė krahasim me tė kaluarėn. Mendoj se zgjedhja e presidentes sė re, karrierė dhe ekspertiza e sė cilės ėshtė nė sundimin e ligjit dhe luftėn kundėr korrupsionit, mendoj se ky ėshtė zhvillim shumė pozitiv. Unė mendoj se ka njė mirėkuptim nė rritje nga ndėrkombėtarėt, qė nė njė mėnyrė tė paqėllimtė, ne jemi pjesė e problemit. Bashkėsia ndėrkombėtare ka thėnė pėr dhjetė vjet “ne do tė luftojmė korrupsionin; kjo ėshtė puna jonė” dhe natyrisht, partnerėt tanė kosovarė kanė thėnė qė “mirė, ėshtė puna juaj dhe ne nuk do tė merremi me kėtė”. Kryeministri ka tė drejtė kur bėn thirrje pėr mė shumė pėrgjegjėsi nė duart e qeverisė, sepse mėnyra e vetme qė tė fitohen shprehitė e luftės kundėr korrupsionit ėshtė duke e luftuar vetė atė. Sa mė gjatė qė tė ndėrhyjmė, gjithnjė e mė shumė bėhemi kundėr-produktiv. Kjo ėshtė koha e fundit pėr tė vėnė kėtė barrė mbi supet e qeverisė dhe tė sistemit vendor ligjor dhe njė ditė tė jemi nė gjendje tė themi se kjo ėshtė pėrgjegjėsia juaj tani.


    - Kosova ėshtė nė fazėn e privatizimit tė pasurive tė saj publike. Vendimi pėr privatizimin e PTK-sė ėshtė marrė, ndėrsa partitė opozitare janė kundėr kėsaj. Mendimi juaj?


    Ambasadori Dell: Njė pjesė e opozitės ėshtė kundėr tij. Unė mendoj se ka mė shumė keqkuptime dhe vetėm Zoti e di sa herė kam biseduar pėr kėtė. E gjithė kjo temė po bėhet pak e mundimshme. Disa njerėz duan tė paraqesin kėtė si njė farė mėnyre e humbjes sė pasurive e Kosovės, dhe kjo nuk ėshtė fare ashtu. Gjėja e parė qė bėhet me privatizim ėshtė qė tė hiqet Qeveria nga biznesi, si thamė, Qeveritė nuk bėhen biznesmenė tė mirė, ato bėhen politikanė tė zotė. Ajo qė ėshtė ironike ėshtė se njerėzit mė tė zėshėm kundėr privatizimit janė tė njėjtit njerėz tė cilėt janė mė tė zėshmit duke thėnė qė PTK-ja ėshtė burim i korrupsionit. Politikanėt gjithmonė do ta shfrytėzojnė njė institucion tė tillė si burim patronazhi. Duhet t’ia jepni atė biznesmenėve pėr ta udhėhequr me efikasitet, ta modernizojnė atė duke parė pėrfitimet e jo me shikim drejt politikave tė ndėrmarrjes. Kur PTK-ja tė jetė e privatizuar, ju ende do tė keni njė rrjet telefonie, besoni apo jo. Nuk ėshtė qė po hiqen linjat apo qė po rrėzohen antenat. Ende do tė keni sistem telefonie... Unė jam i gatshėm tė vė bast se ajo do tė jetė mė efektive, moderne, mė e shpejtė dhe do tė bėhet njė burim i rritjes ekonomike, nė vend tė kompanisė qė kemi sot. Dhe paratė qė do tė fitohen nga shitja do tė investohen nė projekte tė infrastrukturės, apo projektet qė zgjedh Qeveria, tė cilat do tė kenė ndikim tė madh nė rritjen ekonomike. Unė nuk e di se si mund ta shpjegoj mė qartė se kaq. Zėrat e frikės, qė pėr kaq shumė kohė, kanė argumentuar se privatizimi ėshtė zhvatje e aseteve tė Kosovės, thjesht reflektojnė njė kuptim tė vjetruar e tė gabuar tė kėtij procesi. Nė fund tė tėrė kėsaj, Kosova ende do tė ketė njė kompani telefonike, do tė ketė telefonat e saj celularė dhe do tė ketė telefoni mė tė mirė celulare kur tė vihet nė duart e njė operatori modern.


    - A ėshtė privatizimi i aseteve publike mėnyra mė e mirė e luftimit tė korrupsionit?


    Ambasadori Dell: Njė mėnyrė mė e mirė pėr tė luftuar korrupsionin?


    - Po, p.sh. nėse privatizojmė asetet publike. Ndoshta ėshtė mė lehtė.


    Ambasadori Dell: Kjo nuk ėshtė mėnyrė mė e mirė, nuk ėshtė rruga mė e keqe. Nėse transaksionet nuk janė transparente, nuk tregojnė qartėsi absolute tė vlerave, kush i paguan kujt, ėshtė rrugė shumė e keqe pėr tė luftuar korrupsionin sepse veē sjell mė shumė korrupsion. Por nėse procesi ecėn me transparencė, ėshtė i hapur, konkurrues, ėshtė mėnyrė shumė e mirė. Por, kjo ėshtė vetėm njė nga gjėrat qė duhet bėrė nė luftėn kundėr korrupsionit. Mund tė heqim burimet e mėdha tė parave tė gatshme, tė cilat nxisin korrupsionin, por ende kemi problemin e korrupsionit tė vogėl. Kjo ėshtė njė tjetėr gjė qė Qeveria ėshtė duke bėrė, duke eliminuar procedurat, licencat, e shumė procedura tjera, sepse po mėnjanoni mundėsitė pėr burokratėt e vegjėl qė tė kėrkojnė diēka tė vogėl pėr tė nėnshkruar diēka ose pėr tė marrė njė kontratė. Ne i quajmė ato ”pika transaksioni”. Duke hequr pikat e transaksionit, luftojmė edhe korrupsionit. Pjesa e tretė natyrisht duhet tė jetė hetimi dhe ndjekja i individėve tė cilėt janė pėrgjegjės pėr korrupsion, nė mėnyrė qė mundėsia e dėnimit pėr kėto vepra tė bėhet parandaluesi mė i mirė se qė ėshtė tash.


    - Njė ēėshtje tjetėr qė ėshtė diskutuar kohėt e fundit ėshtė marrėveshja nė mes tė tre palėve, LDK, PDK dhe AKR-sė, pėr shmangien e krizės politike. Ju keni qenė njė ndėrmjetės i kėsaj marrėveshjeje, prandaj cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė?


    Ambasadori Dell: Gjėja e parė qė do tė doja tė them ėshtė se kjo nuk ishte aq shumė pėr tė shmangur krizėn, ishte mė shumė nė lidhje me zgjidhjen e krizės. Ju keni qenė nė krizė. Ajo ka vazhduar nė tė vėrtetė qė nga tetori i kaluar, kur Presidenti Sejdiu dha dorėheqjen pas vendimit tė Gjykatės. Gjendja vinte duke u rėnduar, nėse e mendojmė pak, qė nga tetori i kaluar dhe deri nė mars, ka pasur shumė pak hapėsirė pėr kėtė Qeveri qė tė merret me problemet me tė cilat pėrballet, sundimin e ligjit, korrupsionin...Tė parafrazoj Winston Churchill, Kosova ka prodhuar politikė shumė mė shumė sesa qė mund tė konsumojė dhe nuk po bėnte qeverisje tė mjaftueshme. Kjo marrėveshje ishte e rėndėsishme pėr shkak se tre krerėt vendosėn interesat e vendit mbi interesin e tyre personal e politik dhe gjetėn zgjidhje qė qetėsoi situatėn, solli stabilitet tė ri institucioneve, dhe mendoj se krijoi hapėsirė qė qeveria tani tė fillojė tė trajtojė probleme tė vėrteta si rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe tė tillat. Ajo ishte e rėndėsishme, ishte me rėndėsi kritike pėr suksesin apo dėshtimin afatgjatė tė Kosovės qė tash ėshtė rasti pėr tė trajtuar kėto ēėshtje. Tani, unė e di se ka shumė njerėz tė cilėt dėshironin qė kjo krizė tė thellohej, qė dėshironin polarizimin e mėtejmė tė saj. Natyrisht se ėshtė puna e politikanėve tė opozitės tė pėrpiqen tė ndėrrojnė qeverinė. Kjo sigurisht qė ndihmon nė shitjen e gazetave, duke krijuar tituj tė mirė pėr krizėn politike, por puna e qeverisė nuk ėshtė tė shkruajė tituj tė gazetave, puna e saj ėshtė t’iu ofrojė njerėzve zgjidhje dhe tani ne kemi kohė pėr kėtė, kemi hapėsirė pėr kėtė. Tė tre udhėheqėsit treguan pjekuri tė madhe, pėrgjegjėsi tė madhe, nė arritjen e kėsaj hapėsire qė lejon qė vendi tė merret me kėto probleme. Deri nė masėn qė ne kemi dhėnė mbėshtetje duke ofruar njė vend ku ata tė mund tė takohen dhe tė arrijnė njė marrėveshje, unė besoj se ne kemi bėrė njė gjė tė mirė pėr Kosovėn. Disa mund tė quajnė ndėrhyrje, por kur njerėzit ju kėrkojnė tė ndihmoni nė gjetjen e asaj hapėsire, nuk ėshtė ndėrhyrje, kjo ėshtė ēka bėjnė diplomatėt. Ata ofrojnė hapėsirat e tyre, ata ofrojnė kontekstin dhe nuk ka rėndėsi nėse ėshtė njė tryezė e gjelbėr nė Rambuje, njė tavolinė pune nė zyrėn e Robert Cooper, ose njė tryezė nė dhomėn time tė ditės, bėjmė tė njėjtėn punė, duke ndihmuar njerėzit tė pėrafrohen, tė gjejnė zgjidhjet e tyre pėr problemet e tyre dhe tė shkojnė pėrpara dhe kjo ėshtė detyra jonė.


    - Pyetja e fundit: si e shihni ju tė ardhmen e Kosovės?


    Ambasadori Dell: Unė jam amerikan. Unė jam gjithmonė optimist dhe jam optimist nė lidhje me Kosovėn. Unė mendoj se ju keni njė histori tė madhe pėr tė treguar dhe ju pėrmendėt raportin e Martit. Kjo sigurisht ka qenė njė ndėr temat negative kohėt e fundit. Por, mendojeni tregimin e mrekullueshėm qė keni pėr tė treguar. Ju keni presidenten mė tė re nė Evropė, shefen e parė myslimane tė shtetit nė botė, presidenten e parė femėr nė Ballkan dhe njė kabinet tė ri nė moshė, kompetent, tė angazhuar dhe entuziast, tė pėrkushtuar tė trajtojė problemet e kėtij vendi. Ata po udhėtojnė nėpėr Europė, ata janė duke pasur ndikim tė thellė nė ministritė qė vizitojnė. Mendoj se imazhi juaj po ndryshon. Mendoj se vendimi i Qeverisė pėr tė lehtėsuar sektorin privat do tė kontribuojė nė rritjen qė ju duhet pėr tė absorbuar shumė prej tė rinjve tė papunė. Unė mendoj se nėse i trajtoni kėto probleme brenda, dhe unė e di qė po pėrsėris gjėrat, nė qoftė se arrini tė rritni ekonominė, nė qoftė se pėrmirėsoni sundimin e ligjit, luftoni korrupsionin apo krimin nė pėrgjithėsi, historia juaj do tė tregohet vetė dhe sė shpejti ju nuk do tė keni nevojė tė ndiqni njohjet, njerėzit do tė vijnė te ju duke kėrkuar tė vendosni lidhje mė tė forta, tė bashkėpunojnė me shumė me vendin tuaj. Prandaj, unė jam optimist. Unė mendoj se shkuat tepėr afėr greminės nė gjashtė muajt e fundit, por papritmas situata ka ndryshuar dhe tani keni tregim tė mirė pėr tė treguar dhe tani keni mundėsinė tė punoni nė projektin tuaj shtetėror. Jam i bindur se nėse bėhen bashkė Qeveria dhe shoqėria nė pėrgjithėsi, si dhe shoqėria civile dhe tė gjitha institucionet tuaja, atėherė ju mund ta arrini kėtė.

    - z. Ambasador, ju faleminderit shumė pėr kėtė intervistė.


    Ambasadori Dell: Ju faleminderit juve.



    (Intervistoi: Mentor Shala, Zv. Drejtor i Pergjithshėm i RTK)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 9 prej 35 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •